Trekëndëshi i Bermudës: Çfarë mund të na tregojë shkenca për rajonin misterioz të oqeanit Atlantik



Në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara, ekziston një hapësirë në oqeanin Atlantik që ka prej kohësh një reputacion të frikshëm. Anijet që kalojnë aty zhduken pa lënë gjurmë. Fluturimet mbi atë zonë zhduken nga ekranet e radarëve, për të mos u parë më kurrë.
Ngjarjet misterioze kanë shkaktuar teori nga më të ndryshme nga ndërhyrjet e mbinatyrshme, tek rrëmbimet aliene, apo që flasin për një zonë që është disi jashtë kufijve normalë të realitetit fizik. Thuhet se Trekëndëshi i Bermudës është një vend paranormal.

Sigurisht që ky është vetëm një version i historisë. Trekëndëshi i Bermudës ka qenë vendi i një numri zhdukjesh të anijeve dhe avionëve, fati i të cilëve mbetet ende misterioz. Megjithatë, disa ekspertë kanë propozuar shpjegime shkencore për këto ngjarje.
Tek e fundit, oqeani është një vend i rrezikshëm,ndaj nuk është e pazakontë që edhe sot gjërat të shkojnë keq. Në ujërat e trazuara nga stuhia në Atlantikun e Veriut, siguria nuk është kurrë një garanci. Po ku gjendet Trekëndëshi i Bermudës?Si shtrihet ai midis Majamit, San Huanit, Porto Rikos dhe ishullit të Bermudës.
Në tërësi, ai përfshin qindra e mijëra km2 në Oqeanin Atlantik Verior, pra një zonë shumë e madhe. Aty kalojnë shumë anije që shkojnë e vijnë nga Bregu Lindor dhe Gjiri i Meksikës. Trekëndëshi i Bermudës e mori emrin nga një artikull i vitit 1964 në revistën “Argosy”, që bëri lidhjen midis disa zhdukjeve në rajon.
Artikulli fliste për zhdukjen e “USS Cyclops”, një anije furnizimi e Marinës së SHBA-së në vitin 1918 dhe humbjen e një avioni bombardues gjatë një stërvitje në vitin 1945, si dhe të njërit nga avionët e kërkim-shpëtimit që ishte dërguar për të kërkuar ata.

Këto incidente dhe të tjera, janë bërë sot pjesë e njohurive mbi Trekëndëshin e Bermudës. Këto histori synojnë të lënë të kuptohet se ka diçka e fshehur nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. Por përveç shpjegimeve të mbinatyrshme, përgjatë viteve janë paraqitur një numër shpjegimesh më realiste mbi këtë fenomen, duke filluar nga magnetizmi i paqartë deri tek flluskat e rrezikshme.
Fakti që zona brenda Trekëndëshit të Bermudës ka shumë trafik detar,mund të shpjegojë një pjesë të misterit. Çdo rajon me shumë anije, do të përjetojë më shumë aksidente sesa në një zonë me më pak aktivitet. Shtojini kësaj edhe faktin se Trekëndëshi i Bermudës përfshihet shpesh nga uraganet, nuk është e vështirë të kuptosh se pse atje zhduken herë pas here anijet.

Një shpjegim tjetër i zakonshëm për Trekëndëshin e Bermudës qëndron tek magnetizmi. Poli Verior magnetik i Tokës, nuk është i njëjtë me Polin e Veriut gjeografik, gjë që do të thotë se busullat zakonisht nuk drejtojnë saktësisht drejt veriut. Dhe gabimet në orientim janë fatale në ujërat shpesh të cekëta të Karaibeve.
Një tjetër teori pohon se Trekëndëshi i Bermudës mund të jetë shtëpia e një anomalie magnetike në shkallë të gjerë, një rajon ku linjat e fushës magnetike të Tokës janë të shtrembëruara. Edhe kjo gjë mund të shkaktojë gabime në lundrim. Por, siç kanë vërejtur të tjerët, nuk ka asnjë provë se Trekëndëshi i Bermudës mund të ketë ndonjë problem të pazakontë magnetik, diçka që është e qartë kur sheh një hartë magnetike të rajonit.
Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë sugjeruar që fundosjet e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës, mund të kenë ndodhur për shkak të flluskave të mëdha të krijuara nga depozitat e metanit nën det. Dihet se dyshemeja e detit në atë rajon, përmban xhepa të mëdhenj gazi që mund të lirohen papritmas, duke e kthyer oqeanin në një “supë të shkumëzuar” që i gllabëron anijet.
Një proces i ngjashëm ka të ngjarë të krijojë kratere të mëdha ujore afër Norvegjisë. Por ndonëse mekanizmi në vetvete ka kuptim, nuk ka asnjë provë reale të çlirimit të metanit

