• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Thenie mbi shqiptaret

Lauri

Anunnak
---Njihen papa Klementi XI, Lekë Dukagjini, Pal Engjëlli, Shën-Jeronimi, që solli Biblën në latinisht. Shumë iliro-shqiptarë kanë shkruar në latinisht e kuptohet, se në atë kohë njiheshin si banorë të Perandorisë Romake. Dua të përsëris, se kulturat, që vërshuan nëpërmjet pushtuesve të huaj në trevat iliro-shqiptare nëpërmjet besimeve fetare dhe ideologjive të ndryshme, nuk kanë ndikuar në ndryshimin e thelbit properëndimor, në përkatësinë e qytetërimit perëndimor të iliro-shqiptarëve. Qytetet e Ilirisë kanë qenë të lidhura me qytetet e Evropës, me Venedikun, Raguzën, Napolin, Romën, Vjenën, Budapestin e qytetet gjermane. Krijimi i shtetit shqiptar me në krye një peshkop katolik në vitin 1190 dhe pastaj krijimi i “Regnum Albaniae” me në krye Karlin Anzhu, faktojnë lidhjet e Shqipërisë me Evropën Perëndimore.
(Prof. Dr. Myslim Islami)


---"Shkenca kërkon, që të shkriftohen e të davariten problemet e jo të jepen si të dhëna një herë e përgjithmonë. Po e ilustrojmë këtë ide. Lashtësia e qytetërimi i gjuhës shqipe zanafillën e vet e ka qysh në thellësitë e shekujve, nga shek. II pas e. së re. Ekziston një pohim, që gjuha e shkruar e shqipes e ka fillesën e saj qysh në kohën e Karlit të Madh Anzhu, rreth vitit 1272."
(Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f.185.)


---Me 9 nëntor 1917 do të ekzekutohej në Selanik, Themistokli Gërmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë:

1. Te vishem me kostum kombëtar shqiptar.
2. Të mos me lidhni sytë.
3. Komandën për zjarr e jap une.


---“ Unë nuk gjej tjetër gjë që ata i besojnë vertetë përveç “Kanunit” dhe thënjes që përbën kodin e tyre: “nuk ka ushtri që të na nënshrojë”
(Edith Durham për malësorët e Shqipërisë së veriut: Brenga e Ballkanit, fq 170)
 
Last edited by a moderator:

Lauri

Anunnak
Pe: Thenje mbi shqiptaret

-Përse pas një mijë e pesëqind vjetësh (është koha e "Dark Ages", e "Errësirës së Madhe të Mesjetës", kur pranë botës shqiptare kanë lindur njëkohësisht të gjitha alfabetet, shkrimet, dhe gjuhët e tjera të botës), 40 kilometra me rafte me libra të Bibliotekave të Vatikanit, bibliotekat e shpellave të murgjëve dhe heremitëve në Malin Athos, të qendrave kryesore të fesë dhe të bibliotekave të fisnikërisë evropiane e botërore si dhe dhjetra - mijëra manastireve. qendrave islame, budiste etj., qëndrojnë ende të mbyllura për shqiptarët?

-Po, kaq rëndësi ka kjo temë. E këtë pakkush nga ne e kupton. Ndryshe, ne shqiptarët do ta kishim shumë më të thjeshtë të kuptonim shumë përse: përse mbi kombin shqiptar ra një errësirë njëmijë e pesëqind vjeçare, e cila u ça për pak dekada vetëm në epokën skënderbejane. Megjithëse kemi gati njëqind vjet që kemi shtetin tonë, ky shtet nuk na ka shërbyer aspak për të hedhur dritë me fuqi mbi çështjen e etnogjenezës tonë. Unë vetë, jeta ime është dëshmi, unë jam dëshmitar i egërsisë mc të cilën shteti shqiptar guxon t'i vërsulet për ta mbytur me çdo mjet ekonomik, psikologjik edhe deri vrastare këdo që kërkon të hedhë dritë mbi çështje të rëndësishme të racës tonë. Nuk është fjala për shtetin aktual, por për të në tërësi e në çdo kohë. E si mund të pretendohet pastaj, që dikush a disa të kenë guximin të hapin gojën për këto çështje?

