• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Therrime kohe ....

kitrra 123

plak gjufurrak
diku, 10 vite me pare.....

............... shiu i imet e i ftohte i kesaj vjeshte te hershme nuk kishte te ndalur qe dy dite me radhe. Vazhdonte te binte me ritmin e ti te pandalshem dhe kishte lagur jo vetem teshat por edhe çdo pore te trupit tone. Me duket se edhe me shume i kishte shtuar lodhjen trupit edhe ashtu te sterlodhur. Fuqia na kishte leshuar dhe ne dy qendronim te strukur nen kuroren e dendur te qarrit ne kete lendinë mali e cila sado pake mbronte trupat tone edhe ashtu te lagur nga shiu i pandalshem. Trupat tane nuk munde te leviznin me barren e rende por aq te domosdoshme per shoket tane ne male sa edhe vet jeta jone. Ishim te sterngarkuar nga vullneti dhe me dukej se s’munde te leviznim asnje meter metutje nga uria. Kishte pese dite qe nuk kishim degjuar arome buke dhe me e keqja ishte se kishim humbur edhe rrugen pas asaj prite qe na kishte organizuar armiku ne kufirin e ngritur padrejtesisht.
--- Cila eshte gjella qe te pelqen me se shumti – pyes instinktivisht shokun ?
--- Buke pogaçe me djathe – me pergjigjet menjehere pa llogaritur se ajo nuk ishte gjelle.
Ve buzen ne gaz dhe me shkoi mendja tek buka pogaçe e nxehte dhe djathi dhe per nje moment me duket se ndjej shijen e saj, ndjej avullin e embel te saj kur posa nxirret nga furra dhe servohet me djathe. Me kujtohet nena, embelsia e pogaçeve te pergatitura nga duart............ , nje lehje qeni qe nuk vinte nga larg prishi qetesin e kesaj nate te zymte dhe endrrat e mia me sy hapur. Shenje se afer jetonte dikush. Vendosim qe te afrohemi ne drejtim te lehjes dhe çdoherë lehja behet me e qarte dhe me e afert. Pas pak rruge duket nje lendine bukur e madhe dhe si per çudi ne funde te saje e rrethakuar me lisa te verehej shkelqimi i nje kulmi te mbuluar me llamarine. Ngjasonte ne stane te çobaneve per kafshe. Afrimi jone e bënte edhe me te zhurmshem dhe me te fuqishme lehjen e qenit. Ppapritmas hapet dera e stanit dhe verehet nje hije njeriu dhe ne koke i shihej nje plise(kapuç) i bardhe. Nuk verehej mire se fare moshe ishte gje qe skishte eshe rendesi. Nga plisi vërehej se ishte shqiptar gje qe per ne mjaftonte ne ate gjendje ne te cilën ishim katandisur.


---- A doni mysafire o i zoti shtepise --- i therrase nen masen e sigurise.
---- O hajde bujrem e mire se u ka pru zoti --- pergjigjet njeriu qe nga zeri dukej se ishte nje plakë. Drejtohemi ne drejtim te hijes me plise te bardhe me shpresen e rritur per ne dhe shoket…………………………………….
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Fillimpranvere viti 2000 burgu i pozharevacit serbi

‘’………………as vet se di se si kisha ardhur deri ketu vetem kur e pashe veten ne maje te Sukes se Rrahit, kodra nga e cila verehej fshati si ne pellembe te dores. Ne letrat qe kisha marre nga shtepia me thonin se fshati kishte ndyshuar krejtesisht por nuk munde ta besoja dhe ja ky ndryshim paraqitej tani para syve te mi. Vereheshin kullat e vjetra te fshatit te cilat i kishin qendruar te gjitha hordhive te armiqve me pare por nuk i kishin bere ballë zjarrit te armikut te fundit dhe shenjat e djegejes se tyre vereheshin qart. Rreze tyre ishin ndertuar shtepi te reja e te vogla por asesi nuk kishin arritur ta zevendesonin bukurin dhe madheshtine e tyre. Shiqoja shtepit e rralla te fshatit te cilat ishin te shkaperderdhura dhe te ndertuara large njera tjetres. Deshiroja te shifja me imtesin mikroskopike qdo gje sepse si kisha pare qe 4 vite dhe ndryshimet ishin te medha. Dikunde ndegjoje lehjen e nje qeni te shoqeruar nga melodia e kavallit dhe blegerimes se deleve. Pas pak ndegjoje edhe nje kenge gjeli, dhe mallengjimi arriti kulmin. Kishte kohe qe skisha ndegjuar diqka te tille dhe me syte e perlotur shpejtova hapin drejte shtepise duke mos dashur te mendoj per asgje me.Deshiroja qe sa me shpejte te shihja nenen ,e cila mi dinte te gjitha hallet dhe njekohsisht frigohesha se do te munde te qendronte kur do te me shifte te gjalle. Ishte hera e pare ne jeten time qe hyja ne fshat si nje hajn duke u pervjedhur gardheve dhe mureve por deshira e madhe qe nena te me shihte e para me solli para dyerve te oborrit pa me verejtur askush.Trupi mu trishtua dhe me dridhej i teri sepse e dija se pas trokitjes sime do te lajmerohej nena , sepse ajo vazhdimishte me priste mua dhe ne cdo trokitje dere ajo lajmerohej qysh nga mungesa ime e gjate. I prekur thelle ne shpirt trokita ne dere……………………………………’’
……………..zhurma shurdhuese e deres se dhomes se burgut me nderpreu enderren e cila nuk doja te perfundonte kurr……dhe pernjeher era e mykyt dhe papastertise se dhomes se burgut zevendesoj ate arome fshati te cilen isha duke e shijuar ne enderren e fshatit. Ah jete e poshter mendova me vete dhe mendimet mi nderpreu zeri i gardianit te burgut - Broj 1964025 dodji ovamo.
Ishte numri im, u ngrita ngadal nga trupi i llomitur nga rrahjet e qdoditshme dhe ecja ne drejtim te deres , duke mallkuar ate ze i cili ma prishi enderren dhe nuk me la te perqafoja se paku njeher nenen………………………………………….........
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Diku ne kosove. Fillimpranvere '98

