Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏



40029_149360228409577_2816515_n.jpg
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

"Oh Allah, teach me to love others just like I love myself, teach me to judge myself just like I judge others. And if I have wronged anyone,give me the courage to apologize, and if anyone wronged me, give me the courage to forgive because you have taught me that forgiveness is the highest level of strength and revenge is the highest level of weakness. And I ask you not to forget me in your forgiveness"

*uroj tmos jete problem pse eshte ne anglisht!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Ya Allah... te lutem , ndihmoju njerezve ne nevoj, dhe jepu atyre qe kerkojne...Meshiroj ata qe kerkojn meshire prej Teje, dhe fali ata qe kerkojn falje prej Teje..Udhezoj ata qe kerkojn Udhezim prej Teje.. dhe ndihmoju atyre qe kerkojn ndihme dhe shpetim...amin
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti im,une jam robi yt e biri i robit tend dhe i robereshes sate,balli im eshte ne doren tende.Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj,i drejte eshte gjykimi yt mbi mua.Te lutem me cdo emer me te cilin e ke emeruar veten tende ose qe e ke zbritur ne librin tend,apo ia ke mesuar dikujt prejt krijesave tua,apo qe e ke mbajtur te fshehur ne diturin tende,bere Kur'anin pranvere te zemres sime dhe drite te gjoksit tim,shendrritje per pikellimin dhe largim nga deshperimi.

O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje

O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje

O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m'i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese.O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.

O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lë të mbështetem në veten time, as sa një lëvizje e syrit)

O Zoti im, të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m'i pranosh veprat e mia)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


O Zoti im, nëse unë ty të kam harruar ...​


Më mjafton Mëshira Jote !​


O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit janë sjellë ashpër me mua ..
Më mjafton Butësia Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë bërë padrejtesi ..
Më mjafton Drejtësia Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit me kanë tradhëtuar...
Me mjafton Besnikeria Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë harruar...
Më mjafton Përkujtimi Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë braktisur...
Më mjafton Prania Jote !

O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë dëmtuar...
Më mjafton Kompenzimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha sëmundjet më kanë kapluar...
Më mjafton Shërimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha brengat më kanë rënduar...
Më mjafton Lehtësimi Jotë !

O Zoti im, nëse të gjitha rrugët më janë ndaluar...
Më mjafton Udhëzimi Jotë. !

O Zoti im, nëse të gjitha kopshtet më janë shtrenjtuar..
Më Mjafton Xhenneti ...
Më mjafton Xhenneti ...

Na bënë prej banorëve të Xhennetit o Zot. Amin


Përshtati: Dr. Abdurezak, Preshevë.​
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Allah shkaterroj ata qe ne emer Tend dhe fese Islame bejne zullume dhe vrasin njerez te pafajshem!!! Amin!!!..
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Ai është i drejtë dhe e do drejtësinë. Allahu është i pastër dhe e do pastërtinë.

o Allah ndihmoje atë njeri që është i pastër dhe i drejtë, dhe
shkatërro atë njeri që ia nxin fytyrën apo jetën një muslimani, pa drejtë dhe pa arsye.
Amin!


Shpresat na mbeten të pavdekshme në Ty o Allah, kurse me dyfytrëshat e armiqët tanë, të lutem na i hap sytë tanë që ti shohim me kohë, ata se kush në të vertet janë. Askush nuk humb rrugën, përveq atij që ka lajthitur dhe askush nuk udhëzohet për veq atij që e ke udhezuar Ti, por udhëzimin Tënd nuk e merr ai që sdo, por vetëm ai që do. Ty te mbeshtetemi, Ty te perulemi, gjithqka që posedojmë ne është e percaktuar dhe ajo është prona Jote. Ti na ke krijuar, Ti na ushqen, në tokën Tënde jetojmë dhe perseri tek Ti rikthehemi.

Falenderimi ynë nuk e shton as nuk pakëson Sundimin Tënd sepse Ti je i Lavdishëm, i Lartëmadhëruar e Fuqiplotë. Të duam o Zot Një, dhe shpresa jonë e vetme je Ti, të lutemi mos na largo nga Mëshira yte, sepse sna duhet askush kur Ti je i hidheruar me ne. Të lutem na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e vërtet përveq të cilës tjeter rrugë nuk ka. Mos na bën o Zot prej rrugës së gabuar, rrugës se mashtruar e as prej atyre qe kanë mashtruar veten, por na bën të jetojmë e të vdesim me njerëzi, me kënaqesi e plotëbindje ndaj teje o Zot!

