• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Te shetisim neper Shqiperi!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Librazhdi
Librazhdi është qytet në juglindje të Shqiperisë. Kufizohet ne veri me rrethet Bulqize e Matit perendim nga rrethi I Elbasanit; ne jug nga rrethi I Gramshit; ne juglindje nga rrethi I Pogradecit dhe ne lindje nga r. e Maqedonise.Librazhdi ka nje gjatesi kufitare prej 42km dhe ka teresisht nje reliev kodrinoro-malor.Relievin e ben me te larmishem fushgropat si ajo e Domosdoves ne Perrenjas dhe ajo e Studnes me ate te Letmit. Lartesia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m ne majen e Kuqe te malit ShebenikLibrazhdi është qytet në juglindje të Shqiperisë. Kufizohet ne veri me rrethet Bulqize e Matit perendim nga rrethi I Elbasanit; ne jug nga rrethi I Gramshit; ne juglindje nga rrethi I Pogradecit dhe ne lindje nga r. e Maqedonise.Librazhdi ka nje gjatesi kufitare prej 42km dhe ka teresisht nje reliev kodrinoro-malor.Relievin e ben me te larmishem fushgropat si ajo e Domosdoves ne Perrenjas dhe ajo e Studnes me ate te Letmit. Lartesia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m ne majen e Kuqe te malit Shebenik...
Klima
Pozita gjeografike,konfiguracioni I relievit,lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagesht dhe ne veren e skurter ,te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore este13.4 grade Celsius,temperatura max. e regjistruar este40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.
Flora
1857 lloje bimesh spontane,enezore,te cilat peraqesojne 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te flores se Evropes e renditin Librazhdin ne nje nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme.gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore ze rreth72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Përmeti
Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit. Qyteti i vendlindjes së Naimit zë një sipërfaqe të vogël dhe ka një popullsi prej diku rreth 9 800 banorë.
Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit. Qyteti i vendlindjes së Naimit zë një sipërfaqe të vogël dhe ka një popullsi prej diku rreth 9 800 banorë.
Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Erseka
Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 5 499 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë në Pllajën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është i vendosur në lindje të tij.Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 5 499 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë në Pllajën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është i vendosur në lindje të tij.
Historia
ثshtë krijuar rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi (sipas Edit Durham) banorë te ardhur nga fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.
Gjeografia
Erseka shtrihet në pjesen JugLindore të Shqiperisë,bën pjesë si njësi fiziko - gjeografike në krahinën malore qëndrore pjesa Jugore. Erseka është kryeqëndra e rrethit të Kolonjës. Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30"
veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00". Ajo ësht pozicionuar në brëndësi te Gropës së Kolonjës. Një gropë kjo me lartësi rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartesi prej 2523 m mbi nivelin e detit. Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushgropa e Korçës. Dhe në Jug të saj shtrihet Malësia e Gërmenjit. Kjo Gropë përshkohet nga një sërë përenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhes të Osumit, kemi përroin e Starjes, Taçit dhe një sër të tjerë të vegjël me karaktere stinore të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjës është njësia fiziko - gjeografike më e rëndesishme për këtë zonë. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsise së këtij rrethi. Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës, në pjesën perëndimore të saj. Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam. Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga teritori i Greqisë. Rrëzë këtij mali janë vëndosur një sërë fshatrash si Gjonçi, Taçi, Rehova, Starje, Kreshovë, Skorovot, Milec, Bezhanj.
Kultura
Erseka eshte nje qytet me nje tradite shume te madhe kulturore. Nder vite ka patur shume kolonjare qe kane kontribuar ne fusha te ndryshme.Nder me te njohurit jane .Fan S NOLI. Petro Nini LUARASI.Papa Kristo NEGOVANI.Motrat QIRIAZI.Faik KONICA.Sali BUTKA.Themistokli GERMENJI.Hasan Zyko KAMBERI.Shain KOLONJA.Petrit DUME.Pa harruar ketu edhe aktoret hollivudian me fame boterore John BELUSHI dhe James BELUSHI. Televizioni lokal Era TV vazhdon Transmetimet e tij qe nga viti 1999.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Peshkopia
Ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetër“episcopi”, që do të thotë residence e peshkopit. Për here të parë është përmendur në një dokument të shekullit të XV.Ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Fjala Peshkopi rrjedh nga greqishtja e vjetër“episcopi”, që do të thotë residence e peshkopit. Për here të parë është përmendur në një dokument të shekullit të XV. Qyteti është një bazë për të vizituar parkun kombëtar të Lurës si dhe është i njohur për Llixhat ( ujrat termale te tij).



