Ti , ndjenj e pabese!

Me erdhe ashtu papritur, me unikalja qe mund te kisha perjetuar . Me lumturove , me verberove me hodhe atje ku nuk mund ta kisha imagjinuar se mund te shkoja , me budallallepse ... a thua ishte faji im? A thua te ishte nga mos pervoja dhe pasiguria? Nga frika se nuk mu kthye asnjehere mbrapsht ajo qe te dhashe per vite me radhe?? Po tani pse me rikthehesh ? Ne nje forme me te eger akoma!?


A kam faj un qe tu dhash me mish e me shpirt , te ofrova gjithcka qe mund te te me mbante kraharori , te fala dhe dinjitetin , por ti nuk me pyete asnjhere nese le nje pplage te thelle tek une , jo asnjehere!

Mesova te hesht ,

Binda veten per vite me radhe qe ishe nje genjeshter , nje iluzion , asgje me teper. Te struka thelle ne erresiren e larget me idene qe do te harroja...

Me poshterove sa me ska!

Pse rikthehesh prap sot? Mos valle nuk me more gjithcka?

Kerkon te me marresh gjithcka qe ndertova gjithe kete kohe qe kisha menduar se te kisha harruar, si nje forme hakmarrje? Kete kerkon?

Apo valle duhet te genjej veten e te mendoj qe mu riktheve per te me dhene ate qe me more? Jo , jo...


Kete ma ben ti , me ben te luaj mendsh . Te flas me veten dhe te bej njemij pyetje njekohsisht , ne te njeten kohe te te jap me mijra pergjigje te ndryshme , qe si e si te zgjedh ate qe me vret me pak...

Kaq e pabese je, vjen ne momentin qe kisha menduar qe te kisha shporrur!


Te perplas koken pas murit sme vlen...nje mendim vret me teper , si kembeza e pistoletes qe ja drejtoj vetes .

Mallkuar qofsh!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
@ZHIGO ,si gjithnje shkrimet e tua jane emocion i gjalle.
Me pelqen dhe kur prek ekstremin e nje peneli ,sic eshte krijimi me siper.
Ngjyrat jane jeta e shkrimit,qofshin ne gri apo ne kaltersi. :))
 
Top