Thenie te ndryshme.....

Shoqërimi me njerëz të këqij bën që të lindin mendime të këqija për njerëzit e
mirë. Dhe, ai që rri me njerëz të këqij nuk do të mund të shpëtoj që të mos
bëhet edhe ai një prej tyre.

(Lexuar)
 
Devotshmëria është vendosshmëria për të vepruar gjërat e urdhëruara dhe
për tu përmbajtur nga të gjitha gjërat e ndaluara. Atij që i është vërtetuar
vendosshmëria në këto dy cilësi, ai është “i devotshmi” dhe e meriton që
të quhet “më i miri”. Ndërsa ai që i humb te dyja ato apo njërën prej tyre
apo një pjesë prej tyre, të tillit i mangësohet nga mirësia e tij aq saka
humbur prej tyre.”
(Lexuar)
 
Është mençuri dashuria e njeriut ndaj moralit të mirë dhe urrejtja ndaj të
këqijave.
(Lexuar)
 
Me mençuri arrihet lumturia, largohet monotonia e vetmisë dhe ikën
varfëria. Nuk ka asnjë pasuri më të vlefshme sesa ajo; nuk plotësohet feja e
njeriut pa mençuri.

(Kopshti)
 
Habib el-Xhal-lab ka thënë: “Është pyetur Ibnul-Mubarak për gjënë më të
mirë që i është dhënë njeriut, ai tha: “Mençuria e thellë.” Pastaj i thanë: “Në
qoftë se nuk e ka këtë?” Ai tha: “Sjellja e mirë.” Pastaj i thanë: “Nëse ai
nuk ka këtë?” Ai tha: “Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.” Pastaj i
thanë: “E nëse nuk e ka këtë?” Ai tha: “Heshtja e gjatë.” Pastaj i thanë:
“Në qoftë se ai nuk e ka as këtë?” Ai tha: “Vdekja e shpejtë.”
(Kopshti)
 
- I mençuri është i detyruar ta ushqejë mençurinë e tij me urtësi (dije) më
shumë sesa që e ushqen trupin e tij me ushqim. Ushqimi i trupit është të
ngrënit, kurse ushqimi i mençurisë është urtësia. Ashtu siç trupi vdes pa
ngrënë e pa pirë, po ashtu edhe mençuria vdes nëse nuk ushqehet me dije.
(Kopshti)
 
Mençuria është ilaçi i zemrës, është bartëse e atyre që janë të përkushtuar
në arritjen e saj, është gjëja përmes së cilës fitohet ahireti, është kurorë e
besimtarit në këtë botë dhe armë në fatkeqësi. Kurse atij që i mungon
mençuria, nuk do t’i jepet lavdi, e pasuria nuk do t’ia ngritë statusin shoqërorë.
Nuk është i mençur ai i cili jepet pas kënaqësive të kësaj bote përpara ahiretit.
Ashtu siç injoranca është sëmundja më e rëndë, ashtu edhe mungesa e
mençurisë është varfëria më e rëndë.
(Kopshti)
 
Mençuria dhe teket e njeriut janë dy të kundërta. Prandaj, është e
obligueshme që ta zgjerosh dijen dhe përmes saj të ruhesh nga teket e epshet.
Në qoftë se nuk e dallon njërën nga tjetra, atëherë duhet zgjedhur atë që është
më së largëti nga teket dhe epshi juaja, ngase sa më larg që qëndron ndaj
kësaj, ti do të përmirësosh brendinë tënde. Mençuria me dije të shëndoshë e
përmirëson njeriun.


Me mençuri forcohet zemra, me dituri ëndrrat bëhen realitet. Shtylla e
lumturisë është mendja e shëndoshë, kurse mençuria del në pah atëherë kur
njeriu duhet të bëjë zgjidhjen.
(Kopshti)
 
I mençuri është i vetëdijshëm për të metat që i ka, ndërsa ai që nuk i sheh
të metat e tij, nuk i sheh të mirat e të tjerëve. Dënimi më i rënd me të cilin
mund të goditet njeriu,
është që mos t’i sheh të metat e tij dhe ai që nuk i di të
metat e tij, ai nuk mund t’i braktisë ato. E njëjta gjë ndodh kur ti nuk mund t’i
vlerësosh të tjerët për të mirat që i kanë, nëse nuk i di ato.
(Kopshti)
 
I mençuri kontrollon zemrën e tij me kalimin e kohës, qëndron larg nga
çdo ndalese, kryen lloje të ndryshme të urdhëresave dhe është i gatshëm të
përmirësohet kur ai bën gabime. Njeriu nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë të
gjitha këto, nëse fillimisht nuk sigurohet për atë që është duke vepruar.

(Kopshti)
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
"Kur litarët të ngatërrohen, i padituri i KËPUT ndërsa i mençuri i ZGJIDHË"
[Shejh Abdul Aziz Et-Tarifi]
 
Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Dituria nuk është në
transmetime të shumta, por dituria është ta kesh frikë Allahun.”
 
I mençuri nuk lufton për diçka që nuk sjell përfitim në të dy jetët. Nëse ai
arrin dituri, ai nuk duhet të jetë koprrac, duke mos ua dhënë të tjerëve atë
dije. Mirësia e parë e dijes është mësimdhënia. Unë nuk kam parë askënd, i cili
është koprrac në mësimdhënie, veçse nuk kanë përfituar nga dituria e tij.
Ashtu siç nuk ka dobi nga uji nën tokë, derisa ai të fillon të rrjedhë, po ashtu
nuk ka dobi nga dija përderisa ajo nuk përhapet dhe nuk u jepet/mësohet të
tjerëve.
(Kopshti)
 
It’s mentioned in a hadith, “There will not be any tribulation on earth, since the time Allah created the offspring of Adam, that will be greater than the tribulation of the Dajjal. Allah has not sent any Prophet but he warned his nation about Dajjal. I am the last of the Prophets and you are the last of the nations. He will undoubtedly appear among you.”

They (some Muslims) venerate the West due to its power and industry. What will they do with the Dajjal who will captivate the people with the sky bringing down rain and withholding it from raining, bringing the dead to life and commanding the earth to bring out its treasures?!

Abdul Aziz Al- Tarefe
 
Real victory is by the strength of views and not the strength of bodies. Allah has made bodily strength in animals that is not in humans, yet the most skillful animals are the smallest, while the biggest animals are the least in taking measure.

Abdul Aziz Al- Tarefe
 
Top