Jetojmë dhe vdesim, tek Ti o Zot është rikthimi ynë, andaj bën që rikthimi ynë të jetë i lumtur e jo dështues! AMIN!
(sado njeriu i pasur e mbret te jetë, cdokush e perjeton vdekjen në një shtrat).


Dua nga Jetesa

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. اdo e mirë është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (Suretu Ali Imran, 26-27).


Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas. Më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm; E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë! (Suretul shu’ara, 83-85 dhe 87-89)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

Shoku i afërt i të Dërguarit të Allahut, Ebu Bekri, i kërkoi atij t'i mësonte një du'a, dhe ai [s.a.v.s] u përgjigj:

"Thuaj: 'O Zoti im, vërtet, i kam bërë padrejtësi vetes, dhe asnjë s'i fal mëkatet përveç Teje. Ndaj, më fal me faljen Tënde dhe kij mëshirë mbi mua, sepse padyshim, Ti je shumë Falës, i Gjithëmëshirshëm'."
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

– “O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

O Zoti im,une jam robi yt e biri i robit tend dhe i robereshes sate,balli im eshte ne doren tende.Dispozitat tuaja mbi mua i pranoj,i drejte eshte gjykimi yt mbi mua.Te lutem me cdo emer me te cilin e ke emeruar veten tende ose qe e ke zbritur ne librin tend,apo ia ke mesuar dikujt prejt krijesave tua,apo qe e ke mbajtur te fshehur ne diturin tende,bere Kur'anin pranvere te zemres sime dhe drite te gjoksit tim,shendrritje per pikellimin dhe largim nga deshperimi.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏

E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; Falënderimi është për All-llahun. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj mbarësinë (të mirën) e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit...!
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja‏


O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim!
O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim!
O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim!
S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit.
S'ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në botën tjetër.
Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m'i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese. O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë; kërkoj nga Ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
O Zot!

Më jep aq mend, që ta kuptoj sa i/e pamend jam!
Më jep aq dije, që ta kuptoj sa i/e padijshëm jam!
Më jep aq forcë, që ta kuptoj sa i/e pafuqishëm jam!

E kur ngadhnjej mbi tokë
Më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!

O Zot! Unë që të kam vetëm Ty,
I shikoj me dhimbje të gjithë ata që kanë çdo gjë përveç Teje.

E çfarë mund të ketë përveç Teje? - O Zot !


