• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tregime Mistike

PiNkY

Anëtar i Nderuar
DASHURIA E PAFAT

Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.

- Kur mbaroi lufta e dytë botërore shumë nga tanët ikën jashtë vendit për të siguruar kafshatën e gojës. Dikush ia mësyni Turqisë, dikush Allamanit e dikush Amerikës. Disa u kthyen e disa nuk erdhën kurrë më - fillon rrëfimin xha Garipi, goxha i shtyrë në moshë por me një kujtesë të mrekullueshme.
- Jeta është gjithçka dhe asgjë... dhe asnjëra ditë nuk është e njëjtë sikurse tjetra. Njeriu kurrë nuk e di çfarë e pret të nesërmen. Ja p.sh. edhe takimi me ty. As në ëndërr nuk e kam parë se ne te dy, ti nga qyteti e unë nga malësia e Sharrit, sot do të njoftohemi, shoqërohemi dhe bisedojmë për këtë ngjarje që ka ndodhur 50 vjet më parë - tha xha Garipi dhe duke ndezur cigaren tjetër, vazhdoi rrëfimin:
-Jetonim në këtë fshat të vogël. Atëherë kishte edhe më pak frymë, tani janë ndërtuar shumë shtëpi të reja. Në fund të fshatit jetonte e veja Sanije me vajzën e saj Blerinën. I shoqi kishte ndërruar jetë para ca vitesh. Ishin shumë të sjellshme dhe punëtore si bletët. Kishin një shtëpi, pak tokë dhe disa krerë bagëtie të vogla dhe të mëdha. Jetonin mirë për kushtet e asaj kohe.
Të gjithë e dinim se Blerinës i vërtitej Qetsori - një djalosh shumë i dashur, i bukur por edhe i hareshëm i lagjes sonë. Nuk kishte ditë që Qetsori, kinse me punë, nuk kalonte pranë kësaj shtëpie... Kur iki edhe ky për Amerikë, e përcollëm të gjithë deri në fund të fshatit, bile edhe Sanija me të bijën Blerinën.
Nuk kaluan as dy vite dhe Blerina ndërroi jetë! E ëma, Sanija, e prekur tej mase edhe nga kjo humbje, u sëmurë rëndë - luajti mendsh. E dërguan në një spital, thoshin “special”, ku pas një viti ndërroi jetë edhe ajo. Nuk e dimë se ku e varrosën, por në fshat nuk e sollën. Shtëpia e tyre mbeti e shkret - nuk ka banuar askush më aty.
Ishte ditë vere kur dëgjova se Qetsori ishte kthyer nga Amerika. Kishin kaluar 6 vite që kur ai kishte ikur atje. E takova në lokalin e fshatit, një shitore e vogël të cilën e kishim si vendtakim. Nuk kishte mbetur asnjë gjurmë nga ajo fytyrë e bukur dhe gazmore e atij djali. Dukej i mërzitur. Rrinte në mendime. Pasi u përshëndetëm dhe u përqafuam, e pyeta:
-Kur ke ardhur Qetsor dhe a je mirë më shëndet?
Jam kthyer këto ditë, e sa për shëndet, që po më pyesësh, që kur kam arritur nuk ndihem mirë!
Në fillim mendova se nuk kishte fituar para, pasi shumë nga tanët e kishin përjetuar një fat të tillë - ishin kthyer me duar në xhepa. Për ta ngushëlluar, por edhe për t’i dhënë pak vullnet, i thash:
-Nuk është krejt tek paraja. Me rëndësi që ti je kthyer gjallë dhe shëndosh. Je i ri dhe jetën e ke përpara. Shikona neve këtu si po gjallërojmë!... Ndoshta do të vijnë ditë të mira edhe për ne.
-Nuk është në pyetje paraja, miku im - më ndërpreu ai. E porositi nga një birrë dhe më ftoi që të dalim jashtë lokalit. U ulëm në një copë druri pishe që e kishin gdhendur dhe i kishin dhënë formën e ulëses dhe ai filloi rrëfimin e tij:
-Mjaft kam fituar në Amerikë o Garip. Kam punuar dhe kursyer mjaftë para. Diçka tjetër mua më mundon dhe nuk më jepet as të jetoj. Nuk kam besim në askënd, vetëm në ty. Ty të kam pasur gjithnjë shokë të zemrës, prandaj edhe po të rrëfehem.
Kur arrita në Prizren, ora ishte diku rreth 21:00. Askush nuk e dinte se unë kisha ardhur. Ishte vonë dhe në këtë kohë nuk kishte më transport publik për Sharr. Pasi kisha mjaft para dhe nuk doja ta kaloj natën në qytet, mora një taksi dhe u nisa për në fshatin tim të lindjes. Kur arritëm në hyrje, unë zbrita nga taksi dhe u drejtova drejtë shtëpisë së Blerinës. Ti e di që unë atë e doja, dhe gjatë gjithë kohës sa isha atje, vetëm në të kam menduar. Kur u ndamë për herë të fundit, i kisha premtuar se do të kthehem shpejt nga Amerika, dhe kur të vijë, do ja dhuroj një qafore ari me një gurë xhevahiri në mes, ndërsa Sanijes, një shami mëndafshi nga më të shtrenjtat. Dëshiroja, edhe ta shohë Blerinën, por edhe t’i befasoj me ardhjen time. Kur u afrova tek shtëpia, edhe pse ishte bërë paksa vonë, Sanija qëndronte para derës. I habitur e përshëndeta dhe ajo më ftoi brenda. Në dhomë e takova edhe Blerinën. Desha ta përqafoj, por m’u kujtuan traditat tona dhe unë u përmbajta. Kur ua tregova dhuratat u gëzuan shumë, saqë Sanija, pasi e shpalosi, më puthi në ballë. Pastaj u ngritë dhe, më kujtohet shumë mirë, mori një shtambë me dhallë dhe tri gota. Ndjehesha tejet i lumtur që isha me Blerinën... dhe te tre biseduam deri vonë.
Kur më përcollën tek dera, dëgjova këngën e gjelave - ishte bërë mëngjes. Nuk më ftuan që të vij sërish! Dhe kjo më befasoi. Kur arrita në shtëpi, nëna dhe babai veç ishin zgjuar. Pasi u përshëndetëm dhe përqafuam me shumë mall, por edhe dashuri, u futëm brenda. Ma shtruan mëngjesin me qumësht të ngrohtë, që kishte kohë që nuk e kisha kërkuar, megjithatë, mendja nuk më ndahej nga Blerina. Derisa haja, babai më shikonte me habi por nuk fliste. Pasi hëngra mëngjes, u tha anëtarëve të tjerë, që tanimë ishin zgjuar të gjithë, që të largohen nga dhome se kishte diçka personale për të biseduar me mua.
-Biri im - më tha, ti ke arritur mbrëmë, këtë e di, se nuk ka mjet qarkullues kaq herët, sidomos në këto anët tona. Por më thuaj, ku ke qëndruar gjithë natën?
-Po baba - i thash, kam ardhur mbrëmë. Ti e di që unë e kam dashur Blerinën dhe para se të ik për Amerikë, i kam premtuar diçka. U ktheva së pari tek ajo shtëpi për ta përmbushur atë premtim. Kemi ndenjur deri para mëngjesit.
Kur i dëgjoi këto fjalë, babai u shqetësua shumë, dhe pak si me nervozë m’u drejtua:
-Qetsor, biri im, ti kurrë nuk më ke gënjyer?!
-Nuk po të gënjej as tani baba. ثshtë e vërtet, unë isha mbrëmë tek Blerina.
-Por ato kanë vdekur, që te dyja, para disa vitesh biri im -më ktheu babai.
Unë mbeta gojëhapur! Pastaj ai filli të më tregoj për tragjedinë që e kishte goditur atë familje bujare.
Në brendinë time sikur diçka pëlciti. Nuk mund të qëndroja më dhe u nisa menjëherë drejt shtëpisë nga e cila sapo isha kthyer. Babai më ndoqi prapa. Tanimë dielli kishte lëshuar rrezet mbi fshatin tim. Kur iu afrova shtëpisë pash se gjithkund përreth saj kishin mbirë barishte. Dritaret ishin të mbyllura... gjithçka dukej e boshatisur! Nuk ndjehej frymë e gjallë në atë mjedis. Hapem derën dhe u futëm brenda. Gjithçka brenda e kishte mbuluar pluhuri: dyert, dritaret, muret, tavolinën... vetëm në karrigen ku unë isha ulur nuk kishte pluhur. Nuk kishte as në karrigen e afërt, në pjesën ku unë kisha mbështetur krahët e mi. Mbi tavolinë qëndronin dhurata e mia: qaforja prej ari dhe shamia e mëndafshtë. Pranë tyre ishte vetëm gota ime e zbrazët nga e cila kisha pirë disa orë më parë. Nuk ishte as shtamba as gotat tjera! M’u kujtua se unë Sanijes, shaminë ia kisha dhënë të mbështjell në një letër të shkëlqyese me ngjyrë të argjend. Ajo e kishte hapur, e kishte shikuar dhe menjëherë e kishte vënë në kokë. Tani ajo qëndronte e palosur bukur mbi tavolinë, ndërsa letra e shkëlqyer ishte mbi dysheme.
I mblodha të gjitha, dhe dolëm nga shtëpia....
-Këtu e përfundoi rrëfimin Qetsori dhe, pa u përshëndetur, u ngritë dhe iku i thelluar në mendime - tha xha Garipi, që deri më tani kishte pirë disa cigare një pas një.
Nga ajo ditë, Qetsori ndryshoi i tëri. I ikte çdo kontakti me njerëz. Njerëzit që vinin për ta takuar befasoheshin me heshtjen e tij. Pas ca kohe, heshtjen e thelloi edhe me mua. Nuk donte të më takonte. As me anëtarët e familjes nuk bisedonte. Pas disa muajsh u mbyllë tërësisht në vete, sikurse të kishte jetuar në ndonjë botë tjetër. Me të hollat që i kishte kursyer ndërtoi një përkujtimore të madhe nga graniti mbi varrezën e Blerinës. Pranë saj ndau edhe ca vend për trupin e tij. Të gjithë u habitën me këtë gjest dhe pëshpëritej çmos nëpër fshat por edhe rrethin.
Pas dy vitesh vdiq edhe ai vetë. Thonë se prindërit e shitën qaforen e arit me gjithë gurin e xhevahirtë dhe me ato të holla i ndërtuan përkujtimore edhe djalit të tyre - ngjitur me atë të Blerinës.
Flitej në fshat se dashuria mes Qetsorit dhe Blerinës ishte më e fuqishme se vet vdekja e saj. Dhe kjo dashuri e pastër dhe e çiltër kishte mbajtur edhe më tej, edhe pas vdekjes së saj, të fuqishme lidhjen mes tyre... derisa u bashkuan në amshim - tha xha Garipi dhe thithi thellë cigaren e pastaj heshti. Heshta edhe unë një kohë të gjatë i thelluar në mendime për këtë dashuri të pafat.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

KATثR HERث KONTAKTOI ME ENGJثLLIN E TIJ

Fanitja e parë misterioze

Ferizaj, Rruga “Bashkimi”. Një shtëpi e thjesht, njëkatëshe. ثshtë njëra prej shtëpive, ku jeton M.B. me familje. Tash ka vëllain, nënën, si dhe tre fëmijët e të vëllait, që gjithsej përbëjnë shtatë anëtarë të familjes. Babai ka disa vjet që i ka vdekur.
Një përvojë e pasur mistike e karakterizon jetën tij. Dhe kjo përvojë zuri fill që në moshën e tij 12-13 vjeçare. ثshtë mbi 40 vjeçar.
-Jetonim në Ferizaj, - rrëfen M., - por ishim të ardhur nga fshati J., disa kilometra larg Ferizajt. Kishim ardhur në qytet disa vjet më parë, por unë kisha shumë dëshirë të shkoja në fshat tek të afërmit tanë: axhallarët, kushërinjtë. Një ditë e luta babanë të më lëshojë dhe, hyra në autobus, shkova. Autobusi shkonte gjerë te shkolla e fshatit dhe aty kthehej, kurse unë duhej të udhëtoja edhe një pjesë të rrugës për të arritur në lagjen time. Ishte një ditë e nxehtë vere. Mesi i ditës, asgjë nuk lëvizte rrugës. Dëgjohej vetëm zëri i dalldisur i gjinkallave, ngjitesha i vetëm rrugës, nëpër pyllin e këndshëm. Degët dhe degëzat e drunjve lëvareshin mbi rrugë, duke i falur një freski rrugës nëpër të cilën kaloja këtë mes të ditës verore.
Dhe kështu arrita tek livadhet e lagjes sime. Edhe disa qindra metra më larg ndodheshin shtëpitë. Në një çast, përpara m’u fanit një plak me kosë në dorë, një plak i thinjur dhe i keq. -Ku shkon? -më tha. Tek axha! -i thashë. Ktheu! Ktheu! -më tha -dhe m’u hap me kosë që të prente. Jam kthyer dhe kam filluar të vrapoj teposhtë, andej nga pak qaste më parë erdha me aq dëshirë. Por ai më vinte prapa, gjithnjë me kosën lart dhe me shikimin kërcënues drejtuar kah unë. Fillova të shpejtoj edhe më tepër, sa që kur arrita pranë xhadesë, pothuaj isha pa frymë. Mua mu duk se ai ende më vinte prapa, por kur në fund mblodha forcat dhe ktheva kokën të shikoj, pash se më nuk ekzistonte. Hapa sytë të shohë mirë, por kot. Figura që pak çaste më parë dhe e shihja me sytë e mi, tashmë ishte zhdukur në çast. Prej atëherë, pra prej asaj dite e këndej shëndeti im pothuaj mori teposhtën...

I merrej goja

-Po, -në rrëfim inkuadrohet e ëma; pas këtij rasti s’i punonin këmbët më. S’ecte dot. Disi e lëshoi gjaku. Dhe e dërguam në spital. Mjeku konstatoi se ka neurozë të madhe, dhe gjakun e kishte të dobët... Ndërkohë filloi të qante vazhdimisht. Iu tek një vaj, pa ndonjë arsyeje, që si ndalej dot. Qante ditën dhe natën. Dhe gjendja i keqësohej dita -ditës më tepër...
Kështu kalonin ditët, javët, muajt. Gjendja i përmirësohej pak kohë, pastaj prapë i keqësohej edhe më tepër. Një ditë, iu shfaq një fenomen i pazakonshëm. Filloi t’i merrej goja. Dhe defekte gjë s’kishte, vetëm se bllokohej psikikisht, dhe për një kohë nuk mund të fliste dot. Por ajo që këtë fenomen e bënte tepër interesant dhe të pazakonshëm ishte fakti se ai e dinte me orë, me minuta e sekonda kur do t’i ndalej, por edhe kur do t’i lëshohej goja. Ose anasjelltas, në ora “kaq” do të më vijë të folurit. Madje, kur i zgjaste me kohë të gjatë bllokada dhe ai shihte se ne po merakoseshim, kërkonte lapsin dhe letrën dhe na shkruante orën kur do t’i kthehej të folurit. Dhe pikërisht në orën që e shënonte, i vinte goja.

