• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Thenie mbi shqiptaret

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

@Jana, Dom Nikoll Kaçorri ishte nga Kraja i Dibres, babe katolik e nene myslimane.
Ti ja ke pak idene se c'koke kane dibrant, po ashtu mirditsit, pasi vetem nje krua i ndan. Kacorri gjate kesaj shprehje:
“O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj! "Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë"
eshte e shoqeruar me nje pistolet mbi tavoline, te nxjerr nga veledani i priftit.

Pasi aty peshperitnin disa qe Shqiperia te rrinte akoma nen Turqi si nje Vilajet, dhe te ngrihej edhe flamuti i sulltanit. Aty Kacorri nxjerr pistoleten mbi tavoline dhe i thote ato fjale...;)
"Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë !" Keto ishin fjalet e tije me aqif pash elbasanin. Luigj gurakuqin e ismail qemalin e i.qemali tha ok sot... e sot ishte ajo dita e pamvarsise...
Kan qene kphe revolucioni...perandoria osmane...serbia... gjuha shqipe ku ai ezhte i famshmi i shprehjes te predikojme ne gjuhen shqipe qe u poblikua ne gazetat e asaj kohe shqipe por edhe ne corriere di Trieste ... shume pak dine kontributin e tije.. jo vetem per zgjuarsine,aftesine,trimerine por mbi te gjitha per gjith ato vuajtje si burgime..gjoba.. presekutime per te vetmin faj mbrojtje te gjuhes dhe besimin e propaganten te krijimit te nje shteti.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


Kudo qe i takon shqiptaret ne botë, secili e thotë: Me shqiptaret mos paq punë!

Why?

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Keshilla nje gazetari"

Faik Konica boton në të përkohshmen "Albania" me datë 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë që kish nërment të botonte një gazetë shqip në Misir.

I dashur mik - në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s'fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s'është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s'këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je "hamall" e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s'është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është "çervish".

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s'është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t'a pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s'je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur. Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t'a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s'qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi.

Gazeta "Dielli", 10 prill 1957
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


"Nuk do të dorëzohemi për së gjalli, vrasësit nuk do të kalojnë vecse mbi trupin tim të vdekur." Adem Jashari

Adem Jashari.jpg
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shqiptarët me të vërtet janë të prapambetur, derisa nuk i sjellin Shqiperisë vendet e saja të ndara... Derisa nuk i sjellin bashkimin e plotë Shqipërisë.

(Je....)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

As unë, as ti, as tjetri e tjetri po dora vetë Naimi i Frashëriotëve:

“Të mëshehurit dhe të mbuluarit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit por është çpikur më von. Ndalim i math në përparimin e një kombi! Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar e i mbarë një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijës, dhe këto qysh mund të bëhen kur burri rrin veç gruas? ا’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një të tillë familje...Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë nga burri se fëmija së pari nga mëma e marrin arsimin dhe mësimet...Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe krejt i njerëzisë” .

 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

As unë, as ti, as tjetri e tjetri po dora vetë Naimi i Frashëriotëve:

“Të mëshehurit dhe të mbuluarit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit por është çpikur më von. Ndalim i math në përparimin e një kombi! Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar e i mbarë një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijës, dhe këto qysh mund të bëhen kur burri rrin veç gruas? ا’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një të tillë familje...Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë nga burri se fëmija së pari nga mëma e marrin arsimin dhe mësimet...Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe krejt i njerëzisë” .

Lauri te falenderoj qe na solle ne memorje kete patriot legjendare te Shqiperis
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Si thote ai Nevruzi i bektakshive: Nuk ka fe pa atdhe
Ndryshe nga keta sunni-t arab qe e kane per turp te vene kombin para fese.

 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Titulli: Thenie mbi shqiptaret



O te lumte jeta te lumte
kurr mos vdeksh e kurr mos humte
se si ty nuk ka te shumte
te kjo bote e pergjumte

O Leibniz i mbrekullumte.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Gotfried_Leibniz


___

Kisha vendos te mos postoj fare qe thoni, se ma keni shpif me qendrimin tuaj ku tjeter kush gabon e tjeter kend qortoni!
As kam shqetesuar dike ketu, perkundrazi e kane ndeze te tjeret fitilin sepse si duket nuk u pelqenin thenjet e mia "origjina e njerezimit eshte shqiptare dhe se te gjitha gjuhet zberthehen shqip."...

Kur te zgjoheni ju, do ta ket mare ferra uraten e do jet vone...
Ndaj edhe thone, me mire vone se sa kurre...

...po ndaj edhe rrojme ne ferr, se ja bete muturinen urates ju!

Kur e thote tjetri e qepni, kur e thote tuaji e nxirrni te cmendur...

Ferri qe po ju ha.
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


...sidomos, pas minutes 20:00 shikojeni mre...

___

-Origjina e njerezimit eshte Shqiptare dhe nuk e luan topi.

-Studiojeni mire gjuhen Shqipe dhe do ta kuptoni...

-Ne flamur kemi DY SHQIPONJA.

-Lexojeni mire mithologjine dhe do ta kuptoni...


325px-Aineias_Ankhises_Louvre_F118.jpg

---Enia... ---Thenia... (THENJA, FJAL MBANIA).

---Aghisi... (mbreti i Dardanise) ---A gjyshi... ---Ash gjuhesi plak... (ESHTE GJUHA E PJEKUR, SHQIP).

---Kapia... ---KUPTIMI.

===DIJA===

===PJEKRONI (KRONI) PJEKURIA===

SHQIP FLET ZOTI

.
 

Lauri

Anunnak
“Në sytë e të krishterëve rebelimi i Skënderbeut përligjet me dëmet shkaktuar me vdekjen e dyshimtë të tre vëllezërve të tij, me poshtërimin [ degradation] e tij vetë dhe skllavërimin e vendit të tij; dhe admirojnë zellin e lartë, ndonëse të vonët, me të cilin Skënderbeu mbrojti besimin dhe pavarësinë e të parëve të tij. Por prej moshës nëntë vjeçare ai kishte thithur doktrinën e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenë e një ushtari e përcaktojnë autoriteti dhe zakoni; është mjaft e vështirë të ftillosh se ç’dritë e re erdh’ e ndriçoi në të dyzetat shpirtin e tij”

Edward Gibboni: The Decline and the FallVI, kr.LXVII

 
Last edited:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<


Nëse nuk pleqëroni punët e juaja vet, atëher ua pleqërojnë të tjerët...por pastaj mos u ankoni.

Sami Frasheri




*pleqëroni = rregulloni
 
Top