• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tregime te ndryshme...

princesha

Warrior Princess
Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë. Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi. As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet.
Logjika tha:-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.
Kurse fati tha:-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges.
Logjika ia ktheu:-اfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!?
Fati u përgjigj:-Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.
Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë. Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme. Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetur. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.

E tillë është jeta miq. Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës. Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd. Në fund të fundit, Ai, Zoti, di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar. Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd. Mos u anko shumë se stresohesh, por lëvdo Zotin se lumturohesh! Te falenderoj o ZOT përderisa flemë pa qetësues dhe zgjohemi pa aparaturën e reanimacionit. Mos e kthe kokën, se e kaluara të mban peng. Mos e zgjat për të ardhmen, se ajo të streson. Shih lart, se ke një Zot që të do.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Nje nga ngjarjet e Enes Ibn Malikut, ai qe i sherbeu Profetit Muhammed a.s. 10 vite.

Enes ibn Malik (r.a.) tregon, unë i kam shërbyer dhjetë vite Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe nëse unë kam bërë diçka që nuk është dashur të bëj, ai asnjëherë nuk më ka thënë “pse e bëre atë?”, ose nëse nuk e kam bërë një gjë që është dashur “pse nuk e ke bërë atë”. Dhjetë vite si shërbëtor i tij, dhe asnjëherë nuk e ka kritikuar Pejgamberi (savs) atë.

Pejgamberi erdhi dhe i tha, o Enes, shko bëj këtë punë.
Dhe Enesi ju përgjigj “Jo!”
Dhe Pejgamberi (s.a.v.s.) i buzëqeshi, dhe doli nga dhoma. Në atë moment, kur Enesi (r.a.) po priste që ai ta kritikonte, ai vetëm i buzëqeshi dhe e la atë.
Pastaj pas pak kohe, ai (s.a.v.s.) u kthye dhe e pyeti “O Enes, a e bëre atë që të thash?” dhe Enesi (r.a.) iu përgjigj “Ja po shkoj tani (ta kryej)”!

Kjo ishte edukata profetike :)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

SHUME DOMETHENSE :)

Nje person mbeti beqar, sepse tërë jetën kërkonte nje femër të përsosur.

Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëllua shumë dhe tha: -"Njëherë isha afër një femre të tillë".
Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"ا'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Një dite ishte pyetur një profesor i matematikës për vlerën e gruas..

Fjalet e profesorit ishin:

Nëse gruaja është pronare e moralit atëherë ajo vlerësohet me = 1

Nëse ajo posedon bukuri atëherë i shtohet vlera e saj me një zero = 10

Nëse ajo është e pasur atëherë i shtohet vlerës së saj edhe një zero = 100

Nëse ajo posedon autoritet familjar atëherë vlerës së saj i shtohet edhe një zero = 1000

Dhe nëse ia largojmë numrin një [1] (moralin) atëherë vlera e saj do të mbetet [ 000 ] , dhe kështu ajo mbetet e pavlerë.

Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femrës, stolia më e bukur e saj, nëse ajo atë nuk e posedon, stolitë tjera nuk i bëjnë dobi..
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

DASHURIA E VثRTETث!

E pyeti gruaja e sëmurë burrin e saj se ajo nëse vdes sa do pres ta marton tjetrën pas saj?
Burri i tha: Deri sa të thahet dheu i varrit tënd.
I tha: A më premton ...??
Ia ktheu se po me lejen e Allahut.
Pas një kohe shumë të shkurtër vdiq gruaja dhe burri e vizitonte varrin e saj për çdo ditë brenda një viti ... dhe varri gjithmonë ishte i lagur, dheu nuk u thante!!
Një ditë nga ditët burri shkoi në varreza natën dhe pranë varrit të gruas e gjeti vëllaun e saj. E pyeti: اka bën këtu?
Tha: E realizoj porosinë e motrës sime. اdo dy ditë e lagi dheun që të mos thahet varri i saj!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

-EDUKATA E NUSES ME VJEHRRثN E SAJ-

I thotë nëna e djalit nuses së saj, pasi që kishin kaluar muajin e mjaltit: Ke arritur që biri im të jetë më i përkushtuar në namazin në xhami, ke korrur sukses për tridhjetë ditë, në atë që unë dështova për tridhjetë vite. E sytë iu mbushën me lot!

