• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tri mollë në ditë

Arfenilla

Themelues i Forumit


Temi Flin kishte vërejtur se klientët e saj, të cilët para shujtës hanin një mollë, humbnin në peshë pa ndryshimin e shprehive ushqimore. Më pas ajo kishte eksperimentuar dhe kishte provuar që metodën e njëjtë ta aplikojë edhe te klientët e tjerë, që nuk praktikonin ngrënien e mollëve. Rezultatet ishin më se të mira: vetëm duke ngrënë një mollë në ditë, para çdo shujte, klientët ishte parë se humbnin mesatarisht një kile në javë!

Dieta nënkupton ngrënien e një molle para çdo shujte kryesore. Mendohet se fibrat, me të cilat janë të pasura mollët, mund ta ngopin lehtë njeriun, prandaj ai do të konsumojë më pak ushqim tjetër. Njëkohësisht, konsumimi i mollëve largon edhe dëshirën për ushqime të ëmbla. Ky plan parashikon ushqime me përqindje të ulët të karbohidrateve dhe të yndyrave të ngopura. Ndalohet edhe konsumimi i sheqerit të rafinuar, si dhe duhet të konsumohen vetëm ushqimet me indeks të ulët glikemik.



Katër-pesë shujta në ditë

Preferohen katër-pesë shujta të vogla në ditë, të cilat duhet që të bazohen në ushqime të shëndetshme, me pak yndyrë. اdo shujtë kryesore, apo zamër, do të duhej të përmbante edhe proteina, meqë është parë se një kombinim i tillë zvogëlon apetitin dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta.

Personat që duan t’i përmbahen kësaj diete, duhet të konsumojnë sa më shumë pemë e perime, me çka zvogëlojnë numrin e kalorive t ë marra, pa pasur nevojë që të durojnë urie.



Ushqimet që preferohen

Mollët, djathi pa yndyrë, jogurti pa yndyrë, vezët, mishi i bardhë i pulës, mishi i gjeldetit, mish viçi pa dhjamë, orizi integral, brokoli,





sallata e gjelbër...



Shembull i menysë së kësaj diete

Kafjalli: një mollë, omëletë me djathë pa yndyrë, një filxhan tërshërë të zier.

Zamra e paradites: Një copë djathi pa yndyrë, një filxhan jogurt pa yndyrë

Dreka: një mollë, gjoks pule të pjekur në skarë, pak brokoli dhe oriz integral

Zamra e pasdites: Shejk kapuçino.

Darka: Një mollë, salmon të pjekur në skarë, sallatë e gjelbër



Duhet edhe të ushtroni

Preferohet kombinimi i ushtrimit të lehtë me pesha dhe ‘kardio’ ushtrimeve, tre-katër në javë, të



paktën 30 minuta.

Ngrënia e një molle para shujtave kryesore krijon ndjenjën e ngopjes dhe zvogëlon mundësinë e të ngrënit tepër. Mollët përmbajnë fibra dietetike, të cilat kanë rol të madh në uljen e nivelit të kolesterolit. Ato përmbajnë edhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të disa llojeve të kancerit.

Shujtat janë mirë të balancuara me proteina pa yndyrë, karbohidrate, pemë dhe perime. Marrja e një sasie më të madhe të proteinave nga mishi pa dhjamë, ndikon në zvogëlimin e apetitit dhe ruan masën muskulore gjatë kohës së dietës. Kjo dietë nxitë marrjen e pemëve dhe perimeve të freskëta, si dhe shtimin e aktivitetit fizik. ثshtë e lehtë për t’u mbajtur – nuk ka nevojë për numërimin e kalorive, e as për matje të shpeshta të peshës.



A ka anë negative?

Sa u përket anëve negative, duhet thënë se mund t’ju mërzitet rutina që, para çdo shujte, ta hani nga një mollë, pastaj nuk mund të hani ëmbëlsira, si dhe duhet thënë se kjo dietë nuk mund të mbahet nga vegjetarianët.

Me kombinimin e saj të ushqimeve, që nënkupton ngrënien e mollëve dhe planin dietetik, dieta e tri mollëve me një siguri të lartë do të ndikojë në humbjen në peshë te shumica e atyre që mbajnë këtë dietë. Por, përpos humbjes në peshë, nuk duhet harruar se kjo dietë është po ashtu edhe e shëndetshme, gjë që nuk duhet të lihet pa u përmendur.ko.s
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Tri mollë në ditë

Nuk pash buke asku??!!! Nuk qenka per shqipe kjo???

Sa per tri molle them se me mire ti ham nga dy :p


Mbreme po mesonim me gocen per ushqimet e shendetshme dhe menyrat e ushqimit:

Buke, buke e thekur, brumera: 6-11 perdorime ne dite
Bizele, patate - disa perdorime
Peme - disa perdorime ne dite
Mishera - disa perdorime ne dite


Aq shume perdorime sa i beri pershtypje edhe goces e tha: Po le o bab se ngelem shtro e ngrit tavolinen! Po per te punu do punojme ndonjehere me gjithe keto ngrenje ???
 
Private conversations
Help Users
    Top