• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Trupat e 377 njerëzve ruhen të ngrirë, me shpresën e ringjalljes në të ardhmen

A ka ndonjë mënyrë për të zgjatur jetën e njeriut? Sipas asaj që raporton faqja e internetit e kompanisë”KrioRus”, e vetmja shpresë për njeriun që do të vdesë është “cryonics”, një teknikë e ngrirjes së trupit që lejon ruajtjen e tij deri në një të ardhme në të cilën, shkenca ndoshta do të ketë arritur një përparim të tillë, sa të jetë në gjendje ta zgjojë të ndjerin dhe të zëvendësojë qelizat e tij të sëmura me qeliza të shëndetshme.

Uebsajti këshillon që të prenotoni emrin në listën e krio-konservimit,kur pacienti është ende në gjendje të mirë shëndetësore pasi kjo gjë është thelbësore në kohën e vdekjes, në mënyrë që të mos humbet koha e çmuar në informimin e anëtarëve të familjes për zgjedhjen e të afërmit të tyre, dhe që të gjitha hapat burokratikë për ta transportuar nga morgu, të kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo pasi vetëm me një procedurë të realizuar në kohë, mund të sigurojë ruajtjen optimale e qelizave. Kontrata mund të parashikojë krio-konservimin e të gjithë trupit, ose vetëm të kokës dhe trurit. Meqenëse tiparet e personalitetit dhe karakterit të secilit prej nesh, varen nga truri, mjafton të ruash vetëm këtë të fundit, në mënyrë që në të ardhmen të jetë e mundur të krijosh një trup të ri të shëndetshëm që mund t’i bashkëngjitet atij, sidomos duke marrë parasysh faktin, thekson kompania, që kërkimi shkencor po lëviz me shpejtësi në drejtim të përdorimit të qelizave burimore (staminale).

Padyshim që ky lloj shërbimi ka një kosto më të ulët – 12.000 dollarë – sesa ngrirja tërësore e trupit. Por nëse këmbëngulni të ruani të gjithë trupin, kompania u sugjeron të kërkoni shërbimin e plotë, që kushton 36.000 dollarë.

Procesi i krio-konservimit, nis menjëherë sapo zemra e klientit pushon së rrahuri. Para së gjithash, gjaku zëvendësohet me një substancë që parandalon ngrirjen e ujit brenda qelizave, pas së cilës trupi, i kthyer përmbys, zhytet në azot të lëngët brenda rezervuarëve të veçantë.

Përveç “KrioRus” në Rusi, ekzistojnë edhe dy qendra të tjera që e ofrojnë shërbimin e krio-konservimit tënjerëzve:”Cryonics Institute” dhe “Alcor”, që të dyja në Shtetet e Bashkuara. Këto të fundit, kanë një kosto më të lartë se ato të qendrës ruse, dhe ruajtja e të gjithë trupit mund të kushtojë deri në 200.000 dollarë.

Në çdo rast, në të gjithë botën ka agjenci që ofrojnë shërbime transporti drejt qendrës me të cilën është nënshkruar kontrata. Sot në botë ekzistojnë337 njerëz të ruajtur në azot të lëngët dhe 2000 mijë të tjerë kanë nënshkruar tashmë një kontratë për krio-konservimin e tyre, midis këtyre të fundit janë të paktën 8 italianë.

Personi i parë në botë që u krio-konservua në janarin e vitit 1967 është Xhejms Bedford, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 1991 trupi i tij u transferua në një enë më moderne, dhe në atë rast ishte e mundur të konstatohej gjendja e përsosur e konservimit të tij.

Italiani i parë që u ngri në azot të lëngët në vitin 2012, në pritje të një ringjallje në të ardhmen, ishte A.Fusketi një biznesmen nga Kazino, i cili vdiq nga një sulm në zemër. Ndërkohë, shërbimi i krio-konservimit është gjithashtu i disponueshëm edhe për kafshët shtëpiake. Dhe në cisternat e “KrioRus”, përveç 74 njerëzve, janë futur në ngrirje trupat e 7 qenve, 6 maceve dhe 3 zogjve. / VanillaMag – Bota.al


 
Hem,ata qe kane leke,bejne dhe cmenduri e pas vdekjes,duke mbajte veten te ngrire. :p
gjtihesesi shkenca po evolon ku i dihet.
 
Sepse jane egoiste. Duan ti kene njerezit e tyre te dashue non stop prane vetes dhe sepse duan te sfidojne vdekjen.
Hmmmm se di, vdekja eshte dicka qe vret e lendon, por ne momentin qe ndodh duhet te lesh njeriun te iki e te vazhdoj rrugen e tij, jo te besh eksperimente.
Fundja ce do te jetosh 100 vjet, 200??
 
Hmmmm se di, vdekja eshte dicka qe vret e lendon, por ne momentin qe ndodh duhet te lesh njeriun te iki e te vazhdoj rrugen e tij, jo te besh eksperimente.
Fundja ce do te jetosh 100 vjet, 200??
Teorikisht jam dakort me ty dhe pse praktikisht do doja shume ti kisha gjalle disa njerez qe me mungojne shume.
 
Teorikisht jam dakort me ty dhe pse praktikisht do doja shume ti kisha gjalle disa njerez qe me mungojne shume.
Deshire kemi te gjithe te zgjasim sado pak kohen ose te rikthjme disa momente.
Por me duket qe vdekja eshte nje etape qe duhet respektuar, nje e drejte per dinjitet.
Kane kerkuar ata te ngrihen (krioliza)? Cfare do ndodhi nqs ja dalin shkenctaret dhe i ringjallin ( si per absurd)? Do gjenden ne nje bote ku nuk njohin aske dhe sdo kene asnje mbeshtetje ose lumturi? Pse duhet te vemi kundra rymes?
 
Deshire kemi te gjithe te zgjasim sado pak kohen ose te rikthjme disa momente.
Por me duket qe vdekja eshte nje etape qe duhet respektuar, nje e drejte per dinjitet.
Kane kerkuar ata te ngrihen (krioliza)? Cfare do ndodhi nqs ja dalin shkenctaret dhe i ringjallin ( si per absurd)? Do gjenden ne nje bote ku nuk njohin aske dhe sdo kene asnje mbeshtetje ose lumturi? Pse duhet te vemi kundra rymes?
Keta paguajne qimet e kokes per ti mbajtur aty.
Dhe ka qene deshira e tyre kur kane qene gjalle ne te shumten e rasteve.
me ckam pas ndjek nje dokumentar per kete fenomen.
 
Nuk ka semundje se nuk ka ilac.perveq vdekjes..

kot se hargjojn kohen,ku me mir me zbulu nje kure per semundje te ndryshme.
 
Kjo ringjallja nuk eshte proces qe te rinon, edhe nese ndodh 80 vjec do ringjallesh (supozojme moshen e procesit te ngrirjes) kshu qe se du fare se e di qe prap sdo jem i afte me ngrit as brekt e mia, se tjerat jo e jo lol 😋
 
Private conversations
Help Users
    Top