Ajo ia ktheu: A e di oj nënë, rrëfimin për gurin dhe thesarin? Rrëfehet se kishte qenë një gurë i madh në rrugë ku kalonin njerëzit, e një njeri morri iniciativë vullnetare për ta thyer e larguar nga rruga. U mundua ky personi dhe e goditi atë gurë me tokmak 99 herë, e u lodh. Më pas, kaloi një njeri, kërkoi prej tij që t’i ndihmojë, dhe me të vërtetë morri ky njeri tokmakun dhe goditi dhe e theu atë me një goditje.

Surpriza ishte, se aty ndër gurë ishte një paketë e mbushur me ari. E ky personi tha: Kjo është e imja, unë e theva gurin.

E të dy shkuan për tu ankuar tek gjykatësi.

I pari tha: Të më jep një pjesë të thesarit, unë e godita atë 99 herë e më pas u lodha.

Tjetri tha: Thesari është i imi, unë e theva atë.

Atëherë gjykatësi i dha të parit 99 pjesë prej thesarit, dhe atij që kishte thyer vetëm një pjesë. Dhe i tha: O filan, po të mos ishin 99 goditjet, nuk do të ishte thyer guri me të njëqindten.
Dijetari Aid el karn
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...

Anija me vela lundronte drejt destinacionit përfundimtar, ndërkohë që tregtarët dhe udhëtarët e tjerë ishin zhytur në biseda të ndryshme. Kishin ditë që udhëtonin dhe gjer atëherë u kishte prirë një mot shumë i mirë. Veçse atë natë, shpërtheu një stuhi e madhe. Dallgët e detit u egërsuan aq shumë, saqë e përmbysën anijen me gjithë njerëz e mallra. Të gjithë u mbytën, përveç njërit, i cili mbijetoi falë një dërrase të madhe. Pas disa ditësh, dallgët e nxorën në bregun e një ishulli të shkretë dhe të braktisur. Me tu përmendur, udhëtari ngriti duart nga qielli dhe falënderoi Zotin që e kishte shpëtuar nga kthetrat e vdekjes. Mandej, filloi ti përgjërohej që ta nxirrte edhe nga ai qorrsokak ku ndodhej tashmë. Ditët kalonin dhe burri në fjalë ushqehej me frutat e pemëve, por edhe me ndonjë peshk, apo lepur të cilin e zinte me zor të madh. Kishte ndërtuar dhe një kasolle të vogël me kashtë e dega pemësh, e cila e mbronte nga rrezet e diellit ditën dhe nga i ftohti natën.

Atë ditë, po shëtiste rreth e rrotull, në kërkim të ushqimit, ndërkohë që kishte lënë zjarrin të ndezur prush. Në një moment, vëren tym në drejtim të kasolles së tij dhe turret me vrap drejt saj. Po, kasollja dhe streha e vetme e tij ishte përfshirë nga flakët. Meqë nuk mund të bënte asgjë tashmë, gjunjët iu këputën, koka iu var mbi kraharor dhe lotët i shpërthyen si të ishte një fëmijë.

“Përse o Zot mi hedh mbi kokë gjithë këto telashe?! Përse o Zot u dashka të vuaj kaq shumë?!” tha me ngashërime dhe u shtri përtokë si i vdekur. Në atë gjendje e kishte zënë gjumi. Nuk e kuptoi sa kishte fjetur, por kur u zgjua u gjet përballë një surprize tjetër. Sytë i panë një anije e cila po afrohej në drejtim të ishullit. Disa qindra metra larg bregut, anija qëndroi dhe prej saj zbriti një varkë me disa njerëz, të cilët ia behën pranë tij shumë shpejt. Ata e morën dhe e ngjitën në bordin e anijes. Si i hutuar, ai i pyeti:”Më falni, por kush u tha se ndodhem në ishull?!”

