Tigri dhe gomari

"Gomari i tha tigrit: "Bari është blu".
Tigri u përgjigj: "Jo, bari është i gjelbër". Diskutimi u ndez dhe të dy vendosën të drejtohen në gjykimin e luanit, mbretit të xhunglës. Edhe para se të arrinte mes të pyllit, ku luani ishte ulur në fronin e tij, gomari filloi të bërtiste: "Madhëria juaj, a nuk është e vërtetë që bari është blu?" Luani u përgjigj: "Vërtetë, bari është blu." Gomari, ende i pakënaqur, tha: "Tigri nuk pajtohet me mua dhe më shqetëson, të lutem ndëshkoje". Mbreti i xhunglës më pas deklaroi: "Tigri do të dënohet me 4 vjet heshtje".
Gomari u hodh i gëzuar dhe vazhdoi rrugën i lumtur dhe duke përsëritur me zë të lartë: "Bari është blu, bari është blu..."
Tigri pranoi dënimin e tij, por fillimisht e pyeti luanin: "Madhëria juaj, pse më ndëshkuat? Në fund të fundit, bari është i gjelbër".
Luani u përgjigj: "Në fakt bari është i gjelbër".
Tigri pyet: "Atëherë pse më dënon?"
Luani u përgjigj: "Dënimi nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse bari është blu apo jeshil. Ndëshkimi është për faktin se nuk është e mundur që një krijesë e guximshme dhe inteligjente si ju të humbasë kohë duke debatuar me një gomar dhe mbi të gjitha të më shqetësojë mua me këtë llojë pyetje”.
IMG_20220606_140128.jpg
Morali; Asnjëherë mos humbisni kohë në argumente që nuk kanë kuptim... Ka njerëz që nuk kanë aftësi të kuptojnë koncepte të thjeshta dhe të tjerë që verbohen nga egoja dhe e vetmja gjë që duan është të kenë të drejtë. Me çdo kusht të drejtë.
Mos e humbni kohën tuaj në diskutime të pafrytshme. Koha është e çmuar!
 
Drejt individualizmit 🤗
Secili për vete, Allahu për të gjithë 😇☝️
Ne fakt, feja eshte per altruizmin me shume. Por, patjeter eshte dhe per largimin nga debatet e kota dhe nga ato takime ku nuk ka "hajer"(miresi) ne te.
 
Ne fakt, feja eshte per altruizmin me shume. Por, patjeter eshte dhe per largimin nga debatet e kota dhe nga ato takime ku nuk ka "hajer"(miresi) ne te.
Feja është për ata që luten me nënshtrim. Jo për ata që kërkojnë të drejtën me egoizëm e propotencë 🤷
 
Paskam qenë me fat sa shumë i kam shpëtuar dënimit, krahasuar me sa shumë debate të pa frytshme kam zhvilluar 😀
 
Top