Tregime te ndryshme...

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Tregime te ndryshme...

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir në të. Ju këshilloj, kur të jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri...
gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.
Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
- Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
- Që me të ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
- Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
- Ta peshoni me të fjalën para se ta flitni, tha plaku.
- Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
- Që me të ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më..!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Hyri një kirurg me të shpejt në spital, pasi e kishin thirrur urgjent për një ndërhyrje të shpejt kirurgjike të një të sëmuri. Iu përgjigj thirrjes menjëherë dhe me të shpejt arriti në spital, i ndërroi rrobat, u pastrua dhe u përgatit për ndërhyrje kirurgjike. Para se të hyj në sallën e operimit e takoi babain e të sëmuriti cili lëvizte djathtas majtas dhe shenjat e hidhërimit dukeshin qartë në fytyrën e tij. Sapo e pa mjekun filloi ti bërtas duke i thënë: اka është kjo vonesë o doktor! A nuk e di se jeta e djalit tim është në rrezik? A nuk posedon kurrfarë ndjenja përgjegjësie? Buzëqeshi mjeku dhe me butësi i tha: Më fal o vëlla, nuk isha në spital, dhe posa më telefonuan erdha me të shpejt aq sa munda. Dhe tani të lutem qetësohu, dhe më lejo ta bëj punën time dhe kebesim se djali yt do të jetë nën kujdesin e Allahut dhe në duar të sigurta. Nuk u qetësua zemërimi i babait dhe me gjaknxehtësi i tha kirurgut: Qetësohu?! Sa i ftohtë që je more vëlla, po sikur të ishte jeta e djalit tënd në pyetje a do të ishe qetësuar?! Allahu t’faltë, po sikur të vdiste djali yt çfarë do të bëje?! Buzëqeshi mjeku dhe tha: Do ta thosha fjalën e Allahut: ” Të cilëve kur u ndodh ndonjë fatkeqësi thonë:” Të Zotit jemi, dhe tek Ai do të kthehemi”, a ka për besimtarin tjetër fjalë? Dhe o vëlla dije se mjeku as nuk e zgjat jetën e as nuk e shkurton atë, jetët tona janë në dorë të Allahut, ne do të bëjmë ç’është e mundur ta shpëtojmë, mirëpo çështja është shumë serioze, dhe nëse ndodh diçka duhet të mbështetesh te Zoti dhe të thuash të Tij jemi dhe tek Ai do të kthehemi, ke frik Allahun dhe shko në xhamin e spitalit, falu dhe lute Allahun ta shpëtoj djalin tënd. E lëvizi kokën babai në formë talljeje dhe tha: Sa e lehtë është këshilla kur nuk të prek dhimbja dhe nuk e ndjen atë. Hyri kirurgu në sallën e operimeve, zgjati operacioni për disa orë, doli pastaj kirurgu me të shpejtë dhe i tha babait të të operuarit: Urime o vëlla, operacioni ishte plotësisht i suksesshëm, elhamdulilah, dhe se djali yt shumë shpejt do të përmirësohet. Tani më fal se jam për ngut, infermierja do t’ua sqaroj gjendjene tij në detaje. U mundua babai t’ia drejtoj disa pyetje tjera mjekut, por ai metë shpejt u largua. Priti babai disa minuta derisa doli djali i tij prej sallës sëoperacionit në shoqërimin e infermieres, pasi u qetësua për birin e tij iu drejtua infermieres: Oj motër çka është puna e këtij kirurgu arrogant, nuk priti asnjë minutë që ta pyes për gjendjen e djalit tim? Befas iu mbushën sytë me lot infermieres dhe tha: Eh more vëlla, mbrëmë i ka vdekur doktorit djali i tij në një aksident, dhe ishte duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit të tij kur e thirrëm që të vinte urgjent. Sepse nuk kemi kirurg tjetër këtu, dhe ja ai shkoi me të shpejt që ta përgatisë kufomën, e ka lënë dhimbjen e tij që ta shpëtoj jetën e djalit tënd. Këshillë: Në këtë botë nuk ka njerëz me dhimbje dhe pa dhimbje por ka njerëz që durojnë dhe që nuk durojnë..
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Hazreti Omeri kishte një sherbetor i cili nuk ishte musliman.

Hazreti Omeri e pyeti një ditë sherbetorin e tij:

- A je i kënaqur nga unë?- pyeti Hz. Omeri

- Patjetër që jam i kënaqur, ti je njeriu më i mirë në botë- ia ktheu sherbetori.

- A e pëlqen moralin dhe edukatën time?- pyeti Hz. Omeri

- Patjetër që i pëlqej. Nuk më vjen në mend një njeri me moral më të mirë se ti- ia ktheu sherbetori.

- Sjelljet e mia, edukata dhe morali im janë të tilla në sajë të fesë Islame. Eja të të mësoj edhe ty fenë time- i tha Hz.Omeri.

Hazreti Omeri i tregoi shërbëtorit për fenë Islame dhe më pas e pyeti:

- اfarë mendimi ke?-e pyeti Hz. Omeri..

- Këto që thua janë gjëra të mira- ia ktheu sherbetori

- Atëherë eja bëhu musliman edhe ti.- i tha Hz. Omeri

Sherbetori uli kokën dhe tha:

- Zotëri, në qoftë se nuk do të më detyrosh, unë preferoj të jetoj fenë e të parëve të mi.

Hazreti Omeri megjithëse e kishte sherbetor nuk e detyroi atë të pranonte Islamin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Musai a.s. e kishte pyetur Allahun xh.sh. : O Allah! Ti me ke dhene mua nderin dhe privilegjin te flase me ty ne menyre direkte, i ke dhene dikujt tjeter kete privilegj ?

Allahu xh.sh. iu pergjigj, O Musa ne kohen e fundit Une do te dergoj nje popull, i cili do te jete populli i Muhamedit s.a.v.s., ai popull do te jete me buze te thara dhe me gjuhe te etura, me trupat e tyre te dobesuar, syte e tyre te lodhur, me melqite e thara, stomaku i tyre eshte i uritur - do te me thirrin mua ( me lutje ) ata do te jene shume me shume afer Meje se sa ti o Musa !
Ne kohen kur ti me flet mua mes teje dhe Meje jane 70.000 perde, por , ne kohen e iftarit mes Meje dhe agjeruesve te Popullit te Muhamedit s.a.v.s. nuk do te jete as edhe nje perde e vetme.

O Musa, Une kam marre pergjegjesine mbi Veten se ne kohen e iftarit Une kurr nuk do t'ia refuzoj lutjet e njeriut qe eshte agjerueshem!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

PثR HAJR Tث QOFTث RAMAZANI!

Dy misionerë të krishterë, Dejvid dhe Majkël e kishin humbur rrugën në shkretirë. Nga uria dhe etja e madhe ishin buzë vdekjes, kur qe papritur e shohin një minare të një xhamie. Dejvidi i thotë Majklit:”Do të bëhemi kinse jemi musliman, se përndryshe këta nuk na japin ujë dhe ushqim e do te vdesim! Emri im do te jetë Ahmed, ti si do te quhesh?" Majkli nuk pranon me ndrrue emrin. Kur arriten në xhami, imami xhamisë i pyeti se si quheshin. Dejvidi tha:" Emri im është Ahmed.!" Majkeli tha :" Emri im është Majkel!" Imami i drejtohet me dashamirësi xhematit dhe u thotë:

“ Ju lutem, sjellni ujë dhe ushqim për Majklin." Ndërsa Dejvidit i tha:” Vlla Ahmed, ty për hajr të qoftë Ramazani!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Thuhet se një mbret kishte urdhëruar të mblidheshin 10 qen të egjër dhe të pamëshirshëm.
Detyra e tyre ishte të shqyejnë çdo vezir qe i jep keshilla te gabuara.
Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite me radhe.
Menjehere mbreti urdheron te hidhej tek qente.
Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite.
Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.
Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve.
Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshtu?!
Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren.
Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit...

Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit!!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Gruaja e cila kishte probleme me të ndëgjuarit!