Njëri prej tyre iu përgjigj:”Dalluam tymin e zjarrit që kishe ndezur, i cili na bëri të besojmë se dikush po kërkon ndihmë. “

I pa të meta je Ti o Zot që e di gjendjen dhe hallin tonë më mirë se askush tjetër! I pa të meta je Ti o Zot që na gjendesh pranë në çdo çast! I pa të meta je Ti o Zot që na e sjell ndihmën andej nga se presim! Faleminderit o Zot!



//fb
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kerkojn falje qe eshte anglisht por shpresoj se do ta kuptoni....

A British man came to Sheikh and asked:
Why is it not permissible in Islam for women to shake hands with a man?
The Sheikh said:
Can you shake hands with Queen Elizabeth?
British man said:
Of course no, there are only certain people who can shake hands with Queen Elizabeth.
Sheikh replied:
Our women are queens and queens do not shake hands with strange men.
Then the British man asked the Sheikh:
Why do your girls cover up their body and hair?
The Sheikh smiled and got two sweets, he opened the first one and kept the other one closed. He threw them both on the dusty floor and asked the British:
If I ask you to take one of the sweets which one will you choose?
The British replied:
The covered one.
The Sheikh said:
That's how we treat and see our woman...

fb
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

ëshilla e plakut!

Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:

- O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj o djemtë e mi, para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.

- Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir ne te. Ju këshilloj, kur te jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tri gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.

Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.

- Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.

- Që me te ta matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.

- Po përse gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.

- Ta peshoni me te fjalën para se ta flitni, tha plaku.

- Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.

- Që me te ta thumboni vetën, para se ta thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më...
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

KJO GRUA, SA E MREKULLUESHME Qث ثSHTث!!


ثshtë pyetur një grua, se pse burri jot të don aq shumë, saqë nuk i intereson asnjë grua tjetër në këtë rruzull tokësor?!

U përgjigj: Ndoshta nuk jam më e mira ... dhe ndoshta nuk jam më e mrekullueshmja ..

mirëpo, kur burri më dëmton, ia fali ..

nëse më vjen i mërzitur, e dëgjoj ..

nëse më jep shumë, e falënderoj ..

nëse më jep pak, kënaqem me aq ..

Kështu më mësoi Zoti im.

Dashurinë nuk e ndërpresë .. nënshtrimin nuk e refuzoj.

Sado që korrë thera, mbjellja e trëndafilave bën më shumë hije.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kur u martua një djalë shkoi babai
i tij t’ia uroj martesën në shtëpinë
e tij.
Kur u ul , i kërkoi djalit të tij t’ia
sjell një letër dhe një laps.
Djali i tha:Kam blerë për martesë
çdo gjë përveç fletores dhe lapsit..
pse o babai im?
Atëherë babai i tha shko blej një
fletë një lapës dhe një gomë.
I befasuar shumë shkoi në treg
dhe i sjelli fletën, lapsin dhe
gomën, pastaj u ul afër babait.
Djali: اka të shkruaj?
Babai: Shkruaj çka ti dëshiron
Djali shkroi një fjali
Babai i tha: fshije
Ai e fshiu
Babai: Shkruaj
Djali për Zotin tënd, çka po do me
këtë?
Babai i tha: shkruaj
Djali shruajti
Babai po I thotë: Fshije
Djali e fshiu
Babai I tha: shkruaj
Djali po i thotë babasë për Allah .. a
po më tregon çka po dëshiron me
këtë?
Babai i tha: Shkruaj
Djali shkruajti
Babai i tha: Fshije ..
Ai e fshiu
Pastaj babai e shikoj atë dhe e
preku në supet e tij.
Iu drejtua dhe i tha biri im
martesa ka nevoj për gomë
(fshirëse)
Nëse ti nuk mban gomë (fshirëse)
në martesën tëndë për t’I fshirë
disa momente ( gjatë jetës.
përkth) të cilat nuk të pëlqejn prej
gruas sate.
Dhe gruaja jote nëse nuk mban një
gomë (fshirëse) për t’i fshirë disa
momente tuat të cilat nuk i pëlqen
ajo..
Atëherë faqja e martesës do të
mbushet me të zezë për disa ditë.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Një burrë kishte katër fëmijë.