Peshkopia është qytet në Shqipërinë e verilindore. Peshkopia ndodhet në të dy anët e Lumit Drin. Lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrëthit. Në afërsi të Peshkopisë ndodhet dhe mali më i lartë i Shqipërisë , Mali Korabit (2751m).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Himara
Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë Hi(j) Marë - Eja Marë, qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.
I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteti i Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brëndshme të vendit. Pervec gjuhes amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin ata vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qellime tregtare. Që më 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavarësisë dhe kishte dërguar përfaqesinë e saj në Vlorë.

Gjeografia
Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km. Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Rrethin e Vlorës.

Demografia
Himara ka rreth 2000 banorë. Disa nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himare janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Familja Bollano për shëmbull është vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.

Migracioni
Himariotët kane emigruar në vënde të ndryshme të botës si në SHBA, Itali, France, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojne vëndlindjen dhe të sjellin me vete dituritë dhe aftësitë e fituara në vënde të tjera.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Këlcyra
Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve tëKëlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.
Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.
Lashtësia dhe Mesjeta
Këlcyra në lashtësi duhet të ketë qënë një mansio, stacion ku udhëtarët kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.
Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319).
Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.
Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.
Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe at ate zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.
Sundimi Osman
Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit.
Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.
Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).
Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.
Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).
Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. E vetmja pasardhese e familjes KLISURA eshte vajza e Ali Bej Klisures (vdic 1963 ne Rome), Hanna Klisura (lindur 1935 ne Paris) dhe me vendbanim ne Vjene/Austri.Ajo eshte nje zonje, mbartese e denje e emrit dhe historise se familjes Klisura.
 

emiljano

Antarë
Fund Gushti fillim Shtatori 2008

Kontakti i pare me Shqiperine, zbritja ne Aeroportin e Rinasit. Te ardhur nga Frankurt am Main merr nje here nje Temperatur- Shok. Ndryshim temperature prej me shume se 20 grade. Ngaqe kete Vere nuk ka rene aspak shi, Balta nuk ishte me si mjalta(Vargjet e Rilindasve) por ishte bere pluhur e ai na ka shoqeruar gjate gjithe pushimeve duke perjashtuar tre ditet e fundit ku ra edhe SHIU i shumepritur e i la njerezit te merrnin me ne fund fryme se te nxehtit me temperatura mbi 40° ishte i padurushem sidomos kur udheton me Makine te pa klimatizuar e me vete ke nje femije 4e1/2 muajsh.
Ne Shkoder ku kaluam edhe pjesen me te madhe te Pushimeve gjate veres Jeta Kulturore nuk funksjonon, Teatri Migijeni eshte mbyllur, Kinama Republika shfaq filma te padegjuar ndonjehere qe nuk ka qefe t`i shohe asnjeri. Ajo cka e karakterizon Shkodren eshte e famshmja Piaca e Darkes . Anash rruges rrine Burrat neper Kafeteri dhe shohin Grate dhe vajzat e bukura me Mini-Mini Funa qe ecin ne rruge. Te gjitha vajzat shkodrane ecnin si Top-Modele ne Parad Mode. Per tu rrekomanduar eshte Tarraca e Kaffe Cikago te ish Muzeu Ateist .Frekuentimi i Velipojes (Ketu flas per Familjet me Femi te vogel si puna jone ose ata qe duan qetesi) duhet shmangur ne muajt Korrik-Gusht. Ne zgjollem fillimin e shtatorit.Te planifikuara ishin dhjete dite. Shtatori nuk ka garanci per dite me dielle. Ne diten e shtatete ra shi dhe u detyruam te kthehemi ne Shkoder. Ne Velipoje pasi ndrruam tre Hotele per mungese, Higjen, Uji te ngrohte e zhurme u vendosem ne nje Hyrje te kullat e Fishtes. Nga Velipoja nuk duhet te pretendosh nje Standart qe t`i perafrohet Bregdeteve te tjera te Europes Jugore.
Kete Vere nuk isha ne Sarande se frekuentuam Plazhin e shkodraneve, Velipojen por kame qene para tre Vjetesh. Pas 20 Vjetesh shkova ne Sarande per te pare se ku i kam kaluar vitet e vegjelise. Me erdhi keqe qe Saranda e kujtimeve te Vegjelise ishte transformuar ne ate menyre.
Duke u ngaterruar neper rrugicate panjohura e sheshe ndertimi me zi e gjeta Pallatin tim trekatesh prej gurit qe humbiste ne ate Xhunglen e betonuar me godina shumekateshe.
Per nostalgjike, si puna ime ose per Romantike qe duan te shohin Perendimin e Diellit dhe gjirin e Sarandes nga ballkoni ose dritarja e Hotelit eshte Saranda Adrrese e gabuar. Saranda eshte kthyer ne nje Kantjer te vertete ndertimi. Aty punohet e ndertohet ne cdo pellembe toke.Ne kohen e Femijenise simme Saranda mbaronte tek Ndertesa e Turizmit. Sot pas Turizmit e duke vazhduar deri ne Ksamil jane ndertuar anash rruges Hotele e Restorante.
Saranda eshte ne nje faze tranzite (Ndertimi) dhe nuk eshte per tu keshilluar qe aty te kalohen pushimet.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