Një njeri frikësohej se gruaja e tij nuk ishte duke ndëgjuar mirë, siç ndëgjonte më parë dhe ai mendoi se asaj mund ti nevojitej një aparat ndëgjimi për shurdhët.
Duke mos qenë aq i sigurtë se si ti afrohej asaj, ai e lajmëroi mjekun e familjes që të diskutojnë problemin.
Mjeku i tha atij se ishte nje test i thjeshtë informues që burri mund të kryente, në mënyrë që mjekut ti jepte një ide më të mirë për humbjen e ndëgjimit të saj.
''Ja çfarë do të veprosh'', tha mjeku.
''Qëndro diku 12 metra largë saj, dhe me një zë normal bisede, shiko nëse ajo po të ndëgjon.
Nëse nuk të ndëgjon, shko në 9 metra, pastaj në 6 metra, dhe kështu me rradhë derisa të marrësh një përgjigje.''
Atë natë, gruaja ishte në kuzhinë duke gatuar darkën, dhe ai ishte në dhome të pritjes.
Ai i tha vetes së tij: ''Unë jam diku 12 metra largë, të shohim se çka do të ndodhë.''
Dhe me një ton shumë normal ai pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Nuk ka përgjigje.
Kështuqë burri u afrua më afër kuzhinës, diku 9 metra nga gruaja e tij dhe përsëriti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Ende nuk ka përgjigje.
Pastaj u afrua në dhomën e ngrënies, në të cilën ishte diku 6 metra nga gruaja e tij dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?''
Sërish ai nuk morri asnjë përgjigje, kështuqë ai u afrua afer derës së kuzhinës, diku 3 metra largë dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Sërish nuk ka asnjë përgjigje.
Kështuqë, ai eci dhe u afrua menjëherë pas saj dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?''
Gruaja tha: ''Për të PESTثN herë të thashë, PULث ka!''

Morali i tregimit: Problemi mund të mos jetë me ndonjë person tjetër siç mund të mendojmë, në vend të kësaj problemi mund të jetë me neve.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Ishte natë e ftohtë dimri. Shiu binte me rrëmbim, duke përqafuar tokën, e cila ndjente mall për çdo pikë shiu. Tek tuk shiheshin njerëz me çadra në duar, duke nxituar ose tek makina, ose tek dera e shtëpisë. Dikush tjetër, orvatej të mbrohej nga shiu i rrëmbyer me xhaketën e tij, të cilën e mbante mbi kokë me krahët hapur.

Në mes të këtij ftohti dhe shiu të rrëmbyer, një burrë me rroba të vjetruara dhe ta palara, qëndronte në këmbë, pranë një ndërtese. Nga pamja e jashtme, të kaplonte një ndjenjë keqardhjeje dhe mëshire, e cila të këpuste shpirtin. Dukej i shkujdesur krejtësisht nga aktualiteti përreth. Një lot i ngrohtë i rridhte mbi faqe.

Një nga kalamitarët, kur e pa, qëndroi dhe e pyeti si me ironi:”A nuk ke rroba më të mira për të veshur?” dhe menjëherë e pasoi me pyetjen tjetër:”Si mund të të ndihmoj?”

Pa e prishur fare terezinë, varfanjaku iu përgjigj:”Po, duke mu hequr sysh.”

Kalimtari e la, duke pëshpëritur me vete:”Më keq të pafsha atëherë! I çmendur, unë dua ta ndihmoj, ai refuzon!”

Varfanjaku u ul në trotuar, pa e prishur fare terezinë, derisa më në fund, shiu pushoi.

Mandej, u ngrit dhe u drejtua për tek hoteli aty pranë. Recepsionisti, i doli para dhe i tha:”Zotëri, nuk mund të hyni brenda! Këtu ndalohet lypja. Ju lutem largohuni!”

I varfëri e pa me inat dhe nga xhepi i xhaketës së rreckosur, nxori çelësin që mbante numrin e dhomës 1 b.

Ajo ishte dhoma më e mirë, pasi kishte pamje nga lumi.

Mandej, i varfëri vazhdoi rrugën drejt shkallëve dhe pasi kapërceu dy tre shkallë, u kthye nga recepsionisti dhe i tha:”Do të dal pas gjysmë ore, prandaj ma përgatit makinën Rolls Royce.

Recepsionisti mbeti i shtangur në vend, pa ditur ç’të thotë. As ata që mbledhin mbeturinat në kazanat e plehrave nuk kanë rroba kaq të rreckosura.

Një gjysmë ore më pas, nga dhoma më e mirë, doli një zotëri i veshur mirë, krejt i ndryshëm nga ai që hyri: Një kostum dhe pallto luksi, një kravatë dhe këpucë plot shkëlqim, të cilat pasqyronin pastërtinë dhe higjienën personale të tij.

Recepsionisti u hutua edhe më shumë. Pasi zotëria në fjalë hipi në makinën e tij Rolls Royce, e thirri recepsionistin dhe e pyeti:”Sa e ke rrogën zotrote?”

Recepsionisti iu përgjigj:”3000 dollarë zotëri.”

I pasuri e pyeti:”A të mjaftojnë?”

Recepsionisti:”Mezi.”

I pasuri:”A do të dëshiroje më shumë?”

Recepsionisti:”E kush nuk do e dëshironte zotëri?!”

I pasuri:”Po, a nuk më the pak më parë që lypja është e ndaluar këtu në këtë hotel?”

Recepsionisti, i ndjerë në siklet u përgjigj:”Po.”

I pasuri:”Mallkuar qofshi. I vlerësoni njerëzit nga rrobat dhe pasuria e tyre. Për gjysmë ore, e ndryshove 100 % mënyrën tënde të komunikimit.”

Pastaj, heshti pak dhe i tha:”اdo dimër, vij dhe provoj ndjesinë e fukarenjve dhe shtresave në nevojë. Dal me rroba rrecka rrecka dhe qëndroj në shi si të pastrehët. Kështu e ndjej çfarë ndjejnë ata dhe më motivon që tu gjendem pranë dhe ti ndihmoj. Sakaq, ju, nuk keni respektin më të vogël për ata që s’kanë para. Silleni me ta, sikur të ishin turpi i kësaj jete. Nëse nuk i ndihmoni, të paktën mos i ironizoni.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kafja me Kripë

