• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Trump: Nëse Kina ka përgjegjësi për COVID-19, atëherë duhet të vuajë pasojat

Trump: Nëse Kina ka përgjegjësi për COVID-19, atëherë duhet të vuajë pasojat
1587294934579.png

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Kinën se do të përballet me pasoja nëse e ka ditur për koronavirusin, por nuk ka lajmëruar në kohë. Vetëm në Evropë si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën mbi 100 mijë persona. Ai tha se e kupton kur bëhet një gabim, por jo kur e di, pasi ke përgjegjësi për viktimat.
Në një konferencë për media të Task Forcës në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ata vazhdojnë të shohin sinjale pozitive që pandemia në SHBA ka arritur “pikun” (kulmin).
Duke krahasuar normat e vdekjeve në SHBA me ato në vendet evropiane, Trump tha se “Normat tona të vdekjeve janë shumë më të ulëta se ato në vendet e Evropës Perëndimore, me përjashtim të Gjermanisë. Në mesin e këtyre vendeve ndodhen Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Belgjika, Italia, Franca. Ndërsa normat e vdekjeve në Spanjë janë 4 herë më të larta se në SHBA”.

Presidenti shtoi se vdekjet në Kinë janë më të larta
“Kina është numër një. Lidhur me normat e vdekjeve janë shumë më përpara se ne. “Përgjejgësia? Nëse Kina është gabim, është gabim, por nëse ka përgjegjësi të qëllimshme duhet të përballet me pasojat”.
Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën
Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën duke zbatuar rregullat e distancimit social, njoftoi Trump i cili ka shtuar se kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë në Montana do të fillojnë të hiqen të premten, ndërkohë që do të fillojnë të hapen gradualisht më 1 maj edhe bizneset në Ohio, Dakotan e Veriut dhe Idaho.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Comments

Nese kinezet jane pergjegjes per pandemin e koronavirusit, propozoj qe te gjitha shtetet ti çojnë faturen e demshperblimit per demet qe pesuan, sepse edhe pas provokimit te krizes po fitojne miliarda me shitjen e produkteve sanitare.
 
duan te krijojn ca trazira po jo luft e madhe , thjesht ca gerricje sepse usa vs china ka te beje me kush do behet me i forte ekonomikisht
 
Ska dyshim se ky virus eshte made in kina..
Ja pam sherrin gjith bota..tani a denohet a jo pak rendesi ka ,viktimat iken pa me te voglin faj.😢plus paniku se arriti kulmin .
 
Top