-E tërë media është vënë në një mënyrë a në një tjetër në shërbim të këtij përbindëshi që quhet Aristofe.
Aristofeja përpiqet të të mundë, të të zhdukë, e në pamundësi, të të poshtërojë, të të degradojë fizikisht e mendërisht, ty dhe familjen tënde, të shtrëngojë (duke trembur) fisin, miqësinë, të njohur e të panjohur, komshinj, e deri tërë lagjen ku banon, do t'i detyrojë të të qëndrojnë sa më larg, pasi ti je bartës i virusit më të keq e të rrezikshëm për të, i diçkaje, që (sipas meje) është e vërteta mbi shqipen, mbi gjuhën, si dhe e vërteta mbi bazat e Sundimit mbi njeriun dhe shoqërinë, dhe Metodën e saj.

-I ngjajmë atyre fokave me barrë, të cilat nga pamundësia për të lëvizur shohin se si ariu i bardhë provon mbi lëkurën e tyre dhëmbët e mprehtë dhe kullufit atë fokë të gjorë që e ka lëkurën më të butë. Ky ritual zhvillohet në Shqipëri dhe në botë çdo ditë. Aristofeja argëtohet duke marrë më qafë gjithnjë më të dobëtin, kështu qc "më të fortët" zënë mend dhe s'guxojnë të ngrihen kundër saj.

(Studiuesi i gjuhësisë, اlirim Xhunga)
 

Lauri

Anunnak
Pe: Thenje mbi shqiptaret

- Në Shqipëri jo vetëm luftohet kundër shqipes, por gjithçka e keqe që është bërë dhe vazhdon të bëhet kundër shqiptarit, bëhet me kalem në dorë. Kështu ka ndodhur vrasja e Emin Spahisë, që pajtoi 300 familje në Mbishkodër, pasi shqiptari s'duhet të jetojë në paqe, në mirësi e në begati, ndryshe ai do të ketë kohë të shohë se ç'ndodh përreth tij e do të kërkojë të dijë se ç'është kjo Aristofe, përse ajo ka mijëra vjet që s'i shqitet racës njerëzore, si rron ajo dhe ç'bën ajo për të mbijetuar. Shqiptari do të mësonte se përse në Shqipëri ndodhën lëvizje të pakontrolluara migracioni, ç'është politika e zbrazjes "spontane" të fshatit dhe “përqëndrimit'' të shqiptarëve në metropolin e Tiranës nën parullën e lëvizjes së lirë të njeriut dhe "dëshirës për një jetë më të mirë".

- Në Shqipëri gjithçka është bërë me kalem, 1997, rënia e shtetit shqiptar, 1998, ngjarjet e Kosovës. Ne, sot, fatkeqësisht, nderojmë si shpëtimtarë në Shqipëri dhe në Kosovë organizatorët e vërtetë të masakrave antishqiptare, njerëzit e Aristofesë, ata që edukojnë e arsimojnë Millosheviçë e Hyseinë, ata që i ngrenë e që i ndëshkojnë. Në këtë botë të vogël politikën nuk e bën as Bushi e as ndonjë politikan shqiptar. Të gjithë këta janë shërbëtorë të bindur të Aristofesë. Këta zbatojnë platformat e saj, ajo i pompon, ajo u jep know - how-n e Poshtërsisë, po ajo Aristofe i zbret nga froni me lezet. Kush e meriton sipas kutit të saj, mbetet në histori si "kolos", kush nuk e meriton, ai përfundon i njollosur. Nga ky rregull nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave.