Ishin takuar rastësisht në një festë, ajo ishte e përkryer. Ato ditë kishte aq shumë djem të pashëm që i vardiseshin asaj… Pas mbrëmjes ai e kishte ftuar vajzën për të pirë bashkë një kafe. Vajza ishte çuditur pakëz për ftesën e papritur të djaloshit, që as nuk i kishte rënë në sy gjatë mbrëmjes.
Menjëherë u ulën në kafenenë e thjeshtë përbri. Djaloshi ishte aq i emocionuar dhe nga të rrahurat e zemrës nuk nxirrte dot asnjë fjalë. Kjo gjendje dukej se i largoi kënaqësinë dhe vajzës.
Ndërsa ajo po bëhej gati të thoshte: “Gjithsesi, unë tani po iki”, djaloshi kishte thirrur kamerierin.
- Të lutem, më sill pak kripë. Më duhet për kafen.
Nga tavolinat përbri sy të habitur nisën të vështrojnë djaloshin. Kafe me kripë!
Dhe djaloshi u skuq i gjithi nga ndrojtja, hodhi kripën në kafe dhe nisi ta pijë.
Dhe vajza e merakosur iu drejtua: “Paskeni shije të çuditshme”.
Djaloshi u shpjegua: “Në fëmijëri kemi jetuar në breg të detit. Përherë luaja në det dhe në breg të detit. Shija e ujit të kripur të detit, asnjëherë nuk më është ndarë nga goja. Me këtë shije jam rritur. Këtë shije e dashuroj shumë. Kjo është dhe arsyeja se përse më pëlqen që kafen ta shijoj me kripë. Sa herë që ndiej atë shijen e kripës në gojë, kujtoj përherë fëmijërinë, shtëpinë dhe familjen time të lumtur… Nëna dhe babai akoma jetojnë në atë shtëpi në breg të detit. Aq shumë ndiej mall për ta dhe për shtëpinë…”
Ndërsa thoshte këto, sytë e djaloshit ishin përlotur, dhe vajza dukej e prekur shumë nga ato që sapo dëgjoi. Nga ajo që kishte shpjeguar me sinqeritet djaloshi dukej se kishte shumë mall për familjen, shtëpinë dhe ishte tip i gjidshëm dhe i dashuronte shumë familjen dhe jetën familjare. Dikush që ka mall për shtëpinë, për familjen sigurisht që do ishte një tip familjar. Ndërkohë dhe vajza kishte nisur të tregonte rreth familjes së saj. Dhe ajo e kishte shtëpinë larg, ashtu si jeta dhe fëmijëria e djaloshit.
Edhe ajo i tregoi për familjen. U bë një bisedë e këndshme, e ngrohtë dhe e ëmbël. Dhe kjo bisedë u bë dhe themel i një lidhjeje të gjatë dhe të mrekullueshme, tamam si në ëndërr... vazhduan të takoheshin dhe të pinin kafe dhe ashtu si në çdo ëndërr të bukur, princi dhe princesha u martuan bashkë. Dhe jetuan një jetë të lumtur deri në fund. Në çdo kafe që princesha përgatiste për princin nuk harronte asnjëherë të hidhte brenda një lugë të vogël kripë, gjatë gjithë jetës…
E dinte se ai ashtu e pëlqente kafenë.
40 vjet më vonë, djaloshi tashmë i plakur largohet nga jeta. Të dashurës së jetës i kishte lenë një letër me mbishkrimin: “Hape pas vdekjes sime”. Thua se e ndiente se do largohej i pari nga kjo jetë.
Dhe mes rreshtave shkruhej: “Dashuria ime, e ëmbla ime. Të përgjërohem, me fal. Më fal, sepse gjithë jetën tonë e kam ndërtuar mbi një gënjeshtër. Një herë të vetme të kam gënjyer në jetë. Kafja me kripë. Besoj e kujton ditën e parë të takimit tonë? Isha aq i emocionuar dhe i bllokuar sa në vend që të thoja sheqer, kërkova kripë nga kamerieri. Ndërsa ti dhe të tjerët rreth e rrotull më shikonit me habi, vazhdova me gënjeshtër. Nuk më kishte shkuar në mendje se kjo gënjeshtër do të ishte shkaku kryesor i lidhjes sonë. Kam menduar me dhjetëra e qindra herë të të tregoj të vërtetën. Mirëpo çdo herë kam hequr dorë nga frika. Tashmë po vdes ndaj dhe s’kam asnjë arsye të kem frikë.
E vërteta: Asnjëherë s’më ka pëlqyer kafeja me kripë! ثshtë një shije e çuditshme dhe njëkohësisht e shpifur. Por, që nga dita që të kam njohur e kam pirë atë kafen me shije të shpifur. Dhe, në të vërtetë, nuk ndiej aspak keqardhje. Të qenit bashkë me ty gjatë gjithë jetës ka qenë kënaqësia më e madhe e imja dhe për këtë lumturi i detyrohem kafes me kripë. Sikur të vija dhe një herë në jetë, të kem mundësi të rijetoj dhe një herë nga fillimi çdo çast, do të kisha dashur sërish të të njihja ty dhe të kaloja gjithë jetën me ty. Edhe sikur të isha i detyruar të pija gjatë gjithë jetës kafe me kripë”
Lotët e gruas, tashmë të plakur, njomnin letrën. Një ditë njëri nga të afërmit e pyeti gruan e plakur: “ Si është të pish një kafe me kripë? ”
Gruas iu përlotën sytë dhe mjaftoi vetëm duke thënë: “Shumë e ëmbël”.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

-PLAKU I MENاUR...

...Nje plak shkoi ne rrojtore për te prere floket dhe per te rregulluar mjekren e tij. Me te filluar punen berberi, ata u futen ne një bisede.
Ata biseduan shumë gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen për Zotin.
Berberi tha: Une nuk besoj se Zoti ekziston.
Pse e thua kete? Pyeti plaku.
- Mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Zoti nuk ekziston. Me thuaj nese Zoti ekziston, a do te kishte kaq shumë njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Zoti ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj një Zot qe do te lejonte gjithë keto gjera. Plaku mendoi për një moment, por nuk u pergjigj pasi nuk deshironte te fillonin debatin.
Berberi perfundoi punen e tij dhe plaku u largua. Vetem pak pasi doli nga rrojtorja, ai ne rruge pa një njeri me floke te gjata, te papasterta dhe me një mjekerr te parregulluar i cili dukej i palare dhe jo i krehur.
Plaku u kthye prap ne rrojtore dhe i tha berberit: A e di çfare?
Berberet nuk ekzistojne!
Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam këtu, dhe une jam një berber qe sapo punova me ju!
Jo! Bertiti plaku. 'Berberet nuk ekzistojne sepse po te ekzistonin, nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te pakrehura, sikurse ai njeri jashte.
Ah, por berberet ekzistojne! Kjo është ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk vijne tek une. 'Pikerisht, pohoi plaku, 'kjo' është ceshtja, Zoti, gjithashtu, ekziston! Kjo është pikerisht ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk shkojne tek Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai, për kete arsye ka kaq shumë dhimbje dhe vuajtje ne bote'!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Subhanallah,,Një histori prekëse e Bajramit::..

Djaloshi i vogël erdhi me vrap duke kërkuar nënën e tij.

“Shokët e mi kanë blerë rroba të reja për Bajram! A mund ti kem edhe unë disa rroba të reja si ata?”

"E ëma e mori në prehër dhe e ledhatoi. Për ta qetësuar të birin, ajo i premtoi atij se do të flasë me të atin, për t’ia bërë disi.

Nëna e djaloshit, Fatima bint Abdul Malik, nuk ishte grua e zakonshme. Babai i saj, gjyshi dhe katër vëllezërit e saj kishin qenë halife të Umetit islam. Në fakt, burri i saj ishte vetë halifi aktual, Umer ibn Abdul Aziz – halifi i cili sundoi perandorinë më të madhe në botë që shtrihej nga Atlantiku deri në oqeanin indian.

Kur Umer ibn Abdul Aziz u kthye në shtëpi, Fatima i tregoi për kërkesën e të birit. halifi kishte një vështrim të mërzitur në sytë e tij. "Fatima, ti e di se sa shumë i vlerësoj fëmijët e mi, por të gjitha paratë që kam janë para jush", tha ai duke hapur duart e zbrazëta.

Megjithëse ishte një halif, Umeri kujdesej për të jetuar me ndershmëri dhe bëri shumë për të siguruar drejtësinë në halifetin e tij.

Por Fatima si nënë, vazhdoi të insistonte. Ajo i tha Umerit se ndoshta ai mund të bënte diçka për të blerë ndonjë rrobë shumë të lirë, mjaftonte që ai të kishte diçka të re për Bajram.

Lotët rridhnin në faqet e tij. Më në fund, Umeri, i pikëlluar nga gjendja e vështirë, u pajtua dhe i shkroi një letër ministrit të tij të thesarit, duke kërkuar që paga e tij ti jepej një muaj më herët në mënyrë që ai të mund ti blej diçka fëmijëve që të veshin në Bajram.

Por halifi i sinqertë dhe i devotshëm kishte një ministër që ishte po aq i drejtë dhe i ndershëm. Ai shkroi një letër në përgjigje të halifit. Halifi po lexonte letrën me lot që rridhnin nga sytë e tij:

“O Emri i Besimtarëve, unë kam respekt të madh për ju, të besoj dhe të bindem ty plotësisht. Megjithatë, në qoftë se ju mund të më garantoni mua se ju do të jetoni deri muajin e ardhshëm dhe tu shërbeni njerëzve tuaj, atëherë paratë do ti dërdoj menjëherë. Nëse ju nuk mund të garantoni për jetën tuaj, atëherë si mund të paguani paratë të cilat u takojnë të varfërve, jetimëve dhe të vejave? "

Halifi Umer ibn Abdul Azizi e kuptoi gabimin e tij. Edhe Fatima bint Abdul Malik gjithashtu!