 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika”
“O Zoti yne! Freskoi shpirterat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirterave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit”
“O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi”
“O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte”
“O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim”
“O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Abdullah Ibni Abasi r.a. rrëfen: “Një natë e dëgjova të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë lutjen vijuese, pasi kishte mbaruar namazin”.
Siç tregon Buhariu, pjesën e dritës të kësaj lutjeje, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e thoshte edhe para namazit të sabahut:
O Allah! Kërkoj prej Teje mëshirën që ma drejton zemrën, që ma rregullon problemin, që ma zgjidh të pazgjidhurën, që ma kthen të humburën, që më lartëson atë që kam, që ma pastron veprën, që më dikton urtësinë, që më kthen atë që dua, që më shpëton nga çdo e keqe.
O Allah! Më dhuro besimin dhe bindjen, të cilën nuk e pason asnjë mosbesim. Më dhuro mëshirën që më sjell bujarinë Tënde në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të kërkoj sukses në çdo dhuratë e caktim, të kërkoj mikpritjen që u bëhet dëshmorëve, jetën e faqebardhëve, ndihmën kundër armiqve!
O Allah! Kam ardhur te Ti për problemin tim. Nëse kam mendimin të mangët dhe veprën të dobët, Ty të lyp mëshirën. Ty të kërkoj, o Gjykuesi i të gjitha çështjeve dhe Shëruesi i zemrave që, ashtu siç shpëton dikë nga deti i tërbuar, të më shpëtosh edhe mua nga ndëshkimi i zjarrit, nga thirrja e gjëmës dhe nga dënimi e varrit.
O Allah! Të mirën që nuk ka menduar dot mendja ime dhe që nuk e kam imagjinuar dot dhe që nuk ta kam kërkuar dot, por Ti ia ke premtuar ndokujt prej krijesave të Tua ose të mirën që Ti ia ke dhuruar ndokujt prej robërve të Tu, ta kërkoj falë mëshirës Sate, o Zoti i të gjitha botëve, sepse e dua atë.
O Allah! O Ti që mban lidhje të fortë! O Ti që zotëron urtësinë! Të kërkoj paqen në ditën e dënimit dhe xhenetin gjatë kohës që do të jetë e përhershme, bashkë me robërit e Tu të afërt, me ata që bëjnë ruku dhe sexhde dhe që përmbushin premtimet e tyre. Me të vërtetë, Ti je Mëshirëplotë dhe burim i dashurisë. Ti bën atë që do.
O Allah! Na bëj të udhëzuar dhe udhëzues e jo të devijuar e devijues dhe na bëj paqe për miqtë e Tu, luftë për armiqtë e Tu. Për hir të dashurisë Sate, ne duam çdokënd që Ti e do dhe për hir të armiqësisë Sate, kemi armik çdokënd që të ka kundërshtuar. Kjo është e gjithë lutja, e pranimi të takon Ty. O Allah! Kjo është e gjithë përpjekja, e mbështetjen e kemi vetëm te Ti.
O Allah! Bëj dritë në zemrën time, dritë në varrin tim, dritë para meje, dritë pas meje, dritë në të djathtën time, dritë në të majtën time, dritë mbi mua, dritë poshtë meje, dritë në dëgjimin tim, dritë në shikimin tim, dritë në flokët e mi, dritë në lëkurën time, dritë në mishin tim, dritë në gjakun tim dhe dritë në kockat e mia. O Allah! Më bëj të kuptoj rëndësinë e dritës, më dhuro dritë dhe më bëj mua dritë!
I Shenjtë është Ai, që na shfaqet i Respektueshëm me veshjen e Tij të fisnikërisë e bujarisë. I Shenjtë është Ai, përballë të cilit nuk mund të përshkruhet shenjtëria e askujt tjetër. I Shenjtë është Ai, që zotëron dhuntinë dhe bekimin. I Shenjtë është Ai, që zotëron shenjtërinë dhe bujarinë. I Shenjtë është Ai, që zotëron madhështinë dhe nderin. (Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha kama minel-lejl)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
o Zoti ynë,

Fundit tonë jepi shpresë...
Frikës nga kjo bota mashtruese jepi guxim…
Zemrave te ngurta jepi udhëzimin tënd...
dhe Jetës sonë jepi jetë...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
O Zot, Krijues i qiejve dhe tokës, që din çdo gjë që është e fshehur dhe e dukshme, Sundimtar dhe mbret i gjithëçkaje! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Teje. Kërkoj ndihmën tënde nga prapësia e pasionit tim, nga e keqja e shejtanit dhe pabesia e tij, si dhe nga ajo që vetvetes t’i shkaktoj të keqe ose t’ia shkaktoj ndonjë muslimani tjetër!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më krijove. Ndërsa unë jam robi Yt. Po mbaj premtimin dhe fjalën time me sa kam mundësi. Më mbro nga e keqja që kam bërë. E pranoj para Teje bekimin Tënd që kam dhe e pranoj para Teje edhe gjynahun tim. Prandaj, më fal mua, sepse askush nuk i fal gjynahet përveç Teje
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Duaja kur sprovohesh me borxh:

“O Allahum im, ma mjafto hallallin Tend nga harami Yt dhe me pavareso me miresine Tende nga cdokush pos Teje.”


Lutje për të kërkuar falje dhe mëshirë:

O Zoti im! Më fal gabimet e mia, paditurinë time, teprimin tim në çdo çështje që Ti e di më mirë se unë. O Allah! Më fal gabimet që kam bërë me vetëdije apo pavetëdije, shakatë e mia të padenja dhe çdo gjë që kam bërë!

O Allah! Më fal mëkatet që kam bërë në të kaluarën dhe që do të bëj në të ardhmen, që i kam fshehur apo i kam zbuluar! Ti je Përparuesi, Ti je Tërheqësi dhe për çdo gjë Ti je i Plotfuqishëm

O Ti që shfaq të bukurën dhe mbulon të shëmtuarën! O Ti që nuk e kap gjynahqarin dhe nuk e zbulon atë. O Toleruesi më i mirë! O Falës i madh! O Mëshirues krahëhapur! O Shoqëruesi i çdo pëshpëritjeje! O Pikëdorëzimi i çdo ankese! O Bujar në falje! O i Madhërishëm në mirësi! O Nismëtari i bekimeve, përpara se ato të përcaktohen. O Zoti ynë! O Udhëheqësi ynë! O Miku ynë! O Kulmi i dëshirave tona. Të kërkoj, o Allah, të mos ma djegësh trupin me zjarr!