- E pastër, i bardhë si veladoni festiv i Papëve, murgeshave, hoxhallarëve, lamanëve, rabinëve etj. duhet të mbetet vetëm Aristofeja. Gjithçka përreth "duhet" të jetë e përbaltur, e njollosur, mëkatare. Njeriu nuk meriton të rrojë si njeri, pasi ai na qenka (uj = yll, lupus. "av yll është" për tjetrin. Shikoni se sa tragjiko-komike është kjo dhe në gjuhësi, ku Ylli është edhe Perëndia dhe Ujku, i Miri dhe Djalli (Diavolos, Diaholos, që don të thotë se djall është ay që "Di që AV = AB = OL, pra Yll është". Këto gjëra janë për të qeshur e për të qarë. Aristofeja, apo NEVERIA si e quaj unë në ditarin tim, e ndër shokët e mi, ka luajtur e vazhdon të luajë për shtatë palë qejfe në kurriz të njeriut e të shqiptarit vetëm e vetëm sepse ne, njerëzit e thjeshtë, përfshirë dhe ata që e mbajnë veten për të ditur ("Dija është një Injorancë e Mësuar", thotë prifti i nderuar Nikola di Kuza në shek. XV, dhe ai e ka fjalën për dijen në shkencat shoqërore), nuk e kuptojmë se gjithçka është ndërtuar për të nxitur armiqësinë mes njerëzve, mes grupeve shoqërore, e mes kombeve. Kjo armiqësi u thellua sidomos pasi dijetarë të Aristofesë krijuan Esperantot e para, Gotishten, Sllavishten e Vjetër, Greqishten e Vjetër dhe Latinishten, e shumë e shumë të tjera.

(اlirim Xhunga)
 

Lauri

Anunnak
Pe: Thenje mbi shqiptaret

-Nga studimet e mbishkrimeve (epitafeve) mbi gurët e varreve të lashtësisë, të monedhave, helmetave e të vazove gjejmë një numër të madh emrash ilirë, si Bardhyl, Bardhi, Genti, Teuta, Pinnes, etj. Qazim Lleshi në librin e tij “Emrat vetjakë ilirë” ka dokumentuar mbi 1300 emra ilirë, pa përmendur emra malesh, lumenjsh e të tjera emërtime. Argument gjuhësor janë edhe vargu i emrave, që shpjegohen vetëm me dukuri të ligjeve fonetikore, si: Dalmaci=dele; Dardani=dardhë; Shkup=skopje; Ulpjana=Lipjani; Ulcinium=Ulqini; Durrachion=Durrësi; Buenë=Bunë; Mathis=Mati; Scodra=Shkodra; Drinus=Drini, e kësisoj mund të radhiten qindra shembuj të tjerë.....!!

-Poemat e Homerit Iliada dhe Odisea bazohen te epika pellazgjike, siç e trajton Uiljamsi, ish-ambasadori i SHBA në vitet `30 të shek. të kaluar për Greqinë dhe për Malin e Zi. Në fund të librit të tij të titulluar “Shqiptarët”, ai ka vendosur edhe një fjalor me 150 fjalë me rrënjë pellazgjiko–iliro–shqiptare. Sipas trajtesave dhe hulumtimeve të albanologëve të shquar, që gjejnë dëshmi pellazgjike të shumta edhe në poemat homerike, kemi arsye të deklarojmë, që këto dëshmi flasin në favor të tezës së trashëgimisë iliro-shqiptare nga pellazgjishtja....

-Natyralisti romak Plini i Ati (13-79 pas e. së re) i ka cilësuar malet e Shqipërisë si të skalitura, ku si në skenë janë zhvilluar beteja tragjike gjatë shekujve, beteja epokale, si ajo midis اezarit dhe Pompeut; vërshimi shkatërrues sllav; ekspeditat normane të Robert Guiskavalit; dyndjet e ushtrive perandorake të Aleks Komnenit; ekspeditat e kryqtarëve të Bujemualit të Normandisë dhe të Rajmondit të Tulzës; sulmet e ushtrive kalorësiake anadollake të Mehmetit II Fatiut.

-"Shkenca kërkon, që të shkriftohen e të davariten problemet e jo të jepen si të dhëna një herë e përgjithmonë. Po e ilustrojmë këtë ide. Lashtësia e qytetërimi i gjuhës shqipe zanafillën e vet e ka qysh në thellësitë e shekujve, nga shek. II pas e. së re. Ekziston një pohim, që gjuha e shkruar e shqipes e ka fillesën e saj qysh në kohën e Karlit të Madh Anzhu, rreth vitit 1272."
(Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f.185.)