Ajo lau rrobat e vjetra, dhe i palosi me kujdes.

Dita e Bajramit ndihej në ajër. Në tërë Damaskun kishte gumëzhimë me gëzim dhe festim. Njerëzit ishin të veshur me rroba të reja, ndërsa prijesi i muslimanve Umer ibn Abdul Aziz mbante ato të zakonshmet.

Ai ishte nisur për namazin e Bajramit, dhe mbante për dore djalin e tij. Fytyra e djaloshit i shndriste me shkëlqim, pasi ai ecte bashkë me babain e tij. Rrobat e vogëlushit ishin të vjetra dhe të pastra, por ai kishte arritur të kuptonte se kënaqësia e përjetshme e Xhenetit është larg nga të qenurit superior në këtë botë të përkohshme!

Subhanallah!!!!
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Pasuria dhe varfëria

Një ditë babai i një familjeje të pasur , vendos të çojë djalin e tij të vetëm në fshat , që ai të kuptonte ,se sa me fat ishin kundrejt njerëzve të thjeshtë dhe të varfër .
Ata kaluan një ditë dhe një natë si mysafirë në një familje fshatare të varfër , të cilët jetonin në një fermë të vogël .
Në kthim babai e pyet... të birin :
Si ishte udhëtimi ?
Shumë i mirë baba .
A e pe si jetonin njerëzit e varfër ? Cfarë mësove biri im ?
Unë pashë se në shtëpinë tonë ne kemi dy qen , ndërsa ata kanë katër , ne kemi një pishinë që na ka zënë gjysmën e sipërfaqes së kopshtit , ndërsa ata një lumë që nuk ka të mbaruar , ne kemi një verandë të mbuluar dhe të ndriçuar me dritë elektrike , ata kanë diellin dhe hënën , kopshti ynë mbaron te porta e hyrjes së shtëpisë, ndërsa ata kanë një pyll të tërë .

Së fundmi , për habinë e të atit ai shtoi :
Babi , faleminderit që më bëre të kuptoj se sa të varfër jemi !

Cdo gjë varet nga mënyra se si ne shohim botën , nëse jemi të varfër në shpirt , s'kemi asgjë ...
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Si çdo ditë, burri u kthye nga puna. Ai i gjeti tre fëmijët e tij duke luajtur para shtëpisë, të zhytur në baltë, me rroba gjumi të cilat nuk i kishin ndërruar që në mëngjes. Në ambientin pas shtëpisë, ishin përhapur gjithandej enë të palara, letra dhe papastërti. Dera e makinës së gruas ishte e hapur, po ashtu dhe dera e përparme e shtëpisë.
Me të hyrë në shtëpi, vuri duart në kokë, pasi gjithçka ishte rrëmujë. Llamba e sallonit ishte e thyer, tapeti ishte hedhur mënjanë, zëri i televizorit ishte i ngritur në kulm, lodrat e fëmijëve ishin të hedhura sa andej këndej. Në kuzhinë, lavamani ishte plot e përplot me enë të palara, ushqimet dhe thërrimet nuk ishin hequr nga tavolina, kurse dera e frigoriferit qëndronte e hapur.
Me një frymë ai ngjit shkallët për në katin e dytë, duke kaluar pirgje lodrash dhe rrobash, i shqetësuar se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe të shoqes. Tek dera e banjës u gjend përballë një njolle të madhe uji e cila ishte në zgjerim e sipër. Brenda, banja ishte plot peshqirë të njomë dhe të lagur, sakaq vaska e mbushur me ujë me shkumë. Vetë pasqyra e banjës ishte gjithë pastë dhëmbësh.
Me nxitim ai hyri në dhomën e gjumit, për ta gjetur gruan e tij të shtrirë duke lexuar një roman. E shoqja i hodhi një vështrim dhe me një buzëqeshje të ngrohtë e pyeti si e kishte kaluar ditën. Gjithë habi, i shoqi e pyeti:”اfarë ka ngjarë kështu?!”
E shoqja i buzëqeshi sërish dhe i tha:”اdo ditë kur kthehesh nga puna, më pyet:”اfarë bën gjithë ditën në shtëpi xhanëm?! Apo nuk është kështu?”
I shoqi iu përgjigj:”Po, ashtu është.”
E shoqja i tha:”Mirë, që ta dish, sot nuk e kam bërë punën që bëja çdo ditë. Ja çfarë ka ndodhur.”
ثshtë shumë e rëndësishme që secili të ndërgjegjësohet për lodhjen dhe mundin e tjetrin për të kryer punën që i takon.
Shpesh njerezit bejne cdo dite mrekullira!
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tregime te ndryshme...

Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.
Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë.
Burri refuzoi t’i jepte diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.
– ZOTI të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!
Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.
– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.
– اfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.
– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!
– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!
– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!
Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!
– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e ZOTIT ! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.
– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!
Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo ZOTI e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.
– ثshtë një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.
– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. ZOTI do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.
-Sa i sjellshëm që je burri im!
Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – ا’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!
– Po qaj nga mërzia e madhe!
Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!
Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.
– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kohë më parë një burrë ecte në plazh .
Dielli sapo po perëndonte ...
Ai ecte dhe mendonte :
Të kisha një makinë të re do të ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një shtëpi të re do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një punë të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një grua të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Në atë moment u pengua në një çantë të mbushur me gurë.
Filloi të luante me ta duke i hedhur një e nga një në det dhe mendonte :
Sikur të kisha ....do të ndjehesha...deri sa mbeti vetëm me një gur , të cilin vendosi ta mbante.
Kur arriti në shtëpi vuri re që guri që mbante në dorë ishte një diamant .
Mendoi se sa diamante kishte hedhur në det ,pa i vënë re se ishin gurë të çmuar .
Kështu veprojnë edhe njerëzit ...

ثndërrojnë atë që se kanë , pa i dhënë rëndësi gjërave që kanë pranë. Nëse do ti vështronin më mirë do të vinin re se sa me fat janë...
Lumturia është më afër se mendojnë..

Cdo gur duhet ruajtur mirë.
Cdo gur mund të jetë i çmuar !
Cdo ditë e jona mund të jetë një gur i çmuar , i pazëvendësueshëm .
Cdo njeri duhet të vendosi nëse ta çmojë një gur apo ta hedhi në det ..
Miqtë , Familjen , Punën,Dashurinë apo ëndrrat
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tregime te ndryshme...

I kerkoi shokut disa te holla borxh por cfare ndodhi ne fakt….

Tregon nje vella musliman:
E mora ne telefon nje vella dhe i kerkova disa te holla borxh (300 gini-valute egjiptiane), kisha shume nevoje dhe ishte shume urgjente. Vellau ma ktheu: me prit nja gjysem ore dhe do te jap pergjigje.
Pas gjysem ore e therras ne celular, ja, vellau kishte fikur celularin e tij, e provoj pas nje ore, perseri mbyllur edhe pas dy oresh perseri mbyllur. Ia shkrova nje sms duke i thene; “Nuk me duhen parate tua, skam nevoje tani, vetem hape telefonin, mos e mbaj mbyllur shkaku im”. Pas nje cerek ore, e provova perseri, e kishte hapur telefonin dhe mu pergjigj: Ku je, te takohemi…nderkohe me tha, prit pak se me erdhi nje sms, ta lexoje pastaj takohemi,. I kishte lexuar fjalet qe ia shkrova….m’u pergjigj me nje ze shume te bute: “Vella, me fal por kur me kerkove te holla borxh, une nuk kisha asnje grosh ne xhep, shkova e shita celularin tim te ri dhe bleva nje tjeter shume te vjeter dhe parate e mbetura i bera gati per TY i dashur vella..prandaj ku je, me trego te vij t’i sjelle parate.
Sa shok i mire…..