Natë e errët, pis. Puhiza e lehte e eres pranveror levizte gjethet e reja dhe te posa dalura te drunjeve qe hjeshonin natyren. Vetem cicerrima e bilbilave prishte qetesin momentale te asaj nate te brisht. Per nje qaste mendimet me leshohen ne enderra , enderroj te jem gjeth i asaj pranvere, enderroj te jem bilbil(zog) i asaj nate te brishte dhe lakmoj lirine qe ka gjethi dhe bilbili.
Ne qast me kthehet mendja nga enderrat dhe pak metra me tutje shoh silueten e shokut tim ushtar deri sa bente roje atdheut. Ndjenja me e lumtur mendoj, provoj te ngris doren por nje drite e madhe qe shendriti rrethinen e pasuar nga nje zhurme tmerruese shembi gjithqka, doren, endrrat, mendimet.......
Ngrihem ne gadishmerin me te madhe , duke ndjer nxehtesi e gjakut e cila me kalon ne krahrorin e plagosur mundohem te kontrolloj terenin. Asgje nuk shoh, nate e erret pis , puhiza vazhdon te leviz gjethet e reja e bilbili vazhdon kengen sikur te mos kish ndodhur asgje. Mundohem te shoh silueten e shokut por ajo eshte zhdukur. Vrapoj ne drejtim te ti dhe e gjeje te shtrir dhe te coptuar nga te gjitha anet. Gjaku i ti bashkohet me gjakun tim per te rene se bashku ne token e lare me gjak dhe per tu perzier me gjakun e mijera e mijera heronjeve te rene me shekuj me radhe per lirin e kesaj toke te shenjt. Mundohem ti therras por kot , e shoh buzagazin ne buzet e tije , buzqeshje e njohur me pare . Me te tille buzeqeshje vdesin vetem deshmoret dhe lotet me tradhtojne. Ndjej se dora e tije shtrengon per nje moment doren time me pafuqi dhe lehtas e largon. I ndihmoj ti mbyll syte dhe ndjej se ne doren time ka diqka. Hape doren dhe shofe se ne dore kam 1 fishek pushke. Shenje amaneti per hakmarrje, detyra me e rende qe munde te kesh ne lufte. Me atomet e fundit te fuqis mbledh vehten dhe ja krise kenges se luftes , shenje se edhe nje deshmor ju bashkua karvaneve te pafunde te deshmoreve per lirin e keti trolli. Ne dore shtrengoj plumbin amanet........... !
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Diku në kosovë nata e fundit e '98

……………..acari i egër veriut të kësaj nate të fundit të këti viti i cili të depërtonte deri në palcë dhe të ndalte frymën pothuajse dëshironte ta shfryente tërë egërsinë e këtij viti të cmendur.Vetëm bardhësia e borës prishte imazhin e zi të ketij fundviti. Në këta pak minuta që kanë mbetur mundohem ti jap një përmbledhje të ngjarjeve më të rendesishme dhe për një moment koka më vlonë nga tmerre ,dhunë, vrasje dhe për një moment para meje del pamja shokante’’……............................... pas luftimeve të ashpra të asaj dite terri i mbrëmjes kishte pushtuar tokën dhe vetem tak e tuket e ndonjë gjuajtje te pakontrolluar prishnin qetësin e mbrëmjes. Marrim urdherin që të shkojme në fshatin më të afërt ,të cilin armiku me tërë arsenalin e dhunës e kishte granatuar gjatë tërë dites për të pare pasojat e mbetura. Ngadal por sigurt lëshohemi tatpjetës dhe futemi në lagjen e parë të fshatit. Menjëher hundët mbushen erë shkrumbi, cdokund vëren pamje tmerruese , shtëpi që digjeshin akoma , shtazë te vrara egërsisht dhe dhunë e shfryerje armiku ndaj qenjeve më të pafajshme dhe më të pambrojtura. Nga largë ndëgjohet një zë i mekur femije sikur qante.Të përgaditur nga befasit e luftës ngadal i afrohemi vendit nga vinte zëri që të perulte shpirtin dhe të ngrinte ndjenjat. Para nesh paraqitet një grua e shtrirë në gjelbrimin e asaj pranvere, e zbathur, me nje fustan që kishte marr ngjyrë të kuqe nga e qara e madhe në gjoksin e saj që ishte shkaktuar nga granata dhe mbi të pamja shokante që të rrenqethte trupin e të mbushte shpirtin e zemrën plot vaj. Një fëmijë që qante dhe thërriste pandërprer nënën e ti dhe me njërën dorë ja lemonte flokët. Zëri i mekur i ti ja shtonte edhe më shumë dhembjen tragjedis. Vendosim ta tërhjekim fëmijen dhe momenti i ndarjes nga nëna arrin kulminacionin e dhembjes shpirtërore. Me tërë forcen e tij femijarake ngjitet për trupin e nënës dhe me tër fuqin e mekur të shpirtit dhe zërit të ti ngritë zërin e vajit , sikur dëshironte të na thoshte :Më leni ketu ju lutem…………………………………...Të trishtuar nga ngjarja dhe te prekur thell ne shpirt e marrim femijen …………………….............., një shushurim gjethesh të thara dushku të shkaktuara nga era më kthen mendjen nga ky kujtim tmerrues. Gati i mërdhir nga të ftohtit vërej se gishti më ishte ngjitur në këmbëzen e pushkës. Ndëgjoj hapa njeriu dhe nga large shofë disa hije. Me tër forcën e mundshme i thërras:
Ndal!!!
U ndala – ma kthen.
Kushë jeni ju - pyes përsëri.
Ndërrimi i natës – vjen zëri nga ata.
I pari ecë të tjerët qëndroni në vend - i urdhëroj.
Ashtu veprojn dhe kur më afrohet në afërsi të mjaftueshme,me zë të ulet i kerkoj parollen.
Pushka- ndëgjoj zërin e ti.
Plumbi – ja kthej dhe i urdhëroj edhe të tjerët që të afrohen.Përshendetem me ta dhe raportoj për gjendjen momentale.
Urime Vitin e Ri - më thotë komandanti i ndërrimit.
Urime edhe ju ,gati paskam harruar fare - ja kthej.
Je i lirë – më thotë.
Faleminderit dhe natën e mire- ua kthej dhe shpejtoj hapin që të shkojë të pushoj se nuk dihet se qdo të sjell dita e pare e Vitit të shpresës së madhe pas nje viti të zi.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Diku në kosovë fillimpranvere 1998