Shihte ngjarje frikësuese

-Bile, -rrëfen i vëllai S. -nuk mund t’i besoja dot këtij fenomeni e as të vëllait tim. Aq më dukej e pamundshme kjo, sa fillova të dyshoja, mos vallë, është kah e shikon orën tinëz nesh. Dhe, t’u siguruar, mora orën e shtëpisë dhe orën e xhepit të babait dhe i fsheha me dorën time. Përsëri ndodhte e njëjta gjë. Ai kishte orën e vet biologjike, që se gënjente fare. Por është, mendoj, me interes të theksoj se, gjatë asaj kohe sa nuk mund të fliste, qetësohej tepër. Ishte pothuaj tjetër njeri. Kurse, kur i vinte goja, ishte shumë i shqetësuar...
Një natë gushti, kah fundi i viteve të ’70, sëmundja e tij po arrinte kulmin. Gjatë gjithë asaj kohe ne ishim në shqetësim dhe në pasiguri të përhershme. Kur i ndalej të folurit dhe ne nuk mund të qetësoheshim, gjersa nuk normalizohej. Atë natë, kah ora 19:30 na lajmëroi se: “Se në orën 9, respektivisht “+ më ndalet goja, kurse më vjen në ora 1:05 min.” Dhe siç u thashë, orët i pata fshehur, e mbetej të shihja se a do e qëlloj saktësisht kohën kur e paralajmëronte. Saktësisht në 21 i filloi bllokada psikike. Paralajmërimi i tij ishte plotësisht i saktë. Dhe ne duhej të rrinim të zgjuar deri në ora 1:05 , kur duhej t’i zhbllokohej të folurit. Por atë natë ishte disi më i shqetësuar se herëve tjera. Gjatë gjithë kohës disi trembej dhe ishte i stërkequr, kurse kur afrohej ora një filloi të stërkeqej edhe më tepër. Disi ishte i frikësuar. Lëshonte disa klithma në vete, strukej dridhej, plotësisht na krijohej përshtypja se është duke parë diçka, një ngjarje të tmerrshme, një zhvillim të frikësueshëm... Kot i flisnim, e pyetnim ç’ke, ai s’mund të përgjigjej dot. Ndaj, s’na mbeti tjetër, por të prisnim orën 1:05, kur paralajmërimi ishte se duhej “t’i vinte” goja. Dhe vërtet në ora 1:05 min. pasoi zhbllokimi i sistemit të folur...

Katër kontakte me engjëllin e blertë

-Rreth orës një të natës - u kapën do me mjekra prapa derës. Ishin të shkurtër, patulakë të vërtet, por me do mjekra të gjata dhe të tmerrshme. Ata asgjë nuk më bënin, por i rrihnin disa fëmijë të mirë. Fëmijët ishin të vegjël dhe simpatik. Kurse ata i shqelmonin dhe i maltretonin pa mëshirë. Kjo më shqetësonte dhe dridhesha... Natyrisht, këta i shihja vetëm unë, të afërmit e mi nuk mund të shihnin, meqë ata ishin të padukshëm për ta. -rrëfen M...
Dhe pikërisht në kohën kur ata pleq të shëmtuar silleshin ashtu keq ma ata fëmijë të vegjël, kur kryenin atë akt mizor, e unë s’kisha mundësi t’u ndihmoja, prandaj stepesha e dridhesha nga shqetësimi - nga hapësira e panjohur zbriti një “njeri” i mirë, i madh dhe me rroba të blerta, kurse nën krah, respektivisht në mes të dy krahëve kishte flatra... Ai, pasi zbriti, i rrëmbeu ata ame mjekra, i rrahu, i shqelmoi dhe i nxori përjashta. Pastaj, posa i largoi . m’u drejtua mua. Por kokën disi nuk ia shihja dot, vetëm trupin, rrobat e blerta dhe flatrat në mes krahësh. Me zë të but e qetësues, më foli: “Kjo u krye, t’i s’ke për t’u sëmurë më. Prej sot do të jesh mirë. Por po të fillosh të shkruash dhe t’u ndihmosh njerëzve. Do t’u bësh mirë të gjithëve, pos atyre që kanë lindur të sëmur¨...”
Dhe ky ishte kontakti i parë me “engjëllin” tim. Nga jo kohë pata katër kontakte me të. Gjithnjë, sa herë që më shfaqej, më udhëzonte rishtazi. Më jepte këshilla të reja, si të sillesha dhe ç’duhej të bëja. Herën e dytë më udhëzoi: Fillo të shkruash dhe lajmëroji njerëzit se mund t’u ndihmosh. Se ti do t’u bësh mirë të gjithëve, përpos atyre që kanë lindur të sëmurë. Dhe do të shkruash në kapakun e maxhes. Por, e ke të ndaluar të të shohin të tjerët kur shkruan. Madje, as anëtarët e familjes. Mund të t’i shohin shkrimet vetëm prindërit, askush tjetër. Dhe, e ke të ndaluar të shkruash të enjten. اdo ditë tjetër po, pos të enjtes. Dhe e ke të ndaluar të kërkosh të holla. Me ato që ata vet t’i japin, mjaft do tu bësh idaren...”

Kur shkruaja -ai ishte me mua

Për disa javë, sa më zgjati kjo përvojë, siç thash, pata katër herë kontakte me të. Madje, në fillim, kur më vinin njerëzit për të shkruar, sa herë që shkruaja, mbi kapakun e maxhes, ai rrinte me mua. Ishte prezent. E shihja, ia ndija praninë, ia dëgjoja zërin, por, siç ju thashë edhe më parë, disi kokën nuk ia shihja dot. Zërin ia dëgjoja si nga traka e kasetofonit...
Por, një ditë, ishte pikërisht e enjte, ndërsa, ja që unë s’e kisha parasysh në ato momente, më erdhi një shok, po ashtu i Ferizajt, me disa vajza të axhallarëve të vet. Kërkoi t’i shkruaj njërës. Kishte probleme të rënda shëndetësore, ndërsa disa muaj më parë, ishte martuar... dhe, fatkeqësisht, pranova t’u shkruaj, krejtësisht i pavetëdijshëm se është ditë e enjte, ditë në të cilën, siç thashë, e kisha të ndaluar të shkruaja... Prej asaj dite, pra, plotësisht pas një muaji nga fillimi i të shkruarit, më është ndërprerë kontakti me “engjëllin” dhe nuk kam mundur më t’i shkruaj kujt. Prej asaj dite më kurrë nuk m’u ka shfaqur. Dhe natyrisht, pas një kohe, sëmundja ime prapë filloi. Prej atëherë e deri më sot, më nuk kam mundur të shërohem plotësisht...
Dhe vërtet, prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar shumë kohë. M. ثshtë rritur dhe është bërë burrë, por kurrë nuk është ndjerë plotësisht mirë. Pavarësisht se përherë ka qenë nën kontrollin e mjekëve, efekti nuk ka qenë i plotfuqishëm. Tani mbetet të pritet e shihet, se kur përsëri, engjëlli i tij do të rishfaqet që tani ai t’i marrë më seriozisht mesazhet e tij dhe, ndoshta, do të ndjehet përfundimisht i liruar nga pesha e kësaj përvoje të parealizuar mistike, të cilat i ndodhin vetëm njerëzve të caktuar, atyre që posedojnë një senzibilitet të theksuar, apo ndoshta atyre që në karmën e vet e kanë të inkorporuar edhe domosdoshmërinë e një përjetimi të tillë.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

Pëllumbi i bardhë i fatit

“Kjo është toka jote dhe banesa e shpirtit tënd”- tha bashkudhëtari i tij i panjohur.”Ju jeni këtu për të vuajtur dhe mësuar, kur do të vijë dita ju do ta lëni këtë vend”
Me mendimet e tretura diku në thellësitë e shpirtit të tij, Rasimi rinte përballë shkurreve të dendura. Para vetes kishte vetëm një qëllim: ta shëronte të birin nga sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme. Mjekët kishin provuar krejt çka kishin pasur mundësi dhe në fund kishin quar duart. I shembur nga dhembja shkaku i sëmundjes së birit dymbëdhjetëvjeçar, Qzimit, Rasimi hulumtonte rrëqethshëm në mendimet e fshehura të “botëve”të lagëta të ndërdijes së vet me shpresë se do të gjente zgjidhjen për shërimin e birit të tij. Në një kotje të lehtë ndjeu se diçka e ngiti dhe ai shpejtë hapi sytë, por para vetes pa vetëm qiellin. Qielli ishte i katërtë dhe disi i thellë. Ndjeu se dikush dhe diçka e mbante për dore. Ai i frikësuar u kthye dhe afër tij pa një qenie jo materia nga drita, e cila e mbante për dore gjersa me shpejtësi të papërshkrueshme fluturonin hapësirave të pafundme kozmike.
- Mos u frikëso! – i tha qenia e panjohur nga drita, thuaja se ia lexoj mendimet e tija.- Po të dërgoj gjer tek inteligjenca kozmike e cila do të ndihmoj që fëmija yt të shërohet.
Ashtu i zgjuar, i trazuar nga frika dhe asaj që shihte si duhet qartë, Rasimi pranoi edhe këtë propozim nga kjo krijesë e mrekullueshme. Veproi pa menduar gjatë asht, sepse dashuria ndaj fëmijës e detyronte ta harroj frikën dhe të panjohur e cila për të tanimë ishte shpalosur si realitet. Pas disa kohe udhëtimi në fantazi, në largësi, diku në kozmos, u duk trupi qiellor i ngjashëm si “konjaku” i kaltër fëmijërorë. Posa u ballafaqua me krijesën e porsashfaqur dhe të panjohur gjer më tani për të, në at moment, ai ndjente një shungullimë në shpirt të cilën nuk mund ta shpjegonte.
-Saktë, kjo është toka jote dhe banesa e shpirtit tënd - tha bashkudhëtari i tij i panjohur.- Ju jeni këtu për të vuajtur dhe mësuar, kur do të vijë dita ju do ta lëni këtë vend. Natyrisht, varësisht se sa shpirti ka përparuar në njohje. Mbaje mëndë, dashuria është “karburanti” për tu shkëputur prej saj. Dashuria jote ndaj fëmijës tënd, të cilën e rrezatoji mendja jote, depërtoi thellë në borërat tona dhe ne atë dëshirë tënde të flaktë e kemi pranuar si të tonën. Ne jemi të ndjeshëm në këso situata. Duhet ta dish patjetër se, secili me sjelljet e veta individuale do ta gjej botën e tij, qoftë të mirë apo të keqe – vazhdoi me sqarimet qenia prej drite. Zëri vinte nga të gjitha anët, i qartë dhe i kuptueshëm, kurse qenia nuk hapte buzët. Rasimi nuk shprehte çudinë, pos që ai ia lexonte mendimet.
-Mos u brengos! Kur shpirti yt të jetë në një nivel më të lartë evolutiv do të jesh në gjendje që ta kuptosh këtë. اelësi është dashuria. Dashuria dhe atë, jo vetëm ndaj fëmijës tënd por ndaj të gjithëve, ndaj çdo krijese të gjallë dhe siç thoni ju, edhe ndaj natyrës së vdekur.
Derisa këtë të dytë bisedoni si bashku, përnjëherësh, para tyre, u krijua një qenie tjetër drite me aurë pazakonshëm të gjatë, në drejtim të së cilës Rasimi nuk mund të shikonte. Gulfa e dritës e verboi.
-Ky është ai njeri të cilin dashuria ndaj fëmijës e solli si harfën nëpër botët tona,- i raportoi udhëheqësi i Rasimit qenies së porsashfaqur para tyre me aurë të madhe.
-Ky moment dhe kjo është test për shpirtin tënd, - tha qenia me dritë të madhe. Kur me fuqinë e dashurisë sate do të ngjallësh këtë pëllumb të bardhë të cofur, do të jesh në gjendje ta shërosh fëmijën tënd. Në të kundërtën, gjasat e shërimit janë vogla, ose kurrfarë.
Rasimi, në atë moment, ndjeu dashuri të papërshkrueshme ndaj pëllumbit të bardhë të cofur. اuditërisht, gjer më sot kësi emocioni nuk kishte ndier kurrë. Ndjenjat derdheshin. Djali i tij i sëmurë ,Qazimi shpesh më parë kishte vrarë pëllumba të bardhë. Dorën në zemër, viteve të fundit e kishte ndërprerë, shkaku i qortimeve të përhershme të të atit. Në kundërshti me djalin tij, Rasimi, nga ana tjetër i donte shtazët, sidomos pëllumbat.
Jo, jo! Dashuria që tashti buronte nga shpirti nuk mund të matej me parametra të kësobotshme. Ndjeu një ndihmesë të pakufishme në fuqizimin e saj nga ana e krijesave të dritës. Ndjente se si ata energjinë e dashurisë e kanalizonin përmes tij, e pastaj e përqendronin në pëllumbin i cili nisi të lëvizte. Vërejti se pëllumbi sa më shumë përpëlitej, ndjente dashuri më të madhe dhe dëshirë për të fluturuar. Në moment, ngjyrat nuancash të ndryshme e kapluan shpendin e bardhë dhe ai fluturoi dhe ra mbi krahun e tij. Ndjeu vajin e tij. Ata qanin së bashku nga lumturia.
- Dashuria e sinqertë po buron nga ti, vëlla, - tha qenia prej drite. – E tash ktheu poshtë dhe je i lumtur që ke mësuar një mësim të mirë në evolucionin e shpirtit. Edhe pëllumbi mbi tokë ka qëllimin e tij. Ai qëllim, vëlla, është që të lirohet dhe që shpirti i tij të jetë i lirë. Biri yt shpesh ju ka ndërprerë shkallën e evolucionit të tyre në klasën më të ultë të zhvillimit të tyre. Si krijesë e një niveli më të lartë të evolucionit, një gjë të tillë ai nuk ka guxuar ta bënte.- rekomandoi qenia me aurë të madhe drite dhe pastaj me shpejtësi të furishme u largua nga vendi i takimit.
I mbushur plotë me lumturi që pëllumbi i bardhë ishte ngjallë, harroi për një moment djalin e tij. Qenia prej drite e roku prej dore dhe me shpejtësi të madhe e dërgoi poshtë, në vendin e mëparshëm nën shkurre. Posa u gjend në vendin e njohur për të, e pa krijesën e dritës se si largohej dhe ndjeu thellë dhembjen e kësaj ndarje. Në kokë i silleshin shumë hamendje. Nuk ishte i sigurt në ishte kjo një ëndërr apo realitet. Edhe pse ishte nisur të kërkonte mjek, vendosi të kthehet në shtëpi patjetër. Në atë moment, dhembja për të birin ia shqyente zemrën, por një fuqi e fshehur në brendinë e tij e shtynte kah shtëpia. Posa arriti afër portë së shtëpisë, në prag e priste fëmija i cili plotë gjashtë muaj që kishte kaluar në shtrat, tash i hidhej në përqafim.
- Baba, ka fluturuar pëllumbi i bardhë dhe më ka dhënë jetë. Oh, sa kam gabuar ndaj tyre! Betohem se kurrë ma nuk do të veproj ashtu. Tash i dua shumë. Së tepërmi ...- tha me zë të dridhur Qazimi nga vaji qe e kaplonte.
Gjersa pëllumbi i bardhë largohej në horizont babai dhe i biri një kohë të gjatë mbetën të përqafuar dhe duke qarë nga lumturia.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

E MORI SHPIRTI I VثLLAIT

Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nëse keni përjetuar edhe ju diç të tillë, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!

Më 4 dhjetor të vitit 2006, njëzetetetë vjeçarja Selvie Fiskaja, u zgjua vrullshëm nga gjumi. Ndjehej shume e frikshme. Nga gjumi e zgjoi zëri i njohur i djalit të saj, Arionit, i cili, papritur, nga një sëmundje e rëndë por shkurtër, kishte ndërruar jetë kah fundi i verës 2001. Humben e djalit, atëkohë trevjeçar, e kishte përjetuar shumë rëndë. I ishte hapur një plagë e rëndë në shpirtin dhe zemrën e saj. Refuzonte, pothuajse çdo gjë, bile edhe ushqimin. Qëndronte me orë të tëra, muaj e vite me radhë, duke shikuar albumet fotografike të birit të saj, me shpresë se së paku në ëndërr do i paraqitet engjëlli i vogël që ta puthë, përqaf e ledhatoj me dashurinë amnore. Me gjithë dëshirën e zjarrtë të saj, s’paku për ta parë në ëndërr Arionin vogël, ajo kurrë nuk ju realizua.
Tek pas pesë vitesh, pasi arriti të bindet nga bashkëshorti i saj, Selvia pranoi të lindë përsëri. Kështu në qershorin vitit 2006, ajo lindi një fëmijë të mrekullueshëm, një djalë të bukur e të pashëm, të cilin e pagëzuan Lirik.

