• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Thenie mbi shqiptaret

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Jakup hasipi ishte nje kopuk. Te priten fjale prej tij per shqiptaret lol
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Janë disa shqiptarë që sillen si këndezë të vërtetë, e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë këndez tjetër. Mjerisht, në Shqipëri ka pak pula.”

Konica "Albania", 1900
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Nje "bombonjere"(karamele) turke ne kalane e Rozafes. Nje shenje miqesie nga vellezerit turq

I THEM TURQISث...

Mos më prek në tokë e në gjuhën time;
Mos më prek në palcë e në mjaltë...
Kur isha unë në Gjithësi, ti s'isha as thërrime
S'ishe, o turk, as vezë, s'ishe as baltë!

Mos harro, Turqi, Naisusin, mos harro,
Mos harro, o e mjerë, Konsatantin;
Alfabetin ta bëra unë, o mongol -o...
Ngrihet Gjergji e ta fik thëngjillin!

(Sylejman Qyqalla)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Vetëm kështu mund të shpëtohet perandoria. Me shpatën e Islamit!”

“Turqia në Europë përbënte shumë pak Turq, perjashto ketu Konstandinopojën dhe Adrianopojën, që në krahasim kishin në mesin e tyre vetëm zyrtarë dhe ushtarë. Popujt homogjen përbëhëshin nga Grekët, Bullgarët, Shqiptarët, Serbët, Vllahët, dhe me përbërjë të përqëndruar të Cifutëve dhe Romëve. Urrejtja e ashpër e ndjerë nga secili prej të katër të parave ndaj njëri tjetrit, fillimisht e lejoj Turkun të hinte në Europë. E njëjta urrejtje, e mbajtur që nga Mesjeta gjër në ditët tona, e lejontë të qëndronte.
Duke nënshtruar njërën rracë pas tjetrës, ai komplotoj me një ligj të zgjuar që I përleshte njërin me tjetrin në mënyrë qe ato të mos bashkohëshin kundra tij.(Faqe 4)

Nje oficer nga Turqit e Rinje, I sapodale nga kolegji ushtarak, më shpjegoj që ishte udhëzuar “që detyra e qeverisë ishte te forconte perandorine. Nën ligjin e keq, rracat e ndryshme që përbënin përandorinë po shkëputëshin me shpejtësi. (Shiko ligjin me lart) Njëra është mënyra e paqshme e arsimimit. Por kjo merr kohë, dhe ne nuk kemi kohë. Neve na mbetet vetëm metoda e dytë – nepërmjet shpatës. Me anë të shpatës ne duhet te presim të gjithë armiqtë e pernadorisë. Vetëm kështu mund të shpëtohet perandoria. Me shpatën e Islamit!”

<<Beteja për Shkodrën>> Edit Durham. Faqe 4, 7-8. Botuar 1914, Londër.
"Osmanizimi me force filloj kudo. Shkolla Normale e Elbasanit, që filloj me aq entuziazëm, u mbyll me force. Keshtu u bë edhe me shkollat e tjera Shqiptare. Gazetat e sapo filluara Shqiptare u shtypën njëra pas tjetrës, dhe editorët e tyrë qënë burgosur pa gjygj. Gazeta e Shkodrës mbijetoj vetëm se artikujt e saj politik merrëshin më gjëra jo të përkohshme si Lufta Franko-Pruse, dhe së fundmi kjo skadoj sepse nuk ishte e përkohshme. Ishte e ndaluar të përmendësh Shqipërinë apo Shqiptarët në shtyp. Të gjithë qënë Osmanli tani."

<<Beteja për Shkodrën>> Edit Durham. Faqe 16-17. Botuar 1914, Londër.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“…Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botës Perëndimore iu mbyll Shqiprisë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes europiane) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje jashtëzakonisht te madhe per njohuni të reja, për hapsina dhe nji botë të rè me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kërkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim…“.

Profesor Sami Repishti
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuarë qoftë ajo orë që solli këmbën e Asiatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mëndjen dhe vetëdijën tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi në ç’do ndjenjë njerëzije, ç’do cilësi njeriu të ndershëm.”

Mit’hat bèj Frashëri

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“E thashë edhe tjatër herë: për mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët”
Ata “Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë…. baltën e tyre përmbi mësallë! Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshtër e i ndyrë, i dërgojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!”

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjuh' që flisjin Perënditë,
Atë flisjin Pellazgitë;
Atë kanë Shqipëtarët,
Si q'e kishin dhe të parët
Gërqishten ajo e polli,
Llatinishtja andej dolli.
Bijtë tanë jan' Elinët
Sindëkur edhe Llatinët,
Edhe gjithë Evropanët,
Qi duallë nga Romanët.
Neve jemi më të parë,
Në Evropë nga çdo farë.
'Gjithë bota vij qëmoti,
Në Tomor tek ishte Zoti,
I faleshin Perëndisë,
Zotit math të Shqipërisë.