‘’……………..Freskija e mengjeseve te hershme pranverore me flladiste trupin e djegur nga ngrohtesija perveluese e gjoksit tende. Akoma nuk kishte zbardhur mengjesi dhe ne dy qendronim te shtrire nen blirin rreze lumit, pa verejtur se trupat tone gati kishin shtangur nga te ftohtit pranveror te tokes. Qetesin e atij mengjesi e prishte vetem gurgullima e ujit te lumit dhe kenga e bilbilave. Ne njeren dore shtrengoja forte pushken amanet te gjyshit dhe me tjetren dore fshija lotet tuaj pervelues. Lotet e ndarjes se dhimbshme.
Po vije edhe une me ty. Do behem luftetare – fjalet e tua si krisme pushke prishen qetesin e heshtjes qe se di as vet se sa kishte zgjatur.
Jo, s’eshte lufta per femra – thashe dhe kafshova buzen nga nenvlersimi qe te bera. Ndjeva nje frige sepse as vet akoma se kisha provuar trimerin time. U ngrita ne kembe dhe per ti ikur asaj bisede thashe - Do iki se se shpejti do te zbardhe dita.
Ne rregull vetem kujtoje se te dua dhe nese vdesesh ne lufte tere jeten do jem e lumtur se ke kam dashur e nese do te shpetosh do jem dashnorja me fatlume e kesaj bote - ma ktheve.
Shtrengova fort te dy duart tua , shijova embelsin e buzeve tua dhe per te fshehur lotet qe me tradhetuan ne ate moment ktheva koken mbrapa dhe u largova nga ti. Dicka me thoshte ne shpirt se me kurr s'do te takoj. Nga pas ndegjova fjalet tua ‘’Ke kujdes……….’’. As qe ktheva koken mbrapa. Kalova lumin e u futa ne pyllin me te afert dhe mora rrugen e paditur por te shpreses se madhe …………………’’
…………………pas 9 vitesh…..
………… shpeshher e vizitoj blirin me shpresen se do te takoj por e kote………. Cdo dite e me shume me mungon, me mungojn syt e tu qe me jepnin drite, me mungon buzqeshja jote qe me jepte shprese, me mungojne buzet tua qe mi jepnin jetes embelsi ………me mungon gjithqka nga Ju bile edhe varri yt ku do pergjerohesha dhe do kerkoja falje per nenvlersimin qe te kisha bere ate nate kur nuk te mora me vete.Trimerine qe bere per te mbrojtur femijet e lagjes do ta kishin lakmi edhe trimat me ne ze. Por armiku perveq vrasjes tende, ta humbi edhe varrin ……………. Asnjeher nuk dua te besoj se sdo te shofe me, edhe pse kane kaluar shume vite. Prap sdua te besoj por vitet kalojne e shpresa venitet………..
Do jem krenar tere jeten qe kisha nje dashnore te tille!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Diku në kosovë

Diku në Kosovë, Pranvere 1999

‘’……… i maskuar në mënyrën më të mirë të mundshme, maskim i cili do te gënjente edhe syrin e mpreht të shqiponjës, me syrin në dylbi kontrolloj qdo milimeter te hapsirës para meje. Duke kërkuar siluetën tënde dhe grykën tënde zjarrëvjellëse e cila grykë kishte plagosur për vdekje shokun tim para dy ditësh, ti nuk dukesh.E kuptoj se edhe ju kërkoni të njëjtën gjë nga unë dhe djersët e ftohta më mbulojnë ballin. Si duket sot është dita e fundit e kerkimit sepse njeri do mbesim te mundur ne kete perballje sfidash. Ju e keni kuptuar kete dhe jeni strukur diku e nuk levizni fare. Oret e pritjes jane bere shekuj ndersa sekondat ne kete perballje jane te barabart me jeten. Sfide rende te jesh apo te mos jesh. Me syrin e lodhur vereje se një grumbull bilbilash ne shpatin e malit perball meje u trazuan. Shenje e bukur se ti ishe atje.Te kerkoj me endje ne kete lufte mendjesh te qmendura qe vetem per vrasje mendojne dhe ja ku me del i strukur. I kamufluar ne menyr perfide. shohe silueten tende por edhe gryken e snajperit te drejtuar nga une dhe ngreh gishtin dhe pernjeher ndegjoje dy krisma snajperesh dhe nje te djegur ne krahun tim te majte dhe ngrohtesin e valet te gjakut. Pas pak armiku fillon te granatoj me tere arsenalin dhe qmendurin e ti shtazarake. Shenje se kishte humbje. I sterlodhur ngrihem ne kembe me gezimin ne fytyre per marrjen e nje jete njeriu ………..''
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Diku ne KOSOVث, 13 QERSHOR 1999