Fragmente qytetesh nëpër Shqipëri...
Gjithmonë ka tipare të përgjithshme dhe të veçanta, në çdo mjedis, e sidomos në qytete të mëdha.

Gjithmonë keni vënë re që tjetër atmosferë përthithni në Vlorë e tjetër në Korçë, pavarësisht se kjo nuk barazohet kurrë me individualitetin e çdo qytetari, i cili mund të ngrihet mbi kufizimet e mjedisit dhe bashkësisë ku jeton: “Veriu është i ashpër”, “Labëria, trime, por e ashpër”, “Shqipëria e Mesme më e buta, më e mira”, “gjirokastritët lidhin macen”, “ja korçare, ja hiç fare”, “shkodranët qejflinj”, “durrsakët liberalë” etj, etj.

Përtej mbrëmjeve që, vetvetiu si të lidhura me një rregull të heshtur e të përbashkët thuajse në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë, përveç Tiranës, e përveç stinës së verës, mbyllen të gjitha shpejt e shpejt aty nga ora 6-7 e mbrëmjes e pas kësaj i mbulon ankthi dhe heshtja ‘xhang xhing’. Përveç afrimitetit në komunitet dhe thashethemeve si pasojë e kësaj, përveç shumë e shumë tipizimeve që mezi iu gjendet fundi dhe hapësira për të folur për to, çfarë spikat më fort sot në qytetet kryesore të vendit? اfarë është aq dalluese sa të lërë më shumë shenjë? Një bisedë me sociologun Zyhdi Dervishi për të thënë shkurtimisht disa ide, përjetime objektive-subjektive rreth qyteteve tona dje, por sidomos sot.



Korça, elitare, aristokratike

Shprehja “O korçare, o hiç fare!” duket se përmbledh shumë të mira bashkë. Sidomos të grave, por jo vetëm grave korçare. Pa i hyrë të mirave të tjera, ajo që rigjen të pazhbërë sa herë viziton Korçën e për të cilën shqiptarët në përgjithësi janë ende kaq defiçitarë, është eleganca e sjelljes së korçarëve.

“Korça mbart aristokraci elitare në shumë aspekte, por dhe në sjellje dhe komunikim, edhe në sajë të Liceut Francez, pushtimit francez, që bënë të depërtojnë elemente të kulturës franceze. Por për fat të keq këto elemente nuk janë fitimtare dhe shtypen nga arroganca primitive në rastet kur korçarët puqen me të tjera zakone nëpër Shqipëri. Kanë shumë edukatë komunikimi dhe pune, mençuri dhe talente natyrale, shije estetike, marrë edhe nga kultura të tjera, falë emigracionit. Duan të jenë gjithmonë të veçantë”, shtjellon edhe shkaqet sociologu Zyhdi Dervishi.



Shkodra me sa shumë biçikleta!

Biçikleta! Sa shumë biçikleta në Shkodër! Janë ato të parat që të godasin vështrimin dhe të habisin ende. Shkodranët kësisoj rezultojnë qytetarët me standard më të lartë ekologjik dhe ambientalist se shqiptarët e tjerë në këtë aspekt. Biçikleta thua nga varfëria? “Jo, s’është thjesht ajo. Biçikletat në Shkodrën e kulturuar në breza, me mirësi, shpërfillje ndaj zonave rurale dhe të hapur ndaj Perëndimit, biçikletat kanë qenë traditë. Edhe në vitet ’30, edhe në regjimin komunist, Shkodra ka përdorur shumë biçikletat. Në vitet kur kishte vështirësi për të udhëtuar nga Shkodra në Tiranë, tifozët shkodranë ndiqnin ekipin e tyre me biçikletë deri në Tiranë. Kushtuar edhe këtij ‘huqi’ është xhiruar një film; ‘Odisea e tifozëve’. E në rendin e varfër socialist biçikleta nuk shprehte varfëri. Ai që e mëson biçikletën, e ruan traditën në Shkodër. Por e përdor edhe për tregti të vogla, për të shëtitur rreth e qark liqenit. Një shkodran me humor mbi biçikletë duket vizualisht më interesant.



