• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Tetova

XoNNi

Antarë
E shikova qe nuk kishte 1 teme per Tetoven, ja do vendos une edhe disa foto qe kam.Tetova është një nder qytetet me te medhaja shqiptare me banore dhe territor.Emri rrjedh nga numri tete(8), është vendi i luftes se tete se Skenderbeut kunder perandorise osmane.Sipas statistikave te huaja te vitit 2009 Tetova me regjion ka mbi 215.000 banore ku mbi 85% jane shqiptare.Ne një liber kam lexuar se e ema e Skenderbeut,Vjosava Tribaldi vjen nga një fshat i Tetoves,bija e një feudali te njohur Gergur Tribaldi nga Pollogu rrethi i Tetoves.Nga kjo familje ne Tetove dhe perreth ka 3/4 keshtjella te ndertuara gjate lufterave dhe me pas te skenderbeut, është e njohur Kala e tetoves e ndertuar nga Gergur Tribaldi e quajtur ne ate kohe "Oeneum".
Ne 4 dhjetor te vitit 1912 ministri i pare i mbrojtes ne qeverine e pare shqiptare te Ismail Qemalit është zgjedhur Mehmet pashe Derralla një gjeneral ushtarak i njohur i shkolluar ne Tetove dhe shkollen ushtarake te Stambollit, nga fshati Gradec i Tetoves, propozuar nga Isa Boletini.Ministri i pare i mbrojtes njihet per kontributin e madh qe pati per mbrojten e tokave shqiptare ne veri-lindje nga malazezet/serbet dhe jug nga greket 1/2vite para se te filloje lufta e pare boterore,nga e cila njihet një lufte ne veri te shqiperise ku ushtria e gjeneralit Mehmet Derralla i vret disa qindra malazez qe sulmuan shqiperine dhe i hedh ne detin adriatik, një metode qe pas disa viteve me vone ne turqi praktikohet nga Ataturku kunder ushtareve grek qe i hedh ne detin e izmirit ne menyren e njejte qe beri ministri shqiptar Mehmet Derralla.

Ne kohen e sodit Tetova njihet per shume "gjenerale" te cilet shkojne ne Tetove per te coptuar dhe marre cdo gje qe munden nga ky qytet i pasur etnikisht shqiptar dhe financiarist global,sot ka 2 univerzitete një shteterore ,Univerziteti Shteterore i Tetoves (UEJL) dhe Univerziteti i Europes Juglindore (UEJL) me studente nga te gjithe trojet shqiptare.Perndryshe njihet edhe gjimnazi i Tetoves ne kohen e jugosllavise qe ne vitet 70' me shumice nxenes shqiptar nga një gazete kroate per rangimin e shkollave ne jugosllavi merr cmimin e pare si gjimnazi me i forte sa i perket dijes se nxenesve dhe te arriturave nga profesoret.Ne Tetove gjithashtu gjendet edhe qendra turistike dimerore-verore Kodra e Diellit , një vend shume i bukur posaqerisht per sporte dimerore dhe mikepritje te njohur tetovare. Une kam disa foto te cilet do ti postoj per qytetin dhe rrethinen e Tetoves.

27595882.jpg
tetova.jpg
kodraediellit.jpg
tetova Kodra e Diellit.jpg
PopovaShapka.jpg
 
  • Dashuri
Reactions: NGU
Top