‘’.............. freskia e asaj nate Qershori apo ndoshta edhe emocionet qe sa vinin e shtoheshin për lirin e shumëpritur, me trishtonte trupin dhe me ngjethte lëkuren ne atë ndarje emocionale, ku me shume se çdo gjë tjetër kundërmonte arome lirie. U ndamë ne grupe te caktuara, me detyra te caktuara dhe me mbeti hatri ne komandantin pse nuk na caktoi ne te njëjtin grup. Kishim kaluar plot shtatë muaj bashkë, kishim ndare te njëjtën mbuloje, te njëjtën kafshate, te njëjtën cigare, te mirën dhe te keqen, lotët dhe gëzimin, këndonim bashke por edhe bashke qanim dhe aq shume ishim mishëruar mes vete. Ne ndarje ne atë errësirë shtrënguam fort njeri tjetrin sikur se nuk do shiheshim me kurrë, rrahëm grushtet mes vete dhe brohoritja ‘’ PER KOSOVثN, FITORE’’, buçiti anekënd atyre maleve te asaj lugine te ndarjes. Për çudi u ndala dhe te shikoja nga prapa dhe mu kujtua ajo nate kur erdhe nga kufiri me shokët. Një djalë i shkujdesur por shumë i sjellshëm, i pasherr, pa komplekse ashtu si te kishte rritur për shume vite kultura perëndimore e ZVICRRES, por me nderin, besnikërinë dhe trimërinë e stërgjyshërve te ruajtur me fanatizëm ne damarët e gjakut.................................................... shndritja e hershme e agimeve pranverore na gjeti te strukur dhe kamufluar neper pjese te ndryshme te qytetit dhe vetëm pritnim momentin e sinjalit për ti dhënë armikut goditjen përfundimtare.
- Athua ku është Kenani – pyeta shkujdesur Bekimin.
- Mos u merakos shume edhe ai është me shokët dhe përveç kësaj tash duhet te mendojmë për gjera tjera – ma ktheu.
- Po merakosem se nuk e njeh terrenin, dhe disi pas vrasjes se Mejdis(shokut me te ngushte te ti), shume here ka thënë se nuk ja vlen me te jetoj - ia ktheva.
- Lej këto muhabete se ........................ krisma pushke dhanë sinjalin se me ne funde momenti i shumëpritur erdhi. Dolëm nga fshehtësia si te ishim te mbire nga dheu ndërsa serbet mbeten te befasuar. Gjuanin nga te gjitha anët dhe ne mënyrë te pakontrolluar. Me sigurinë me te madhe kontrollonim çdo gjë te dyshimtë duke eliminuar çdo gjë te dyshimtë, dhe duke lënë te lire çdo gjë qe mbetej mbase nesh.......................... Krismat akoma ishin te shpeshta edhe pse nje pjese e mire e qytetit ishte e lire. Qytetaret qe kishin qëndruar me muaj te fshehur nuk munde ta përmbanin gëzimin dhe shkreheshin ne vaj. Mundoheshin te na përqafonin dhe te na bashkoheshin duarthate por kujdesi duhej te ishte ne nivel maksimal sepse humbjet ne civil nuk lejoheshin. Nga një dritare e ndërtesës përballë një snajper dreqi nuk na lente te ngritnim kokën...............
- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë, Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,U bushkuan ......, u dëgjua jehona e këngës e cila tregonte se njeri nga shokët ju kishte bashkuar karvanit te gjate te atyre trimave qe dhanë jetën për liri........
-Bekim paskan vra Kenanin – i thashë.
-Ke kujdes nga snajperi leje mos fole budallallëqe. Ku e dine nga këtu se kush është vra- ma ktheu......................................................’’

........................kishe zënë pozicione afër urës ne qendër te qytetit dhe ne përballjen e fundit te armikut për te ikur e ne përballjen tende për tu hakmarrë për shokët, fëmijët e pafajshëm, vashat, pleqtë , mbete ne fushën e nderit. Me befasoi buzagazi yt qe te kishte mbetur i ngrirë dhe qe ja shtonte edhe me shume hijeshinë vrasjes tende. Me buzagaze ne buze vriten vetëm trimat. Sot pas tete vitesh te kujtoje me te njëjtin kujtim. Fjalët janë te tepërta. Kujtimi do mbetet i paharruar përgjithmonë.