Po të presim së bashku...

Liriku i vogël, me 4 dhjetor 2006, i mbushte gjashtë muaj. Dhe mu atë natë, Selvien e zgjoi nga gjumi zëri i Arionit të ndjerë. U zgjua dhe me lot në sy shkoi deri në kuzhinë që të pije pakëz ujë. Para se të kthehej sërish në krevat, ia hodhi një sy bebes së vogël, që flinte qetë-qetë. Dhe sapo bie në krevat, dëgjon përsëri zërin e të ndjerit Lirik. I mbyll sytë dhe para saj shfaqe një fushë e gjelbëruar përplot me lule, dhe në drejtim të saj, me një buqetë të bukur lulesh, po vinte Liriku i ndjerë. I buzëqeshi butë dhe ëmbël nënës së vet, por në sytë e tij vërehej një lloj pikëllim. Selvia e pushtoi me krahë duke e përqafuar e shtrënguar me aq shumë dashuri e mall. Sërish e ndjeu prekjen e lëkurës së tij, aromën e trupit të tij. Filloi ta përkëdhelë e puthë në çdo pjesë të fytyrës... edhe Lirku e përqafoi fuqishëm, dhe pas pak iu afrua tek veshi duke i thënë: “Nënë, unë këtu ndihem shumë i vetmuar andaj kam ardhur që ta marr edhe Lirikun. Mos u mërzit, ne do të presim së bashku”. Pastaj, Arioni i vogël, e përqafoi edhe një herë fuqishëm nënën e vetë, e puthi dhe u zhduk.
Selvia u zgjua duke gulçuar dhe qante me dënesë. I shoqi Besarti e dëgjoi me habi tregimin e ëndrrës dhe u mundu të ta qetësoj të shoqen. Liriku i vockël flinte ashtu qetë, si një engjëll i butë i rrethuar me plot dashuri.
Besart Fiskaja punonte si mirëmbajtës i një blloku ndërtesash, të sapondërtuara, në periferi të Prishtinës. Me të shoqen dhe Lirikun e vockël, banonin në një banesë dy dhomëshe, në njërën nga banesat e bllokut. Kur Selvia e ushqente dhe e vinte e gjumë beben, i ndihmonte të shoqit në punët e përditshme rreth mirëmbajtjes së ndërtesave. Liriku ishte bebe e urtë dhe e qetë, prandaj dhe nuk e pengonte shumë Selvien për t’i ndihmuar të shoqit.

Shkaktari i panjohur!

Po atë pasdite, pasi e ushqeu Lirikun, Selvia e vendosi atë në karrocë dhe së bashku dolën për të shëtitur në kopshtin e ndërtesave. Liriku gugonte plot kënaqësi duke i rrahur shuplakat e duarve, derisa Selvia e sodiste me plot dashuri.
Pas nja dy orësh, Selvia kthehet me Lirikun nga shëtitja dhe e vendos djalin në gjumë. Përgatit gjërat për ushqim dhe zbret tek i shoqi për t’i ndihmuar që t’i kryej punët më shpejt. Dhe, derisa Besari kishte edhe pak punë për ta riparuar një pompë uji tek një fontanë e kopshtit, Selvia u kthye për ta përgatitur darkën. Kur u futë në dhomën e Lirikut, iu duke se ai po flinte, si gjithnjë, ashtu qetë-qetë. Mirëpo, kur u përkul për ta puthur, vërejti se me beben diç nuk ishte në rregull! Fytyra ju duke më e zbehtë. Ia preku duart, të cilat ishin të ftohta...beba nuk jepet më shenja jete...
Pas 10-15 minutash arriti ndihma e shpejtë duke e dërguar beben urgjent në spital. Mjekët u munduan, duke bërë ç’ishte e mundur, për ta rikthyer Lirikun e vockël sërish në jetë, por të gjitha përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.
Pas obduksionin, në raportin mjekësor ishte shkruar: “Fëmija në gjendje plotësisht të shëndosh. Shkaktari i vdekjes i panjohur!”
Selvia qëndroi gjatë pranë trupit të pajetë të djalit të saj. Nuk qante. E mbante për dore dhe qëndronte në heshtje. Në fund e puthi në ballë dhe në faqe e pastaj, pa e thënë asnjë fjalë, doli nga dhoma.
Mjekët i kishin preferuar dhe ofruar qetësues dhe antidepresiv, por Selvia i kishte refuzuar që të gjitha. Gjithnjë ua tregon vizitorëve ëndrrën, në të cilën i ndjeri Arion, e kishte paralajmëruar për vdekjen e Lirikut. E dinte se njerëzit mund ta quajnë edhe të marrë, të çmendur e çfarëdo tjetër, por ajo është thellë e bindur se dy djemtë e saj, dy engjëjt e saj, tanimë janë së bashku duke luajtur, të lumtur e të gëzuar, në fushën e gjelbëruar e përplot me lule të lloj-llojshme, të cilën ajo e kishte parë në ëndërr. Ata janë gjithashtu, thotë Selvia, duke më pritur edhe mua!
Se a ishte ëndrra për vdekja e Lirikut ishte një koincidencë e rastit, një iluzion i çastit apo një paralajmërim real, me gjasë, nuk do të dihet kurrë. Bota në të cilën ne frymojmë, është përplot mistere e sekrete nga më të ndryshmet. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, por jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.

Bazuar në një ndodhi të vërtet.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

JETA ME QENIE Tث PADUKSHME

Fantazma “Zonja e bardhë”

ثshtë e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”.
Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”.
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë...

Shtëpia e mallkuar

Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien. Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër. ثndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër.
nkthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët.
Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...”
Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit).
Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur.
“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes.

Koncerti i mesnatës

Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur.
“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin.
Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush!
Fantazma “Alisa”

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele.
Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

MISTERI I “LULES Sث BARDHث”

Gjersa aeroplan-bartësja “KENEDI” fuqishëm shqyente ujërat e Mesdheut, duke lundruar kah Adriatiku, nata ngadalë lëshohej. Në qiell së shpejti shndritën yjet. Lëkundja e butë e aeroplan-bartëses i bënte të kotur marinarët të cilët mbrëmjeje në pallubë kalon kohën me pije dhe lojë letrash. Kapiteni Vilijem o Keef në të vërtetë veç sa bisedoi me telefon me të shoqen në anën tjetër të Atlantikut, diku në Kentaki.
Situata e Kosovës, në vitin 1999, po hynte në fazën kritike. Aeroplan-bartësja amerikane “Kenedi” do të lundroj në Adriatik dhe me përkrahjen logjistike do t’i ndihmoj aleatët e paktit NATO në bombardimin e Jugosllavisë kapiteni O Keef , lëshoi dëgjuesen dhe shkoi për të fjetur.
Lufta në Kosovë mbaroi. Forcat jugosllave ushtarake-policore u tërhoqën nga regjioni kurse makineria më e fuqishme ushtarake e NATO-s hyri në Kosovë me mandatin e Bashkësisë Ndërkombëtare nën emrin KFOR. Zoti O Keef, me vendimin e autoriteteve ushtarake amerikane u përcaktua në Ferizaj, ku si paqësor do të mbante rendin dhe qetësinë në sektorin amerikan të përgjegjësisë. As ëndërr nuk e kishte parë, se në Ballkan, pikërisht në këtë vend, do ta kalonte afatin ushtarak prej shatë muajsh sa gjithsej i kishin mbetur. Ditët ishin të gjata dhe monotone. Asgjë e jashtëzakonshme. Kapiteni O Keef ëndërronte për kthimin e tij në Kentaki, për të birin Xhonin dhe të shoqen Mirjam. Dalja në qytet, pas gjashtë ditësh, ia theu monotoninë. Popullsia lokale i çmon posaçërisht amerikanët. E ndjente këtë në secilin hap, gjatë çdo takimi. Ditën e dytë të daljes së tij në qytet njohu qiftin bashkëshortor ALIU. Mikpritja tradicionale e këtyre njerëzve nuk e linte indiferent kapitenin. E pranoi ftesën e tyre për vizitë. Dhe, miqësia lindi, si zakonisht mu aty ku nuk shpreson fare.
ثshtë korriku, e në vitin 1999 ishte jashtëzakonisht moti i nxehtë. Shumë parashikues botëror kishin paraparë thatësirë të madhe, çka edhe u vërtetua. Kapiteni O Keef atë buzëmbrëmje, më 28 korrik vizitoi shumë shitore, duke kërkuar buqetë lule të freskëta “Ashtu do t’i gëzoj ALIJAT në përvjetorin e njëzetegjashtë të martesës”, mendonte ushtaraku i ri amerikan.
Ishte afër derës së hyrjes të shtëpisë së miqve të rinj. Cingëroi. Në dorë mbante buqetën e vjollcave të freskëta që kishin ngjyra të përziera të kaltërta dhe të verdha. “Ditë e natë” është emri i tyre vendor.
- Mirë se na erdhët, kapiten! Urdhëroni!- përshëndeti bardhoka gracioze, gjersa hapte portën e rënd të hekurt. O Keeff-it i humbën fjalët. U nguros. Pran tij rrinte bukuria e vashës që rrezatonte fuqishëm. Po buzëqeshja! Iu duk se të tillë nuk kishte parë kurrë më parë. Dhëmbët margaritarë të bardh thjeshtë të magjepsnin ta puthte dhe ai si i magjepsur buzët e veta i barti mbi buzët e vashës.
- Këto lule janë për ty! – tha O Keef, duke ia ofruar buqetën me vjollca të freskëta.
- Oh, sa jam e lumtur kapiten! Ende askush deri më sot nuk më ka dhuruar këso lule “netësh dhe ditësh” kaq të bukura. Mbaje në mend: më shumë i dua netët, se sa ditët! Edhe pse dikur kisha dhe ditë të lumtura...” – qeshi vasha, gjersa me dorën e djathtë mbante përdore ushtarakun 27 vjeçar amerikan., kurse në të majtën tufën me lule të cilës me frymëmarrje të thellë iu morri erë.
Hëna ngadalë “rrëshqiste” qiellit të kthjellët. Nga hijet e drunjve kopshti ishte gjysmë i errët. Por, së fundi, kjo për të s’kishte fare rëndësi. Ishte në shoqërinë e bukuroshes në fustanin e tejdukshëm me ngjyrë të bardhë. Pas saj u mbyll porta e oborrit. Hyjnë brenda.
“Vetëm?! Do të ishte turp të më shihnin prindërit e saj...” mendonte O Keefi, sinqerisht duke u penduar për veprimin e tij të pakëndshëm që, në derën e oborrit, e kishte bërë. Në dhomën e fjetjes shëndërriste drita e kuqe e qiriut të trashë. Vetëm në korridor ndizej një llapë dritëdobët që ishte në murrin ballor. اdo që derdhte romantikë. اdo gjë i ngjante një nate të pabesueshme.
- Të thash, kapiteni im. Më shumë e dua natën se ditën. Netëve ndodhin çudira. Netët janë misterioze. Vetëm netëve mund ta përjetosh dashurinë e vërtetë. Oh, sa i bukur që je! A mund të më dashurosh fort, por ta ruash fshehtësinë?! – pyeti vasha që veçse e njohu.
- Patjetër! – pohoji kapiteni. Ti je krijesa më e bukur që ndonjëherë kam takuar. Por, oh! U frikohem prindërve tuaj. I frikohem turpit që do të më gjej. Të lutem më thuaj, mos vallë ëndërroj?! Kurrë nuk do të mundem të ngopem me bukurinë tënde...
- Mos iu friko prindërve të mi! – tha vasha. Ata janë në një fshat afër. Unë quhem LULJETA dhe kaherë ëndërroj për këtë natë. Do ta kesh dashurinë time gjithnjë gjersa ta ruash sekretin tonë.
Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. ثshtë ora afër dy e mesnatës...
- Ka qenë dashur kaherë të jem në njësinë time – brengosshim pëshpëriti kapiteni, duke shikuar orën në murr. Lulja ngadalë dhe me kujdes hapi portat. Në ndarje e puthi edhe një herë kapitenin dhe i tërhoqi vërejtjen që të mos ia thotë askujt fshehtësinë. Bashkë me gërhamën e motorit të xhipit, brengosja e tij arriti kulmin:”Eh, si do të shkoj në bazë në këtë kohë të shurdhër të natës? Kanë për të më dënuar. Më mirë është të pres mëngjesin dhe disi do të gjendem” – mendonte kapiteni. Brenda disa sekonda e ktheu xhipin e tij në drejtim tjetër, dhe cingëroi gjatë në derën e njohshme të tij.
“Zilja dëgjohej madje deri këtu! Lulja ime sigurisht fjeti menjëherë pas kësaj nate të çmendur...” Kot. Dyert mbetën të mbyllura. Kapiteni O Keef pjesën e mbetur të natës e kaloi në xhipin e tij. Në njërën anë i fiksohej përgjegjësisë së vet, kurse në anën tjetër imagjinonte takimin e ri me Lulen e stërbukur, i cili duhet të ndodhte prapë natën tjetër.
Natën tjetër, sipas rregullit, shkoi tek Lulja. Pothuaj se e kishte harruar tërësisht qiftin Aliu, kur ata me gëzim e ftonin të hynte brenda. Për nder të tij shtruan darkë të pasur.
Në ethërime shkëpuste me dhembë kofshën e pulës, duke pritur ardhjen e Lules.
Mendonte se do të darkonte bashkë me të. Por jo. Ajo s’vinte dot. Nuk ekzistonin as vjollcat e saja të kaltra e të verdha në vazon mbi tavolinë. “Ku është Lulja?!”-pyeste veten..
- A nuk ulet në tryezë dhe vasha e juaj? – i pyeti kapiteni.
- Zonja dhe zotëri Aliu e shikuan me habi, kurse fytyrën ua mbuloi verdhësia.
- Nuk kemi vajzë, kapiten. Pa fëmijë jemi qe 26 vjet martese.
- Por...zuri të bëlbëzoj kapiteni, - Ku është bardhoka? Ku janë vjollcat e mija?!
- Lulja, thjeshtë, nuk u paraqit më. As pas disa vizitash të njëpasnjëshmë. Kapiteni O Keef gati harroi të telefononte përtej Atlantiku. Gruaja e tij as pas telefonatash këmbëngulëse nuk ia dëgjoi zërin. O Keef ngadalë, por sigurt, venitej si ato vjollca të kaltra të hedhura në diellin e nxehtë të korrikut. Duke e vërejtur pikëllimin në sytë e mikut të tij amerikan, zotëri Ali vendosi të “hapte” zemrën e tij.
- Më vjen keç, kapiten. Sigurisht keni parë fantazmën. Hija e një vajze këtu tregohet shpeshherë. Po më habit fakti me buqetën tuaj. Nuk kemi vërejtur vjollca në dhomën e fjetjes. اdo gjë është e njejtë sikur para shkuarjes sonë në katund. Sigurisht nuk është diçka në rregull me ju dhe keni halucinacione.
- Paj, unë nuk jam fëmijë!- tha hidhërueshëm kapiteni. Buqeta ju dedikohej juve për përvjetorin e martesës, por ia kam dhuruar asaj vashe.
- Vërtet shpiri i asaj bardhoke shihet ndonjëherë në këtë shtëpi. Paraqitja e saj ndodh atje- tha zotëri Aliu, duke treguar me dorë shtëpinë e vjetër në anën tjetër të kopshtit.
Kapiteni O Keef u ngrit me qëllim ta shihte atë shtëpizë të vjetër. Hapi dyert e vogla të drurit, u ngjit shkallëve të vjetra prej druri për të arritur lart. Ndjente një atmosferë misterioziteti.
“Shishetavani” i punuar me stilin e vjetër turk dhe “dollapat” e thelluara në murr ia përkujtonin kohën kaherë të vdekur. U ul në minder dhe vështronte në zbraztësirë, duke menduar se si ta zgjidhte këtë mister. Kot. Përpos grumbullit të gjërave të vjetra
dhe “gjygymit” të hershëm prej bakrit në dollap, në anën e majtë të murrit, asgjë tjetër s’kishte. Kaloi përsëri në katin përdhese.
- Ndoshta s’jam i marrë që ta ndjek fantazmën! – pëshpëriti qetas kapiteni, duke u përgaditur ta lënte shtëpizën.
- Baba im e ka blerë së bashku me pasurinë që shihni. Nuk e kemi rrënuar. Njeriu, prej të cilit e kemi blertë këtë, edhe për një kohë ka banuar në të. Ka qenë kaherë, por më kujtohet se ka folur për vashën e tij me emrin Lule. Fliste për bukurinë e saj dhe vdekjen tepër të hershme, e pas kësaj gjithmonë qante një kohë të gjatë – përkujtonte zotri Aliu.
- LULE?! – klithi kapiten, si ta kishte goditur rrufeja. Ajo vashë pikërisht ashtu quhej... Inshalla nuk kamë bërë dashuri me hijen e Lules së ndjerë! O Zot! اka po ndoll kështu me mua?! Me bindje, kapiteni O Keef vendosi seriozisht të punoj rreth këtij rasti, sipas tij unikat. Nëpërmjet mikut të tij Robertit, angazhoi një parapsikolog të njohur nga shteti federal Uashington. Parapsikologu Roni, nëpërmjet mediumit të tij kontaktoi me shpirtin e vashës së ndjerë.
- E përshëndes kapitenin tim. Më vjen shumë keç që nuk mundi ta ruante sekretin, por le të mos dëshprohet. Ne do të takohemi përsëri. Jetërat tona kryqëzohen si shtigjet e imëta në shtëpinë e milingonave. Ndoshta i lajmërohem në ëndër, ndoshta zhgjëndërr, apo në ndonjë jetë tjetër. Krejt një. Dashuria ime është e ndezur dhe kurrë s’ka për t’u shuar... – tha Lulja përmes gojës së mediumit. Mediumi e ndryshoi zërin, ngjante në zërin e Lules. Kapitenit iu rrnqethën flokët e kresë. Edhe përballë frikës, ndjente gëzim që përsëri e ndëgjonte.
- I kam marrë vjollcat me vete, në shenjë kujtimi për ty. Ato do t’i mbaj, kurse ti, kapiten, merre “LULEN E BARDHث” timen, ky është emri im. Sekreti ynë është zbuluar, më vjen keq për këtë. Mua më gjen atje - dhe mediumi tregon me dorë vendin nën strehë midis shtëpisë së vjetër dhe shtëpisë së fqinjëve.
- Tung, kapiten! Dhe mos u pikëllo...Ishin këto fjalët e fundit të Lules përmes gojës së mediumit, i cili në atë çast filloj të zgjohej nga transi.
- Qe, zotëri O Keef, shpejt e zgjidhët enigmën! – kënaqshëm i tha Roni kapitenit të nemitur.
Me rekomandimin e parapsikologut amerikan, ekipi i vogël menjëherë ia filloj punës. Në vendin e shënuar filluan mihjen. Jo shumë kohë pas kësaj, kazma në duart e z. Aliu shurdhët goditi në diçka të butë. Ishte dërrasa e arkivolit. Pjesëtarët e këtij ekipi u shikuan ndërmjet veti. Shikimet e tyre i thanë të gjithë. Me duart duke iu dridhur Ramadan Aliu kujdesshëm hapi arkivolin. اudia ishte e pafund! Në të prehej bardhoka e bukurisë engjëllore. E paprekur, në fustanin e bardhë, e freskët sikur pak më parë të kishte fjetur. Mbi buzët i dridhej një buzëqeshje enigmatike. Mbi gjoksin e saj, për habinë e të gjithëve, ndodheshin ende vjollcat kaltëroshe të freskëta, ndërsa vjollcat e verdha aty për aty u venitën.
I ngurosur nga e papritura, ekipi i vogël gjatë nuk arriti të vinte në vete nga ky “shok”. Pikëlat e djersës së ftohtë rridhnin nëpër fytyrën e kapitenit të ri. Vetëm parapsikologu dhe mediumi i tij shikonin qetësisht të mbështetur për murrin e vjetër.
- Kapite! Merre atë “Lule të bardhë” mbi kokën e saj. I keni premtuar... merrni për kujtim të kësaj vashe të bukur jetime – me zë lutës iu drejtua Roni kapitenit.
O Keef u pikëllua dhe rrëmbeu filizin e “LULES Sث BARDHث”. Ndjeu se me tërë peshën e tij do të rrëzohej mbi trupin e vdekur të vajzës. Mezi mblodhi fuqinë për t’u ngritur. “Prej nga u krijua ky filiz i “Lules së bardhë”? - mendonte.
- Oh, bukuroshja ime! Ku je?! Vallë, nuk po e sheh dashurinë time, mjerimin tim? Të betohem se do ta ruaj këtë lule për kujtim të emrit tendë... gati duke qarë iu “drejtua” kapiteni.
Pas vetëm një ore kufoma e vashës filloi me të shpejtë të shkatërrohet, gjë të cilën eksperti i parapsikologjisë e shpjegoi si pasojë e natyrshme e shkatërrimit të trupit të njeriut në kontakt me ajrin.
Kapiteni Viliams O Keef e mori filizin e “LULES Sث BARDHث” përtej Atlantikut dhe me të edhe një përvojë të pazakonshme. Përqafimi i së shoqes, Mirjam, e ktheu në realitetin ekzistues.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