Ai dëshironte që fëmijët e tij të mos i gjykonin gjërat me nxitim, prandaj i ftoi ata të bënin një udhëtim për të parë një pemë në një vend të largët.
Secili prej tyre u nis në sezone të ndryshme.
I pari u nis në Dimër, i dyti në Pranverë, i treti në Verë dhe i katërti në Vjeshtë.
Kur u kthye edhe djali i fundit, babai i mblodhi djemtë dhe u kërkoi atyre t'i thoshin se çfarë kishin parë.
I pari tha se pema ishte e zhveshur dhe e shëmtuar...
I dyti nuk ishte dakort, sepse pema ishte e mbuluar me gjethe jeshile dhe me plot jetë..
I treti tha se pema ishte mbushur me lule plot ngjyra dhe me aromë të këndshme. Ai nuk kishte parë kurrë më parë gjë më të bukur..
Ndërsa i katërti tha se pema ishte e mbushur plot me fruta të mira.

Babai u tha se të gjitha përgjigjet e tyre ishin të sakta dhe të vërteta, sepse secili prej tyre e kishte parë pemën vetëm në një sezon.
Ju nuk mund të gjykoni një pemë apo një person vetëm në një sezon. Njeriun e vërtetë ju mund ta shihni dhe ta gjykoni vetëm kur të gjithë sezonet të kompletohen...
Mos lejoni që dhimbja e një sezoni t'ju shkatërrojë gëzimin e sezoneve të tjerë !
Mos e gjykoni jetën vetëm në një sezon !
Këmbëngulni, dhe përmes vështirësive, kohë më të mira do të vijnë, sigurisht atëherë kur ju nuk e prisni..!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Historia e Musait alejhis-selam me djaloshin

Një djalosh erdhi te Musai alejhis-selam që ta luste Allahun ta pasuronte. Musai alejhis-selam e pyeti se a dëshironte që Allahu ta pasuronte në 30 vitet e para të jetës apo në 30 vitet e fundit?
Djaloshi u hamend dhe nisi të mendonte rreth këtyre dy zgjedhjeve. Më pas vendosi që Allahu ta pasuronte në rininë e tij, mbase nuk e dinte se a do të jetonte 60 vite. Nga ana tjetër ai harroi dobësinë, lodhjen e pleqërisë si dhe sëmundjen.
Musai alejhis-selam i bëri lutje Allahut që ta pasuronte këtë djalosh në 30 vitet e para të jetës. Allahu i dha shumë pasuri këtij djaloshi. Djaloshi u bë burrë dhe u ndihmonte edhe të tjerëve dhe jo vetëm me pasuri. Ai i ndihmonte në tregtinë, industrinë dhe bujqësinë e tyre, u ndihmonte të varfrit që të martohen, i ndihmonte jetimët dhe nevojtarët.
Mbaruan 30 vitet e para dhe filluan 30 vitet tjera ndërkohë që Musai alejhis-selam priste ngjarjet. Kalonin vitet dhe njeriu ishte në gjendjen e mëparshme, madje, pasuria iu shtua edhe më tepër. Musai alejhis-selam iu drejtua Allahut duke iu lutur se 30 vitet e para mbaruan. Allahu iu përgjigj: E pashë robin tim se ai u hap dyert e rizkut tim për robërit tim, prandaj u turpërova t’i mbyll atij derën e rizkut Tim.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Burri i la një porosi gruas së tij në mënyrën më të bukur...