PثR KOSOVثN FITORE, LAVDI!
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Vendndodhja
Peja
‘’.............. freskia e asaj nate Qershori apo ndoshta edhe emocionet qe sa vinin e shtoheshin për lirin e shumëpritur, me trishtonte trupin dhe me ngjethte lëkuren ne atë ndarje emocionale, ku me shume se çdo gjë tjetër kundërmonte arome lirie. U ndamë ne grupe te caktuara, me detyra te caktuara dhe me mbeti hatri ne komandantin pse nuk na caktoi ne te njëjtin grup. Kishim kaluar plot shtatë muaj bashkë, kishim ndare te njëjtën mbuloje, te njëjtën kafshate, te njëjtën cigare, te mirën dhe te keqen, lotët dhe gëzimin, këndonim bashke por edhe bashke qanim dhe aq shume ishim mishëruar mes vete. Ne ndarje ne atë errësirë shtrënguam fort njeri tjetrin sikur se nuk do shiheshim me kurrë, rrahëm grushtet mes vete dhe brohoritja ‘’ PER KOSOVثN, FITORE’’, buçiti anekënd atyre maleve te asaj lugine te ndarjes. Për çudi u ndala dhe te shikoja nga prapa dhe mu kujtua ajo nate kur erdhe nga kufiri me shokët. Një djalë i shkujdesur por shumë i sjellshëm, i pasherr, pa komplekse ashtu si te kishte rritur për shume vite kultura perëndimore e ZVICRRES, por me nderin, besnikërinë dhe trimërinë e stërgjyshërve te ruajtur me fanatizëm ne damarët e gjakut.................................................... shndritja e hershme e agimeve pranverore na gjeti te strukur dhe kamufluar neper pjese te ndryshme te qytetit dhe vetëm pritnim momentin e sinjalit për ti dhënë armikut goditjen përfundimtare.
- Athua ku është Kenani – pyeta shkujdesur Bekimin.
- Mos u merakos shume edhe ai është me shokët dhe përveç kësaj tash duhet te mendojmë për gjera tjera – ma ktheu.
- Po merakosem se nuk e njeh terrenin, dhe disi pas vrasjes se Mejdis(shokut me te ngushte te ti), shume here ka thënë se nuk ja vlen me te jetoj - ia ktheva.
- Lej këto muhabete se ........................ krisma pushke dhanë sinjalin se me ne funde momenti i shumëpritur erdhi. Dolëm nga fshehtësia si te ishim te mbire nga dheu ndërsa serbet mbeten te befasuar. Gjuanin nga te gjitha anët dhe ne mënyrë te pakontrolluar. Me sigurinë me te madhe kontrollonim çdo gjë te dyshimtë duke eliminuar çdo gjë te dyshimtë, dhe duke lënë te lire çdo gjë qe mbetej mbase nesh.......................... Krismat akoma ishin te shpeshta edhe pse nje pjese e mire e qytetit ishte e lire. Qytetaret qe kishin qëndruar me muaj te fshehur nuk munde ta përmbanin gëzimin dhe shkreheshin ne vaj. Mundoheshin te na përqafonin dhe te na bashkoheshin duarthate por kujdesi duhej te ishte ne nivel maksimal sepse humbjet ne civil nuk lejoheshin. Nga një dritare e ndërtesës përballë një snajper dreqi nuk na lente te ngritnim kokën...............
- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë, Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë,U bushkuan ......, u dëgjua jehona e këngës e cila tregonte se njeri nga shokët ju kishte bashkuar karvanit te gjate te atyre trimave qe dhanë jetën për liri........
-Bekim paskan vra Kenanin – i thashë.
-Ke kujdes nga snajperi leje mos fole budallallëqe. Ku e dine nga këtu se kush është vra- ma ktheu......................................................’’

........................kishe zënë pozicione afër urës ne qendër te qytetit dhe ne përballjen e fundit te armikut për te ikur e ne përballjen tende për tu hakmarrë për shokët, fëmijët e pafajshëm, vashat, pleqtë , mbete ne fushën e nderit. Me befasoi buzagazi yt qe te kishte mbetur i ngrirë dhe qe ja shtonte edhe me shume hijeshinë vrasjes tende. Me buzagaze ne buze vriten vetëm trimat. Sot pas tete vitesh te kujtoje me te njëjtin kujtim. Fjalët janë te tepërta. Kujtimi do mbetet i paharruar përgjithmonë.

PثR KOSOVثN FITORE, LAVDI!


....Pak minuta krenari derisa e lexova kete tregim ...
Pushofshin ne paqe krejt ata qe e dhan jeten per liri..
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pa pardon

Diku ne Kosoven e pasluftes

‘’……..mjegull e dendur kishte mbuluar vendin dhe njerzit humbin rrugen neper udhkryqet e krijuara ne oborret e paprekshme dhe te lavdishme te shtepive te tyre. Ne secilen qoshe vereje qarte siluetat e ushtareve me flamuj shumgjyresh qe shkerdhenin dhe cnderonin pa asnje keqardhje djersen ,mundin, sakrificen........……por edhe gjakun e bashkuar te trimave te ketij mijevjeçari per idealin e shpreses se madhe. Kukuvajkat dhe korbat me kenget ndjellakeqe te tyre kishin zevendesuar kenget bukura te dashnoreve qe aq bukur dikur i thurnin himne trimave. Burgjet ishin mbushur serish me trima per te vuajtur te berat dhe te paberat e tyre. Me kokefortit me vetvrasje, kishin gjetur ilaqin kunder perultesise. Hafijet (bashkepunetoret e armikut) endeshin poshte e perpjet qytetit po asnje droje, vetem kostumet i kishin me te reja tani.Te plagosurit e betejes se fundit ishin shenderruar ne lypes moderne te ketij fillim shekulli te çmendur, ndersa nenat dhe te vejat tona afronin rreth vetes zogjet e mbetur jetim qe se bashku perbenin pamjen e cila edhe me shume ja shtonte erresiren mjegulles se krijuar. Pamje shokante. Sikur te ngjallej Migjeni do rishkruante mjerimin …………………………’’..e une po iki. Do kthehem atje nga erdha. U ktheva kendej te shijoje arome lirie. Po kthehem koke ulur me arome mosmirnjohjeje.............Shokeve nuk do ju tregoje per mjegullen e dendur qe kishte kapluar vendin. Do ti genjej por realiteti do ti vriste edhe njeher………...............................
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pa pardon

Diku ne Kosoven e pasluftes

………………këmba ime, ah këmba ime. Histori e gjate. E mundimshme. Më ndryshove jetën dhe idealet e ëndrrave të lirisë, ti qe me shndërrove ne lypës moderne te këtij mijëvjeçari te ri.
Me kujtohet edhe sot se si te humba por dhe si te varrosa pranë shokëve ne atë maje mali. Pran shokëve te idealeve, te ëndrrave te lirisë qe nuk erdhi asnjëher. Atje ku mbrohej nderi dhe krenaria e këtij vendi te cunguar. Me kujtohesh aq mire se si nuk mu dhimbse fare ne ato momente. Nuk e di nga dhimbja për shokët apo duke ëndërruar për atë qe po luftonim................................................... por sot me mungon aq shume sa me dëshire do te pranoja edhe vdekjen se sa mundin dhe turpin qe ma sjell. Këmba ime krenaria ime e humbur ,e perloqur, e shkelur , e përbuzur, e zhytur ne varfëri e mjerim sa këtij mjerimi do ti kishte lakmi edhe MIGJENI për te shkruar poema tjera. E ndjej mungesën tende me shume se sa ajrin, ujin ,nderin dhe krenarin e vjedhur nga palaçot moderne te kohës qe me nostalgji kujtojnë fqinjët.............
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Epilog!!!!!

