• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Toleranca apo Pranimi !?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
Nga nje teme e hapur nga Nostra mbi Tolerancen, nga diskutimet qe u bene aty kuptova se toleranca vertete eshte nje virtyt pozitiv por gjithsesi mbi te egziston edhe nje virtyt tjeter e ai eshte, pranimi. Nga ajo qe lexova dhe kuptova u binda se njeriu munde te jete tolerant po nuk munde te pranoj. Pra ne nje fare menyre ne munde te jemi tolerant ( e durojme nje dukuri, gjest, etj etj) por nuk munde ta pranojme te behet pjese e jona. Nese eshte keshtu del se pranimi eshte virtyt me i larte se sa toleranca. Pra gjithnje duke u bazuar ne kete rezulton se toleranca nuk eshte asgje tjeter pos nje shkalle me perparimtare se sa diskriminimi:eek:hh:!!!!. C’fare mendoni ju ku eshte dallimi mes tolerances dhe pranimit? A eshte per ju pranimi virtyt? C’fare paraqesin ato per ju dhe cilen konsideroni si virtyt me te larte te njeriut si cenje humane? Cilat nga to si veti jane me te rendesishme per njeriu?
 
Last edited:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Mendoj se toleranca eshte metoda me efikase per te zgjidhur nje mos marreveshje, ndersa pranimi sjell medoemos "denimin" e njeres nga palet!

Te jesh tolerant, do te thote te pranosh mendimin ndryshe pa e bere te vetin. Te pranosh, do te thote te mbeshtesesh plotesisht ose ti nenvihesh mendimit te tjetrit/ve!

Te flasesh per tolerance ne FV, me duket UTOPI e madhe, por ndoshta ky eshte mendimi im i gabuar!
Per fat te keq, duke pasur anetare te moshave te ndryshme dhe me edukate po aq te larmijshme, diskutimi jo gjithmone eshte i te njejtit nivel!
Shpesh ve re qe edhe persona me te njejten moshe, me te njejtat parime bien ndesh me njeri tjetrin sepse nuk kane TOLERANCE!
Per mendimin tim, ne forum, nuk ekziston ligji i tolerances, por ekziston ligji i gangsterllekut! Kush eshte me i forte, kush e ka fjalen e fundit, kush arrin te imponohet mbi te tjeret, dhe duke marre parasysh kete dukuri, virtualisht perulem dhe i them nje "KE TE DREJTE" duke lene personin tjeter te kuptoje, qe jo vetem eshte budalla, por qe as nuk ka shance per te qene me mire!
Kam vene re gjithashtu qe ofendohen persona kot fare, per sport!

Me ka lene shume pershtypje, ne fillim te forumit, nga shtatori, sjellja e disa personave kundrejt temave te Orakullit!
Une nuk di asgje per sa i perket gjuhes shqipe, etruske apo atyre te rejave dhe fillimisht keto temat e tija, me dukeshin arabisht komplet!
Megjithate duke lexuar shpesh e shpesh postimet e tija, arrita te kuptoj qe cdo germe e shkruar ka nje logjike dhe fjalet, ndryshe nga cmendojne keta PSIKOLOGET (e kepuceve te mia) nuk jane te vena rastesisht!

Shpesh toleranca humb fushe ne forum! Une jam e para, qe sapo lexoj dicka te gabuar them: "LATE NAM" - e filloj e bej analizen e ceshtjes.
Per fat te keq, jo te gjithe kane kohe per te humbur po kaq sa une dhe postimi fillon e mbarron me - "Ja fute kot, gje e trashe" e supozime te tjera mbi personin me shume se sa mbi temen!

Kur perballesh me persona te ketij niveli, i bie te jesh me mire TOLERANT se sa PRANUES!:)
Perndryshe te merr lumi!

Rrofte sjellja e moderuar dhe jo skicofrenike them une!
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

te pranosh dike ose dicka do te thote ti pranosh rreziqet,gabimet apo gjithcka jo normale,pra ta pranosh me te mirat dhe te keqiat e veta...
ndersa te tolerosh do te thote te kufizohesh ne zgjedhjen tende..pra ta besh nje pranim te pjesshem.toleranca zgjat deri ne nje pike..ndersa pranimi gjithmone..kur toleron te detyrohen,kur pranon i detyrohesh...
virtyt per mua eshte toleranca pasi di te tregohesh i matur dhe te japesh nje mundesi.ndersa kur pranon do te thote te pranosh gabimet apo fajet,e ste tregon si njeri te zgjuar,por pa karakter
 

sepse

Anëtar i ri
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Mendoj se mes tolerances dhe pranimit, qendron pershtatja "sipas mundesive qe ka njeriu".