Burri u zgjua në mëngjes. Hëngri mëngjesin bashkë me bashkëshorten e tij, i veshi rrobat dhe u bë gati të shkonte në punë. Kur hyri në dhomën e punës që t’i merrte çelësat gjeti pluhur të madh në tavolinë dhe në ekranin e kompjuterit. Doli me qetësi dhe i tha bashkëshortes: E dashur, mi sjell çelësat nga tavolina e punës. Bashkëshortja kur hyri në dhomë që t’i sillte çelësat, pa se bashkëshorti me gishtin e tij në tavolinën me pluhur kishte shkruar: Të dua grua ime. Kur donte të dilte nga dhoma vërejti në mes të ekranit të kompjuterit të shkruar me gishtin e tij: Të dua shoqe e jetës sime. Gruaja doli nga dhoma, i dha burrit çelësat dhe buzëqeshi në fytyrën e tij sikur po aludonte se mesazhi kishte arritur dhe se ajo do të kujdesej më tepër për pastërtinë e shtëpisë së saj.
Ky është bashkëshorti i mençur, nëse gruaja e tij gabon, nuk sillet keq me të, madje gabimin e saj e trajton me mirësi. Pikëllimin e shndërron në gëzim. Kjo është dashuri dhe jetë e lumtur bashkëshortore.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Kohë më parë një burrë ecte në plazh .
Dielli sapo po perëndonte ...
Ai ecte dhe mendonte :
Të kisha një makinë të re do të ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një shtëpi të re do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një punë të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një grua të mirë do ndjehesha i lumtur ..
Në atë moment u pengua në një çantë të mbushur me gurë.
Filloi të luante me ta duke i hedhur një e nga një në det dhe mendonte :
Sikur të kisha ....do të ndjehesha...deri sa mbeti vetëm me një gur , të cilin vendosi ta mbante.
Kur arriti në shtëpi vuri re që guri që mbante në dorë ishte një diamant .
Mendoi se sa diamante kishte hedhur në det ,pa i vënë re se ishin gurë të çmuar .
Kështu veprojnë edhe njerëzit ...
ثndërrojnë atë që se kanë , pa i dhënë rëndësi gjërave që kanë pranë. Nëse do ti vështronin më mirë do të vinin re se sa me fat janë...
Lumturia është më afër se mendojnë..
Cdo gur duhet ruajtur mirë.
Cdo gur mund të jetë i çmuar !
Cdo ditë e jona mund të jetë një gur i çmuar , i pazëvendësueshëm .
Cdo njeri duhet të vendosi nëse ta çmojë një gur apo ta hedhi në det ..
Miqtë , Familjen , Punën,Dashurinë apo ëndrrat ...
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Cka eshte intriga e grave?

Një burrë iu afrua një gruaje e cila ishte afer nje pusi dhe e pyeti:
Cka eshte intriga e grave?
Gruaja filloi te qaj me ze te lart, me qellim qe ta ndegjojn banoret e fshatit.
Ai I frikesuar e pyeti :përse dhe nga cka po qanë?
Ajo tha: Që te vine banoret e fshatit dhe te vrasin, ngase ti deshiron te me lendosh dhe te me demtosh.
Ai tha: Nuk kam ardhur ketu qe te te lendoj,mirepo kam verejtur tek ti mencurine dhe te pyeta?
Deshira ime per te biseduar me ty nuk ishte me qellim qe te te lendoj vetem se je e bukur!
Gruaja morri nje kovë me ujë dhe e hodhi mbi trupin e saj.
Burri I habitur e pyeti: Për cfar arsye e bere kete?!
Gjatë kohes kur ai po fliste, arriten banoret e fshatit!
Gruaja tha: Ky njeri, me shpetoi kur une u zhyta ne ujë!!!
Njerezit u gezuan shum dhe e falenderuan si dhe e shperblyen per kete.
Njeriu e pyeti gruan: Per cfar urtesie e bere kete?!
Ajo tha: Keshtu eshte gruaja!!
Nese e lendon te vret.
Ndersa nese e ben te kenaqur, ajo të ben të lumtur.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

E la qenin ne shtepi me qellim qe ti ruaj femijen e vogel
dhe shkoi per gjueti.
Kur u kthye e gjeti qenin duke lehur para shtepise
dhe dhembet e tij ishin te gjakosur.
Mendoi, ashtu si te gjithe ne do mendonim,qe qeni ka ngrene foshnjen !!!

I inatosur e qellon qenin me pushke dhe e vret,
hyri me te shpejte ne shtepi qe te shohi gjendjen e foshnjes se tij.
Por papritmas ai sheh ne shtepi nje ujke te pergjakur te ngordhur ndersa foshnjen nuk e kishte prekur asgje e keqe.