Plaku që paralajmëronte tragjedinë

Ai që sinjalizon të keqen, shkatërrimin dhe katastrofat, është në rrethinën tonë. Vetëm një gjë nuk dihet: Pse nuk jetoi më gjatë se tri ditë njeriu që bisedoi me plakun - lypës?
Plaku i rëndomtë, nuk flet vetëm shqip, ani pse kasollja e tij është në malet tona. Njëri më tha se ka folur me të dhe se ai i ka treguar shumë gjëra, për të cilat njerëzimi s’ka dijeni, por nuk mundi t’i shprehte të gjithat, që ka dëgjuar nga plaku, meqë pas tri ditësh vdiq. Plaku i rëndomtë është një njeri, i cili nuk të lë përshtypjen e një të dituri. Ai është gjithnjë në lëvizje dhe ka një shpejtësi mistike në rrugëtimin e tij. Misioni i tij është i qartë: T’i tregojë njerëzimit gjithë atë se çka do të ndodhë...

A do të rrafshohet me tokë Kaçaniku?

Bedriu e kishte takuar plakun e rëndomtë në hyrje të malit të ahut të lartë, në Sharr, dhe ishte mahnitur nga tregimi i tij për zhvillimet e përgjithshme natyrore. Por, për fat të keq, pas tri ditësh vdes. Në ditën e takimit, Bedriu, derisa po e dëgjonte plakun, kishte menduar se rrinte me ndonjë të krisur dhe gjithë kjo kishte rezultuar me një hamendje të tij se kush ishte ky njeri i panjohur? Në fund të tregimit, plaku ishte zhdukur. Bedriu ishte habitur nëse i kishte folur dikush apo e gjithë kjo kishte qenë vetëm ëndërr...
Ai i kishte thënë atij se kodra që ishte pranë rrezikonte gjithë qytezën e Kaçanikut, do të shembej. Dhe, pas pak ishte zhdukur malit si vetëtima. Po i njëjti plak, një ditë para tërmetit të fuqishëm në Shkup, në vitin 1963, u kishte thënë njerëzve, në Urën e Gurit, se nesër ndodh tërmeti më i madh ndonjëherë në këtë anë! Ai rrinte ulur mbi urë dhe përngjante në lypës. Ishte i parruar, me rroba të vjetra. Bërtiste me të madhe se nesër do të ndodhte tërmeti më i madh, por askush nuk ia zinte për të madhe, duke menduar se kanë të bëjnë me ndonjë të krisur! Dhe, të nesërmen, vërtet, ndodh tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë në Shkup, i cili përmbysi çdo gjë! Pas tërmetit e kishin kërkuar plakun, që të mësonin nga ai se ku e kishte ditur se do të ndodhte tërmeti, por plaku më nuk ishte mbi Urën e Gurit, mbi lumin Vardar.

Paralajmërimi për Cunamin

Në bisedat e shumta, që janë dëgjuar pas tragjedisë së Cunamit, në vitin 2004, paraqitet, gjithashtu, i njëjti personazh. Një ditë para se të ndodhte tragjedia më e madhe e njerëzimit në historinë e re, plaku - lypës ishte ulur nën hijen e një palme bregdetare dhe u thoshte njerëzve se nesër do të ketë një tragjedi. E kishte përsëritur me mija herë të njëjtën gjë derisa ajo edhe ndodhi.
Të nesërmen, ata që kishin mbijetuar, e kishin komentuar se tragjedinë e kishte paralajmëruar një plak-lypës, i parëndësishëm.
Të mbijetuarit e kishin kërkuar plakun e parëndësishëm, por kot. Asnjë gjurmë e tij nuk ishte!
Ai, së fundi, është parë sërish në “Malin e egër” të Azerbajxhanit, duke thënë se provat me raketat e reja bërthamore do ta shkatërrojnë tokën. Detonimet do ta çajnë tokën dhe do ta lëvizin ujin. Niveli i ujit do të rritet për shkak të ndryshimeve gjatë rrotullimit të tokës...
E, se a do të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet, sepse deri më tash nuk ndodhi...
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

GJAKU VRASثS

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.
Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.
Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.
-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.
Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.
-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.
E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!
Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

Zhdukja e mistershme
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në ****ionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.
Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!
- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.
Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:
- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!
Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.
Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.
Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:
- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!
Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:
- اfarë po fletë Kaltërina?!
Pastaj u kthye nga vajza:
- ا’është kjo pyetje, bij ime?
Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.
- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!
Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...
- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?
- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...
- Si i panjohur?
- I panjohuri nga planeti Otila!...
- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.
Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.
- ثshtë një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...
- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!
Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:
- Mendoj se po, gjyshe!
Gjyshja ishte shumë e durueshme.
- A të ka thënë diç tjetër?
- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.
- E ti, çfarë i tha?
- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-
- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...
Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!
- Era`-sa nuk bërtit Zana.
- Tha se quhej Era?!
- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.
Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.
Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!
Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.
 
PaTo_MiLaN

Shkodran Me Zemer
Titulli: Tregime Mistike

Conversazione iniziata 26 giugno 2011

A ka mik te vertete?
Diku në një qytet bregdetar, ishin dy shokë që duheshin aq shumë, saqë mund të sakrifikonin ghithqka për njëri-tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri prej tyre dukej koprrac, kurse tjetri shumë bujar.
Vjen një ditë që shokët koprrac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk ndikonte në përmirsimin e punës së tij. Shkon te shoku i tij bujar dhe i kërkon që ta ndihmoj me një shumë të caktuar të hollash.. Miku i tij nxori ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë.
- Urdhëro vëlla, gjithçka kam le të jetë e jotja, i tha miku bujar.
Shoku që nuk kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të martohej. Miku i tij koprrac vjen dhe e fton për një kafe.
- Dua të të them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si, – i tha ai.
- Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë?!, – ia ktheu miku bujar.
- Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj dhe dua te martohem me të, – i tha ai duke ulur kokën përdhe.
Pas një qetësie të dyfishtë, miku bujar u mendua gjate dhe nga dashuria që kishte për shokun e tij, nuk ia refuzoi kërkesën.
- Le të bëhet ajo që thua ti, – i tha bujari dhe kështu u nda nga fejuara e tij vetem për t’a bërë të lumtur mikun e tij.
Kalojnë ca vite dhe punët e mikut të mirë po shkonin shumë keq e më keq.
- Të shkoj të kërkojë punë tek miku im, – tha ai me vete. – Ai duhet të më ndihmojë patjetër, – vazhdoi ai.
Kur trokiti në portën e mikut të tij dhe i këkoj punë, ç’të shikonte, ç’të dëgjonte?!
I miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur, nisi të mendonte sërish pozitivisht.
- S’ka gjë, nuk dihet si i janë bërë punët prandaj edhe nuk më ndihmoj, – tha me vete.
Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë. Dukej që atij po i afrohej vdekja. E merr dhe e çon në shtëpin e tij dhe e ndihmon dhe e përcjellë deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë se plaku, të cilit i kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij gjithë pasurinë që kishte.
Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur merr, një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, tek sa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë, pasi ishte shumë e uritur. Djali e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qene se jetonte i vetëm, i kërkon asaj që të qëndrojë me të.
- Ti merru me punët e shtëpisë dhe gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij në shtëpi. Kështu as ti mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto nga këto gjëra, – tha ai.
E moshuara pranoj me kënaqësi.
Pas disa kohësh, gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet.
- Në fakt edhe unë, kam menduar por deri më tani nuk më ka dalur ndonjë njeri i përshtatshëm për ballë, – ia kthen djali.
Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen. Erdhi koha e dasmës dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej t’a ftonte edhe mikun e tij të vjetër.
- Miqësia jonë duhet të jetë më e fortë se keqardhjet. Prandaj do t’a ftoj edhe atë në këtë ditë të lumtur për mua, – mendoi dhe ia dërgoj ftesën.
Në ditën e dasmës, dhëndrri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithë të tjerët. Lumturia dhe gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft të këndshëm, u futën në shoqërinë e duartrokitjeve të ftuarve.
Të gjithë po argëtoheshin më së miri. Dhëndrri merr mikrofoni dhe nisi të shpjegoj historinë e jetës së tij:
- Njëherë e një kohë, kam pasur një mik për kokë . E doja shumë, madje mund të jepja edhe jetën për të. Një ditë, kur punët po më shkonin me së keqi, më kërkoi para dhe i dhashë gjithçka që kisha. Një ditë, tjetër më kërkoi të fejuarën që e doja shumë. I mërzitur, ia dhashë edhe atë sepse ne ishim miq, e donim njëri-tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, iu drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një zë të vrzdhë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk mund të mendoja keq për të.. Ishte miku im i shtrenjtë.
Pas këtyr fjalëve, miku koprrac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:
- Njëherë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më ecnin ashtu siç duhej, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka që kishte. Më pas, i kërkova të fejuarën, edhe atë ma dha. Arsyeja që i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një grua e pamoralshme.. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i ofrova një gjë të tillë pasi që nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse grauaja lypasare që i erdhi në shtëpi, ështe nëna ime. E dërgova atë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të qëte. Ndërsa vajza me të cilën miku im por martohet, është motra ime. Unë e binda atë që të martohej me mikun tim
 
Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Tregime Mistike

GRUAJA Nث PASQYRث

Miranda jetonte e vetëm në shtëpinë lukzose që gjendej në Wollishofen, një lagje shumë e njohur e Zürich-ut, me pamje piktoreske nga liqeni... Kishte ardhur si pesëvjeçare me familje në Zvicër, dhe pasi kishte përfunduar studimet, ishte punësuar si menaxhere në një bankë të njohur të vendit. Martohet me Florin, një ekonomist i diplomuar, dhe pas disa vitesh jetë të lumtur martesore, Florin e godet një sëmundje e rënd nga e cila edhe, pas disa muajsh, ai ndërron jetë! Kjo e traumatizon rëndë shpirti e Mirandës! Sikur të mos i mjaftonte e gjithë kjo, asaj i vdes edhe nëna pak muaj më vonë... Buzëqeshja kishte kohë që nuk ishte stacionuar në fytyrën dhe zemrën e saj... Optimizmi i jetës sa vinte e zbehej... edhe vullneti për punën, po ashtu... Nuk i interesonte më as menaxhimi i saj i suksesshëm... as kapitali... E ndjente edhe ajo këtë dobësi, por nuk mund ta luftonte... i mungonte energjia, fuqia, dashuria për jetën... dhe e dorëzuar para kësaj sfide, kërkoi edhe ndihmën e psikologes...
E shtypi në teledirigjues butonin Off të TV-s dhe, e thelluar në mendime, po shkonte drejt dhomës së gjumit që gjendej në katin e dytë. Kishte kaluar mesnata... Para se ta fik dritën e korridorit, e hodhi shikim drejt pasqyrës së madhe dhe të bukur që gjendej përball, mu pranë dhomës së gjumit ku dikur, përmes saj, sodiste me shumë ëmbëlsi përqafimet dhe puthjet e Florit derisa ai e bartte në krahë për në dhomën e ëndrrave... Frikshëm klithi kur në pasqyre, pas saj, pa një fytyrë të një gruaje tjetër që dukej e tmerrshme - e mbuluar në gjak... e masakruar... Ktheu kokën prapa... nuk kishte asgjë... Shikoi sërish pasqyrën, fytyra nuk ishte më aty! Fiku dritën shpejt dhe u fut në dhomë.
Të nesërmen vizitoi sërish psikologen dhe i tregoi për ndodhin e mbrëmshme e bindur se ajo që kishte përjetuar, nëse nuk ishte lloj halucinacioni, ishte një realitet i tmerrshëm. Mjekja u përpoq ta qetësoj duke e lidhur rastin me ndikimet enorm të krizave emocionale që e kishin goditur nga tragjeditë e njëpasnjëshme, e që tek ajo dukshëm kishin lënë gjurmë të thella psikike. I dha edhe tableta qetësimi.
Natën e dytë vendosi të ik më herët në botën e gjumit, aty ku edhe gjente prehje shpirti i saj... Dyshonte se mos vallë kishte kaluar pragun e normalitetit... iluzione, halucinacione, apo ishin këto shenjat e para të çmendurisë. Kishte frike se, pas humbjes së bashkëshortit dhe nënës, do ta humbë edhe mendjen... Dhe sërish u ngjitë shkallëve duke u mbajtur për parmak hekuarsh të dekoruar, sikur të kërkonte mbështetje dhe guxim nga ta. Kishte vendosur që mos të shikonte në pasqyrë. U afrua tek dhoma e gjumit, dhe kur deshi ta fik dritën e korridorit, sytë e tradhtuan, dhe shikimi i saj u përball më pasqyrën! Sërish ajo fytyrë e përgjakur e asaj gruaje pas saj... E tmerruar nga frika u fut shpejtë në dhomë, mbylli derën dhe u shkreh e tëra në vaj.
Natën e tretë, e thyer moralisht, shpirtërisht e fizikisht, qëndroi në dhomën e fjetjes... nuk zbriti poshtë në sallon për të shikuar TV-n... as edhe lajmet e mbrëmjes që i përcillte vazhdimisht!
Diku në mesnatë e zgjoi zhurma e thyerjes së një xhamit që erdhi nga salloni... U zgjua frikshëm... ndezi dritë pranë krevatit... mblodhi veten dhe u afrua pranë derës... Dëgjoi me kujdes dhe pas pakë e hapi derën. Një dorë e fuqishme e mbërtheu nga qafa... dhe më kot përpiqej t'i shmangej asaj duke goditur me duar e shqelma dhe klithur e bërtitur me sa fuqi që kishte... dhe kur sulmuesi, që tashme e mbante fuqishëm nga mbrapa, afroi thikën për ta goditur në qafë, ajo veç ishte e kthyer kah pasqyra... dhe në atë moment shikimet e te dyve u takuan në pasqyrë... në vend të fytyrës së Mirandës, ata panë fytyrën e masakruar të asaj gruaje... Sulmuesi i tmerruar e lëshoi Mirandën, dhe në panik e sipër, u përplasë mbi parmakë të shkallëve dhe ra poshtë... ashtu i lënduar filloi të ik.... Miranda menjëherë alarmoi policinë të cilët edhe e kapën shpejtë sulmuesin, pasi nga lëndimet e pësuar, ai nuk kishte arritur të lëviz edhe aq larg...
Për policinë ky edhe nuk ishte një person i panjohur! Para ca kohësh kishte ikur nga burgu, në të cilin vuante dënim të rënd për shkak të vrasjes së një gruaje tjetër...
Dy ditë më vonë, derisa po intervistohej nga policia për rastin, Miranda mbeti gojëhapur dhe e shtangur, kur në fotografinë që e kishte para vetës mbi tavolinë, njohu viktimën... Ishte po ajo fytyrë e tmerrshme e asaj gruaje të mjerë, të cilën e kishte masakruar ky kriminel, fytyrë që ia shpëtoi jetën dhe, që nga ajo natë, nuk u paraqitë asnjëherë më!
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

Miu i mençur

Të lashtët tanë tregojnë se: një ditë nëpër një fshat kaloi një mi. Miu i tregimit tonë kishte një zakon të flliqur pasi gjithmonë mendonte se është më i mencuri dhe më i forti.

Ishte shumë kryelartë dhe e kishte qorr syrin e ballit. Duke kcyer posht e lartë, papritmas i doli një deve e cila ishte duke kullotur. Miu kryelartë mendoi se si ta vjedhë këtë deve ?! Aty i pëlqeu shumë kjo ide dhe u nis në drejtim të deves, e kapi për kapiste dhe filloi ta tërheqë pas vetes. Deveja pa asnjë lloi rezistence vazhdoi të ndjek rrugën e miut. Ajo pasi ishte ngopur nga bari taze, ecte kryelartë dhe ndiqte rrugën pa mos e pyetur miun se ku e ka ndërmend që ta dërgojë. Miu ecte dhe devja po e ndiqte pas. Miu me vete mendonte se është duke e tërhequr pas deven dhe me plotë entuziazëm thoshte me vete se deri tani a ka ndodhur që një mi sikur unë të tërheqë një deve? Pra unë duhet të jemë miu më I fort dhe më I mencur në tokë.

Miu dhe deveja ecën e ecën deri sa arritën afër një lumi. Miu u ndal praën kanalit të lumit duke shikuar ujin I cili shkone vërdallë. U thellua në mendime dhe tha me vete: " tani sit a kaloj ëkëtë kanal të thellë dhe përplotë me valë?" Deveja e cila e vërejti se miu u ndal qeshi me vete dhe pyeti miun? Pse u ndale, vazhdo si burr rrugën dhe mos u frikëso nga asgjë. Ti je drejtuesi dhe lideri im. Miu uli koknë nga turpi dhe tha: ky uji është I thellë andaj unë frikësohem që të mos mbytem aty. Deveja qeshi dhe tha: frikohesh që të kalosh këtë lum kaq të cëkët dhe të vogël? Ti që je kaq I fort dhe munde që të tëhrheqësh një deve pas vetes, t ai frikësohesh nga mos mbtesh në një lum si ky? Athëre më lejo që unë të futem më parë në uji dhe të shohë thellësin e lumit. Deveja pasi tha këtë, u fut në brendi të ujit dhe pa që uji I vinte deri tek gjunjtë. Kështu iu drejtua miut dh ei tha miu im I dashur e sheh që lumi ëhstë I cekët dhe deri në gjunjët e mij arrinë dhe nuk ke asrye pse të frikësohesh andej eja dhe kaloje lumin. Miu I befasuar shikoi deven dhe tha a je në vete se c'fletë? Uji ka mbritur deri në gjunjët e tu dhe a e din ti domethënien e kësaj? Deveja e habitur pyeti: jo nuk e di cfarë do të thotë kjo? Miu I turpëruar tha gjynjët e deves kanë shumë dallim nga gjunjët e miut! Deveja qeshi me fjalën e miut. Miu e pa se me të vërtet nuk mund që të kalojë lumin dhe nëse tetnont që të futet në uji atëherë cdo gjë ka marr fund dhe kurr nuk do të mund të del i gjallë nga aty. Filloi që të lut deven që të ndihmoj ta kaloj lumen. Deves i erdhi keq për gjendjen e miut dhe u ul që miu ti hyp mbi shpinë. Pasi dolën matanë lumit, deveja ia tërhoqi vërjetjen miut dhe i tha që të mos pretendoj për sende që nuk është i lindur dhe të mos jetë kryelartë si tani. Miu I turpëruar uli koknë dhe vazhdoi rrugën.

Thuhet se një herë një djalë i ri dhe i fort ishte duke kaluar nëpër një shkretëtirë. Papritmas dëgjoi një zë të tmershëm. Shkoi më përpara dhe pa një ari i cili sihte duke luftuar me një drago shumë të madh. I erdhi shumë keq për ariuan. U afrua më afër dhe nxorri shpatën si dhe qëlloi dragonë duke e lënë të vdekur. Ariu I cili I shpëtoi kësaj situate I pëlqeu shumë djali I fort dhe e ndiqte atë hap pas hapi. Kështu që kaloi një kohë edhe djal filloi të shoqërohej shumë me ariun si dhe u bënë shok të mirë. Një ditë prej ditëve djali ishte duke kaluar një shkretëtrië dhe si gjithmonë praën vetes e kishte edhe ariun. Aty praën kaloi një burr I cili kur pa se ariu ecte krahë për krahë me djalin, pyeti djalin se cfarë do të thotë kjo, unë deri më tani nuk kam parë njeri bashkë me ariun. Dajli I ri buzëqeshi dhe filloi tia tregoi historinë e njohjes me ariun. Kalimtari kur dëgjoi këtë tregim, këshilloi të riun që të heq dorë nga shoqërimi me ariun dhe të shoqërohet me një person të natyrës së vet.
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Tregime Mistike

Misteret e luginës së vdekjes

Përreth një zone të gjerë dhe pak të populluar, Yakutia, në Siberi, gjenden struktura të çuditshme metalike dhe evidenca të shpërthimeve shkatërruese të tipit bërthamor çdo gjashtë ose shtatë shekuj.
Në veriperëndim të vendbanimit Yakutia, në Siberi, në pjesën e sipërme të Lumit Viliuy, ndodhet një zonë që është e vështirë ta arrish dhe që përmban gjurmë të një kataklizmi të tmerrshëm, e që ka ndodhur rreth 800 vjet më parë dhe që mbuloi një pyll të tërë me mbeturina gurësh, në një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrore. Të shpërndara në këtë zonë janë edhe disa objekte metalike misterioze, të cilat ndodhen thellë në nëntokën e ngrirë. Në sipërfaqe, prania e tyre tregohet vetëm nga disa ‘arna’ gjelbërimi të çuditshëm. Emri i lashtë për këtë zonë është Uliuiu Cherkechekh, që do të thotë “Lugina e Vdekjes”.
Në mënyrë që të paraqitet e gjithë pamja, materiali është ndarë në tri pjesë: Pjesa e parë përmban faktet dhe raportet nga dëshmitarët okular, në mënyrën origjinale se si kanë raportuar. Pjesa e dytë paraqet legjendat e lashta të njerëzve që jetojnë në këtë zonë, si dhe epika poetike e njerëzve fqinj, të cilët kanë vënë re fenomenin e çuditshëm. Kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë ju mund të kryeni hetimet tuaja dhe të vlerësoni vetë çdo detaj të ngjarjeve.

ا’ thonë dëshmitarët okularë?

Zona në fjalë mund të përshkruhet si një masë solide moçalesh, e alternuar me tajgen, pothuajse të pakalueshëm, që mbulon një zonë prej 100 mijë kilometrash katrore. Në kohët e lashta, Lugina e Vdekjes bënte pjesë në rrugën e rrahur nga popullsia nomade Evenk, nga Bodaibo, për në Annybar dhe në brigjet e detit Laptev. Deri në vitin 1936, një tregtar i quajtur Savinov, vazhdonte të tregtonte përgjatë kësaj rruge dhe kur ai e braktisi biznesin, edhe vetë banorët i braktisën gradualisht ato zona! Më në fund, tregtari i moshuar dhe e mbesa e tij, Zina, vendosën të lëviznin në Siuldiukar, në një tokë ndërmjet dy lumenjve, që njihet si Kheldyu (‘Shtëpia prej hekuri’, në gjuhën lokale), i moshuari e çoi atë në një si hark ose qemer me ngjyrë të kuqërremtë, ku kishte dhoma metalike, ku e kaluan natën. Por, më pas, ata u sëmurën. Dhe, ata që kishin kaluar disa net nëpër këto dhoma, vdiqën brenda një kohe të shkurtër.

Kazani gjigant prej hekuri

Në vitin 1936, përgjatë Lumit Olguidakh (“vend me kazan”), një gjeolog, i drejtuar nga të moshuarit vendas, u gjend para një hemisfere metalike të lëmuar, me ngjyrë të kuqërremtë, që dilte nga toka me një kënd shumë të thepisur. Muret e tij ishin rreth 2 cm të trashë dhe të dalë nga toka rreth 1/5 e diametrit të tij. Në vitin 1979, një ekspeditë arkeologjike nga Yakutsk, u përpoq të gjente hemisferën e zbuluar nga gjeologu. Anëtarët e ekspeditës kishin me vete një shoqërues, i cili e kishte parë strukturën disa herë, por ai u shpreh se nga ajo kohë zona kishte ndryshuar shumë dhe përpjekjet për ta gjetur dështuan.
Në vitin 1853, R. Mak, një eksplorator i njohur i kësaj zone, ka shkruar: “Në Sutar (një vendbanim i Yakut), më kanë thënë se në pjesën e sipërme të Viliuy është një përrua i quajtur Algy Timirbit (që përkthehet Kazani i Madh i Zhytur) dhe që pluskon në ujërat e Viliuyt. Në afërsi të bregut, në pyll, ndodhet një kazan gjigant prej hekuri. Madhësia e tij është e panjohur, pasi vetëm një pjesë fare e vogël ndodhet mbi tokë, por disa pemë rriten në brendi të kazanit...”.

Kazanët mitologjikë

E njëjta gjë është regjistruar nga N. D. Arkhipov, studiues i kulturave të lashta në Yakutia: “Në aradhet e popullsisë së basenit të Viliuyt, përmendet një legjendë nga kohë shumë të lashta, që flet për ekzistencën e kazanëve prej bronzi, ose olguis, dhe që ndodhen në pjesën e sipërme të lumit. Kjo legjendë meriton t’i kushtohet vëmendje, pasi zonat, të cilat supozohet se janë vendndodhja e kazanëve mitologjikë, kanë përrenj të ndryshëm dhe që mbajnë emrin Olguidakh (Përrenjtë e Kazanit)”.
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

E MORI SHPIRTI I VثLLAIT

Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nëse keni përjetuar edhe ju diç të tillë, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!

Më 4 dhjetor të vitit 2006, njëzetetetë vjeçarja Selvie Fiskaja, u zgjua vrullshëm nga gjumi. Ndjehej shume e frikshme. Nga gjumi e zgjoi zëri i njohur i djalit të saj, Arionit, i cili, papritur, nga një sëmundje e rëndë por shkurtër, kishte ndërruar jetë kah fundi i verës 2001. Humben e djalit, atëkohë trevjeçar, e kishte përjetuar shumë rëndë. I ishte hapur një plagë e rëndë në shpirtin dhe zemrën e saj. Refuzonte, pothuajse çdo gjë, bile edhe ushqimin. Qëndronte me orë të tëra, muaj e vite me radhë, duke shikuar albumet fotografike të birit të saj, me shpresë se së paku në ëndërr do i paraqitet engjëlli i vogël që ta puthë, përqaf e ledhatoj me dashurinë amnore. Me gjithë dëshirën e zjarrtë të saj, s’paku për ta parë në ëndërr Arionin vogël, ajo kurrë nuk ju realizua.
Tek pas pesë vitesh, pasi arriti të bindet nga bashkëshorti i saj, Selvia pranoi të lindë përsëri. Kështu në qershorin vitit 2006, ajo lindi një fëmijë të mrekullueshëm, një djalë të bukur e të pashëm, të cilin e pagëzuan Lirik.