Mos paragjyko pa e ditur hallin e tjetrit….
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tregime te ndryshme...

Pasha Allahun unë po e ndiejë erën e Xhenetit !

Këtë ngjarje të vërtetë e ka treguar njëri prej mjekëve, i cili thotë:

Një i ri, 17 vjeçar, gabimisht ishte goditur nga një e shtënë zjarri. Nëna dhe babai e kishin sjellë shpejtë në spital.
I riu pa nënën e tij, e cila ishte mërzitur shumë dhe i tha: ''O nëna ime! Mos u pikëllo, sepse unë pasha Allahun po vdesë, unë pasha Allahun jam mirë dhe unë pasha Allahun po e ndiejë erën e Xhenetit!''

Arriti ambulanca e shpejtë, ndërsa unë (rrëfen mjeku) isha në kujdestari. Kur njëri prej kolegëve e afroi afër meje, i riu më foli: ''Zotëri mjek! Unë po vdesë, unë pasha Allahun jam mirë dhe unë pasha Allahun po e ndiejë erën e Xhenetit! Dua ta shohë nënën dhe babain tim që t'i përshëndesë!''

Erdhi nëna dhe babai i tij, të cilët i puthi, i shtrëngoi fortë dhe kërkoi hallallin nga ata, e pastaj tha: ''Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue esh-hedu en-ne Muhameden Resulullah (Dëshmojë dhe deklarojë se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe dëshmojë e deklarojë se Muhamedi është i Dërguari i Tij) dhe vdiq!''

E lus Allahun, subhanehu ue teala, që mua dhe juve, prindërit e mi dhe prindërit tuaj, djemtë dhe vajzat tona të na bashkojë në Firdeusin më të lartë! Amin!

Në kohën e namazit të akshamit takova një vëlla musliman, i cili nuk e dinte se unë isha në dijeni për ngjarjen në fjalë, kështu që më foli për të...

Për Zotin! Unë jam ai që ia kam zgjidhur duart pas shehadetit që e tha, unë jam ai që ia kam fshirë djersët nga balli i tij.
Ishte i butë (nuk ishte ngurtësuar akoma), saqë mendoja se ai nuk është i vdekur, por ishte ende i gjallë. Ishte i ngrohtë, ishte i buzëqeshur dhe kishte nur (dritë) në fytyrë, që nuk më kanë zënë sytë ndokënd tjetër kështu.

I ri, 17 vjeçar, e ndien erën e Xhenetit duke qenë ende në ambulancën ushtarake. Babai i tij ishte pyetur për sjelljet e të birit dhe kishte thënë: ''Biri im, që kur ka hyrë në moshën e pubertetit, çdoherë na ka nxjerrë gjumin për namazin e sabahut. Po ashtu, prej kësaj periudhe ka falur namazin e natës, ka filluar seriozisht mësimin e tërë Kur'anit përmendësh. Ka qenë prej nxënësve të dalluar në vitin e dytë të shkollës së mesme...''

O Zoti im! Na mundëso të vdesim me vdekje të mirë!
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...


ا'të bësh, do të gjesh


Dikur në kohë të lashta, atëherë kur nuk ishte shpikur akoma pasqyra, dy burra qëndruan në bregun e një liqeni të madh dhe të thellë. Të dy, u mrekulluan me pamjen që ofronte liqeni dhe natyra përreth.

Njëri prej tyre, e zgjati kokën dhe në ujë u shfaq imazhi i tij, ai buzëqeshi dhe imazhi i buzëqeshi, ai ia lëvizi dorën në shenjë përshëndetje dhe imazhi ia ktheu me të njëjtën lëvizje. Ai nuk e dinte se ai që shihte brenda ujit të liqenit, ishte pikërisht imazhi i tij.

Sakaq, edhe shoku i tij i cili ishte paksa i mërzitur, u afrua pranë ujit dhe vuri re pasqyrimin e një burri brenda në liqen, një burrë që e shihte gjithë zemërim, gati për t’iu hedhur në fyt. Menjëherë mori një gur dhe ia hodhi, duke dashur ta qëllojë, e ndoshta dhe ta vrasë. Në ujë iu shfaq një person me gur në dorë, të cilin ia lëshoi drejt. Sigurisht uji i liqenit formoi valë të njëpasnjëshme dhe u trazua.

Pasi u larguan nga liqeni dhe gjatë rrugës së kthimit, burri i dytë, gjithë nerva i tha shokut të tij:”Zot na ruaj! اfarë ishin ato malukatë në atë liqen! Nuk vij më kurrë në këtë vend të frikshëm!”

Kurse shoku i tij ia ktheu: ”Jo, e ke gabim. Ishte shumë vend i këndshëm, aty brenda pashë njerëz të mirë që buzëqeshnin. Unë për vete do të kthehem sërish.”


E tillë është jeta, do ta kthen me të njëjtën monedhë.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Një grua po ujiste kopshtin, kur pa tre pleq që po qëndronin para oborrit të saj. Ajo nuk i njohu andaj u afrua dhe i tha:

“ Nuk më duket se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, hyni në shtëpi që të mund të hani diçka. “

Ata ia kthyen: ثshtë burri juaj në shtëpi? …

-Jo, -u përgjigj ajo, -nuk është.

-Atëherë, nuk mund të hyjmë. -ngulën këmbë ata.

Në mbrëmje, kur burri u kthye, ajo i tregoi gjithçka kish ndodhur.

Burri pa u menduar fare i tha:-“Dil dhe tregoju se kam ardhur dhe ftoji që të hyjnë brenda!”

Gruaja doli për të ftuar që të tre .

-Nuk mund të hyjmë që të tre në shtëpi, -shpjeguan pleqtë.

-Pse? -pyeti ajo.

Një nga burrat tregoi një nga miqtë e tij dhe shpjegoi: -emri i tij është Pasuri.

Më pas tregoi tjetrin. -Emri i tij është Sukses, dhe mua me quajnë Dashuri.

Tani, shko brenda dhe vendos me burrin tënd se cilin doni nga ne të tre që të hyjë brenda. Gruaja hyri brenda dhe i tregoi burrit gjithçka që ata thanë.

Ai u gëzua dhe tha: -Sa bukur! Nëse është kështu, atëherë të ftojmë Pasurinë që të vijë dhe të mbushë shtëpinë tonë!

E shoqja nuk qe dakord: -I dashur pse të mos ftojmë Suksesin?

E bija që po i dëgjonte prej kohësh u afrua dhe tha: -A nuk do të ishte më mirë të fusnim brenda Dashurinë?

Kështu, familja jonë do të ishte plot dashuri. -Marrim në konsideratë këshillën e vajzës sonë.. -tha burri. -Shko jashtë dhe thirr dashurinë, që të jetë i ftuari ynë.

Gruaja doli e tha: - Kush nga ju është Dashuria, le të vijë, ju lutem dhe le të jetë i ftuari ynë. Dashuria u ngrit nga ulësja e vet dhe u drejtua kah shtëpia. Edhe të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.

E habitur, gruaja iu drejtua Pasurisë dhe Suksesit: -Unë ftova vetëm Dashurinë: pse po vini dhe ju? Të tre u përgjigjën njëherësh: -Nëse do të kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin, dy të tjerët do të qëndronin jashtë, por meqë ftove Dashurinë, kudo që shkon ajo shkojmë edhe ne me të. Ku ka dashuri ka dhe Sukses e Pasuri.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kur merzitesh....


Tregohet se një profesor solli në klas një dërras të bardhë, dërrasa ishte e madhe saqë mbulonte gjithë faqen e murit përballë nëxënsëve ...
Profesori pasi vendosi dërrasën në mur, nxorri lapsin dhe vizatoi një rreth shumë të vogël sikur të ishte veç një pikë e zezë ... dhe pyeti studentët ... çka shikoni përpara jush ...të gjithë u përgjigjën... një pikë të zezë !!!!
Profesori i habitur u tha nxënësve ... e gjithë kjo e bardhë (ngjyra e dërrasës) nuk e patë, por ju patë vetëm pikën e vogël të zezë ?!!!!!!!! ...
Prandaj, kur të kaplon çasti i mërzisë, i hidhërimit, i dështimit, i stresit mos iu dorëzo kësaj gjendje të errët por rikujto mirësit e mëdha që të ka dhuruar Allahu i Madhëruar ..dhe Falenderoje Allahun ....
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...


