Ti nuk je mëkati e as gabimi yt!

Askush prej nesh nuk është i panjollë në të kaluarën e tij, së paku nga kur kemi filluar të përdorim arsyen dhe të dallojmë çfarë është e drejtë dhe e padrejtë, e duhur dhe jo e duhur.

Po ashtu, askush nga ne nuk është imun ndaj mëkatit dhe gabimit në të ardhmen e tij. Nuk ekziston kurrë një imunitet i tillë sado të jemi “të përsosur” në mendimet apo veprimet tona.

lg.php
Raporti me mëkatin brenda nesh, pra mënyra se si ne i qasemi efekteve të tij dhe mekanizmave që vihen në veprim, ndikon tej mase në zhvillimin dhe rritjen tonë.

Për të pasur një qasje sa më të shëndetshme po ju këshilloj tri pika sintetike:

lg.php

lg.php
1️⃣ Kurrë mos identifiko vehten, as me mëkatet e gabimet e tua, as me veprimet e mira që bën. Ti je më shumë se mëkatet e tua, ti je më i mirë se ata, por je më shumë edhe se sa veprimet e tua të mira. Ti je unik!

2️⃣ Kurrë mos e mbaj peshën e mëkatit apo gabimit të fshehur brenda vetes nga frika se mos gjykohesh apo paragjykohesh. Bisedo me dikënd që mund të jetë ati/nëna jote shpirtërore, një mik apo mikeshë besnike, dikush tek i cili/e cila ke besim. Do të shohësh se ke shokë e kjo do të të lehtësojë.

3️⃣ Guxo të kërkosh falje! Kur i kërkon falje dikujt tjetër ndaj të cilit/ës je treguar i/e padrejtë pesha zvogëlohet dhe kur tjetri ta jep faljen ajo peshë pothuaj zhduket.

Për ne të krishterët katolikë ekziston rrëfimi, që më së pari është kumt i dashurisë së pafund të Hyjit, i cili ka vetëm falje për ata që me zemër të hapur i afrohen atij.

Ditë të mbarë e gëzuar ditën e Pagëzimit të Zotit!

D. Gjergji

Mapo.al
 
Kjo temë duhej me 6 janar 😇
Të kërkosh falje po i jep mundësi tjetrit që të rimendojë që të afrohet përseri.
 
Jane disa terma qe vendosen ne tema te ndryshme por pa sqaruar ashtu si duhet konteksti i duhur..kjo eshte nje nga ato...flm per ate pjese qe me ka mirekuptuar
 
Nuk jam shpalosur plotesisht se nuk me eshte zgjuar ajo zona e trurit qe ngre ne nivel te larte koficientin e inteligjences..eshte ne remont te perkohshem
 
Jetoni te lire dhe pa frike,kjo siguron energjin pozitive te shpirtit.
Jetoni me shume me veten,dhe njiheni ate,kjo ju siguron mos varsine ndaj dikuj tjeter.
Jetoni sic ua do shpirti pa dhunuar tjetrin,kjo ju siguron lirine e kohes.
Mekati dhe ferri jane domga psikollogjike qe njerzit i shpiken per ta dhunuar po psikollogjine e ti.
 
Kjo eshte e vertete! Askush nuk eshte i pagabueshem. Pjese e te qenit te gabueshem na eshte dhene nga vete Zoti. Por me i mire prej njerezve eshte ai qe pendohet per gabimet e tij. Ne fakt por ta mendosh thelle, fakti qe ne gabojme, na ben te jemi me me kembe ne toke, me te perulur dhe jo arrogant. Imagjinoni nje njeri qe s'ka gabuar asnjehere! (e zeme), sa empatik, sa fales do te ishte ai kundrejt dikujt qe diku ka gabuar? Zero! Ne jemi plot gabime dhe kur vjen puna per te gjykuar gabimin e tjetrit jemi shume te ashper, NDONESE, ne vete mekatojme, thjesht mund te bejme nje mekat te ndryshem nga ai qe gjykojme. E cuditshme eshte fakti se ne jete njeriu perhere do bjeri ne te njejten grope per te cilen e ka gjykuar tjetrin. Pra, nese ne perflasim dhe shajme dike pse beri XY mekat/gabim, eshte shume e veshtire te largohesh nga kjo bote pa e bere dhe ti te njejtin gabim te pakten 1 here.

Ajo qe nuk pajtohem me Dom-in (te cilit ja ndjek shkrimet perhere) eshte pjesa ku thote: Mos e mbaj peshen emekatit ne vetvete por ndaje me dike qe i beson. JO! Mekati, apo gabimi per nje besimtar i tregohet Zotit! Atij i kerkohet falje dhe nuk ke pse e perhap gabimin tend. Zoti qe ta ka mbuluar ate, nuk po kerkon prej teje ta shfaqesh diku tjeter. Ku ka degjues me te mire sesa Ai qe te ka Krijuar? Per me teper, sa i perket barres se mekatit duhet t'i kujtojme vetes se; jo qe njeriu eshte unik dhe me i madh se mekati, POR ZOTI eshte me FALES se te gjitha mekatet tona, qofshin ato dhe sa shkuma e detit! (metaforikisht) Andaj, cdo gabim qe ne bejme gjate jetes, eshte nje mesim per ne, por dhe perkujtim e paralajmerim qe te kemi kujdes ne te ardhmen.

Jam dakort dhe me pjesen kur duhet kerkuar falje. Te gjithe kemi nevoje per faljen e Zotit, ndaj duhet te meshirojme e falim qe te meshirohemi e te na falin! Fakti qe jetojme ne nje shoqeri, te rrethuar perhere me njerez, eshte e paevitueshme qe njeriu jo vetem te gaboje me vetveten e tij, por edhe t'i hyje ne hak, ta preke diku, apo t'i beje padrejtesi tjetrit si dhe t'ja bejne atij padrejtesine. :)

Simple as that!
 
Si zakonisht, e djeshmja dhe mëkatet e fajet e mundshme, të mbajnë të gozhduar në disfunksion. Por, e djeshmja nuk na definon.

Top