Po të presim së bashku...

Liriku i vogël, me 4 dhjetor 2006, i mbushte gjashtë muaj. Dhe mu atë natë, Selvien e zgjoi nga gjumi zëri i Arionit të ndjerë. U zgjua dhe me lot në sy shkoi deri në kuzhinë që të pije pakëz ujë. Para se të kthehej sërish në krevat, ia hodhi një sy bebes së vogël, që flinte qetë-qetë. Dhe sapo bie në krevat, dëgjon përsëri zërin e të ndjerit Lirik. I mbyll sytë dhe para saj shfaqe një fushë e gjelbëruar përplot me lule, dhe në drejtim të saj, me një buqetë të bukur lulesh, po vinte Liriku i ndjerë. I buzëqeshi butë dhe ëmbël nënës së vet, por në sytë e tij vërehej një lloj pikëllim. Selvia e pushtoi me krahë duke e përqafuar e shtrënguar me aq shumë dashuri e mall. Sërish e ndjeu prekjen e lëkurës së tij, aromën e trupit të tij. Filloi ta përkëdhelë e puthë në çdo pjesë të fytyrës... edhe Lirku e përqafoi fuqishëm, dhe pas pak iu afrua tek veshi duke i thënë: “Nënë, unë këtu ndihem shumë i vetmuar andaj kam ardhur që ta marr edhe Lirikun. Mos u mërzit, ne do të presim së bashku”. Pastaj, Arioni i vogël, e përqafoi edhe një herë fuqishëm nënën e vetë, e puthi dhe u zhduk.
Selvia u zgjua duke gulçuar dhe qante me dënesë. I shoqi Besarti e dëgjoi me habi tregimin e ëndrrës dhe u mundu të ta qetësoj të shoqen. Liriku i vockël flinte ashtu qetë, si një engjëll i butë i rrethuar me plot dashuri.
Besart Fiskaja punonte si mirëmbajtës i një blloku ndërtesash, të sapondërtuara, në periferi të Prishtinës. Me të shoqen dhe Lirikun e vockël, banonin në një banesë dy dhomëshe, në njërën nga banesat e bllokut. Kur Selvia e ushqente dhe e vinte e gjumë beben, i ndihmonte të shoqit në punët e përditshme rreth mirëmbajtjes së ndërtesave. Liriku ishte bebe e urtë dhe e qetë, prandaj dhe nuk e pengonte shumë Selvien për t’i ndihmuar të shoqit.

Shkaktari i panjohur!
Po atë pasdite, pasi e ushqeu Lirikun, Selvia e vendosi atë në karrocë dhe së bashku dolën për të shëtitur në kopshtin e ndërtesave. Liriku gugonte plot kënaqësi duke i rrahur shuplakat e duarve, derisa Selvia e sodiste me plot dashuri.
Pas nja dy orësh, Selvia kthehet me Lirikun nga shëtitja dhe e vendos djalin në gjumë. Përgatit gjërat për ushqim dhe zbret tek i shoqi për t’i ndihmuar që t’i kryej punët më shpejt. Dhe, derisa Besari kishte edhe pak punë për ta riparuar një pompë uji tek një fontanë e kopshtit, Selvia u kthye për ta përgatitur darkën. Kur u futë në dhomën e Lirikut, iu duke se ai po flinte, si gjithnjë, ashtu qetë-qetë. Mirëpo, kur u përkul për ta puthur, vërejti se me beben diç nuk ishte në rregull! Fytyra ju duke më e zbehtë. Ia preku duart, të cilat ishin të ftohta...beba nuk jepet më shenja jete...
Pas 10-15 minutash arriti ndihma e shpejtë duke e dërguar beben urgjent në spital. Mjekët u munduan, duke bërë ç’ishte e mundur, për ta rikthyer Lirikun e vockël sërish në jetë, por të gjitha përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.
Pas obduksionin, në raportin mjekësor ishte shkruar: “Fëmija në gjendje plotësisht të shëndosh. Shkaktari i vdekjes i panjohur!”
Selvia qëndroi gjatë pranë trupit të pajetë të djalit të saj. Nuk qante. E mbante për dore dhe qëndronte në heshtje. Në fund e puthi në ballë dhe në faqe e pastaj, pa e thënë asnjë fjalë, doli nga dhoma.
Mjekët i kishin preferuar dhe ofruar qetësues dhe antidepresiv, por Selvia i kishte refuzuar që të gjitha. Gjithnjë ua tregon vizitorëve ëndrrën, në të cilën i ndjeri Arion, e kishte paralajmëruar për vdekjen e Lirikut. E dinte se njerëzit mund ta quajnë edhe të marrë, të çmendur e çfarëdo tjetër, por ajo është thellë e bindur se dy djemtë e saj, dy engjëjt e saj, tanimë janë së bashku duke luajtur, të lumtur e të gëzuar, në fushën e gjelbëruar e përplot me lule të lloj-llojshme, të cilën ajo e kishte parë në ëndërr. Ata janë gjithashtu, thotë Selvia, duke më pritur edhe mua!
Se a ishte ëndrra për vdekja e Lirikut ishte një koincidencë e rastit, një iluzion i çastit apo një paralajmërim real, me gjasë, nuk do të dihet kurrë. Bota në të cilën ne frymojmë, është përplot mistere e sekrete nga më të ndryshmet. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “اudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, por jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato.
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

GJAKU VRASثS

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte.
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.
Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.
Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.
-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin.
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë.
Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj.
foli asgjë.
-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.
E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!
Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë!
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

VASHA ME Tث ZEZA

O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Mirëjam Lumi, një bionde me fytyrë të gjatë, me sy të mëdhenj e të kaltër dhe melankolikë, ishte një kamariere në një kafeteri lokale në qytezën e Reqanit.

Mund të themi se ishte një vashë e qetë dhe nuk u binte lehtë në sy të tjerëve; nuk kishte ndonjë veti dalluese. Bashkë me nënën (një grua shumë e kujdesshme dhe me mjaft edukatë) banonte në një banesë të vogël e të thjeshtë. Mirëjami, një vajzë e urtë, e dëgjueshme dhe punëtore, babanë nuk e njohu kurrë. I ati i saj, Shkodran Lumi, qe vozitës i kamionit. Vdiq në një aksident të rëndë komunikacioni, pak ditë para se të lindte Mirëjami. Nëna e kësaj vashe kishte edukatë patriarkale, prandaj nuk tentoi fare të martohej më, por iu kushtua tërësisht së bijës së vogël, siç e quante ajo nga lindja. Kjo gjë sigurisht ka ndikuar që kjo vashë të jetë e pasigurt dhe e tërhequr në vete. Njeriu i vetëm me të cilin kishte shoqëri dhe tek i cili kishte besim ishte plaku 60 vjeçar, Pretashi, i cili njëkohësisht ishte edhe pronar i kafeterisë ku punonte Mirëjami. Pretashi ishte një burr i ndershëm, ishte mik i babait të vajzës, prandaj e donte si fëmijën e vet. Ai shpeshherë e kritikonte Mirëjamin se nuk ishte e shoqërueshme dhe se nuk e gjente ndonjë djalë për t’u martuar. Mirëpo, vasha bisedave të tilla iu shmangej, skuqej në fytyrë dhe tërhiqej...

Ishte ditë tipike vjeshte, me shi dhe me erë. Sapo kishte kaluar mesnata. Samir Harku drejtonte automjetin në drejtim të Reqanit. Ishte i lodhur dhe mezi i mbante sytë hapur. Kthehej nga Prishtina, ku e kishte vizituar të ëmën e sëmur. Tërë ditën e kishte kaluar duke vrapuar andej-këndej, duke kryer punë të ndryshme për nënën e tij. Me padurim e priste momentin e mbrëmjes në shtëpi që të pushojë sadopak, pasi të nesërmen duhej të zgjohej herët, sepse duhej të shkonte në punë. Tanimë ishte afër shtëpisë, vetëm edhe disa kilometra. Befas, duke ngarë veturën rrugëve të gjarpëruara buzë Lumëbardhit, sapo kishte kaluar qytetin e Prizrenit, vërejti një vashë të re e cila qëndronte buzë rrugës ndërsa bënte me dore. Natyrisht, nuk mundi të kaloj pa u ndalur. Vërejti se vasha ishte rreth 20 vjeçare e veshur me një fustan të gjatë dhe ngjyrë të zezë. Samiri mendoi se kësaj vashe i kishte ngjarë diç, pasi që ajo në këtë kohë të ligë u gjend në rrugë dhe në këtë vend!

- A mund t’ju ndihmojë? - pyeti Samir pasi hapi dritaren e veturës.

- Jo! - tha vasha e tretur në mendime.

- A doni të vini me mua? - pyeti sërish Samiri.

- Siurdhëroni! - iu përgjigj ajo dhe u fut në veturë. U ulë në ulësen e pasme. Pas ca shkëmbime bisedash të zakonshme, me një zë lutës iu drejtua Samirit:

- Ju lutëm, në kthesën që po afrohemi voziteni automjetin me shumë kujdes...!

E çuditshme, mendoi Samiri, stopuese të tillë ende nuk kishte parë. E mora në veturë dhe tani kjo po më këshillon?! Megjithatë, sugjestiviteti i tonit me të cilën e shprehu mendimin ajo e shtyri vozitësin që ta dëgjojë këshillën e saj. Zvogëloi shpejtësinë dhe në kthesë hyri ngadalë. Në atë çast para tij një pamje shqetësuese e tmerrshme: gjysma e rrugës ishte shembur dhe bartur nga ujërat e shumta. Po të mos e kishte dëgjuar këshillën e bashkudhëtares, automjeti me siguri do përfundonte në abisin e errët.

- O Zot, si e parashikoi këtë vasha! - mërmëriti në vete Samiri. Më pastaj ktheu kokën mbrapa për ta shikuar vashën, e cila nuk ishte më aty! Ishte zhdukur pa gjurmë. Nuk u besoi syve të vet, por e vërtet, vasha nuk ishte në automjet. Ulësja e prapme ende ishte e lagur në vendin ku ishte ulur vasha misterioze që tregonte se para pak çastesh, megjithatë dikush kishte qëndruar aty.

Samiri, thjesht ishte në gjendje shoku. Para pak çastesh vasha kishte qenë aty, menjëherë pas shpine, kurse tani sikur ta kishte lëshuar toka. Ishte meritë e saj që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Por, ç’ndodhi me të?

Me të arritur në Reqan, e ndjeu për obligim të paraqitej në stacionin e policisë. Paraqiti shembjen e rrugës dhe pastaj tregoi për takimin jo të zakonshëm që kishte përjetuar.

- Më besoni, ose do të më kishte zënë gjumi, ose në kthesë do të kisha hyrë me shpejtësi të madhe, po të mos më paralajmëronte ajo vajzë...!

Polici kujdestar e dëgjoi me kujdes, më pastaj e pyeti:

- Mos është fjala për vashën veshur me fustan të gjatë me ngjyrë të zezë?

Samiri, edhe një herë u befasua. Kjo më lë të kuptoj se nuk kam përjetuar halucinacione! - tha vetmevete dhe shtoi:

- Ju e dini për cilën vash është fjala?!

- Për fat të keq jo, por ju nuk jeni i vetmi që keni përjetuar takim me vashën veshur me të zeza. Shumë njerëzve u ka ndihmuar që t’i ikin fatkeqësive. Hmm... Ka të ngjarë që fantazmat realisht të ekzistojnë. E nëse ekzistojnë, kjo ka qenë fantazma shpirtmirë, Mirëjam Lumi...

- Mirëjam Lumi?! - përsëriti Samiri.

Pothuajse në Reqan është harruar fatkeqësia e tmerrshme kur humbi jetën vasha e urtë dhe e tërhequr, Mirëjam Lumi. Kjo ndodhi në qershor të vitit 2005. Atë ditë, si zakonisht, me automobilin e vet të tipit “Volkswagen” ishte nisur në drejtim të qytetit të Prizrenit. Por, pa ndonjë arsye që mund të shpjegohet, befas doli nga rruga, dhe u rrokullis në humnerë. Vetura e saj gjatë përplasjeve me shkëmbinjtë e thepisur, tanimë i ngjante një grumbulli nga hekurishtet. Gjëja më e çuditshme ishte ajo se kalimtarët e rastit deklaronin se vasha një kohë të gjatë pas aksidentit ka qenë gjallë dhe ftonte për ndihmë! Më në fund arritën që ta nxjerrin nga ato hekurishte që dikur ishin automjet. Por atëherë ishe vonë, megjithëse në trupin e saj nuk vërehej asnjë shenjë lëndimi. Fytyra e saj, pa një vërragë, dukej e qetë, gati hyjnore...Një vit pas fatkeqësisë, në nëntor të vitit 2006, në raportin e policisë për herë të parë shënohet paraqitja e vashës me të zeza, ndërsa më vonë, gjithnjë e më shpesh. Në fund, policia e qytezës së Reqanit e shpalli vajzën “Engjëll mbrojtës” që kujdesej për rrugët e këtij rajoni.

Fenomeni i paraqitjes së vashës me të zeza nuk është i vetëm. Raporte, por edhe rrëfime të shumta për paraqitje të tilla në pjesë rrugësh me rrezikshmëri të lartë ka edhe nga vendet e tjera...

Vallë, athua vërtet ekzistojnë shpirtra të mirë që me paralajmërimet e tyre ndryshojnë rrjedhën e jetës sonë? Shkenca edhe më tej heshtë! Por popullata beson në to. Edhe Samiri, padyshim është njëri nga a
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

MISTERI I “LULES Sث BARDHث”

Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. ثshtë ora afër dy e mesnatës...

Gjersa aeroplan-bartësja “KENEDI” fuqishëm shqyente ujërat e Mesdheut, duke lundruar kah Adriatiku, nata ngadalë lëshohej. Në qiell së shpejti shndritën yjet. Lëkundja e butë e aeroplan-bartëses i bënte të kotur marinarët të cilët mbrëmjen në pallubë e kalonin me pije dhe lojë letrash. Kapiteni Vilijem o Keef në të vërtetë veç sa bisedoi me telefon me të shoqen në anën tjetër të Atlantikut, diku në Kentaki.

Situata e Kosovës, në vitin 1999, po hynte në fazën kritike. Aeroplan-bartësja amerikane “Kenedi” do të lundroj në Adriatik dhe me përkrahjen logjistike do t’i ndihmoj aleatët e paktit NATO në bombardimin e Jugosllavisë. Kapiteni O Keef , lëshoi dëgjuesen dhe shkoi për të fjetur.

Lufta në Kosovë mbaroi. Forcat jugosllave ushtarake-policore u tërhoqën nga regjioni kurse makineria më e fuqishme ushtarake e NATO-s hyri në Kosovë me mandatin e Bashkësisë Ndërkombëtare nën emrin KFOR. Zoti O Keef, me vendimin e autoriteteve ushtarake amerikane u përcaktua në Ferizaj, ku si paqësor do të mbante rendin dhe qetësinë në sektorin amerikan të përgjegjësisë. As ëndërr nuk e kishte parë, se në Ballkan, pikërisht në këtë vend, do ta kalonte afatin ushtarak prej shatë muajsh sa gjithsej i kishin mbetur. Ditët ishin të gjata dhe monotone. Asgjë e jashtëzakonshme. Kapiteni O Keef ëndërronte për kthimin e tij në Kentaki, për të birin Xhonin dhe të shoqen Mirjam. Dalja në qytet, pas gjashtë ditësh, ia theu monotoninë. Popullsia lokale i çmon posaçërisht amerikanët. E ndjente këtë në secilin hap, gjatë çdo takimi. Ditën e dytë të daljes së tij në qytet njohu qiftin bashkëshortor ALIU. Mikpritja tradicionale e këtyre njerëzve nuk e linte indiferent kapitenin. E pranoi ftesën e tyre për vizitë. Dhe, miqësia lindi, si zakonisht mu aty ku nuk shpreson fare.

