• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tregime Mistike

Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

PARALAJMثRIMI I FATKEQثSISث

Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...







“...E enjte e viti 1982. Më kujtohet qartë. Rreth orës pesë e mëngjesit, e përcolla tim shoq dhe dajën tim të cilët së bashku duhej të udhëtonin me kamion diku në Kroaci. Iu urova rrugë të mbarë dhe u ktheve në punët e mia shtëpiake...”

Këtu po e ndërpresim për një çast rrëfimin e H. Xh. e cila jeton në Prizren së bashku me fëmijët dhe të shoqin B. Xh. Që rrëfimet të kenë një lidhshmëri në mes të realitetit tonë dhe atij paralel përparësi do t’i japim tregimit të B. Xh.

“...Pra, pasi shoqja më përcolli mua dhe dajën e saj, u nisëm në rrugë. Unë e drejtoja kamionin. Më vinte mirë që e kisha një bashkudhëtarë se rruga e gjatë është e mërzitshme. Nuk nguteshim, ashtu që pasi pushuam në disa vende dikur rreth orës 2:00, pas mesnate u ndodhëm në magjistralen e Adriatikut para se të mbërrinim në Split. Jashtë ishte stuhi e vërtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha në shpejtësi diku 75 -80 km/h, e vërejta një automobil të vogël luksoz që ecte pas nesh. Ishin turist, siç dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua në një qastë mu duke se vozitësi voziste duke i mbyllur sytë kohë pas kohe! Mendova, nuk është mirë që ky voziste në këtë gjendje, mund t’i ndodh diçka. Dikur ai dha shenjë që të tejkaloj, në të vërtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtë e veturës prapa nesh, mirëpo në atë moment filloi të më tejkalojë. Posa e vërejta në një kthesë një kamion të madh në anën e majtë përballë nesh, rrugën e të cilit ia kishte zënë vetura duke e tejkaluar kamionin tim. Ta shpejtoja shpejtësinë e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohë që të anësohet vetura e rrezikuar, të frenoja në vend po ashtu nuk guxoja se ishte kohë me shi. Në anën e djathtë e vërejta një parking të vogël dhe vendosa të hy në të. E tërë kjo ka zgjatur vetëm disa sekonda. Hyra në parking, ia lëshova rrugën automobilit, ai shpëtoi, por ne filluam të ballafaqohemi me vdekjen sy me sy. Nëpër atë parking hymë me shpejtësi 60-70 km/h. Ishte buzë greminës së detit. Për fat pranë rrugës ndodheshin disa shtylla me hardhi të rrushit të cilat na ndalën dhe na shpëtuan nga vdekja e sigurt. E tërë kjo ka ndodhur në shpejtësi të rrufeshme brenda disa sekondave...
“....Fëmijët kishin rënë në gjumë. Unë kisha edhe pak punë, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmë ore më parë dola në oborr dhe vara një faculetë dhe një palë çorapë në tel, të cilat i lava para se të flija. Ishte kohë e mirë. Yjet shndritnin në qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtë. Mendova, deri në mëngjes teren. Pra, rreth orës 2:00 - 2:30 përderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derën e shtëpisë, u bëra gati të flija, kur papritur i dëgjova nga oborri dy zëra të panjohur burrash që thërrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni çadrat, shi i madh po bie, merrni çadrat me vete, merrni çadrat.... shi i madh po bie...

Desha njëherë ta hap derën e të shohë se kush ndodhet në oborrin tonë dhe çka kërkon, çfarë çadrash (!?), por u frikësova kur mu kujtua se koha jashtë ishte e kthjellët dhe se kurrfarë shiu nuk binte. Mu kujtua po ashtu se nuk është mirë që natën të përgjigjem në zëra të panjohur. Unë besoja në këtë, në diçka duhet besuar. Frikësohesha, fillova të bie shahadet (mantra), të gjithë fëmijët flinin. E zgjova dikur nga gjumi vajzën më të madhe e cila i kishte rreth 20 vjet. Edhe ajo i dëgjoi zërat të cilët nuk pushuan gati gjysmë ore. Derën e kam hapur vetëm në mëngjes kur u zgjova. Dhe në oborr nuk gjeta kurrfarë gjurme, as nga shiu e as nga njerëzit e panjohur”.

Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova këtë ndodhi të cilën ia pohoi edhe vajza e madhe, ndërsa ai mbeti i habitur për disa çaste. Habia e tij sikur kaloi në mua kur edhe ai ma rrëfeu ndodhin e vet në rrugë. Disa ditë më vonë shkova te një hoxhë - grua, ia tregova edhe rrëfimin tim edhe të shoqit tim, ndërsa ajo më tha: ti e ke shpëtuar burrin tënd, për këtë ndoshta nuk je e vetëdijshme, por sikur ta hapje derën dhe të përgjigjeshe në zërat e panjohur, do t’u ndodhte diçka tragjike...”

Prej nga erdhën ato zëra? اfarë lajmërimi parashikues kishin? Pse janë aq konfuze dhe të pakuptueshëm... çka jeni duke bërë... apo ...merrni çadrat, shiu i madh na mbyti..?! Pse nuk guxojmë të përgjigjemi? Të besojmë apo të mos besojmë!? Ne ekipi i “Mjellmës”, sado me rezervë, kemi vendosur që të besojmë, në fund të fundit, asgjë nuk humbim. Po ju?...
 

Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

HAKMARRJE NGA LARGثSIA



Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!





Rasti i Masar Kurtit, nga Peja, është rasti interesant dhe i veçantë nga raportet kriminalistike.

Masari u martua në moshën 35 vjeçare, me Elenën, me të cilën ishte dashuruar që nga vitet e shkollës së mesme. Elena ishte bukur ndërsa Masari mjaft i pasur. Ndoshta edhe kjo ishte arsyeja e vërtet e martesës së tyre. Masari kishte trashëguar pasuri te bollshme, sa që nuk kishte nevojë të shqetësohej për mirëmbajtjen e familjes, prandaj dhe studioi dhe mbaroi dy fakultete: arkitekturën dhe arkeologjinë.

Masari bëri shpejt famë, edhe si arkitekt edhe si arkeolog, sa që iu ofruan oferta të shumta për gjurmime nëpër shumë vende të botës. Gjithnjë udhëtonte bashkë me Elenën. Në fillim Elena ishte entuziazmuar nga këto shëtitje, mirëpo, me kohë, kjo filloi të kthehet në monotoni. Masari ishte shumë i pasionuar pas profesionet sa që, i humbur në gjurmime, e harronte shpeshherë edhe Elenën, megjithëse e dashuronte me shpirt.

Elena arriti ta bind disi Masarin, që udhëtimin për në Turqi, ta bënte pa të. Edhe pse atij ky veprim i bashkëshortes nuk i pëlqeu, megjithatë, vendosi ta respektoj dëshirën e saj. Mirëpo, para se të nisej, e paralajmëroi Elenën, se ai gjithnjë do të ishte pranë saj dhe se ajo do ta ndjente pranin dhe dashurin e tij në çdo hap. Dhe vërtet, ajo e kishte një ndjenjë se dikush ishte përherë i pranishëm në hapësirat e shtëpisë ku ajo banonte.

Fqinjët, më vonë, nuk dëshmuan as edhe një fjalë kudër Elenës së bukur, edhe pse ishte i dukshëm flirti i saj me një djalosh të ri. Për fatin e keq të saj, ajo atë e ftoi edhe në shtëpi.

“Jashtë ishte gjithçka në rregull. Koha shumë e bukur. Aroma e luleve dhe kënga e bilbilave dëgjojë kudo përreth. Unë ndjehesh e lirë, pasi ai ishte larg, dhe nuk kishte kush të më kontrollonte. Në shtëpi, vërtet ndjehej shpirti i tij, por kush kishte menduar se ai është i aftë për punë djajsh” - i dëshmoi Elena, më pas policisë.

Hektor Drini, po ashtu arkeolog dhe mik i Masarit, që ndodhej atë natë në të njëjtën dhomë me të në Antalia të Turqisë (pasi shpesh ishte përcjellës i tij i parë në gjurmime arkeologjike)
nën betim, dëshmoi kështu ngjarjen:

“Ishte mbrëmje, rreth orës 9, kur fytyra e Masarit filloi të duket disi e tendosur. Sytë filluan t’i humbasin shkëlqimin dhe dukej sikur i tretur në kohë. Pastaj i mbylli dhe unë mendova se e zuri gjumi. Dhe sapo u bëra gati të shtrihem edhe unë në shtrat për të pushuar, ai i hapi ata përsëri. Në sytë e tij pashë lot. Ai po qante! U afrova më pranë dhe në sytë e tij vërejta aq shumë shqetësim sa u shtanga edhe vet nga habia, por nuk i thash asgjë. Papritura ai mu drejtua:

-Përfundimisht e bëra atë që duhej bërë, dhe tani për mua jeta më nuk ka kuptim.