Cfarë ofron ti ?


Një njeri i mençur mbërriti dhe u vendos në një fshat të huaj. Të gjithë banorët e fshatit e shpërfillën dhe injoruan atë duke mos i treguar aspak vëmendje, përveç një grupi të rinjësh. Nga ana e tij, edhe njeriu i mençur nuk u vari fshatarëve, por u mor me të rinjët.

Duke parë reagimin e tij, fshatarët filluan ta ironizojnë dhe vënë atë në lojë.

Një ditë, ai ishte me të rinjtë duke ecur rrugës, kur një grup burrash e grash filluan ta fyejnë atë dhe tallen. Sakaq burri i mençur ua ktheu me fjalë të mira dhe me gjithë respekt.

Pasi ishin shkëputur prej tyre, të rinjët dhe pasuesit e tij i thanë të çuditur: ”اfarë nuk thanë për ty, kurse ti ua ktheve me fjalë të mira dhe respekt?”


Burri i mençur u tha: ”Secili nxjerr në pah natyrën dhe bagazhin e vet.”


Urtësia:

Mos lejo që i ligu të të tërheqë tek ligësia e tij!

Ruaje karakterin tënd sido qofshin ata, që i ke përreth!

Gjërat ndryshojnë, identiteti mbetet.....

 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Plaku dhe ena prej druri

Ishte një plak i cili jetonte me djalin, nusen dhe nipin e tij.

Kur plaku filloi të hyj në moshën e shtyrë nuk ishte më në gjendje të ushqehej normalisht, duart i dridheshin dhe ushqimi i binte nga dora.

Një ditë plakut i bie ena me ushqim nga dora dhe i thyhet, nusja u zemërua dhe kërkoi nga burrin i saj të gjej ndonjë zgjidhje.

Djali mendoi dhe vendosë t’ia bëj të atit një enë nga druri, për të shmangur derdhjen e ushqimit në tryezë.

Por, problemet nuk u ndalen me kaq, filluan plakun ta largojnë edhe nga tryeza dhe të ushqet vetëm, i ndarë nga familja. Plaku u mërzit shumë për shkak të gjendjes së tij në ditët kur kishte më së shumti nevojë për përkrahjen e familjes.

Me kalimin e kohës ndalesat nga djali dhe nusja vetëm se shtoheshin, e plaku nuk mund t’i duronte më…

Pas disa muajsh plaku vdiq.

Pas kryerjes së ceremonisë së varrimit, qifti bashkëshortor vendosën që gjërat e plakut t’ju falnin të varfërve ose t’i hidhnin. Papritmas nipi erdhi dhe e mori enën prej druri. Kur babai e pa e pyeti: “اfarë të duhet ajo enë prej druri? اka do të bësh me të?
“Dua ta ruaj që me të t’ju ushqej ty dhe nënën kur të plakeni si gjyshi”, u përgjigj djali.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Muratori dhe shtëpia që ndërtoi

Një murator shumë i zoti tashmë ishte plakur dhe i ishte afruar pensionimit. Ai i tha punëdhënësit të tij se tashmë donte që ta linte punën e ndërtimit të shtëpive dhe dëshironte të jetonte më shumë afër familjes së vet. Atij do t’i mungonte puna dhe paga, mirëpo kishte nevojë që tashmë të pensionohej.

Punëdhënësit i erdhi keq që punëtori i tij më i mirë donte të ikte tanimë, andaj e pyeti se a do të mundte të ndërtonte vetëm edhe një shtëpi. Muratori u pajtua me propozimin, mirëpo i tha punëdhënësit se ky do të ishte projekti tij i fundit. Meqë e dinte që do të pensionohej, muratori nuk i kushtonte shumë kujdes ndërtimit të shtëpisë. Zemrën nuk e kishte tek puna. Ai punonte shumë thjeshtë dhe përdorte materiale të dobëta. Kjo qe një gjë jo e mirë për ta përfunduar karrierën e tij.

Kur përfundoi puna, muratori e thirri punëdhënësin dhe ia tregoi shtëpinë. Punëdhënësi ia zgjati disa letra dhe çelësa muratorit duke i thënë: “Kjo shtëpi është e jotja, po ta dhuroj.”

Muratori u shokua! اfarë turpi! Sikur ta kishte ditur se po e ndërtonte shtëpinë e tij, do ta kishte bërë edhe më të mire se çdo shtëpi tjetër që e kishte ndërtuar deri më tani.

Edhe gjendja jonë, të nderuar vëllezër e motra, mund të krahasohet me këtë murator. Allahu i Madhërishëm na ka sjellur në këtë botë që t’i ndërtojmë shtëpitë tona në Xhennet duke iu nënshtruar Atij. Tani, ne duhet të vendosim se sa mirë dëshirojmë t’i ndërtojmë shtëpitë ku do të jetojmë përgjithmonë.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Me profetin Musa a.s


(u59u)feeding.jpg

Një djalosh i ri dhe plot ambicie, i kërkoi profetit Musa a.s që ta lusë Zotin ta bëjë të pasur.



Musai a.s e pyeti nëse e preferonte pasurinë gjatë tridhjetë viteve të para, apo tridhjetë viteve të fundit të jetës.
Djaloshi u hutua nga kjo pyetje dhe pasi u mendua gjatë i tha:”E dua tridhjetë vitet e para të jetës. Unë dua ta shijoj rininë time. Veç kësaj, ku e di nëse do të jetoj derisa të bëhem gjashtëdhjetë vjeç?” duke harruar se vitet e pleqërisë, me sëmundjet, dobësinë dhe pafuqinë, janë shumë të vështira.
Musai a.s e luti Zotin dhe Ai ia pranoi lutjen, duke e pasuruar këtë djalosh për tridhjetë vitet e para të jetës. Atij iu shtua pasuria saqë nuk dinte ç’ti bëjë paratë. Ai filloi të ndihmojë dhe tu gjendet fukarenjve dhe shtresave në nevojë. Jo vetëm që u jepte para, por i ndihmonte të hapin edhe bizneset dhe aktivitetet e tyre private. U jepte jetimëve, u shlyente borxhet borxhlinjve, martonte beqarët etj...
Me të përfunduar tridhjetë vitet e para dhe filluan ato të dytat, Musai a.s priste që personit në fjalë ti sosej pasuria, por asgjë nuk po ndryshonte. Madje, pasuria veç i shtohej. I çuditur, Musai a.s e pyeti Zotin:”Si është e mundur o Zot? Kemi hyrë në tridhjetë vitet e dyta dhe atij veç i shtohet pasuria?”
Zoti i lartësuar i tha:”O Musa! Pashë që robi Im i hapi portat e pasurisë që i kisha dhënë për të furnizuar robërit e Mi. E si t’ia mbyll Unë portën nga e cila e furnizoja me të mira?!” /elmazfida@fb/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Babai, duke e ditur se djali i tij është tepër nervoz, i thotë: “Unë dua të jap një këshillë se si ta heqësh këtë ves.”