Pershendetje!
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Kur toleron sdo te thote qe gjithmon pranon. Eshte si puna e homoseksualitetit. Njerezit por mos tu treguar rracista, tolerojne, por sdo te thote qe ata vete e pranojne homoseksualitetin.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Hmmmm. Tolerance apo pranim??
Kjo pune eshte si qeni qe kerkon te kafshoje bishtin e tij dhe nuk arrine kurr.
Une them qe nvaret nga rrethanat, por ne fund te dyja kane krahun pozitv.
ps.Moj Briciolo shkruaj me pak se nuk mund te rri gjith diten ne postimet e tua. Post e tua i lexoj gjithmone, do te seleksionoj pastaj :D
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Hmmmm. Tolerance apo pranim??
Kjo pune eshte si qeni qe kerkon te kafshoje bishtin e tij dhe nuk arrine kurr.
Une them qe nvaret nga rrethanat, por ne fund te dyja kane krahun pozitv.
ps.Moj Briciolo shkruaj me pak se nuk mund te rri gjith diten ne postimet e tua. Post e tua i lexoj gjithmone, do te seleksionoj pastaj :D
Postimet e mia jane per ELITEN e forumit, jo per masen:)
Ndaj tregohu tolerant dhe i pranueshem:D
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Mund te thuash qe e pranojme si dukuri, si ngjarje si realitet, si nje ndodhi e cila nuk mund te jete ndryshe. Edhe kjo pranim eshte. Kur nuk ke asnje rruge tjeter nga te manovrosh, pranon pa kushte ate qe te serviret nga te tjeret.
Ndoshta te pranosh eshte shume e lidhur me te bindurit. Pranojme nje gabim psh pikerisht ne castin kur bindemi qe ai eshte nje gabim. Tolerojme gabimet tona edhe kur e dime qe jane gabime. Kitrra ku na fut me keto ide aman :D

Tani qe e mendoj edhe toleranca me duket i dedikohet nje dukurie pa interes. Mund te tolerojme atje ku nuk denohemi, ku nuk rrezikohemi drejteperdrejte.

Megjithate jam i mendimit pergjithsues qe nese veme ne zbatim pikerisht ate qe na ben te ndjehemi mire me veten, rrjedhimisht edhe te tjeret do ndjehen te tille me ne.
 

vlora

PeJaNeZe
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

pranimi nuk eshte virtyt me i larte se sa toleranca...nuk eshte e thanun qe duhet me pranu gjithcka dhe cdokend..puna eshte me i toleru njerezit e ndryshem,traditat e ndryshme etj etj..
pranimi dmth qe nuk je i bindur por thjeshte e pranon sepse s´ke rrugedalje tjeter..ose ku di gja...me pranu dicka per mua do thote qe nuk e toleron me zemer,e duron por nuk e toleron...

gooooo toleranca..:D:p:D
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Toleranca per mua ka te beje thjeshte me idete/opinionet e ndryshme.. nuk je i/e detyruar qe te jesh/biesh dakort me te , as nuk je i / e detyruar qe ti luftosh ndalosh k'to ide/opinione te ndryshme. Nuk mund ta ndalosh, as te ndalohet nderkohe qe nuk prek interesat e asnjenjt.

Ndersa Pranimi eshte dicka qe prek interesat e tua personale, apo te dikujt tjeter/tjereve. Koncepti i pranimit eshte qe ta jetosh/praktikosh k'te pranim/ide/vendim.

Ps...Sigurisht qe per mua Pranimi, eshte virtyt dhe frut.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Pranimi dhe toleranca jane sa te aferta aq te kunderta.
Jane relative ne situata te ndryshme.
Kemi pranimin si mbushje sociale dhe pranimet personale qe vijne drejt nesh me impnime nga jashte.

Te tolerosh do te thote kur ti ke ne dore nje situate qe mund ta ndeshkosh apo ta denosh,dhe jep kohe,apo fale,apo nuk nervozohesh.
Te pranosh do thote te pranosh rracat njerzore apo idet ndryshe apo parimet e te tjerve.Kjo ka te beje me botekuptimin,miresin dhe formimin tend si njeri largepames.
Por pranimi i tepert shpesh ka cuar ne viktimizime popujsh apo njerzish apo shoqerish.
Pra pranimi shpesh viktimizon,demton.
Ndersa tolerimi eshte kam iden nje shkalle me siper se pranimi,sepse ti ke ne dore ta ndeshkosh mos ta pranosh apo te cungosh dicka te caktuar dhe nuk e ben.
Mendoj qe jane te dyja fjale te binjakzuara por varet se ne cilen situate vepruese marrin jete.
Dhe mund te behen nga sinonime ne antonime.
Ndersa teorikisht qendrojne afer ne kuptim.
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Nec ckemi? Do pranoje nese dikush do ti digjte te gjitha fustanet nese ty do te lejohej ti thyeje atij gjith pajisjet elektronike?
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

As njona dhe as tjetra.
Sme pelqejn dhe sdi te mbaj per vete cfare mendoj.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Nec ckemi? Do pranoje nese dikush do ti digjte te gjitha fustanet nese ty do te lejohej ti thyeje atij gjith pajisjet elektronike?
Sdo ja thyeja,do lija te thyente vete koken siper tyre ,per fustanet e mi djeg lagjen mbare :p. Nuk lejoj ti mi cenoj kush .
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Toleranca apo Pranimi !?!?