O Allah! Më fal të gjitha mëkatet e mia, edhe të voglat, edhe të mëdhatë, edhe të parat, edhe të fundit, edhe të fshehtat, edhe jo të fshehtat!

O Allah! Kërkoj mbrojtjen e pëlqimit Tënd nga mospëlqimi Yt; të faljes Tënde nga ndëshkimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde prej Teje. Nuk mund ta përmbledh lavdërimin Tënd. Ti je ashtu siç e ke përshkruar Veten Tënde!

O Allah! E Jotja është lavdia. Ti i bëre të qëndrojnë qiejt, Toka dhe gjithçka që gjendet në to. E Jotja është lavdia. I Yti është sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në to. E Jotja është lavdia. Ti je drita e qiejve dhe e Tokës dhe e gjithçkaje që gjendet në to. E Jotja është lavdia. Ti je Mbreti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në to.


E Jotja është lavdia. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, xheneti është i vërtetë, zjarri është i vërtetë, profetët janë të vërtetë, Muhammedi është i vërtetë dhe Ora është e vërtetë.

O Allah! Ty t’u dorëzova, Ty të besova, te Ti u mbështeta, nga Ti anova, me ndihmën Tënde u përballa me armikun dhe Ty të solla çështjen për gjykim. Më fal mua edhe atë që kam bërë më parë, edhe atë që do të bëj, edhe atë që e fsheha, edhe atë që e zbulova. Ti je Nismëtari dhe Përmbyllësi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.









 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
O Allah! Nese rrizku im eshte ne qiell, zbrite ate. Nese rrizku im eshte ne toke, nxirre ate. Nese rrizku im eshte larg, ma afro ate. E nese eshte afer, ma lehteso arritjen e tij. Nese rrizku im eshte i paket, ma shto ate, e nese eshte shume, me jep bereqet ne te.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
“Kërkoj mbështetje me Fjalët e plota (të përsosura) të Allahut, të cilat nuk mund t’i arrijë asnjë i vepërmirë apo vepërkeq, nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar, shtuar e shpikur, nga sherri i çdo gjëje që zbret nga qielli, apo që ngjitet në qiell, nga sherri i çdo gjëje që ka krijuar dhe ka shpikur në tokë, nga sherri i çdo gjëje që del prej saj (tokës), nga sherri i trazirave të natës dhe ditës, dhe nga sherri i çdo vizitori (qoftë njeri, xhin apo sëmundje), përveç atij vizitori që vjen me hajër! O i Gjithëmëshirshëm!”

“O Zoti im! Ty ta kam dorëzuar vetem time. Ty t’i kam lënë në Dorë të gjitha çështjet e mia. Drejt Teje e kam drejtuar fytyrën time. Tek Ti e kam strehuar shpinën time. Shpresat e mira janë tek Ti dhe frika ime është vetëm prej Teje. Nuk ka ku të gjesh strehim dhe as shpëtim prej Teje (ndëshkimit Tënd) veçse tek Ti. E kam besuar Librin Tënd që ke zbritur (Kuranin) dhe pejgamberin Tënd që ke dërguar (Muhamedin).”


Kur ke dhimbje shpirtërore e fizike, thuaj:


“Ja hajju ja kajjum, birahmetike estegijthu.” (Sa më shpesh).

“O i Përjetshëm dhe Mbajtës i gjithçkaje! Kërkoj ndihmë te mëshira Jote!”

Lutjet e të pikëlluarit dhe të atij që ka dhimbje shpirtërore:

“Allahumme rahmeteke erxhu. Ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn. Ue aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la ente.”


“O Zoti im! Mëshirën Tënde shpresoj. Mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa hap e mbyll sytë! M’i rregullo të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.”

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nje lutje ne mengjes:

“Allahu im! Kërkoj prej Teje të më dhurosh vitalitet në besim, e besimin ma zbukuro me një moral të bukur e të këndshëm, suksesin tim pasoje me çlirim (nga çdo gjë shqetësuese dhe e padëshirueshme), më mbulo me mëshirën dhe begatinë Tënde (siç të ka hije Ty), si dhe me bëj të denjë të fitoj faljen dhe kënaqësinë Tënde!”
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët)".

(Lutje profetike, transmeton Muslimi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e njerëzve mizorë”.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
120810538_3289498671087294_47777303985410253_o.jpg
 
Top