- Merr një dërrasë dhe sa herë të nervozohesh me dikë, ta fyesh dhe ta ofendosh, ngul nga një gozhdë në te.”
Djalit i pëlqeu këshilla e babait dhe menjëherë i hyri punës.
Ditën e parë i nguli tridhjetë e shtatë gozhda. Kur i pa ato i erdhi zor kështu që ditën e dytë e përmirësoi dhe i nguli vetëm njëzet gozhda. Ditën e tretë i nguli dhjetë gozhda dhe vazhdoi t’i pakësoj, saqë pas një jave në dërrasë nuk kishte nguluar asnjë gozhdë. Ai kishte filluar të ushtrohej dhe të mësohej me vetëpërmbajtje. Kur pa që kishte arritur të mos zemërohej dhe nervozohej, ai shkoi i gëzuar tek i babai dhe i tha:
- Shiko, unë sot nuk e kam ngulur asnjë gozhdë!
Por, babai ia ktheu
- Puna jote ende nuk ka përfunduar. Tani duhet t’i shkulësh të gjitha gozhdat e ngulura nga dërrasa.
Djali i hyri punës dhe i shkuli. Më pas babai mori dërrasën e mbushur me vrima dhe i tha:
- A i sheh këto vrima dhe të çara në dërrasë? Këto janë plagët që u ke shkaktuar njerëzve me të cilët je nervozuar, i ke fyer dhe ofenduar.

Të ndalemi pak dhe ta pyesim veten, sa gozhda duhet t’i ngulim ne në ditë? Me sa njerëz zihemi? Sa herë në ditë i ofendojmë hallexhinjtë dhe ata pa përkrahje? Sa herë zihemi me gratë dhe fëmijët tanë? Përse të mos e provojmë edhe ne që sa herë të bërtasim dhe të nervozohemi të ngulim nga një gozhdë në dërrasë?

Pejgamberi, Muhamedi (a.s.) ka thënë:

“Zemërimi është një prush të cilin shejtani e hedh brenda njeriut. Ai është një prush që merr flakë në zemër. A nuk e shihni si i skuqet fytyra dhe i fryhen damarët?”


1212.jpg
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Tregime te ndryshme...

1456022_751879104831185_2130501319_n.jpg


Një ushtarë , e pyet një ushtarë tjetër....!?

-Mik në cilin shekull po jetojmë ? Që ti çdo ditë pesë herë në ditë po përkulesh e po qohesh duke u falur .

Ushtari që po falte NAMAZIN ju përgjigjë : e shehë atë komandant që është atje :

- Për atë NJERI kur po të afrohet po rrinë "gatitu" për të,atë po e përshendet dhe po i nënshtrohesh çdo urdhëri të tij. "Zgjohu" kur po të thotë po zgjohesh ,"shtriju" kur po të thotë po shtrihesh? Ndërsa ai është njeri sikurse ti me dy këmb dhe dy duar .

Ushtari i tjetër ja ktheu :

- Po! edhe ai është njeri sikurse unë, por grada e tij është më e lart dhe në supet e tij ka një yllë .

Ushtari që po falte NAMAZIN i përgjigjet :

- O mik !Ti po i nënshtrohesh një njeriu që ka në supet e tij një yllë e pse unë të mos i nënshtrohem pronarit të gjithë atyre yjeve që ka në qiell dhe çka do që ka në tokë .

Pse Atij të mos ja dërgoj urdhërat në vend e mos ta fali namazin ?
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...

Skamnori i pakujdesshëm​


Tregohet se një herë në kohët e lashta, një mbret kishte dëgjuar se një skamnorë kishte thënë se sikur të kishte sado pak pasuri do të ishte në gjendje që të sundonte botët.

Mbreti kishte vendosur që ta ftonte në kështjellë dhe t’ia ofronte pasurinë që kishte kërkuar dhe dërgoi shërbëtorët e tij për ta sjell skamnorin në kështjellë. Posa u gjend para tij, mbreti e pyeti për atë që kishte dëgjuar nëse ishte e vërtetë apo jo? Skamnori ia vërtetoji fjalët duke e siguruar se po të kishte sadopak pasuri do të ishte në gjendje që ta sundojë botën.

Mbreti i tha se ai kishte vendosur që t’ia hapte të gjitha portat e kështjellës për 10 orë të tëra që të mund të merrte sa të kishte mundësi dhe ta realizonte ëndrrën e tij? Por, mbreti e kishte një kusht, nëse do e gjente skamnorin brenda kështjellës pas përfundimit të kohës menjëherë do ta ekzekutonte.

Skamnori pa u hamendur fare u pajtua me mbretin dhe kushtin e tij. U dha urdhri dhe u hapen të gjitha portat e kështjellës, si dhe fillojë numërimi.

Skamnori u habit nga ajo që pa, sytë e tij menjëherë hasën te ushqimi, dhe fillojë të hante duke menduar se kishte edhe sa orë të tjera që do t’i mjaftonin të merrte pasuri. Pasi përfundoi ushqimin, u vu në kërkim të pijeve, e më pas hasi në një dhomë ku kishte ca valltare, muzikë dhe dëfrim, me vete mendoi se nuk do të ishte keq sikur të dëfrehej pak pasi që ende kishte kohë. Pas dëfrimit filloi të kërkonte vend për të fjetur dhe për të pushuar sado pak, në mënyrë që të mund ta merrte vetën për t’i bartur gjërat sepse ishte lodhur nga ushqimi, pirja, dëfrimi dhe vallëzimi i tepërt. U shtri të çlodhej, por pasi ishte tepër i lodhur e kishte zënë një gjumë i thellë saqë nuk mundi të zgjohej derisa nuk e zgjuan rojet duke e këshilluar që të ik sa më shpejt sepse mbreti ishte nisur drejt tij për ta ekzekutuar. Skamnori i gjorë mëzi arriti të shpëtonte duke u penduar për humbjen e rastit i cili nuk do t’i kthehej më kurrë.

Këtë tregim e jeton secili prej nesh. Të gjithëve na janë hapur dyert (e kështjellës) së kësaj bote për kohë të caktuar, që të marrim aq sa kemi mundësi dhe me atë ta fitojmë xhenetin, por ja që mirësitë e kësaj bote janë duke na mashtruar dhe duke na tërhequr pas duke mos na lejuar që t’i marrim, por vetëm përkohësisht t’i jetojmë disa çaste me to. Koha po kalon dhe vdekja po na afrohet, ndoshta atëherë do të zgjohemi nga agonia e kësaj bote, por para veti do të kemi vetëm dy zgjidhje, ose do të shkojmë drejt Xhennetit ose drejt Xhehennemit.

Thotë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem: ”Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, do të vdisni ashtu siç flini dhe do të ringjalleni ashtu siç zgjoheni nga gjumi“, andaj le të këndellemi para çastit të fundit...!

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...

Dialog me shkujdesjen! ​


Dola në ballkonin e zyrës, ku sytë më hasën një libër të hedhur përtokë. E pashë me çudi dhe me vete pyeta:

Vallë kush e ka hedhur këtu?! Unë jam i kujdesshëm dhe librat i vendos në raft! Kush e ka flakur kështu atëherë? Mos ka rënë vetë? Kush është ai që i hedh librat e mi sa këtej andej?

Zgjata dorën t'a marr librin, por një fjalë doli prej librit dhe u hodh mbi dysheme. Ajo tha: "Mos më prek!"

Unë e pashë me habi dhe dallova që shkronjat e asaj fjale ishin:
"s h k u j d e s j e" pra "Shkujdesje".

Unë i thashë:"Një fjalë që flet?!"

Shkujdesja: "Po. Kur shkujdesja përhapet mes njerëzve, flasin dhe fjalët."

Unë:"اfarë dëshiron të thuash me këtë?"

Shkujdesja:"Dua të them se ka dy lloj shkujdesjeje, të përgjithshme dhe të veçantë. Përsa i përket shkujdesjes së përgjithshme, është ajo e mohuesve të mesazhit islam. Kurse shkujdesjeja e veçantë është ajo e cila ka të bëjë me ty."

Unë:"E cila qenka ajo?"

Shkujdesja:"ثshtë shkujdesja jote dhe e shumë ftuesve, të cilët i neglizhojnë disa kuptime të besimit. Ata e ndjejnë pak prezencën e Zotit kudo që janë, pak i luftojnë veset dhe nefsin, pak bëjnë autokritikë dhe u mungon edukimi i plotë."

Unë:"Ke të drejtë. Unë jam i fuqishëm përsa i përket formimit dhe kulturës, veçse jam i dobët në aspektin e besimit. Unë e ndjej që jetoj në shkujdesje shpirtërore.