ثshtë korriku, e në vitin 1999 ishte jashtëzakonisht moti i nxehtë. Shumë parashikues botëror kishin paraparë thatësirë të madhe, çka edhe u vërtetua. Kapiteni O Keef atë buzëmbrëmje, më 28 korrik vizitoi shumë shitore, duke kërkuar buqetë lule të freskëta “Ashtu do t’i gëzoj ALIJAT në përvjetorin e njëzetegjashtë të martesës”, mendonte ushtaraku i ri amerikan.

Ishte afër derës së hyrjes të shtëpisë së miqve të rinj. Cingëroi. Në dorë mbante buqetën e vjollcave të freskëta që kishin ngjyra të përziera të kaltërta dhe të verdha. “Ditë e natë” është emri i tyre vendor.

- Mirë se na erdhët, kapiten! Urdhëroni!- përshëndeti bardhoka gracioze, gjersa hapte portën e rënd të hekurt. O Keeff-it i humbën fjalët. U nguros. Pran tij rrinte bukuria e vashës që rrezatonte fuqishëm. Po buzëqeshja! Iu duk se të tillë nuk kishte parë kurrë më parë. Dhëmbët margaritarë të bardh thjeshtë të magjepsnin. Dhe ai si i magjepsur buzët e veta i barti mbi buzët e vashës.

- Këto lule janë për ty! – tha O Keef, duke ia ofruar buqetën me vjollca të freskëta.

- Oh, sa jam e lumtur kapiten! Ende askush deri më sot nuk më ka dhuruar këso lule “netësh dhe ditësh” kaq të bukura. Mbaje në mend: më shumë i dua netët, se sa ditët! Edhe pse dikur kisha dhe ditë të lumtura...” – qeshi vasha, gjersa me dorën e djathtë mbante përdore ushtarakun 27 vjeçar amerikan., kurse në të majtën tufën me lule të cilës me frymëmarrje të thellë iu morri erë.

Hëna ngadalë “rrëshqiste” qiellit të kthjellët. Nga hijet e drunjve kopshti ishte gjysmë i errët. Por, së fundi, kjo për të s’kishte fare rëndësi. Ishte në shoqërinë e bukuroshes në fustanin e tejdukshëm me ngjyrë të bardhë. Pas saj u mbyll porta e oborrit. Hyjnë brenda.

“Vetëm?! Do të ishte turp të më shihnin prindërit e saj...” mendonte O Keefi, sinqerisht duke u penduar për veprimin e tij të pakëndshëm që, në derën e oborrit, e kishte bërë. Në dhomën e fjetjes shndriste drita e kuqe e qiriut të trashë. Vetëm në korridor ndizej një llapë dritëdobët që ishte në murrin ballor. اdo që derdhte romantikë. اdo gjë i ngjante një nate të pabesueshme.
Të thash, kapiteni im. Më shumë e dua natën se ditën. Netëve ndodhin çudira. Netët janë misterioze. Vetëm netëve mund ta përjetosh dashurinë e vërtetë. Oh, sa i bukur që je! A mund të më dashurosh fort, por ta ruash fshehtësinë?! – pyeti vasha që veçse e njohu.

- Patjetër! – pohoji kapiteni. Ti je krijesa më e bukur që ndonjëherë kam takuar. Por, oh! U frikohem prindërve tuaj. I frikohem turpit që do të më gjej. Të lutem më thuaj, mos vallë ëndërroj?! Kurrë nuk do të mundem të ngopem me bukurinë tënde...

- Mos iu friko prindërve të mi! – tha vasha. Ata janë në një fshat afër. Unë quhem LULJETA dhe kaherë ëndërroj për këtë natë. Do ta kesh dashurinë time gjithnjë gjersa ta ruash sekretin tonë.

Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. ثshtë ora afër dy e mesnatës...

- Ka qenë dashur kaherë të jem në njësinë time – brengosshim pëshpëriti kapiteni, duke shikuar orën në murr. Luljeta ngadalë dhe me kujdes hapi portat. Në ndarje e puthi edhe një herë kapitenin dhe i tërhoqi vërejtjen që të mos ia thotë askujt fshehtësinë. Bashkë me gërhimën e motorit të xhipit, brengosja e tij arriti kulmin:”Eh, si do të shkoj në bazë në këtë kohë të shurdhër të natës? Kanë për të më dënuar. Më mirë është të pres mëngjesin dhe disi do të gjendem” – mendonte kapiteni. Brenda disa sekonda e ktheu xhipin e tij në drejtim tjetër, dhe cingëroi gjatë në derën e njohshme të tij.

“Zilja dëgjohej madje deri këtu! Luljeta ime sigurisht fjeti menjëherë pas kësaj nate të çmendur...” Kot. Dyert mbetën të mbyllura. Kapiteni O Keef pjesën e mbetur të natës e kaloi në xhipin e tij. Në njërën anë i fiksohej përgjegjësisë së vet, kurse në anën tjetër imagjinonte takimin e ri me Lulletën e stërbukur, i cili duhet të ndodhte prapë natën tjetër.

Natën tjetër, sipas rregullit, shkoi tek Luljeta. Pothuaj se e kishte harruar tërësisht qiftin Aliu, kur ata me gëzim e ftonin të hynte brenda. Për nder të tij shtruan darkë të pasur.

Në ethërime shkëpuste me dhembë kofshën e pulës, duke pritur ardhjen e Luljetës.

Mendonte se do të darkonte bashkë me të. Por jo. Ajo s’vinte dot. Nuk ekzistonin as vjollcat e saja të kaltra e të verdha në vazon mbi tavolinë. “Ku është Luljeta?!”-pyeste veten..

- A nuk ulet në tryezë dhe vasha e juaj? – i pyeti kapiteni.

- Zonja dhe zotëri Aliu e shikuan me habi, kurse fytyrën ua mbuloi verdhësia.

- Nuk kemi vajzë, kapiten. Pa fëmijë jemi qe 26 vjet martese.

- Por...zuri të belbëzoj kapiteni, - Ku është bardhoka? Ku janë vjollcat e mija?!

- Luljeta, thjeshtë, nuk u paraqit më. As pas disa vizitash të njëpasnjëshme. Kapiteni O Keef gati harroi të telefononte përtej Atlantiku. Gruaja e tij as pas telefonatash këmbëngulëse nuk ia dëgjoi zërin. O Keef ngadalë, por sigurt, venitej si ato vjollca të kaltra të hedhura në diellin e nxehtë të korrikut. Duke e vërejtur pikëllimin në sytë e mikut të tij amerikan, zotëri Aliu vendosi të “hapte” zemrën e tij.
- Më vjen keç, kapiten. Sigurisht keni parë fantazmën. Hija e një vajze këtu tregohet shpeshherë. Po më habit fakti me buqetën tuaj. Nuk kemi vërejtur vjollca në dhomën e fjetjes. اdo gjë është e njëjtë sikur para shkuarjes sonë në katund. Sigurisht nuk është diçka në rregull me ju dhe keni halucinacione.

- Paj, unë nuk jam fëmijë!- tha hidhërueshëm kapiteni. Buqeta ju dedikohej juve për përvjetorin e martesës, por ia kam dhuruar asaj vashe.

- Vërtet shpiri i asaj bardhoke shihet ndonjëherë në këtë shtëpi. Paraqitja e saj ndodh atje- tha zotëri Aliu, duke treguar me dorë shtëpinë e vjetër në anën tjetër të kopshtit.

Kapiteni O Keef u ngrit me qëllim ta shihte atë shtëpizë të vjetër. Hapi dyert e vogla të drurit, u ngjit shkallëve të vjetra prej druri për të arritur lart. Ndjente një atmosferë misterioziteti.

“Shishetavani” i punuar me stilin e vjetër turk dhe “dollapët” e thelluara në murr ia përkujtonin kohën kaherë të vdekur. U ul në minder dhe vështronte në zbrazëtirë, duke menduar se si ta zgjidhte këtë mister. Kot. Përpos grumbullit të gjërave të vjetra dhe “gjygymit” të hershëm prej bakrit në dollap, në anën e majtë të murrit, asgjë tjetër s’kishte. Kaloi përsëri në katin përdhese.

- Ndoshta s’jam i marrë që ta ndjek fantazmën! – pëshpëriti qetas kapiteni, duke u përgatitur ta lente shtëpizën.

- Baba im e ka blerë së bashku me pasurinë që shihni. Nuk e kemi rrënuar. Njeriu, prej të cilit e kemi blertë këtë, edhe për një kohë ka banuar në të. Ka qenë kaherë, por më kujtohet se ka folur për vashën e tij me emrin Luljeta. Fliste për bukurinë e saj dhe vdekjen tepër të hershme, e pas kësaj gjithmonë qante një kohë të gjatë – përkujtonte zotëri Aliu.

- LULJETA?! – klithi kapiten, si ta kishte goditur rrufeja. Ajo vashë pikërisht ashtu quhej... Inshalla nuk kamë bërë dashuri me hijen e Luljetës së ndjerë! O Zot! اka po ndoll kështu me mua?! Me bindje, kapiteni O Keef vendosi seriozisht të punoj rreth këtij rasti, sipas tij unikat. Nëpërmjet mikut të tij Robertit, angazhoi një parapsikolog të njohur nga shteti federal Uashington. Parapsikologu Roni, nëpërmjet mediumit të tij kontaktoi me shpirtin e vashës së ndjerë.

- E përshëndes kapitenin tim. Më vjen shumë keç që nuk mundi ta ruante sekretin, por le të mos dëshpërohet. Ne do të takohemi përsëri. Jetërat tona kryqëzohen si shtigjet e imëta në shtëpinë e milingonave. Ndoshta i lajmërohem në ëndërr, ndoshta zhgjëndërr, apo në ndonjë jetë tjetër. Krejt një. Dashuria ime është e ndezur dhe kurrë s’ka për t’u shuar... – tha Luljeta përmes gojës së mediumit. Mediumi e ndryshoi zërin, ngjante në zërin e Luljetës. Kapitenit iu rrëqethën flokët e kresë. Edhe përballë frikës, ndjente gëzim që përsëri e dëgjonte.

- I kam marrë vjollcat me vete, në shenjë kujtimi për ty. Ato do t’i mbaj, kurse ti, kapiten, merre “LULEN E BARDHث” timen, ky është emri im. Sekreti ynë është zbuluar, më vjen keq për këtë. Mua më gjen atje - dhe mediumi tregon me dorë vendin nën strehë midis shtëpisë së vjetër dhe shtëpisë së fqinjëve.

- Tung, kapiten! Dhe mos u pikëllo...Ishin këto fjalët e fundit të Lules përmes gojës së mediumit, i cili në atë çast filloj të zgjohej nga transi.

- Qe, zotëri O Keef, shpejt e zgjidhët enigmën! – kënaqshëm i tha Roni kapitenit të nemitur.

Me rekomandimin e parapsikologut amerikan, ekipi i vogël menjëherë ia filloj punës. Në vendin e shënuar filluan mihjen. Jo shumë kohë pas kësaj, kazma në duart e z. Aliu shurdhët goditi në diçka të butë. Ishte dërrasa e arkivolit. Pjesëtarët e këtij ekipi u shikuan ndërmjet veti. Shikimet e tyre i thanë të gjithë. Me duart duke iu dridhur Ramadan Aliu kujdesshëm hapi arkivolin. اudia ishte e pafund! Në të prehej bardhoka e bukurisë engjëllore. E paprekur, në fustanin e bardhë, e freskët sikur pak më parë të kishte fjetur Mbi buzët i dridhej një buzëqeshje enigmatike. Mbi gjoksin e saj, për habinë e të gjithëve, ndodheshin ende vjollcat kaltëroshe të freskëta, ndërsa vjollcat e verdha aty për aty u venitën.

I ngurosur nga e papritura, ekipi i vogël gjatë nuk arriti të vinte në vete nga ky “shok”. Pikëlat e djersës së ftohtë rridhnin nëpër fytyrën e kapitenit të ri. Vetëm parapsikologu dhe mediumi i tij shikonin qetësisht të mbështetur për murrin e vjetër.

- Kapite! Merre atë “Lule të bardhë” mbi kokën e saj. I keni premtuar... merrni për kujtim të kësaj vashe të bukur jetime – me zë lutës iu drejtua Roni kapitenit.

O Keef u pikëllua dhe rrëmbeu filizin e “LULES Sث BARDHث”. Ndjeu se me tërë peshën e tij do të rrëzohej mbi trupin e vdekur të vajzës. Mezi mblodhi fuqinë për t’u ngritur. “Prej nga u krijua ky filiz i “Lules së bardhë”? - mendonte.

- Oh, bukuroshja ime! Ku je?! Vallë, nuk po e sheh dashurinë time, mjerimin tim? Të betohem se do ta ruaj këtë lule për kujtim të emrit tendë... gati duke qarë iu “drejtua” kapiteni.

Pas vetëm një ore kufoma e vashës filloi me të shpejtë të shkatërrohet, gjë të cilën eksperti i parapsikologjisë e shpjegoi si pasojë e natyrshme e shkatërrimit të trupit të njeriut në kontakt me ajrin.

Kapiteni Viliams O Keef e mori filizin e “LULES Sث BARDHث” përtej Atlantikut dhe me të edhe një përvojë të pazakonshme. Përqafimi i së shoqes, Mirjam, e ktheu në realitetin ekzistues.
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

Nga përvoja mistike e njerëzve tanë

BUKUROSHJA E NATثS

U ndal i zhgënjyer. Nuk dinte çfarë të thoshte. اdo gjë i dukej si ëndërr. “A është, vallë, e mundur që mbrëmë të kem quar dashuri me aq pasion me një hije” -mendoi. Po, jo. Në thellësinë e qenies së vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq që kjo gjë kishte ndodhur, qoftë edhe një ëndërr apo shpirti i saj të ketë qenë. I kërkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerë në fund. U ulë në një ulëse të afërt që t’i mblidhte përshtypjet dhe të vendoste çka të bënte.

Nata, përplot hënë, si e krijuar për shëtitje, gjersa voziste veturën ngadalë nëpër pylli e dendur prej frashri.

Ramit H. Nga Lubinja e Poshtme (Prizren) nuk mendonte asgjë tjetër, përpos që e përjetonte me kënaqësi atë natë të mrekullueshme të spërkatur me hënë të argjendtë. Rruga e shtrembër malore dukej posi gjarpër i cili ngathtësisht ishte shtrirë nën hënë. Kurse pylli, si nga ana e sipërme, ashtu edhe nga ana e poshtme e rrugës, i jepte një dukje fantastike tërë atij pejsazhi. Vetëm ndonjë klithmë hutini dhe zhurma e prajshme e motorit thenin qetësinë përkohësisht e pastaj, përsëri, vendosej heshtja.

Në një çast, 28 vjeçari Ramit H., vërejti në fund të bërrylit një diçka të bardhë, të paqartë. Dhe gjersa mendonte e përpiqej t’ia qëllonte se çka mund të jetë, hija e bardhë ia bënte me dorë dhe në mënyrë të qartë dëshironte t’i tregonte që të ndalej. Pas një vozitjeje të shkurtër, arriti pranë saj dhe pa vashën me fustan të bardhë:

-Më falë, ju lutem -tha vajza, -a do të më merrni deri në Reçan?

