• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Turizëm: Hong Kongu, qyteti më i vizituar në botë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Turizëm: Hong Kongu, qyteti më i vizituar në botë



Të dhënat u përhapën nga Euromonitor gjatë ‘World Travel Market, në Londër. Bangkoku dhe Londra në podium. Në top 100 edhe Milano, Venecia, Firence dhe Roma. Roma në vend të 12, Milano në vend të 27, Venecia në vend të 38, Firence në vend të 44: janë katër qytete italiane, të gjitha në rritje në klasifikimin e 100 qyteteve më të vizituara në botë, në vitin 2016 të paraqitur nga Euromonitor në World Travel Market (WTM), të Londrës.

Në klasifikimin e këtij viti po udhëheq qyteti aziatik Hong Kong, me 26.5 milionë vizitorë, i ndjekur më pas nga Bangkoku dhe Londra. Megjithëse asnjë qytet italian nuk renditet në 10 vendet e para dhe Roma merr më pak se gjysmën e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë, Italia është vendi europian me numrin më të madh të qyteteve në renditje.

Qytete të tjera në 10 vendet e para janë: Singapori (4), Macau (5), Dubai (6), Parisi (7), New York (8), Shenzhen (9), Kuala Lumpur (10). Londra është qyteti europian më i frekuentuar nga turistët e huaj me 19.8 milionë vizitorë dhe është i vetmi qytet anglez në klasifikim. Turistët në qytetet spanjolle (Barcelona 23 dhe Madrid 39) arrijnë pak më shumë se 12 milionë. Ndërkohë që qytetet franceze në renditje (Paris dhe Nice 93) tërheqin 16 milionë vizitorë ndërkombëtarë duke shënuar rënie.

“Sulmet terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, veçanërisht në Tunizi dhe Egjipt, por edhe në qytetet europiane si Paris dhe Barcelonë – ka thënë Wouter Geerts, analist i udhëtimeve në Euromonitor International – kanë favorizuar rritjen e numrit të vizitorëve në destinacione të tilla, si Greqia dhe Italia.”


(gazeta-Shqip.com)
 
Top