………….. e dija se je fshehur aty dhe me indinjatën më të thellë pritje momentin e duhur apo trimin. Ndoshta je e mbushur mllef nga idealet e gjyshit të mbetura përgjysmë, por sishte faji i ti. Nuk ishte momenti dhe ai te varrosi këtu për të mos rënë në duart e armikut me amanetin ’’Kurrë mos shkrepsh në gjakë shqipëtari, perveq në gjakë armiku dhe tradhëtari’’. Kaluan vite e dekada ……………......... për ty u rrahë babai, axha e vëllai..................... por ata heshten sepse edhe ti heshtje dhe pritje momentin apo trimin ………...............................dhe ja momenti i shumëpritur erdhi dhe mua, me të ligut të fisit, me ra hise që të kem në dorë......................................................Të shikoj se si shëndrit nën
ndikimin e rrezes së hënës dhe dëshiroj që kjo shëndritje jote të jep alarmin se më në fundë në tunelin e errësuar verehet një shkëndi shprese..................………dhe uroj që kjo shëndritje e jotja të mos ndalet dhe idealet të mos mbetën në gjysmë…………… mendoja se fuqin tënde dhe idealin tim s'mundë ta ndaloj askush …………….............
…………………????…………………???………………!!!!…………??…………!!!!………………….?????????????......ne fundë mendimi im u vërtetua se kishte qenë vetem nje ideal i padjallëzuar djaloshar dhe asgjë më shumë .....................!!! Me hidherimi më të madhë të kthej nga aty ku të mora. I dëshpëruar se idealet na mbeten ne gjysmë. Amanetet e shokëve mbeten pezull……….........................e ti qëndro e heshtur me amanetin e rëndë dhe prite momentin apo trimin!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Monolog pranë varrezav të dëshmorëve

Diku ne Kosove: 27 Nentor 2008


Erdha, edhe kesaj radhe erdha miku im. Keto vite kam qendruar shpeshe ketu para jush kokeulur.Me heshtje varri. Kokeulur kam qare vetmevete veten time. Si nuk isha une ne vendin tuaj. Sa here jam lutur per kete. E di miku im se ketu nuk qahet por aq poshte kam rene sa vetem me te qare asytoj veten nese munde te aryetohem. Por, kesaj radhe nuk do hesht, as nuk do qaj. Kesaj radhe do shfryhem. Do them te gjitha te pathenat qe duhej thene kahere, se ketu eshte i vetmi vende i denjet ku shqipet duhet te rrefehen. Se paku keshtu e konsideroj une……………..’’…parasyshe me qendron pamja kur ne ate plagosjen tende per vdekje dhe plagosjen time te lehte gjakerat tone u bashkuan me gjakun dhe amanetin e te reneve te tjere per liri nder shekuj. E kujtoj edhe amanetin, akoma e kujtoj …….. ‘’ Une kisha mbajtur amanetin ne nje fare menyre. Cdo vite ketu para jush ne vende qe te rrefehesha kisha heshtur. Kam heshtur o miku im se mendoja se mjegulla do qartesohej dhe se paku do ju jepja ne lajme te mire. Por mjegulla jo qe u qartesua por ajo vazhdoi dhe vazhdon te behet edhe me e dendur me verberin e saj qorre. Tani e shoh se sa kam gabuar sepse amaneti ishte qe tu tregohej shokeve per te arriturat. E di se jam turperuar dhe ky nuk eshte turperimi im i pare, por ky turperim vazhdon qe nente vite.
Erdha sot me 27 Nentor. Mos u befaso. Nuk kam ngaterruar datat. E di, e di se neser eshte i famshmi 28 Nentor, aty ku lidhen majet e idealeve tona te perbashketa. Ama, neser ketu do vijne ne mengjese familjaret tuaj dhe nuk dua qe ata ne mua te shohin turpin e turpit. Perdhosjen e idealeve. Nuk dua te prishe shkelqimin rrezatues te zogjeve te mbetur jetime dhe nenave e te vejave qe ushqejne dhe rrisin zogjet me buke e krenari.Vetem buke e krenari. Ky eshte i vetmi shkelqim qe na ka mbetur dhe nuk dua te jeme pjesmarres i erresimit te keti shkelqimi. Madje, neser do jete shume zhurme ketu, miku im. Shume zhurme. Do vijne ATA, me veturat e tyre te zeza, me sirena shurdhuese dhe percjellje zagaresh me goje hapur per te lepire ndonje kocke te mbetur. E di miku im, e di se pamundesia dhe heshtja e varrit tuaj qe tu therret nga matan rruges ATYRE: o mizerje …..o t’kurres te idealeve……o pakurrizor………ju urrej, ju urrej ne pafundesi. Jeni per tu urryer…………. Pamundesia juaj dhe pafuqia ime per ta thene kete i ve majat e turperimit tim. Andaj erdha sot te rrefehem…………….!