Vlora, e ashpër, por edhe fisnike

“Vlora dallohet për dy pamje në aspektin social. Për atë që nuk i njeh nga afër vlonjatët dhe këqyr nga jashtë mënyrën e tyre të komunikimit, krijon përshtypjen se ata janë njerëzit më të vrazhdë në botë. Deri vonë në Vlorë kamarieri sillej me klientin si pronar. Ka pasur raste që iu është thënë klientëve: ‘E mo ti, kur flet me mua hiqi syzet! Kjo ndoshta nuk ndodh në asnjë vend të botës”, hulumton sociologu Dervishi. Por më tej shtjellon se po t’i njohësh nga afër vlonjatët, shpirtin e tyre, përgjithësisht mjaft fisnik, humorin e tyre potent, brilant, krijon një tjetër përshtypje. Edhe ai që shpërfaqet me komunikim vulgar brenda një kohe të shkurtër po të dish t’i fitosh zemrën, bëhet gati të të ndihmojë me gjith֛çka, lë kokën për ty. Por fatkeqësisht shumica e turistëve vendas apo të huaj nuk arrijnë të zbresin thellë në shpirtin e tyre.

Përveç detit, Sheshit të Flamurit, xhamisë, dhe imazheve krenare të vlonjatëve, në Vlorë emocionojnë edhe palmat, sidomos ato tepër të larta buzë detit gjatë gjithë rrugës së plazhit Skelë-Uji i Ftohtë. “Mbeten kurora më e lartë dhe e bukur palmore e vendit”, jep një ide arkitekti Gjovalin Shytani. Tipike, domethënë, vetëm në Vlorë.



Durrësi, mbi eshtrat e qytetërimeve

Ndërtimet. Ato spikasin më tepër, por edhe për keq në këtë qytet të lashtë. Më masivet dhe dëmtueset se kudo tjetër në Shqipëri këto njëzet vitet e fundit ato janë ngritur në Durrës. E pohojnë këtë një mori kaq e madhe arkitektësh, inxhinierësh ndërtimi apo qytetarësh që ‘kanë shumë apo pak erë’ nga estetika, saqë e kotë të përmendësh emra të tyre. ‘Durrësi është i vetmi qytet shqiptar ku mbivendosen shtresëzimet e disa qytetërimeve. Ndoshta në Durrës pas Luftës së Dytë Botërore nuk duhej ndërtuar asnjë godinë. Durrësi i përpara kësaj kohe duhej gërmuar dhe shndërruar i tëri në park arkeologjik. اdo godinë e ngritur dhe që vazhdon të ngrihet në Durrës, është një dhimbje që ngrihet mbi eshtrat e disa qytetërimeve, zbulimi i të cilave do t’i shërbente jo vetëm kulturës shqiptare, por europiane e më gjerë”, analizon sociologu Zyhdi Dervishi. Për të, durrsakët e vërtetë mbeten njerëz të ngrohtë, dashamirës, me prirje të natyrshme për t’i kundërqëndruar në mënyrë pasive dhe të qëndrueshme politikave ekstremiste. Më tepër se banorët e gjithë qyteteve të tjera të Shqipërisë, të paktën që Pas Krishtit, durrsakët kanë komunikuar shpirtërisht me kulturat perëndimore. “Një shpirti i madh, liberal, por i vakët, me pretendime të pakta për jetën dhe për t’u angazhuar në jetën politike të vendit”, përfundon perceptimin analitik Dervishi.



Sa shumë u martokërkan në Elbasan!

