• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Traktatet e BASHKIMIT EUROPIAN

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Bashkimi Europian eshte i ndertuar nga 4 traktate:
  1. Traktati qe nderton Komunitetin Europian te Karbonit dhe Celikut (CECA), firmosur ne 18 prill 1951 ne Paris, hyn ne fuqi ne 23 korrik 1952 dhe skadon ne 23 korrik 2002.
  2. Traktati qe nderton Komunitetin Ekonomik Europian (CEE), firmosur ne 25 mars 1957 ne Rome, hyn ne fuqi ne 1 janar 1958.
  3. Traktati qe nderton Komunitetin Europian te Energjise Atomike (EURATOM), firmosur bashke me traktatin e CEE.
  4. Traktati qe nderton Bashkimin Eurpoian (EU), firmosur ne Maastricht ne 7 shkurt 1992 dhe hyre ne fuqi ne 1 nentor 1993.
CEE, pervec rolit ekonomik, ka marre me kalimin e kohes nje sere pergjegjesish te gjere sic jane:
  • politika socjale
  • politika ambientale
  • politika krahinore
Meqenese nuk behej me fjale per nje komunitet vetem ekonomik, me traktatin e katert arrihet te ndertohet BE-ja.
Ne Maastrchit, shtetet anetare vendosen te kooperojne ne politiken e jashtme dhe te sigurise ne sektorin e "drejtesise se puneve te brendshme".
Me shtimin e kooperimit nderqeveritar, sistemit komunitar ekzistues, traktati i Maastricht-it krijoi nje strukture te re me tre "shtylla" qe eshte jo vetem ekonomike por edhe politike.

Pra BE-ja bazohet ne traktatet e saja dhe 3 shtyllat paraqesin sektoret e ndryshme politike, me sitemet organizuese perkatese.

Traktatet modifikohen sa here qe ne Komunitetin Europian hyjne shtete te reja anetare. Ky ndryshim arrihet me ane te nje konference speciale te qeverive te BE-se (konferenca nderqeveritare ose CIG) qe ne 20 vjetet e fundit eshte mbledhur ne 3 okazione:
  1. Akti Unik Europian (AUE), firmosur ne 1 shkurt 1986 dhe hyre ne te fuqi ne 1 korrik 1987, i cili modifikoi traktatin e CEE per hapjen e rrugeve te tregut unik europian.
  2. Traktati i Amsterdamit, firmosur ne 2 tetor 1997 dhe hyre ne fuqi ne 1 maj 1999, i cili modifikoi traktatet e BE-se dhe CE-se, duke ndryshuar numrat ne shkronja ne artikujt e traktatit te BE-se
  3. Traktati i Nices, firmosur ne 26 shkurt 2001 dhe hyre ne fuqi ne 1 shkurt 2003, i cili modifikoi akoma me teper traktatet e tjera duke racjonalizuar sistemin decizional europian, per te bere te mundur qe ai te ishte me efikas mbas zgjerimit te 2004.
Prezenca e kaq shume traktateve komplikon dhe veshtireson me shume kuptimin e BE-se. Per kete arsyje, presidentet e shteteve anetare vendosen ne qershor 2004 te zevendesonin te gjithe traktatet ekzistues me nje Kushtetute Unike qe tregon me qarte cfare eshte BE-ja, si i merr vendimet dhe kush jane pergjegjesit e cdo aktiviteti.

Kushtetuta nuk mund te hyje ne fuqi derisa te nenshkruhet nga te gjitha parlamentet kombetare. Ne disa shtete, ajo duhet te aprovohet me ane te nje referendumi.
 
Top