Cili është shkaku i kësaj o shkujdesje?"

Shkujdesja:"Shkaku është i qartë. Shoqëria me të shkujdesurit është shkaku më i madh. Janë këta shokë ata që t'a zbukurojnë të shëmtuarën dhe veprat e këqia. Prandaj Zoti na e ka ndaluar të shoqërohemi me njerëz të tillë. Thotë Zoti në Kuran: "Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë të shkujdesur ndaj përmendjes Sonë e që shkon pas dëshirave të veta." (Kehf 28) Kurse ai që shoqërohet me njerëzit e ndershëm, i shpëton të keqes dhe ndëshkimit.


Autor: Xhasim El-Mutava

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Tregime te ndryshme...

Më sëpari ziliqarin e vret zilia e tij



Tregohet se një njeri kishte traditë që ta vizitonte njërin nga mbretërit. Mbreti e ulte atë pranë tij, e nderonte shumë dhe i dëgjonte bisedat e tij me vëmendje. Një ditë prej ditëve, për këtë dhunti që Allahu ia kishte dhënë atij njeriu, njëri nga punëtorët e mbretit filloi ta ketë zili. Por ky punëtor nuk e la vetëm me zili, por edhe filloi se si t’ia punojë kurthin atij.

Një ditë, ky punëtori i mbretit i tha mbretit: “Ky personi që ju po e nderoni, që po e ulni afër vetes si dhe po i dëgjoni shumë bisedat e tij, po pretendon se ju keni erë të keqe në gojën tuaj. Po bën shpifje për ju dhe po tregon për erën, duke thëne se ajo erë shumë e neverit dhe i pengon ata që flasin me ju.

Mbreti e pyeti punëtorin e tij se çfarë argumenti kishte për atë që thoshte. Ndërsa përgjigjja e punëtorit ishte se nëse nuk më beson, atëherë ju e ftoni atë. Në momentin kur ai do të vijë tek ju, mos harroni e shikoni mirë, sepse ai kur të afrohet afër jush do të vendosë dorën mbi hundën e tij, në mënyrë që mos ta ndiejë erën e shëmtuar që ai pretendon se del nga goja e juaj. Mbreti e dëgjoi punëtorin e tij. I dha leje të shkojë, por i tha se do ta vërtetojë saktësinë e këtij lajmi që i tregoi.

Doli punëtori apo ziliqari nga mbreti dhe përgatiti një gjellë shumë të shijshme. Asaj gjelle i hodhi hudhër e pastaj e ftoi atë personin që më parë e kishte akuzuar tek mbreti. Para se njeriu të hynte tek mbreti, punëtori i mbretit i ofroi gjellën e shijshme. Pasi njeriu u ngop mirë, hyri te mbreti dhe vendosi dorën e tij mbi gojë, në mënyrë që mos ta bezdisë mbretin nga era e keqe e hudhrave. Mbreti kur e pa se ai me të vërtetë vendosi dorën e tij mbi gojë, tha: ”Ky njëri me të vërtetë shpif për mua, thotë se unë kam erë të keqe dhe se ai njeri që flet me mua nuk mund ta durojë erën e gojës sime”.

Pastaj, mbreti me dorën e tij mori lapsin dhe një fletë dhe filloi të shkruajë një letër. Mbreti e kishte zakon që shumë rrallë të shkruante letër me dorën e tij. Por të gjithë e dinin se kur mbreti shkruante letër me dorën e tij, kjo ishte një përgëzim për të tjerët, se ai ka ndërmend që atij personi t’i japë një dhuratë shumë të çmuar.

Por, në këtë rast mbreti në letër i shkroi këto fjalë drejtuar nëpunësit të tij: “Atë njeri që të vjen ty me këtë letër menjëherë preje me shpatë dhe kokën e tij ma dërgo mua.” Po sa doli nëpunësi nga mbreti, në daljen e pallatit mbretëror takoi atë ziliqarin që ia kishte përgatitur këtë kurth. Ziliqari e pyeti personin që doli nga mbreti se çfarë kishte në dorë. Ai i tha se kam një letër që mbreti ma shkroi vetë me dorën e tij. Ziliqari ia kërkoi atij letrën. Nëpunësi nuk deshi t’ia jepte letrën, por ziliqari insistonte me ngulm që ta merrte atë letër. Nëpunësi dikur u pajtua që t’ia japë letrën. I tha mirë pra, qoftë kjo letër për ty or burrë dhe ia dha.

Ziliqari arriti tek ai person që mbreti e kishte drejtuar me urdhër. Ai e hapi letrën dhe e lexoi. Pasi lexoi letrën, i tregoi se mbreti ka dhënë urdhër që ai personi që vjen me këtë letër tek unë, me shpatë t’ia pres kokën e tij dhe pastaj atë kokë t’ia dërgoj atij. Kur ziliqari e dëgjoi këtë, filloi të qante dhe i lutej atij që mos t’ia pres kokën. I tregoi se këtë letër mbreti ia kishte dhënë një personi tjetër, por unë ia mora nga dora atij personi kur ai kishte dalë nga mbreti. Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet e tij ishin të kota, ngase ai kishte vendosur që ta kryente urdhrin e mbretit. E mori dhe preu kokën e tij. Pastaj ia dërgoi mbretit. Pasi mbreti e mori kokën e prerë të ziliqarit, u befasua dhe u mahnit kur ai vërejti se personi që kishte urdhëruar që t’i prihet koka me shpatë ishte ende gjallë. Ai pyeti se si është e mundur të ndodhë kjo? Njeriu për të cilin mbreti kishte urdhëruar që t’ia presin kokën u përgjigj: “Unë sapo dola nga ju, ai personi i prerë m’a kërkoi atë letër që ju më dërguat me të. Unë pastaj ia dhashë atij letrën sepse ai m’a kërkonte me ngulim dhe me të shkoi shumë i gëzuar.”

Mbreti e shikoi atë dhe e pyeti: “Pse t’i e vendose dorën mbi gojë, kur ishe pranë meje duke biseduar me mua.” Ai i tregoi mbretit se personi i prerë i kishte përgatitur një ushqim me hudhër. Për këtë, unë nuk kisha dëshirë që t’ju bezdisja me atë erë të keqe.

Mbreti e kuptoi kurthin e ziliqarit dhe tha: “Shko, je i lirë sepse ai që ka bërë kurthin, vetë ka rënë në të.” Dhe në fund mbreti e përsëriste këtë fjali: “Lavdi i qoftë zilisë, sa e drejtë është. Filloi nga kultivuesi i saj dhe po atë vrau.”


Përktheu: Hevzi Kadriu
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Tregime te ndryshme...

Muhammedi, alejhis-selam, kishte një fqinj çifut dhe që e dëmtonte. Ai secilën ditë sillte mbeturinat dhe i vëndote para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sillej kundrejt tij me butësi dhe mëshirë dhe këtë vepër të keqe të tij nuk e përballonte me ndonjë sjellje të keqe, por mjaftohej me pastrimin e bërlloqeve. Kështu vepronte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sepse jetonte për qëllime fisnike dhe mendonte për shpëtimin e njerëzimit nga vështirësitë.
Një ditë u ndërprenë mbeturinat e këtij çifuti, mbeturinat nuk shiheshin para shtëpisë së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ndoshta fqiu ynë çifut është i sëmurë, andaj medoemos duhet ta vizitojmë dhe ta ngushëllojmë.
Shkoi te shtëpia e tij që ta vizitojë dhe e gjeti të sëmurë sikurse edhe e paramendoi. I tha fjalë të buta dhe e ngushëlloj. اifuti i befasuar nga vizita e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse ky vazhdimisht e pengonte me bërlloqet e tij. Ai nga ky gjest kuptoi se është Pejgamber i All-llahut dhe nuk duroi dot pa i besuar atij dhe hyri në Islam duke thënë: "Dëshmoj se ska hyjni tjetër që meriton adhurim dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut".
 
Top