• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Thenie mbi shqiptaret

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor.

(Albania 1, 1897)


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti.... po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë.
(Albania 2, 1897).


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. ثshtë pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare..... dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.


(Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përgjegjësia jonë ndaj vendit tonë është e pamohueshme:

Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj....


(Albania 15-30 janar 1899 C).


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake,.... LE Tث ULIM KOKAT E Tث PUNOJMث PثR FORMIMIN E NJث SHQIPثRIE ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Mjaft më duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, LE Tث JAPIM GODITJE PERFUNDIMTARE Nث RRثNJثT E Sث KEQثS.

(Albania 12, 1909)

Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ne duam të bëjm një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me tëre shumicën shqiptare. (Vepra 3. f.136)

Faik Konica




Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bër në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

Faik Konica




Shqipëria është një vend i bekuar me mijëra bukuri, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë sonë. (Vepra 2, 34).

Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Vendi më i ëmbël e më i pëlqyer i një shtëpie duhet të jetë vatra (atdheu), se rreth e rrotull kësaj mblidhen vëllazëria që të rrinë e të kuvendojnë. Po ndonjëherë, kur mbahet ligsht e nuk pastrohet me kujdes vatra, në vend që t’i afrojë, i largon njerëzit e shtëpisë, sepse bie erë të qelbur. (Vepra 4, f. 227).

Thenie nga: Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë.... (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).


Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).


Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).



Faik Konica


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).


Faik Konica

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë…... sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).


Faik Konica
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur që njeri të del e të thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.

Faik Konica (Vepra, 3, f. 63).



ا’ka të bëj myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të.

Faik Konica (Albania 2, 25 prill 1897).


Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë:
- ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe
- ana e zuzarëve.

Faik Konica (Vepra 3, f. 75).



Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut.

Faik Konica (Vepra 3, f. 127).


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

ثshtë një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; - hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëj sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet as në mes të Afrikës, po në Europë.


Faik Konica (Vepra 3, f. 169).
 
Last edited:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?…..

Më mirë të shes pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët…

ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër….. sundon në shpirtrat e tyre ndoshta feja e kurr kombi… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMث që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë.

Faik Konica (Albania 2, 25 prill 1897).
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. NE shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, NE nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.


Faik Konica (Vepra 3, f. 15).
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vij sot a nesër t’i shpëtojë. ثshtë nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

Faik KONICA (Vepra 3, f. 81).


NE jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin].


Faik Konica (Vepra 3, f. 100).



Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm.… Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam.


Faik Konica (Vepra 3, 83).
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.

Faik Konica (Vepra 3, f. 269).




Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet…

Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, atehere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët….. Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë.

Faik Konica (Vepra 3, f. 333).


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. ثshtë pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.


Faik Konica (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë nga gjithë miqtë e vërtetë, pra duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin.


Faik Konica (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).
 
Top