---------- Post added at 22:15 ---------- Previous post was at 22:06 ----------

Në marsin e vitit 1913, një delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan në Londër, ku mbahej konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të cilat do të caktonin edhe kufijtë e Shqipërisë. Kur delegacioni hyri në Ministrinë e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorëzoi koburen. Ministri i Jashtëm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:

-"Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë se Isa Boletinin që s'mundi ta çarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër"
- "Jo besa, as në Londër jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinë (koburen) tjetër"


-Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje:
"Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona. "


- “ Unë nuk gjej tjetër gjë që ata i besojnë vertetë përveç “Kanunit” dhe thënjes që përbën kodin e tyre: “nuk ka ushtri që të na nënshrojë”
(Edith Durham për malësorët e Shqipërisë së veriut: Brenga e Ballkanit, fq 170)


-Zakoni i mikpritjes, i ndarjes së bukës dhe ujit, i shtëpisë në mes vëllezërve shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë, është tipar i madhërishëm. Në qytetin e Kukësit një gazetare nga Evropa Perëndimore shkroi një skicë, në të cilën tregonte, se kishte parë të zotin e shtëpisë, që shpinte çdo ditë 10-12 bukë për t`i ngrënë bashkë e të mbanin shpirtin gjallë, të vrisnin urinë së toku. Tirana, si në të gjitha trojet shqiptare edhe në ato të Maqedonisë, të Malit të Zi, tregoi fisnikëri, çka u tregoi forcave shoviniste, se e kaluara historike shqiptare jeton dhe është çimentuar akoma më fort, se ishte virtyti i ekzistencës, i krenarisë dhe i madhështisë së këtij kombi.
Planet ugurzeza të Beogradit, që shqiptarët të përlesheshin me njëri-tjetrin e ata të bënin sehir e bota të shihte se ne ishim fise barbare, pa ndërgjegje kombëtare dhe pa aftësi shtetformuese, si gjithmonë, dështuan dhe me këtë shpërngulje tinzare dhe barbare. Ky akt i madh u jep të drejtë rilindësve, të cilët hartuan atë platformë politike për zgjidhjen e problemit numër një, problemit të çështjes së bashkimit kombëtar. Marshimi biblik dhe pritja e ndërgjegjësuar e merituar dhe e guximshme, u shndërrua në një manifest në sytë e botës dhe i diktoi asaj të mendojë, se shqiptarët janë një popull trimëror dhe fisnik. Bota u rrëqeth nga krimet e paimagjinuara të barbarëve serbë në Kosovë, në Bosnje dhe Kroaci. SHBA në radhë të parë, NATO dhe BE ndërhynë me potencialin e tyre ushtarak. Burra shteti dhe organizma, si Xhorxh Bushi, Bill Klintoni, Ollbrajti, Toni Bler, gjenerali Klark, kongresmeni Bob Doll, humanisti Uiliam Uoker, Kongresi i SHBA, NATO do të mbeten për shqiptarët të nderuar brez pas brezi për ndërhyrjen ushtarake, për shkatërrimin e Jugosllavisë artificiale e militariste, për ndihmesën e madhe që dhanë në shpartallimin e makinës ushtarake robëruese të shtetit serb me ambicie si të Stefan Dushanit.
(Ta njohim etnikumin shqiptar)

---------- Post added at 22:32 ---------- Previous post was at 22:15 ----------

"Edhe pavarësia e Greqisë asht një lule e rritun me gjak shqiptar”
(Fishta Gjergj, - Shqiptarët dhe të drejtat e tyne. Lezhë, 1998, f. 16.)

-Shqiptarët jetojnë e përparojnë vetëm të bashkuar e gjithmonë në mirëkuptim e marrëdhënie të drejta reciproke, në fqinjësi të mirë me popujt e tjerë të Ballkanit, por gjithmonë pa harruar platformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: “Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, Malin e Zi, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë, që është e jona. T`u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare” .
(Gazeta “Tema”. Tiranë, 28.o3.2003, f.1.)