Lexova komentet para se te postoja. Bashkohem me fjaline e pare te Kitrres ku thote se pranimi esht me lart se toleranca, por jo se pranimi esht virtyt me i larte, perkundrazi nuk eshte virtyt(sipas meje).


Virtyt eshte toleranca. Te jesh tolerant do te thote te lejosh tjetrin te kete hapesiren e tij ashtu sic do doje dhe ti per veten tende. Pra te trajtojme te tjeret sic duam te na trajtojne. Toleranca pervec virtyt eshte nje element thelbesor ne ndertimin e shoqerive, duke patur parasysh se permbehemi nga nje diversitet rracash, ideologjish, fe te ndryshme, mentalitet, grupeve etnike, etj. Pra qe nje shoqeri te jetoje ne harmoni dhe e barabarte duhet te kete tolerance nga vete ata. PSe virtyt? Sepse ti me edhe duke mos e pelqyr dicka, nuk e manifeston pakenaqesine, perkundrazi e respekton ndryshueshmerine.

Ndersa Pranimi eshte nje stad me lart tolerances, pra ti jo thjesht e toleron personin te thote apo te bej dicka te caktuar, por dhe mendon se ajo c'ka ben eshte dicka e mire, apo e pranueshme. Pra Une mund te toleroj dicka pa e pranuar ate, por kurrsesi s'mund te pranoj dicka pa e toleruar ate. Psh. Kemi grupin LGB. Une e toleroj qe x apo y person te bej c'te doje me jeten e tij, ama Nuk e Pranoj qe veprimi i tij eshte i mire, apo sakte. Ose, Toleroj qe nje studente te vi ne klase me kryq apo shami, te flase rreth fese se saj, te propagandoj, ama nuk e pranoj qe ajo c'ka po ben eshte e dobishme, apo e pranueshme.

Pse them se pranimi nuk eshte virtyt? Sepse ti pranimin e ben me vullnet te lire, dhe duke qene se e pranon dhe vete si dicka te mire xy gjene, s'ke arsye ne bote per ta keqtrajtuar personin apo per te protestuar ate lloj ideje apo veprimi.


Nje tjeter term qe une doja te shtoja ne kete diskutim eshte fjala"te te kuptuarit". Mendoj se kjo eshte grada me e larte por dhe me e veshtira ne marredheniet sociale. Pra, jo thjesht te tolerosh, apo ta pranosh nje fenomen apo dike, por te shkosh pertej te dukshmes dhe te kuptosh thelbin e saj. Nese 2 te parat nga ndihmonin per te patur nje jete sa me korrekte mes njeri tjetrit, te kuptuarit na mundesion qe ta perjetojme ate dukuri apo problem sikurse ai qe e ka.
 
Last edited:

Jetmira

..........
Varet se cfar toleron dhe cfar pranon.
Po marr ne shembull forumin.
Prsh.adminet mund te tolerojn per dicka ,(hapjen e shum temave ose ndonje gabim drejtshkrimor).
Por nuk mund te pranojn ofendimet personale,ose kur mundohesh tu hedhesh hi syve.
Toleranca dhe pranimi nuk esht njesoj mendoj un.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Varet se cfar toleron dhe cfar pranon.
Po marr ne shembull forumin.
Prsh.adminet mund te tolerojn per dicka ,(hapjen e shum temave ose ndonje gabim drejtshkrimor).
Por nuk mund te pranojn ofendimet personale,ose kur mundohesh tu hedhesh hi syve.
Toleranca dhe pranimi nuk esht njesoj mendoj un.

kajher e bejn edhe vet.... veq mos ta ceku njeren me emer, ku perher i fryn zjarrit direkt dhe indirekt….
 

ricky_ch

******
Janë dy gjëra të ndryshme: të tolerosh, është ta durosh tjetrin ashtu si është,
ndërsa të pranosh, është të pajtohesh me veprat e dikujt.

Shumë thjesht: dikush t'i hudh mbeturinat afër derës, ti e toleron,
por nëse pranon, atëherë pajtohesh me veprën e tij dhe bëhesh njësoj.

Ne në realitet shumëçka tolerojmë si feja, rraca, përkatësia etnike, politike,...
dhe mu për atë që ne nuk tolerojmë kemi shumë probleme shoqërore në botë,
e s'ikur edhe t'i pranonim do të bënim kërdinë gjithandej dynjasë.

Njeriut në përgjithësi i duhet të vetëm aq sa i eviton dhe zgjidh problemet,
për më shumë nuk ka nevojë! :)
 
Top