• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Transkripti i Shtëpisë së Bardhë, Sali Berisha i kërkonte Clintonit autonomi për Koso

legjenda

Tetova
Një dokument tani i deklasifikuar, i mbajtur si shënim nga administrata e Clintonit, ka përshkruar në detaje takimin ndërmjet Presidentit të SHBA’ve Bill Clinton dhe Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha në shtator të vitit 1995. Tema e Kosovës e cila atë kohë ishte e okupuar nga Serbia, është një nga çështjet kryesore në agjendën Washington –Tiranë.

Në këtë dokument evidentohet fakti se shteti shqiptar është i vetmi në botë që e ka njohur “Republikën e Kosovës”, por gjatë bisedave në nivel presidencial, Berisha mban një qëndrim zhgënjyes para Clintonit - angazhohet vetëm për autonomi për Kosovën.

Përveç qëndrimit shqiptar, dokumenti përmban edhe qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që po ashtu parashikon një autonomi për Kosovën dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe civile për shqiptarët e Kosovës.

Por çfarë i thotë saktësisht Berisha homologut të tij amerikan për Kosovën para 20 vitesh?

“ Situata në rajon është shumë brengosëse. Kosova është nën okupim total. Unë kam folur për këtë me Sekretarin e Shtetit (Warren Christopher), dhe e kam kërkuar nga ai nëse SHBA’të mund të marrin rolin e ndërmjetësit në negociata për të rivendosur autonominë atje. Natyrisht, shqiptarët do të kërkojnë nga unë që të kërkoj më shumë. Por, unë them jo sepse po të kërkojmë më shumë kjo nënkupton luftë. Paralajmërimet e Administratës së Bushit(Paralajmërimet e Krishtlindjeve që kanë të bëjnë me Kosovën) dhe prania e trupave amerikane në Maqedoni ka qenë kyçe për preventivin e përhapjes së konfliktit të Bosnjës në jug” ka theksuar Berisha.

Ndërkohë Presidenti i SHBA’ve Bill Clinton duke u përgjigjur në këtë çështje ka thënë se Washingtoni ka pasur të drejtë kur ka vendosur trupat në IRJM (Maqedoni). Presidenti Bush e ka lëshuar paralajmërimin e tij për Kosovën dhe kjo kishte ndodhur në dhjetor pas zgjedhjeve, serbët erdhën te unë. Unë thash se kjo ka qenë një vendim i duhur. Ne po bëjmë atë që është e mundur për të ndalë luftën dhe do të vazhdojmë në përpjekjet tona” ka thënë ai.
http://republika.info/
 
Top