-ثshtë e qartë si drita e diellit: qarqet antikombëtare, shovinizmi ballkanik, si edhe aleatët e tyre hidhërakë. Shqiptarëve nuk u ka munguar kurrë kredo në botë, e cila tregon shkallën e lartë të emancipimit dhe të qytetërimit, çka edhe flet për shpirtin e tyre të lartë njerëzor e tolerant. Shqiptarët nuk kanë bërë luftëra pushtuese të padrejta, sepse kanë qenë vetë të sunduar dhe më mirë se kushdo e dinë, se çdo të thotë shtypje. Kosova u çlirua, por ajo ka derdhur lumenj gjaku. Nuk do të fitonte kurrë ajo në vitin 1999, po të mos kishte bërë qëndresë të vazhduar të shkallës titanike dhe shekullore, që e bindi botën për drejtësinë e kauzës së saj çlirimtare. Dhe kjo përbën justifikimin më se të ligjëruar të ndërhyrjes së SHBA në marsin e bekuar të vitit 1999. Gjatë një shekulli Beogradi nuk arriti kurrë të krijonte në Kosovë qeveri kuislinge, megjithëse i ka hedhur në tavolinë të gjitha kartat. Kjo e nderon dhe e lartëson Kosovën, këtë trevë të kombit shqiptar, që përbën një rast të rrallë në historinë botërore.
Qëndresa ishte biblike. Krimi serb nuk ishte i panjohur për të dhe gjithashtu në mbarë opinionin botëror. Ata bashibozukë të pararendësve të tyre, të carëve e krajlëve: dushanëve, çubrilloviçëve, rankoviçëve, sllobodanoviçëve e viçëve të tjerë, duke qenë të ndërgjegjshëm, se nuk do t`i gjunjëzonin kurrë shqiptarët e Kosovës, vendosën t`i shpërngulin ata nga vatrat e tyre. Jeronim De Rada i ka shkruar Gustav Majerit qysh në shek.XIX: “Për ne, më i urryer se ai grek, është asimilimi sllav... Panrusët lanë të lidhur në mënyrë të fshehtë me Greqinë plane dhe projekte për të na shuar”.
(Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.)

-Në realizimin e pavarësisë dhe lënia jashtë kufijve e më shumë se gjysmës së trojeve e të popullsisë shqiptare, nuk mund të mos ndikonin. Traktati famëkeq i Londrës, që e copëtonte Shqipërinë midis disa shteteve, e fshinte atë nga harta politike. Por ja që u ngrit Presidenti i madh i SHBA, burri i shquar Udrou Uillson (1856-1924), i cili midis 14 pikave, trajtoi edhe atë të vetëvendosjes së popujve dhe nuk e njohu Traktatin e Londrës. Shtrohet pyetja: Kush e shpuri Presidentin Uillson në atë qëndrim të prerë? Së pari dhe më kryesorja, vepra e Gj.K.Skënderbeut, që e kishte njohur nëpërmjet poetit amerikan Longfellou (të përkthyer nga Noli i madh). Së dyti, historia e këtij populli e kaluar në luftë, karakteri i pamposhtur i tij dhe gjithë kjo krijoi te ai bindjen, që Shqipëria është komb dhe di të bëjë shtet. Siç dihet, nga fundi i shek. XIX e gjatë shek. XX u hap një dritare tjetër nga vinin ide përparimtare e demokratike, të cilat për nga natyra e vet, populli shqiptar i rroku vetëtimthi dhe në këtë drejtim një rol të veçantë luajti Komuniteti shqiptaro-amerikan me Faik Konicën e F.S.Nolin në krye. Vargjet e Nolit e japin angazhimin e tyre:
“Mbaju, nëno, mos ki frikë,
se ke djemtë në Amerikë”.


-Peterburgu u kishte lënë dorë të lirë Serbisë e Malit të Zi, që të shpërngulnin shqiptarët nga trevat e Nishit e Gllokovskit. Princi Nikolla i Malit të Zi deklaronte, që: ”Nuk do të pushonte luftën, po të mos merrte viset e premtuara ne territoret shqiptare”.
(Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 145).

-Princi Millan i Serbisë u kërkonte ushtarakëve të vet: ”Sa më shumë shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut.”
(Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 146)

-Jeronim De Rada kur fuqitë e mëdha kishin vendosur të sakrifikonin tokat shqiptare nëpërmjet Traktatit të Berlinit më 13 qershor –13 korrik 1878 për t`i plotësuar pansllavizmit rus synimet e tij në Ballkan e në Mesdhe, në artikullin “Shqipëria dhe të përkohshmet italiane”, shkruan, “Në çdo rast Shqipëria e strukur në vetvete dhe e mbledhur në degët e saj të shpërndara do të jetë shkëmb, në të cilin do të thyhen tallazet sllave”.
(Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.)
 