Miku im, liria nuk erdhi ashtu si i kendonim maleve. Nuk ishte liri e idealeve. Madje ajo zgjati shume pak. E shijova me nje ulje te pazakonte ne mesin e rruges dhe nje thithje te shpejte te nje cigareje. Akoma pa e ndier mire ate shije, zhurma shurdhuese e mjeteve luftarake me flamuj shumengjyresh me prishi rehatin. Nuk dija ne ishte zevendesim roberimi apo mjegull lirie. Une e mora te paren e shoket me thane se une po vuaj pasojat e luftes……..Madje ata na perzune o miku im. Na mbledhen armet amanet dhe aty filloi percudja e atyre qe na prinin. Mjegull e dendur kaploi vendin e percudja nuk kishte te ndalur miku im. Filloi ajo qe me se paku e kishte enderruar dikush. Doli ne pah bajraktarizimi dhe liderizmi i rrejshem. Ndarja e deshmoreve ne te mir dhe ne te ……..S’mund ta them miku im. S’mundem ta them ate fjale. Madje ne varreza deshmoresh zune vend edhe ata qe me se paku e meritonin, edhe nje qe e kishte zene lisi ne male duke vjedhur dru. Ua sa invalidet u bene o miku im. Invalide per dhembje barku qe s’kishin pare fronte me sy. Pa le ma sa ushtari me tesha fringo te blear ne Shqiperi gjate kthimit te tij nga gurbati. U bene edhe mbledhi me ndarje dekoratash e gradash. Disa u bene kalavesh nga gradat. Ne kete erresim mjegulle munde te takoje gjeneral pllazhin, gjeneral dezerterin, gjeneral munafikun. Te kujtohet miku im aj musteqoshi qe vazhdimisht pinte raki e meze me paramilitaret serb. Ehe, mu ai mori graden major per kontributin e dhene nga prapavija. O miku im fatkeqesia ishte se edhe u vrame mes vete. E di o miku im, e di qe sdo besosh. Nuk i besohet nje te turperuari si une. Ama, miku im akoma nuk kam luajtur nga mendja edhe pse veshtire qe mendja ti rezistoje tere keti turperimi. As pasoj lufte nuk jane keto fjale. As frustrim. Jane te verteta miku im. Te verteta. O miku im te mos besosh cfare kemi pare e ndegjuar. Me mire qe je vrare dhe lavdia eshte varrosur me ty. Te gjithe shpiunat nderruan kostumet miku im. Vardiseshin poshte e perpjete rrugeve me ATA. Me ATA qe dikur na prinin neve. Hanin, pinin e jargiteshin kafeneve nen ndikimin e kengeve patriotike, rakies dhe valleve te te miturave me belin e holle. U erresuan nga pushteti miku im. Vodhen miku im c’kishte per te vjedhur. Vodhen ardhmerin e ketij vendi miku im. ATA lundrojne te erresuar mbi pasuri. E ne hahahahahahahahaahah cmenduri. E di miku im se sa marre pension une per kater plumbat ne gjoks. Hahhaahahahahahahahah afrer 50 €. E di o burre e di se nuk e beme per para ama kur e krahasoj se ai serbi qe luftonte kunder nesh dhe masakronte popullaten ne kuader te skemes sociale po nga shteti yne tani merr 63 €. ATA na thonin se jemi ne rruge te mire. Se keshtu duhet. Duhet ruajtur multietniciteti. Duhet mbrojtur serbet per ideale. Madje o miku im keshtu vepronin duke thene se ne po mbrojme gjakun e deshmoreve…………..
Shoket. Eh shoket. Disa jane erresuar si ata. Me pushtet jane erresuar. Jane bere zevendes ministra, zevendes drejtor. Disa jane ne burgje miku im per te paberat e tyre. Disa u vrane ne lufterat qe ndoshen perreth. Disa vrane veten miku im per te mos pranuar turpin. E ne te turperuarit jemi strukur ne biruca minjesh dhe qajme. Jo qe qajme se ske cfare qane me. Vajtojme veten per turpin qe na ka kapluar………………………………………...
Miku im kete vite. Po po kete vite ATA kane shpallur pavaresin ne nje pjese te teritorit. Po po ne nje pjese te teritorit sepse kemi akoma hapesire ku sguxojme te shkele kembe shqiptari. Thuhet se atje nuk shkojme per te miren e Kosoves. Ama miku im ne atje nuk shkojme vetem per nje arsye. Thjeshte nuk guxojme o miku im. Kemi bere edhe kushtetuten ne te cilen ne jemi qytetar te rendit te dyte. Kemi nderru edhe flamurin oooooooooooooooooooooooooooo miku im. ATA e bene edhe kete per Kosoven…………………………………………………mjegulla vazhdon te erresohet o miku im. Madje mbreme ishte erresuar aq shume sa edhe ujqerit ndegjoheshin duke uleritur. Ulerinin shume miku im. Madje ju shiheshin edhe dhembet miku im. Per here te pare mbreme ndjeva frike. Ndjeva frike se ujku do mjegull dhe mjegulla po dendesohet.
Ika miku im. Ika. neser ketu do jene ATA. Me zhurma shurdhuese dhe percjellje zagaresh. Do krekosen me mburrje per mbrojtjen e gjakut te derdhur. Ama, miku im neser nuk eshte Festa e FLAMURIT. ATA do jene per konsum ketu. Nese nuk me besoni pyetini. Ika miku im me gjithe turpin qe mbaje me vete, me zilin per lavdine tuaj……………………!!!!!.
 

Jeta

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Shqiperi ETNIKE!
Titulli: Therrime kohe ....

Kitrra, e ke idene sa me emocionuan keto fjalet tuja? E kur e di qe jane te verteta, kjo me dhemb (mbase jo sa ty!), por me beso qe me dhemb ne shpirt!
Gjaku i bashkeluftetareve tu, u harrua shume shpejt... E dhimbshme, me te vertete... E lexova pike per pike kete postimin e fundit... Fatkeqesisht eshte e vertete ajo qe ke paraqite ketu... Nuk mund t'i hiqet as edhe nje (,)!

Me shume se plot te tjere ke te drejte te revoltohesh!!!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Therrime kohe ....

....diku ne Kosove

Kujtime te ngaterruara ne kohe....


