• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Thenie mbi shqiptaret

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

RRuga jonë është me gjemba, por qëllimi ynë është aq i lartë saqë ia vlen të ecësh mbi gjemba......

Naim Frashëri
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.

Sami Frashëri
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Dijetari (filozofi) nuk ndjek çdo zakon të vendit të tij, por përpiqet për zhdukjen e zakoneve të liga të popullit të tij....

Sami Frashëri
 

Passion

Banned
I'a thane,e i'a nxine
nga faqja duan ta fshijne
Jan barbare,e jane bisha
S'dijne xhami,e s'dijne kisha. :gjuhe:

Jan rracista,pacavurre
Blihen me nje kile hashure:urra:
Merren me politike
Nga mendja jane total pyke:gjuhe:

Jan dembela,fjale shume
S'duan pune,e duan gjume.:chh

Kane det,e kane lumenj
Por kane e bisha,shume cakenj

Mbahen si Muji,e Halili
Ne t'vertet jan si kopili

Pa indetitet,pa histori
S'njohin heronj,por vec tradheti.

E shartuan,e prene perdite
I shuan zakon e tradite. :(

Oh sa shume kam per te thene
Vecse tani jam i zene :p
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre... dmth të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre....


Sami Frashëri
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
eshte permbledhje theniesh dedikuar shqiptarëve... Por mos u ngut ta marresh pergjithesisht ne perfshirje, pjeserisht nuk eshte bosh. (nje dite do te sjell ca video historike te gjata per Kosoven, Shqiperine dhe shqiptaret ....dhe ajo thenie ju perket disave bukur aty.)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

SHQIPTARثVE, PREJ SHEKUJSH U ثSHTث STUDIUAR KARAKTERI NGA PERANDORITث;

JANث ZGJEDHUR ELEMENTث MES TYRE, JANث PثRDORUR ATA, PثRاARث dhe HEDHUR Nث INJORANCث - MANDEJ JANث MPOSHTUR DHE ثSHTث PENGUAR ZHVILLIMI KOMBثTAR I TYRE.

Virginia Asgar
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë.... ثshtë pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik.

Faik Konica

(Albania 16, 15-30 korrik 1898).
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

(Albania 16, 15-30 korrik 1898).



Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.

(Albania10, 28 shkurt 1898).



Shqiptari duket si i bër për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.

(Albania 15-30 janar 1899 C).




Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: Do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj.


(Albania 15-30 janar 1899 C).


Thenie nga Faik Konica


 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shqiptari e ka zakon që të kundërshtoj para se të marrë vesh.

(Vepra 1, f. 187).



Kush nuk kupton PثRPARIMIN, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës.

(Vepra 1, f.198).



Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.

(Vepra 1, f. 271).


Thenie nga Faik Konica





Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

(Vepra, SH.B. Naim Frashëri, f. 213).
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë....

Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.

A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshprim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshprim të jap dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.

Faik Konica

(Albania 1, vëllim A, 1897).
 
Top