Pak qaste më vonë, Masari i mbylli sytë përgjithmonë. E dërgova personalisht në spital ku u konfirmua vdekja e tij nga ataku në zemër.

Nuk ka asfare logjike që ai në ato qaste të ishte larguar nga Antalia , e më së paku të ishte kthyer për ne Pejë. Kjo është marrëzia më e madhe që mund të mendohet. E pranoj, më vonë mu dukë e çuditshme ajo që ai më tha në ato qaste, por në esencë, ai nuk tha asgjë konkrete”- përfundon Hektori.
Atë mbrëmje kur Masari vdiq në dhomën e hotelit Metiterra, në Antalia, bashkëshortja e tij, Elena e kishte ftuar në shtëpi, studentin e ri, Mirush Lamen. Kishte pirë ndonjë gotë më tepër, dhe përkundër ndjenjës se shpirti i të shoqit ishte i pranishëm aty, ajo u gjet në përqafim të studentit të ri.. Një puthje, pastaj edhe një tjetër... dhe përfunduan në shtrat.

Sipas dëshmisë së Elenës, gjithçka rrodhi sikur në ëndërr dhe më pas atë e kishte zënë gjumi ose kishte humbur vetëdijen - nuk mund ta perceptonte saktësisht. Por kur ishte kthjellur dhe i kishte hapur sytë e kishte parë të shoqin. “E dita së është shpirti i tij, pasi nuk fliste asgjë, vetëm më vështronte vëngër mua. Pastaj filloi të qajë. Fërkova sytë dhe brofa në këmbë. U drejtova kah banjoja për ta larë fytyrën. Mendova se mos jam ende në ëndërr, mos e gjithë kjo është vetëm një halucinacion çasti. Pasi u qetësova u ktheva sërish në dhomën e gjumit me shpresë se hija e tij nuk do të jetë më e pranishme aty. Dhe derisa i afrohesha dhomës së gjumit, dëgjova një klithmë të tmerrshme dhe një rënkim, ofshamë të mbytur. E kuptova se ai ishte akoma aty.” - deklaroi Elena në seancën e parë hetimore. Pak kohë më vonë Elena përfundoi në një klinik psikiatrike.

Sipas dëshmive të Elenës para hetuesve, kur ajo kishte hyrë në dhomë kishte parë hijen e burrit të saj të hedhur mbi studentin e ri. Për pak sekonda ai kishte arritur që t’ia thyej qafën dashnorit të saj. E kishte shikuar Elenën që çirrej e lemerisur tek dera e dhomës dhe si nëpër mjegull ishte zhdukur. Elena ishte hedhur mbi trupin e dashnorit të saj - tanimë të pajetë. E kishte ndier ftohtësinë e trupi të tij. Ishte tmerruar dhe kishte lajmëruar policinë.

Dyshimet e para ishin hedhur mbi Elenën. Por cili mund të ishte motivi që e kishte shtyrë këtë grua të bukur ta bëjë një krim të tillë? Dhe a kishte pasur ajo aq forcë sa t’ia thyej ashtu qafën një djaloshi të ri e të fuqishëm?... Dhe shumë shpejt u konstatua diçka e çuditshme. Shenjat e dukshme të gishtërinjve mbi zinxhirin dhe qafën e studentit Mirush Lama, pas ekzaminimit, rezultuan të Masar Kurtit! Në dhomë, por as në gjithë shtëpinë, nuk u gjet asnjë dëshmi tjetër. Rasti u përmbyll si rast i veçantë dhe i pazgjidhur - mister.

Si ishte e mundur vallë një gjë e tillë! A kishte udhëtuar vërtet shpirti astral i Masarit nga Turqia për ta vizituar të dashurën, dhe kur e kishte takuar ashtu, ishte çmendur dhe kishte mbytur dashnorin e saj, e pastaj kishte ndërruar jetë edhe vet? Apo ishte shpirti i Masarit (pasi kishte vdekur) i cili kishte udhëtuar për tu përshëndetur me gruan... dhe kishte shkaktuar këtë vrasje? Apo ishte dora e tretë që kishte kryer këtë krim? Pyetjet ishin të shumta, por përgjigjet mungonin!

Të mos harrojmë se bota ku ne frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.
 
Top