nga zona përreth Trekëndëshit të Bermudës. Sipas gjeologut të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së Bill Dilon, hera e fundit që ndodhi diçka e ngjashme në rajon, ishte rreth 15.000 vjet më parë.
Një shpjegim tjetër është prania e dallgëve mashtruese. Këto dallgë të mëdha mund të formohen në mënyrë të papritur dhe të ngrihen 2 ose edhe 3 herë mbi valët përreth. Studiuesit britanikë përdorën modele laboratori dhe kompjuteri për të simuluar efektet e dallgëve të tilla më të larta se 33 metra tek anijet si pjesë e një hetimi në Trekëndëshin e Bermudës.
Anijet që ishin shumë të gjata mund të mbeteshin pezull midis dy majave të dallgëve, pa asgjë që t’i mbështeste nga poshtë, teorizon një studiues. Por, ndërsa dallgët mashtruese janë sigurisht të afta që të përmbysin apo çajnë më dysh një anije, ne nuk kemi asnjë provë përfundimtare që i lidh ato me ndonjë prej katastrofave detare në Trekëndëshin e Bermudës.
Gjithsesi qeveria amerikane nuk e njeh Trekëndëshin e Bermudës, dhe kjo zonë nuk shfaqet në ndonjë hartë zyrtare. Çfarëdo gjëje që është përfundimisht përgjegjëse për legjendën e Trekëndëshit të Bermudës, qoftë psikologjike apo diçka tjetër, vlen të kujtohet se nuk ka pasur kurrë ndonjë provë që rajoni është më i rrezikshëm se kudo tjetër.

/ Discover Magazine – Bota.al
 

Misteri i Trekëndëshit te Bermudës​

Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Mamit dhe Bebes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin e imagjinuar misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumta të erupsioneve, bënë të ditur Serbeze.


  • Në territorin e dikustueshem ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen udhëton më tej në sipërfaqe të detit.

Monaghan dhe May pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur hynë në motor të aeloprani, në kohën kur ai fluturojnë mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det.

Gjatë viteve 60-te të shekullit të kaluar, studiuesi Ivan T ka preçizuar dhe shënuar të gjitha vendet në botë ku janë regjistruar zhdukjet misterioze të anijeve dhe aeroplanëve.

Përveç trekëndëshit të Bermudes, konstatoi Sanderson, zhdukje të ngjashme të pashpjegueshme ndodhën edhe në disa pjesë të Detit të Japonisë dhe të Detit të Veriut, në mes të Evropës kontinentale dhe Britanisë së Madhe.
 
Më 1963 është zhdukur së bashku me ekipin prej 39 anëtarëve anije-bartësja Marine Sulphur Queen. Në bazë të sendeve të gjetura nga gjurmimet dhe lajmërimit të fundit të pranuar duket se fatkeqësia/zhdukja e kësaj anije ka ndodhur diku jashtë trekëndëshit të famshëm. Anije-bartësja e moçme, 20 vjeçare ishte ngarkuar në një port të Teksasit (Beaumont) më 2 Shkurt 1963, ndërsa lajmi i fundit nga anija është dëgjuar më 4 Shkurt diku rreth orës 1:30. Një ditë pasi anija nuk kishte mbërritur me kohë në portin e Virgjinias (Norfolk) është ndërmarrë një aksion i madh prej gjashtë ditësh për gjetjen e anijes. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar më se 350.000m katrorë milje detare. Sigurimi bregdetar amerikan thoshte se brenda kësaj hapësire, po të kishte qenë anija mbi sipërfaqen e detit shanset për të gjetur ishin 95%.

Gjatë gjurmimeve janë gjetur pjesë të vogla, si goma dhe xhaketa për shpëtim të anijes. Po ekziston edhe mendimi që lënda që barte anija (15.000 tonelata sulfur të lëngët) të ketë shpërthyer dhe të ketë fundosur anijen, mirëpo edhe më këtë rast nuk ka diskutim!
 
Top