Toc toc

Po fleja gjum te divani, si cdo here kur jam vetem... kur papritmas degjoj te qeshura nga dera e shtepise.
Cohem me vrap si e trullosur duke bere kujdes mos te perthy kemben e djathte sic e kam zakon nga qe jo vetem eci keq me ate kembe por perdor edhe shapka me plateau te gjate me peluche roz siper (dhurata e pare per mua pas lindjes, nga my blonde, sepse sipas saj kisha traskuruar veten duke humbur ate ceren si vamp qe kisha kur me njohi).
Tentoj ta hap por si pernat, e paskam mbyllur nga brenda me celes... dhe nderkoh qe i marr, hedh nje sy te syri i deres.

Perpiqem te realizoj cfare shoh duke larguar dhe afruar syrin e majte nderkoh qe me padurim tentoj te fus celsat te vrima duke thene me vete "Cdo gje eshte e mundur, ti me shum se te tjere je hasur me boten tjeter. E di e di o idjote qe ja ke puthur ballin e ftohte por ku i dihet, ti beson ne mrekullite".

Njeri ishte xhaxhai qe dija ne shqiperi, kurse tjetri babai im me nje sy te nxire nga nje aksident te vogel te puna. Qeshnin... si dy adolesht qe po ktheheshin vone ne shtepi cik te pire dhe thonte "shhhtt se eshte vone dhe me siguri tani do jet duke flejtur".

Ula per nje cast shikimin per te futur celsat dhe pa gritur akoma koken, kuptova qe sdo ta shikoja me... qe ishte thjesht loje bastarde i ndonje shpirti bastard...
Atehere me shum zhgenjim dhe trishtim ne zemer, shtrihem perseri kur papritmas kukulla e debores, qe mbaj akoma varur ne mur siper divanit, transformohet ne kukullen qe me tmerronte ne gjum shum vite me para me ate te qeshme sikur per te thene "ta bera dhe sot".

Dhe u zgjova.
Perseri me ate ndjesine e nje jo-endrre.


fd6f299e1a688a258208bb63354c6da5.jpg
 

Tema të Ngjashme

Top