Lauri

Anunnak
Pe: Thenje mbi shqiptaret

-Ata jane te mbushur me mbeturina te Pernadorive te vdekura - fuqive te shkuara - vetem shqiptari jeton per jete. (Edith Durham)

-Shqiptaret, keta tigra te luftrave te maleve... kane si fe te tyre kryengritjen. (Ibn Kemal, Historian i oborrit turk)

-Ato mund te jene vetem ushtare te thjeshte, por mos i ler te afrohen prane pjates tende, as mos kerko t'i gjunezosh, nese nuk ke ndermend t'i presesh koken. (Suleiman Pasha)

-Historia e vertete e njerezimit do te shkruhet vetem kur shqiptaret te marrin pjese ne perpilimin e saj. (Maximilian Lambertz)

-Shqiptaret jane nje popull qe i ruan te paprekura traditat e te pareve, nje popull krenar i etur per liri. (Pietro Tassini, ambasadori venedikas 1455)

-“Malësorët shqiptar e kan të zhvilluar shumë krenarinë dhe ndjenjën e nderit;ai që e ka pozitën më të lartë nuk i tregohet si i tillë atij me pozitë më të ulët;gjithnjë është gati t’i ndihmojë. Kurr nuk shahet,se përgjigje do të ishte plumbi. Vjedhja jashtë fisit asht nder.Mikëpritja dhe mbrojtja e mikut janë detyra të shejta. “ (Pother – Wegner,1899)

-B. Vranisheviq: Piktor nga Vojvodina: "ثshtë mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar... Ata nuk lodhen për pasuri e luks... gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë... Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre".

-Bajroni: "Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë... Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre". Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: "Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri... Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën".

-Fal Majeri "Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u ruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve".

-Gligor Përliçev: "Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime...".

-Ibn Kemali. Historian osman: "Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes... Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë...".
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kam takuar shumë njerëz që më vinte tu thosha lumë Shqipëria për ty, e mjerë ti për Shqipërinë.
|Faik Konica|
 
A

AlbertPrengzaj

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Askush nuk mund ta drejtoj Boten me mir dhe me Drejt se Shqiptari!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

...Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër. Këto dy identitete për popullin shqiptar nuk bën të përzihen, pasi ne nuk e kemi ndërtuar identitetin kombëtar mbi besimet, ashtu sikurse bënë disa popuj sllavë, bie fjala populli kroat e krijoi identitetin e tij kombëtar mbi fenë katolike, serbët mbi fenë ortodokse, boshnjakët mbi fenë myslimane. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë, për shkak se ata e kanë të qartë identitetin e tyre kombëtar.

(Arbën Xhaferi Politikan, publicist. 2006)


arben-xhaferi.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Vetëm ideja kombëtare e zhvilluar me anën e shkollës laike mund të sjellë lumturi, bashkim, bashkëpunim dhe prehje, në një popull të përvuajtur si tonin.


(Aleksandër Xhuvani Gjuhëtar, filolog, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i cili luftoi për një shkollë kombëtare e laike, për përmirësimin dhe ngritjen e mëtejshme të sistemit arsimor) [1932]


aleksander-xhuvani.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.
(Mehdi Frashëri Kryeministër 1935-36, "Bashkimi i Kombit", 1943)


Mehdi_Frashëri.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"..Ne shqiptarët lipset të lidhim një fe të re dhe të liruar, po me një ndryshim, që perëndi të jetë Shqipëria..."