Paramendoni ndjenjat e ketij personi per gjynahun qe beri dhe per deshperimin qe e shoqeroi gjithe jeten e tij.

Mendoni sa njerez jane vrare padrejtesisht.
SA muslimane jane ndare me njeri tjetrin per shkak te keqkuptimit.
Sa njerez jane ndare me njeri tjetrin per shkak te nje gabimi.

OOO Vellezer
Mos shikoni vetem se me syte tuaj por shikoni dhe me mendjet tuaja.
Informohuni mire dhe mos gjykoni me shikimin e pare.
Informohuni mire para se te bini ne ndonje gabim qe do deshperoheni per te gjithe jeten tuaj.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Tregime te ndryshme...





FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh

Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Israilet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per çudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

Iu shpall Musait as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut Fuqiplote per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu xh.sh. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.

Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"

E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu xh.sh. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."

Musai a.s. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu i Lartmadherishem i pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Tregime te ndryshme...

Nje vajze po e priste aeroplanin ne nje aeroport te madh. Meqenese i
duhej te priste gjate, vendosi qe te blinte nje liber qe ta kalonte
kohen. Bleu librin dhe nje kuti me biskota. U ul ne vendin ku rrine
zakonisht persona te rendesishem ne menyre qe askush te mos e pengonte.
Afer saj ishte karrigeja me biskota dhe nje karrige me tej nje person
tjeter i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi te merrte biskota, edhe
zoteriu nga karrigeja tjeter morri nje. Ajo u habit pa mase, por nuk tha
asgje vetem vazhdoi te lexonte librin. Me vete po mendonte - Sikur te
kisha pak guxim, deri me tani do ta grushtoja. Secilen here qe ajo
merrte nga nje biskote, kete e bente edhe zoteriu pa u merzitur fare.
Vazhduan keshtu deri sa ne kuti nuk mbeti vetem nje biskote e vetme dhe
vajza mendoi: Me intereson te di se cfare do te beje ai tani!!! Zoteriu
e mori biskoten e fundit dhe e ndau ne dy pjese.
"Kjo me te vertete eshte e tepert, filloi te mendoj me nervoze vajza,
mori sendet e veta, librin, canten dhe shkoi drejt daljes se vendit ku
priste. Kur u ndje me mire, pasi qe tejkaloi nervozen, u ul ne nje vend
ku nuk ishte askush qe te mos kishte me asnje ndodhi te tille te
papritur. E mbylli librin dhe e hapi canten qe ta fuse brenda, dhe ne
momentin kur shikoi brenda pa nje kuti me biskota te pahapur fare. U
turperua sikur te ishte nje hajneshe dhe atehere e kuptoi se kutia me
biskota kishte qene e zoteriut qe kishte qene ulur ne karriken prane te
sajes, por i cili pa asnje shqetesim, nervoze apo brenge e ndau edhe
biskoten e fundit me te, krejtesisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e
lenduar ne krenarine personale dhe ndjenjat e veta.

*******
Sa here ne jeten tone ne kemi ngrene dhe do te hame biskoten e huaj,dhe kete nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dime kurre?
Para se te vijme ne ndonje perfundim te shpejte dhe para se te fillojme te mendojme keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here situatat nuk jane te atilla sic na duken neve ne shikimin e pare!!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Tregime te ndryshme...

Dua të bëhem Sahabij (shok i Profetit Muhammed - alejhis-selam)


Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit:
“اfarë dëshironi të bëheni në të ardhmen?”

Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thonin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme, ku të gjithë nxënësit qeshën.

Ai tha:
“Unë dua të bëhem Sahabij (shok i Profetit Muhammed - alejhis-selam)!”
Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti :
“Pse Sahabij?”

Nxënësi u përgjigj:
“Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.”
Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim... Kështu që, dua të bëhem sikurse ato".

Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai mori veshi se pas këtij fëmije qëndron një baba i madh, sikurse qëllimi i tij që ishte i madh.
 
Top