Kisha kohe qe nuk merrja pjese ne pervjetor kujtimesh, ngase me ngjallnin nje nostalgji e cila dobesonte dhe prekte thelle ne shpirt....., ngase liria, ate qe te gjithe e pritnim me mall dhe e enderronim te virgjer me vello te bardhe nuk kishte ardhur ashtu siq e kishim enderruar. Kesaj lirie, kishte kohe qe kush ngrehej me pare ja thithte gjirin deri ne shtjerrje e ja ngriste fustanin per ta dhunuar deri ne mekje, madje para syve te te gjitheve,,,,,.

Megjithate, ftesen e kishte pranuar goca te dera dhe meq e hapa dhe e shtyra ta lexonte ne prani te te gjitheve: ‘’Ftoheni te merrni pjese ne katermbedhjet vjetorin e .........’’, seq instistoi qe duhej te shkoja: ''Te lutem bab!''. Dhe princesesh nuk i prishet qejfi. Ne mbremje u nisa dhe vendosa te shkoje kembe, ashtu pa zhurme, ashtu si ketu e katermbedhjet vite me pare. Doja te shijoja acarin dhe krrap-krrupet e kembeve te mia neper bore, por kete se lejonte zhurma e kalimtareve dhe kujtimet qe degdisnin sa atje e atje......, dhe si do te hy??? Si do ti gjeje?? Si do ta perballoje nje kthim prapa 14 vjecar???? Nje pjese kishte edhe po aq vite qe si kisha pare! Si do te jene ata??? Do jene plakur??? Po ATA do i shof???? Jo, jo ATA, perkunder se jane te gjalle nuk shifen me! Rane per te mos vdekur kurre ne ato istikame te etura per liri. Te kthehem apo mos te kthehem??? Vendose te shkoje e te futem aty ku cdo gje do te jete katermbdhjet vjet me pare. Nga rruga ndihet piskame. Tamam tipik kamp ushtaresh rrebel. E shty deren dhe futem. Ne mes nje sofer e shtruar ku ca rapsod dhe shume njerez rreth tyre ne kembe qe ja kishin futur kenges per shtate pale qejfe e n’kupe te qiellit. Perqafohem me te gjithe me radhe: Agimi, Besimi, Bekimi, Hamiti, Shefkiu, Merita (me burre se krejt burrat), Ariani, Blerimi, Iliri, Fatmiri, Shefketi,....... , e per disa duhet edhe rinjoftim i serishem pas kaq kohesh.
Dhe, ke cfare te diskutohet! Atehere te gjithe kalamaj qe akoma buza qumesht u rridhte e sot, te pjekur, edhe para kohe, te plakur, te gezuar duken por qe megjithate fytyra e tyre edhe ka vrrage e gjurme kohe. Nen tingujt e muzikes dhe pijeve, dikur nuk ak sesi te mos filloje aj perkujtim ngjalljesh e vdekjesh, me te veshtirit te mundshmit ku vdekja te troket ne cdo qast, ku shtroje ke token e mbuloje qiellin per te ardhur te perkujtimi i qasteve me te renda. Dhe ku ka me rende se sa ate qe deri dje ke fjetur ne nje istikam, ke ngrene ne nje pjate e ke ndare cdo gje ne aso kushte qe egziston mundesia per ti ndare, pas nje zhurme shurdhuese, ne nje moment kur tenton te kthjellesh e shef prane vetes te ndare ne dysh, dhe ti ske cfare bene pos ta ja mbyllesh syte.............., dhe ne keto momente si atehere edhe sot nuk cfare bene pos te ja krisesh kenges dhe vajit ne kupe qielli. Kujtim pas kujtimi, kenge pas kenge, vaj pas vaji vjen koha te ndahemi me shpresen se do takohemi serish, dhe me shpresen se deri atehere nuk do te rrallohemi sepse edhe vitet po na pakojne pas viti ne vit.

Ora 3, pas mesnate nisem per shtepi dhe rrugen perseri kembe ngase dua qe ne kete qetesi nate ta shijoj krrap-krrupin e kembeve. Kthehem ne shtepi ku te gjithe bejne gjumin e qejfit. I puthe dhe futem ne shtrat, por gjume nuk ka. Dhe si te kete pas nje rikapitullimi qe ka bere truri sonte. Dhe ne fund te kupton se sa te veshtire e kishim te gjithe, sa te veshtire e kemi ta vazhdojme pa ATA, dhe sa te evshtire e kan edhe familjaret te jetojne me ne. Dhe si mos ta kene, kur jo rralle, ne gjumin me te mire dhe ne qetesine vrastare te nates ti ngrehesh e pisket ne kupe te qiellit nga enderrimi apo kujtimi i njerit apo tjetrit moment. Dhe ngrihen te gjithe te shqetesuar, por tash te mesuar, dhe te qetesojne: ‘’Iku, enderr ishte, shtrihu tash!’’ Dhe nuk ka se si mos te jene kaq te mire e kaq te duaruar. Dhe nuk ka se si te mos i duash per durimin qe kan me ty! Dhe nuk ke se si mos ti puthesh neteve kur ata flen nga lodhja e ty ste merr gjumi nga degdisja mendore sa andej – ketej. Ngrehem i puthe me radhe, i mbuloje, i rehatoje, dhe lutem, lutem qe te me marre gjumi.......
 
  • Like
Reactions: Sky

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Therrime kohe ....

Me mbushe syte me lot.... lexojme libra te ter.. histori te perralluara dhe faleminderit kitrra123 qe me nje faqe tregon histoine e nje populli..te popullit tim!! Te nje brezi.. te idealeve, te vuajtjeve, te zhgenjimeve , te sakrificave , te kontributit per te nesermen e atij populli..histori qe njoh aq pak!!
Flm per emocionin per faktin qe ke ndar me ne kete ndjenje kete "brenge" kete krenari ...trasmeton nje emocion te forte sidomos me pershendetjet per kosoven e lire... flm serish !
 
Top