• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Thuajini lamtumirë erës së djersës me këto mënyra natyrale!

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Thuajini lamtumirë erës së djersës me këto mënyra natyrale!



Djersitja e tepërt poshtë krahëve dhe era e pakëndshme është një “problem” që duhet të zgjidhet.

Nëse doni të shmangni përdorimin e produkteve kozmetike me përbërje kimike të kujdesit personal për të trajtuar këtë gjë, ne do t’ju ofrojmë disa trajtime natyrale që janë mjaft efikase në trajtimin e këtij problemi.

Uthull molle (musht): në një shishe sprucuese hidhni pak ujë, uthull molle (musht) dhe disa pika lëngu limoni. Sprucojeni lëngun e krijuar para se të visheni në mëngjes. Ju mund ta mbani këtë shishe sprucuese në çantë dhe mund ta aplikoni edhe gjatë ditës. Ky lëng është shumë efikas në eliminimin e baktereve përgjegjëse për erën e keqe.

Limoni: Ka aftësi për të balancuar nivelin e pehashit të lëkurës dhe është një agrum mjaft i dobishëm në eliminimin e erës së keqe nën sqetulla. Thjeshtë vendosni një fetë limoni nën sqetulla dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Kjo mënyrë do t’ju japë freski.

Peroksid hidrogjeni: Përzieni pak peroksid hidrogjeni me ujë dhe do të formoni një mënyrë natyrale për eliminimin e erës së keqe nën krahë.
 

Hope

◕‿◕
lol mu kujtua nje turk qe me tha njehere qe tradita kerkon qe bebja e porsalindur te lahet ne qumesht (plus c erreza te tjera qe si fiksova) qe mos kete probleme me djersen me tej lol
E ja ktheva une "ne qe se kemi kete larje tradicionale zi ja bejme mos vim ere djerse?"


Keshtu qe, dushi mbetet zgjidhja. Per njerzit me semundje patollogjike duhet konsultuar doktori....
 
Top