(Hysen Hoxha Veprimtar i Rilindjes Kombëtare)


Hysen_Hoxha.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"ثshtë nevojë Shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhamedanë, jemi të gjithë Shqiptarë, rrojmë të gjithë në Shqipëri dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Dhe Shqiptarët e mençur e të urtë qi kuptojnë këtë gjë, kanë detyrë t'u japin të tjerë Shqiptarëve t'a kuptojnë dhe ata"
(F.Konica 1897)


FaikKonicaok.jpg
 

ricky_ch

******
Pe: Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij.
(Mehdi Frashëri Kryeministër 1935-36, "Bashkimi i Kombit", 1943)


Shiko fotografinë 19070
Paske harruar se shqiptarët kanë shkruar edhe greqisht!
Futja tash edhe greko-ortodoks edhe puna kryhet!
O ti djalosh! Shko në Vatikan, atje i ke përgjgjet e duhura!
Për të gjitha mjerimet e shqipes...

Po këta Enveristët duket se do të na dalin mbi krye me këtë
laicizmin e poshtër... që hiç ma i poshtër se komunizmi nuk është!
Veç nacizmi i vie hakësh!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Faik Domenik Konica: "E thashë edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët."


Faik-konica.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta...."

Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.
Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar......

(Pjese nga fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919)




konferenca e paces ne paris.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Në qoftë se shqiptari ka cilësitë fizike të zviceraneve dhe të tirolasve, në qoftë se ai është si dhe ata një ecës i palodhshëm në këmbë, i cili me pushkë majë supit, ngjitet e zbret posi dhia majat e maleve, janë bashkuar tek ai edhe gjallëria e shkathtësia jugore me hollësi dhe prani të jashtëzakonshme të mendjes. Ata janë popull i përgjigjeve të shpejta e therëse par exellence. Krenaria natyrore e shqiptarit shprehet në më të voglat fjalë të tija, në gjeste, në ecjen e tij të lehtë, madje mund të themi teatrale. Kuraja është e lindur për shqiptarin... Jeta në rreziqe është aq e fortë dhe elementi i tyre si në fatkeqësitë e si në luftë nuk peshon aspak për ata”.
(Ami Boué)

ami _boue.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Kënaqësia më e madhe e shqiptarit, shkruan Hobhauzi, kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pijë raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles së vet, duke i rënë lahutës me një melodi të vetme. Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i paduruar dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë të prijësit të vet. “

(John Cam Hobhouse)


Hobhouse.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"....Ndryshe nga turku dembel e fodull ose nga fshatari grek i varfër, që ka humbur gjithë gjallërinë nga pasojat e mjerimit dhe shtypjes së vazhdueshme, këta shqiptarët janë të dalluar për veprimtarinë e tyre të palodhur. اdo pikë mbizotëruese pranë rrugës kam parë se e kanë zënë një ose disa prej tyre, në kohën që më dilte para syve, dhe dukej sikur bënin një garë se kush do të arrinte më parë. gjithë pyetjeve për topografinë ata u përgjigjen me përpikëri dhe me zgjuarësi të madhe, ndërsa shpërblimi më i mirë për ta është leja që u jap të shohin me goniometrin tim. Nuk ka gjëra më të ndryshme nga njëra-tjetra sesa sjellja e shqiptarëve dhe sjellja e osmanëve, që janë qëniet njerëzore më dembele e flegmatike, me përjashtim të rastit kur i lëviz nga vendi ndonjë nxitje e jashtëzakonshme".

(Uilliam Martin Lik)
William_Martin_Leake.jpg
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Fatkeqsisht,..historia jon eshte e perber nga copeza qe te tjeret kan shkruar per ne ,.me se shumeti(c'ka do thote,eshte shtremberuar,jane zhduke materiale te tera faktike qe vertetojn,,historin e lashtesin tone )
shqiptari vuan shume she nga injornca e madhe sepse nuk i njef rrenejt e veta,( shumica,s'kan njohurit e duhura,nje pjes jane te shitur shpirterisht tek idel-ologjit fetare,nje pjes tjeter qe njohin mire te verteten shqiptare e perbaltin sepse vene ne loj gjithmon interesin personal mbi ate Kombetar .)
Nuk na mjafton lashtesia jon,rrenja jon e lashtesis,i gaterrojm me te tjeret,,dhe me e keqja pikerish me ata qe na i kan keputur keto rrenj dhe neper shekuj kan derdh gjak dhe akoma ka gjakderdhje,,vullkani Macedonas..pjesa shqiptare eshte ceshtje kohe te shperthej.
 
Top