• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tragjedia në Tetovë: Humb jetën nga zjarri nëna bashkë me 4-fëmijët e saj

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tragjedia në Tetovë: Humb jetën nga zjarri nëna bashkë me 4-fëmijët e saj



foto-5-1.jpg

Katër fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeçare dhe e ëma e tyre Fatime Zylbehari 39 vjeçe, kanë humbur jetën në zjarrin që mëngjesin e sotëm kaploi shtëpinë e tyre në rrugën Goce Dellçev në Tetovë. Shkaktari i zjarrit zyrtarisht ende nuk dihet, por dyshohet që ai të jetë shkaktuar nga koftori. Flakët fillimisht kanë përfshirë katin e dytë ky kanë qenë duke fjetur pesë viktimat dhe më pastaj është përhapur edhe në katin e poshtëm dhe shtëpinë fqinje. Nga kati i parë kanë arritur të shpëtojnë gjyshja dhe gjyshi i të viktimave, ndërsa në shtëpinë fqinje nuk ka pasur banorë. Rasti tek zjarrfikësit është lajmëruar në orën 4 e 15 minuta të cilët kanë intervenuar me 21 zjarrfikës dhe nëntë makina. Sipas tyre, intervenimi ka qenë i shpejtë.

Nga ana jonë dolëm menjëherë me katër automjete kundër zjarrit dhe 13 zjarrfikës por me të arritur në vendngjarje kemi parë tmerr sepse gjitha shtëpitë ishin mbuluar nga zjarri dhe u sulëm në punë për të kryer detyrën tonë. Nuk lejuam të përhapen flakët që të ndodh ndonjë katastrofë edhe më e madhe, por, për fat të keq ka viktima sepse janë shtëpi të vjetra shumë – deklaroi Uka Aliti. Kryeshef i NJTKZ, Tetovë. Por, edhe pse zjarrfikësit thonë që kanë arritur në kohë, familjarët kanë akuzuar organet komunale për ndërhyrje të vonuara dhe për vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet, shkaku i makinave të parkuara në rrugë dhe rrugët e ngushta të lagjes.

“Unë jam dakord edhe me këtë shokun se këta mundohen, të depërtojnë nëpër këto gjëra kurse ju nëpër zyrat tuaja lejoni të shkatërrohen të gjitha”.
“Vonë kanë ardhur. 15 apo 20 minuta janë vonuar pasi u ndez zjarri janë shumë 20 minuta. Për 20 minuta digjet shtëpia e gjitha”.

“Si nuk është tragjike, si nuk është rast tragjik? Tragjedi më të madhe s’ka, zjarr me pasojë vdekje. 5 vjeç ka qenë më i vogli, 14 më i madhi”.
“Më keq s`ka ku shkon por s`kemi ç’të bëjmë tani, punë e Zotit, s`kemi ç’bëjmë aspak. Katër fëmijë dhe e ëma, pesë. Ka pesë orë që presin të vinë prej Shkupi, tani kanë ardhur. I ati i fëmijëve me injeksione rrinë aty, çfarë të bëjë”.

ثshtë një fatkeqësi shumë e madhe për ne si qytet, dhe ne do përpiqemi me mundësitë që kemi të ndihmojmë familjen për ta tejkaloi këtë dhimbje sa më shpejtë”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Zëvendësministri i Punëve të brendshme Agim Nuhiu deklaroi se organet kompetente do të angazhohen që rasti të marrë epilog.

Jemi këtu për të dhënë mbështetjen për funksionimin e të gjitha shërbimeve të policisë, prokurorisë dhe mjekësisë ligjore, me qëllim që tragjedia të ketë epilogun e saktë dhe objektiv. U shprehën ngushëllime familjarëve dhe jemi në gatishmëri bashkë me komunën dhe institucionet e tjera të shtetit t’i rrimë pas gjithë kësaj që është pasojë për familjen dhe për rrethin – deklaroi Agim Nuhiu, zv/ ministër i punëve të brendshme.

Prokurori përgjegjës i rastit nga prokuroria e Tetovës, ka kryer hetimet sot në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e tij. Trupat e pajetë të pesë viktimave, në mesditë janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion dhe varrimi i tyre, sipas familjarëve, pritet të kryhet ditën e nesërme. Përndryshe, babai i katër fëmijëve që humbën jetën sot tragjikisht bashkë me të ëmën, ekzistencën e familjes e ka siguruar nga puna e tij si rojtar. Përveç humbjes, ai aktualisht ka mbetur edhe pa kulm mbi kokë.


Bashkim Sulejmani
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
mua me erdhi shum keq per fatin e ketyre qe u dogjen nga zjarri....

paramendo te biesh me flejt shendosh e mir, dhe te nesermen ora 2 te percjellin per ne varre. // Me erdhi shum rand/ gjynah per ta.... ruana Zot!
 
Top