_Pse jo? -u përgjigj hareshëm djaloshi dhe hapi derën që bukuroshja e panjohur të hynte në veturën e tij.

-Për ku je nisur në këtë kohë dhe pse je vetë? - e pyet Ramiti.

-Po shkoj në ballo në Reçan. Ishim me shoqëri, por nuk kishte vend në veturë për mua dhe të fejuarin tim, ndaj u nisëm në këmbë.

-Shumë interesant, -vërejti djaloshi. -Po ku e ke të fejuarin?

-A nuk e vërjete vallë, se ai ishte ratë në skaj të rrugës? E ka zënë gjumi. Do të jetë shumë i befasuar kur të shohë se nuk jam. E si do të jenë të befasuar shokët kur të më shohin në Reçan? -u përgjigj vasha me zë të hareshëm e argëtues.
-Po, nuk është në rregull, duhet të ndalem e ta marrë edhe atë.

-Mos u brengos. A nuk të mjaftoj vetëm unë? Ndoshta nuk po të pëlqej?

-Uh, belbëzoi Ramiti, -je jashtëzakonisht e bukur, por nuk është korrekt kjo.

-Nuk është korrekte, por është tejet romantike, -tha vasha dhe e përqafoi me duart e saj të buta vashërore.

Ramiti ndjeu tërë ngrohtësinë dhe butësinë magjike të bashkudhëtares së panjohur, ndaloi veturën, dhe u kthye kah ajo, e shikoi vashën e bukur dhe buzët e tij u afruan drejt saj. Ndjente se po e humbte arsyen, se nga lumturia do të alivanosej. “Kush po gajlohet tani për të fejuarin” - mendoi. “Kësi rasti të jepet një herë në jetë. Nuk do ta lëshoj edhe njëqind të fejuar të saj të më ndeje,in tërë jetën!”

Kushedi sa kohë ka kaluar në përqafim epshor të bashkudhëtares së stërbukur e edhe sa do të kalonte, sikur në ndërkohë, të mos e zgjonte jehu i motorit, i cili vinte nga ana e kundërt dhe shkonte drejt Lubinjës. E shikoi orën dhe konstatoi se ishte një pas mesnate.

-Uh...veç qenka vonë, duhet të ngutemi - tha djaloshi.

Vasha vetëm buzëqeshi duke e puthur nëpër faqe. E ndezi motorin dhe u nisën. Balloja veç ishte në kulminacionin e zhvillimit. Nuk i shkohej në sallë. Dëshironte ta kishte sa më pranë, ta kishte tërë jetën. Salla e madhe në fshat vezullonte. Prej saj shpërthente muzika dhe zhurma e madhe e të rinjve, djem e vasha, të cilët argëtoheshin me afsh.

-E di çka -tha Ramiti. -Më së miri është që ne të shkojmë deri te “MADERE” dhe të pimë diçka.

-Okej! Ti nuk po humb kohë bukuroshi im...pranoi vasha dhe të dy filluan drejt restorantit të njohur të kësaj ana.

Djaloshi e mori për dore dhe, nëpër grumbullin njerëzve të rinj, që argëtoheshin në rrugë, e çoi në restorant. E zgjodhi vendin ku askush nuk do t’i shqetësonte. Iu bë se tavolina në qoshen e djathtë ishte si e krijuar enkas për të, e edhe drita ishte ca e ngulfatur. Gjatë bisedës mësoi se quhej Sanije H. Dhe se jetonte në Drajçiq. Ndejën gjatë pranë tavolinës duke ndërruar shikime plot butësi dhe duke ia ledhatuar duart njëri-tjetrit. Në fund porositën nga një kafe, që ndoshta do t’i freskonte që të mund të qëndronin zgjuar e të kënaqeshin në këtë takim gjerë në agim. Vasha pastaj propozoi që të shkonin gjerë në sallë e të vallëzonin së bashku. U ngrit dhe në atë moment derdhi filxhanin gjysmë të zbrazur të kafesë, i cili u rrokullisë dhe u ndal në fustanin e saj të bardhë. Kërkoi nga kamarieri një gotë ujë, ndoshta o të mund ta hiqte njollën. Provoi, por njolla edhe më tej mbeti shumë e dukshme.

-S’ka problem -tha Sanije. Ndoshta nuk të vjen turp të më çosh kështu në sallë. E kur të shkoj në shtëpi, i heq me varakin.

-Si? Të turpërohem me një bukuroshe të tillë? Të çoj edhe në fund të botës, vetëm të jesh paranë meje.

Vallëzonin...Ritmi magjeps e marramendës i muzikës “ever-grin” i dehte shpirtrat e tyre. Ramiti fuqishëm e afronte për trupi të dashurën e vet të papritur, gjersa bukuroshja magjepse zinte ritmin e muzikës, duke e puthur princin e saj. Teni i saj i bardhë, fytyra e përsosur në harmoni me trupin e saj tërhiqte shikimet kureshtare të të pranishmëve enë sallë. Kurse ajo, si në trans, luante me princin e saj, duke i recituar vargjet e buta të këngëve në veshin e djaloshit. Në çast, përnjëherësh vasha u tërhoq nga përqafimi i Ramitit. Shikoi orën dhe tha:

-Duhet t’i gjej shokët e mi, do të brengosën. Ora gati katër
e unë askund. Më falë që po ngutem t’i gjej... -dhe humbi në grumbull.

Ramitit priste dhe çuditej se si u zhduk ashtu befas. Priste... Të pranishmit në sallë u shpërndanë dhe nuk mbeti askush, kurse ajo s’dukej kund. “Vallë, ku ka mundur të shkoj?” - mendonte. “Sigurisht është kritikuar prej shokëve, ndoshta edhe i fejuari ka ardhur e tani ka probleme. Por, nesër, patjetër do ta kërkoj në Draçiq.”

Pas pritjes dhe kërkimit të kotë, Ramiti megjithatë vendosi të shkojë në Prizren, meqë duhet të lajmërohej në punë në një organizatë ndërtimore. Ishte punësuar së frikti dhe nuk dëshironte të krijonte komplikacione të padëshiruara.
Punonte, kurse mendjen krejtësisht e kishte në aventurën e mbrëmshme të çmendur. Pas orarit të punës, u drejtua për në fshatin e afërt të vajzës së përmendur dhe vendosi t’i kërkonte sqarim për zhdukjen e saj të papritur pa përshëndetje dhe pa kërkuar falje. Priste s’paku se do t’i kërkonte ndjesë. E pyeti për shtëpinë e saj një grua në moshë të mesme, e cila me kovë në dorë gjend në rrugë. Gruaja i tregoi Ramitit se si shkohet te shtëpia e saj dh e pyeti se mos vallë po shkonte për ngushëllime. Ai, s’u përgjigj asgjë, por pak u befasua dhe mendoi se dikush i afërt i paska vdekur. “Ja, zhdukja e saj e befasishme!” - mendoi. - Sigurisht e kanë lajmëruar mbrëmë se dikush nga të familjes i ka vdekur.”

Trokiti në derë. Ngriti kokën dhe në derë pa nekrologun me emrin saj.

-E pamundur! E pamundur që sot të ketë vdekur! -klithi dhe u zhgeh në vaj djaloshi.

Në atë moment u hap porta masive prej druri dhe doli gruaja, e veshur e tëra në të zezë. Djaloshi ai shpjegoi tërë aventurën e mbrëmshme, duke e shikuar gruan para vetes, e cila u shkreh në rënkim të papërmbajtur.

Duhet të kesh gabim, bir. Vajza ime, Sanija, ka vdekur gati para ter muajsh bashkë me të fejuarin e saj në fatkeqësi komunikacioni.

U ndal i zhgënjyer. Nuk dinte çfarë të thoshte. اdo gjë i dukej si ëndërr. “A është, vallë, e mundur që mbrëmë të kem quar dashuri me aq pasion me një hije” -mendoi. Po, jo. Në thellësinë e qenies së vet ndjeu se e donte, se nuk i vinte keq që kjo gjë kishte ndodhur, qoftë edhe një ëndërr apo shpirti i saj të ketë qenë. I kërkoi falje gruas dhe u nis heshtas, i vendosur ta hulumtonte rastin gjerë në fund. U ulë në një ulëse të afërt që t’i mblidhte përshtypjet dhe të vendoste çka të bënte.

E luti djaloshin nga fshati me emrin Idriz I. që ta dërgonte në varrezat e fshatit, duke i thënë se ishte një i afërm i vashës se vdekur. Erdhën në fund të varrezave, ku ishte varri me mbishkrimin e emrit të saj në pjesën e sipërme të mermerit. E në vet varrin - befasia: fustani i bardhë i guzhmuar në mesë të varrit!...

Ja, ky është varri i të afërmes tënde. Pranoni ngushëllimet e mia! Vetëm nuk e kam të qartë pse fustani i saj këtu? Por ndoshta e ka sjellë nëna e saj e cila prej asaj dite që vdiq çmendet për të, -tha Idrizi dhe u përkul ta ngriste fustanin.

-Po, ky është fustani i saj! -tha me zë të pikëlluar, duke e shpaluar ngadalë me duar.

Në atë çast u shfaq njolla e freskët e kafesë që mbrëmë ishte derdhur në “MADERA”.

-O jo! -klithi Ramiti dhe ra në alivani pranë varrit të saj.

Idrizit të befasuar gjatë iu desh ta zgjonte nga alivania Ramitin, duke menduar se u alivanos nga pikëllimi për “të afërmen” e vet.

...Do të mbetet fshehtësi se si ndodhi e tërë kjo. Por një gjë është e qartë: 23 shtatori 1997 do të mbetet i pashlyer në kujtesën e ramit H.
 
Jetmira

Banned
Titulli: Tregime Mistike

Nga përvoja mistike e njerëzve tanë

TRI NET U PثRPثLIT Nث SHTRAT ME XHINDET

Kush e di vallë se çka të diktohet të bësh në jetë? Të bëhesh falltare, magjistricë apo...diçka tjetër. Ekzistojnë forca që mendojnë edhe për këto mistere të pashpjegueshme të jetës njerëzore. Gjithçka është e mundur në botën paranormale, apo jo?

A udhëheqin me ne forcat misterioze?

Shikuar shkencërisht vetëm njerëzit me vetëdije të lartë mund të merren me magji. Duhet të ekzistoj energji e shtuar pozitive, si dhe shumë kritere tjera për të cilat flitet në literaturën që merret me këso temash.

Edhe në anët tona kemi dëgjuar që shumë njerëz merren me magji të ndryshme: disa me magji të bardhë, të tjerët me të zezë, ndërsa gratë që merren me këto punë të fëlliqura në popull emërtohen si “gra që bëjnë sehire”.

Nga ka filluar interesimi i tepërt për t’u marrë me këto punë dhe si janë bërë ato “gra që bëjnë sehire”, vërtet është vështirë të hulumtohet gjeneza e këtyre biografive, sa të çuditshme, aq edhe të mistershme.

E ata të tjerët, të cilët i shfrytëzojnë magët dhe magjistricat për të kryer shërbimet e tyre, për t’i prishur a për t’i ndrequr punë atij apo këtij njeriu, janë shumë të bindur se njerëzit e tillë posedojnë fuqi mbinatyrore. Ky shkrim pikërisht shqyrton fatin e një gruaje shqiptare, Xh. B., nga një fshat i largët i Anamoravës, e cila i hapi dyert e veta për t’u ndihmuar njerëzve me shumë halle e me shumë derte.

Ajo grua kurrë nuk ishte marrë me diçka të tillë, e as që i shkonte mendja se një ditë do të bëhej viktimë e ca forcave të panjohura dhe do të përpëlitej në shtratin e vdekjes, gjersa do ta bindin që ajo të merret me punë të panjohura.

Ajo që e ndryshoi rrjedhën e jetës së saj ndodhi një natë nëntori të vitit 1996. “Isha duke pastruar një këmishë të burrit tim në oborr pasi kisha ngrënë darkë, kur para meje u paraqit një djalë afro 27 vjeçar i cili m’u drejtua kësisoj: “Oj, Xh. Lëre atë këmishë se këto punë nuk janë për ty”. E kur e ngrita kokën për ta shikuar me mirë, pashë vetëm një dritë të zbehtë te dyert e oborrit dhe dëgjova një zë të çjerrë fëmije që më trembi” -tregon ajo. Pastaj e humbi vetëdijen. Ndjeu një nxehtësi të madhe trupore dhe më s’pati forcë të qëndronte në kkëmbët e veta. U alivanos dhe humbi ndjesinë e hapësirës. Më nuk dinte që është në shtëpinë e vet. Ndërruan pamjet, fytyrat, objektet. Më kot mundohej djali dhe burri, që e shpurën në shtrat, ta sjellin në vete. Kjo nuk bëhej e gjallë, nuk jepte shenja jete. Atëherë asaj iu afruan disa krijesa të padukshme, të cilat vazhdimisht mundoheshin ta bindnin të bëhej falltare, t’u ndihmojë njerëzve, të merrej me magji. Në atë ankth ireal me tërë forcën e shpirtit të saj luftonte me ato qenie që e kishin lënë të vdekur për së gjalli. Ishte diku në kufi midis botës reale dhe ireale. Kurë arriti t’i shquaj fytyrat e njerëzve të dashur të shtëpisë, u tmerrua edhe më shumë. S’mund ta duronte burrin e vet, lutej t’ia hiqnin sysh.
Tri net e tri ditë të plota Xh. B. Luftoi me ato krijesa që se linin të qetë. Ditën e dytë njerëzit e shtëpisë vërejtën trupin e saj të vizatuar me disa shkronja të çuditshme. Krijesat e çuditshme e të padukshme kishin shkruar shkronja të panjohura për ta. E, ç’ishte më interesant, ngjyra e shkrimit përputhej me kanën të cilën e përdorin gratë për t’i ngjyrosur flokët.

Ata sërish këmbëngulin që ajo me çdo kusht duhej të bëhej e “tyre”, përndryshe...

U arsyetua se duhet ta pyeste burrin e saj. Dhe burri i saj s’pati gjë kundër; vetëm t’i dilte gruaja e gjorë nga ajo gjendje mjeruese, nga ajo agoni që i lemeriste të gjithë, e , ç’është më e keqja, asnjëri s’dinte si t’i ndihmonte.

Kur ajo më në fund u pajtua se ashtu do të bëhet, si i diktonin ata, gjithçka u fashit. Kaloi alivania, pushuan ankthet, përçarjet...u zhduk shkrimi në trupin e saj. Atë ditë, gjersa ajo përjetoi rrathët e ferrit, hoxhës së ri të fshatit i kishte rënë libri i shenjtë nga dora, e vetëm atëherë Xh. B., paska pranuar të bëhej emisare e “atyre”. Hoxha, pastaj ishte qetësuar dhe kishte filluar të predikoj ashtu si i ka hije një njeriu të Zotit.

Pasi u qetësua pakës, në mbrëmje doli tek fqinja. Duke shikuar orën, atë e nget lemza dhe thotë: “Eh, qenka ora njëmbëdhjetë!”. Të gjithë që ishin në dhomë u habiten me fqinjën e tyre. Mos paska luajtur mendsh? Apo ka rënë në ato punët e liga? -pyesnin të gjithë në fshat.

Por tek më vonë të gjithë e kuptuan çka i kishte ndodhur Xh. B.-së. Dhe u bindën se vërtet atë e kanë zgjedhur për të bërë magji, për t’i ndihmuar njerëzit, për t’ua sqaruar kush ua do të mirën e kush të keqen dhe për të gjitha problemet e tjera që njeriu i has në jetë.

Sot e kësaj dite këtë grua e vizitojnë shumë njerëz. ثshtë përson i kërkuar i hallemëdhenjve. E kështu ndodhi!

Top