(Naim Frasheri:pjese nga "Shqipëria")

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret



"Ma parë nga të gjitha do t'u flas për një gjë fort të nevojshme. Rreziku me i madhi i Turqisë, nga të gjitha kombet, që jetojnë në Perandorinë t'onë, janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky komb mos të zgjohen nga gjumi i rëndë dhe mos të mekëmbet, mos të marrë diturinë me giuhen e vet, dhe ateherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Ata kanë nisë të venë themelet e kombësis me anë të shkrimit e kendimit shqip, dhe një ditë mund t'a shtijnë në dorë të tanë Turqinë; kanë një giuhë të lehtë dhe të plotë, që shpejt mund të përparojnë; historia e tyne po doli në shesh është prishja e Turqisë. Evropa ka nji simpati të madhe per këtë komb; me të shpallur e lirinë shqiptarët deshironin mesim, hapen shkolla, të mdhaja e të vogla, hapen klube, hapene shtypshkronja, mbajtën kongrese e bënë aq shumë punë që nuk të besohet. Prandej ky hov duhet prerë, duhet t'i dajmë e t'i përçajmë, t'i shtypim sa mos të kenë fuqi".
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“اuditem si u përhap ky gomarllëk se shqiptarët komandojnë në Perandorinë Turke! Shqiptarët janë një e katërmbëdhjeta pjesë e Turqisë (llogariten dy milion). Në Turqi ka 80 vilajete. Vetëm Abedin pasha është vali shqiptar sot për sot. Mutasarifë nga 250 që qeverisin Turqinë, ka vetëm 7 shqiptarë…Gjeneralë në 3-4 qind, janë nja dhjetë shqiptarë. Në diplomaci përveç një kryeshkronjtor. Gjithë vendet e mira janë për turq, për grekër e armenë… Mua nuk më vjen keq fare, për kundrë më pëlqen t’i dëbojë Sulltani të gjithë shqiptarët pak nga pakë, se atëherë do të zënë të mësojnë ment…Pse nuk njohin se në ka shume shqiptarë në punë të qeverisë, janë për vëndet e ulta, zaptien, çaushë etj, vende ku s’mundin të “zotërojnë” një mbretëri?….”

Faik Konica, Albania 1903

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

As Prussia, as Inglitera, as Franca e Bonapartit, as Shën Petersburgu e as 'Veremi i Bosforit' nuk e kanë shkaktar këtë panik sa kur janë shfaqë n'skenë shqiptart

- mohikanat e fundit ose "Faulheit" i Marx-it...

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj!

"Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë"


Dom Nikoll Kaçorri sot ne pervjetorin e vdekjes.



"Të predikojmë në gjuhën shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip"
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Mësuesja e historisë në Greqi,i mësonë nxenësve kush ishin shqiptarët?

•Përse ishin kaq rracë e fortë!
•Shteti grek ishte shumë i vogël dhe u formua falë arvanitasve!
•Arvanitasit janë baza e Greqis,deri vonë flitej shqip.
•Komplet jugu i Shqipëris (toskeria) ishin ortodoks!
•Arvanitasit akoma ruajnë kulturën dhe traditat e tyre me krenari!
•Flet për Suliotët dhe trimat e tjerë shqiptar!
•Në Greqi deri von flitej shqip dhe vllahishte,këto etni formuan Greqin moderne

- Të gjitha këto fakte thuhen në një shkollë Greke,ku nxënësit janë Grek!

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Uh Shqiptar ju budallat e motit, qe i rate beses se Zotit e shkelet mbi gjakun e Kastriotit, po a asht ky shenj i burrenise dhe i zgjuarsise? me i dhan besen 500 vjet Turqise, asaj masakrueses se Arbenise, dhe me i kthy shpinen Europes dhe qytetnise?

At Gjergj Zef Fishta†
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.
Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.
Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti. Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme... shkruan mes të tjerash ambasadori amerikan në Greqi dhe Mal të George F.Williams
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj!

"Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë"


Dom Nikoll Kaçorri sot ne pervjetorin e vdekjes.



"Të predikojmë në gjuhën shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip"
Ky ishte zv minister i i.qemalit i shkelqyer me tre universitete te marra ne zvicerr.. politike..filozofi dhe drejtesi mos gaboj.... dhe cuditerisht ne shume foto komuniste ne ngritjen e flamurit figura e tije nuk rezulton pasi u be me bjografi te keqe...
Ps . Lauri i lexova me endje keti kerkime ..se dija qe egzistonte dicka e shkruar shqip ne 1272..
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

@Jana, Dom Nikoll Kaçorri ishte nga Kraja i Dibres, babe katolik e nene myslimane.
Ti ja ke pak idene se c'koke kane dibrant, po ashtu mirditsit, pasi vetem nje krua i ndan. Kacorri gjate kesaj shprehje:
“O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj! "Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë"
eshte e shoqeruar me nje pistolet mbi tavoline, te nxjerr nga veledani i priftit.

Pasi aty peshperitnin disa qe Shqiperia te rrinte akoma nen Turqi si nje Vilajet, dhe te ngrihej edhe flamuti i sulltanit. Aty Kacorri nxjerr pistoleten mbi tavoline dhe i thote ato fjale...;)
 
Top