Këtë rrok më fort se çdo gjë tjetër të mirënjohur nga ky qytet. Vetëm në rrugët kryesore të Elbasanit mund të numërosh rreth njëzet dyqane me fustane nusërie, si askund tjetër nëpër Shqipëri. Rreth dhjetë janë vetëm në bulevardin kryesor. E çdo rrugë në Elbasan po ashtu e ka edhe nga një dyqan me fustane nusërie. ‘Këtej nga ne martohen në moshë të vogël, si në qytet dhe në fshat, por kërkesa kemi sidomos në zonat rurale’, thonë shitëset e dyqaneve. Në bibliotekën publike të qytetit të Elbasanit arsimdashës në shekuj syri të rrok përditë më shumë të rinj që hyjnë e dalin, se sa në biblioteka të qytete të tjera. Dhe nuk kanë humbur jo vetëm ballokumja, por edhe bugaçja, ëmbëlsira sulltan etj. “Elbasani ka qenë dhe mbetet qytet kryesisht për elbasanllinjtë. I ngohtë për vendasit, i ftohtë për të ardhurit në këtë qytet. Historikisht, por edhe në ditët tona, banorët e tij përpiqen t’i zgjidhin problemet me njëri-tjetrin, duke mënjanuar të ardhurit”, shton sociologu Zyhdi Dervishi.



Berati, magjepsës dhe spiritualist

Berati si gjithmonë të mallëngjen! Qyteti që magjeps ende më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri për nga bukuria masive muzeale. Habi dhe mahnitje e çdo turisti. Me dy faqet e tij kodrinore dhe të gjitha kthinat e tij tërësisht muzeale; arkitekturë mesjetare dhe paramesjetare. Një kala kështjellë spiritualiteti me 37 kisha apo rrënojat të tyre. Një pasuri kulturore dhe fetare me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Ballkanin. Plot me banorë edhe sot në çdo shtëpi të vjetër disashekullore, duke shpirtëzuar gurët dhe historinë, e sikur përhapin frymë mirësie, misticizmi, besimi fetar, por dhe dijetarie në gjithë hapësirat përreth. Dhe sa gatime të shijshme ha sa herë shkon në Berat apo rrethinat e tij! ‘Në do të hash bukë të mirë, ha në Berat!”, thuhej një herë e një kohë në ato anë.



Gjirokastra e mistereve, aventurave dhe ambicieve

Mbetet qyteti më misterioz i Shqipërisë. Qyteti më i gurtë i hapësirave shqiptare. Qytet që i bën sfidë vetes. Qytet i ekstremeve. Ndodhet në jug të Shqipërisë dhe shpesh ka klimë më të ftohtë se qytetet e Veriut. Qyteti që i ka dhënë më shumë nëpunës dhe drejtues të posteve të larta perandorisë turke dhe qeverisë shqiptare. Gjirokastra ka dy pamje: godinat tradicionale që harmonizohen natyrshëm me kalanë dhe formatojnë pamjen e një qyteti ku njerëzit duket sikur nuk kanë jetë reale, por merren me art dhe shkencë. Ndërsa pjesa e re e qytetit duket si çiban i ngjitur pjesës tjetër tradicionale. Ndërkohë pjesa tradicionale po shkatërrohet dhe çibani po zgjerohet. “Banorët e saj shfaqen ende me prirje më shumë se kudo tjetër për t’u marrë me shkenca si profesionistë. Tek gjirokastritët mund të gjesh jo vetëm shpirtin e kursimit, por dhe shpirtin e aventurës, ide të çmendura, lindin dhe ushqehen me pretendimin dhe formatohen historikisht me vizion lideri perandorak, kësisoj për të qenë shumë të rëndësishëm”, specifikon hulumtimet e tij sociologu.



Saranda e mirëqenies

Nuk para të vritet syri nga mjerimi në Sarandë. Me sa duket, turizmi, emigracioni i hershëm dhe afërsia në distancë me Greqinë janë përcjellë gradualisht në çdo detaj. Nuk mungon mirëqenia as në Tiranë, madje është edhe më e lartë, por Saranda përcjell një lloj standardi uniform, pa ekstremet e varfërisë që has në Tiranën apo Durrësin me shtresëzime të theksuara. Shpërfaqet si tek pamjet e njerëzve ‘të mbajtur nga koka tek këmbët’ dhe mënyra e tyre e të jetuarit bashkëkohore, ashtu edhe tek ndërtesat e reja apo të mirëmbajtura.
(Magdalena Alla-Shekulli)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Te shetisim neper Shqiperi!

Ilias

Para se te mberijme ne fshatin e deshmoreve sic quhet shesh Vunoi, kalojme nepermes fshatit mikroskopik Ilias (Λιάτες), I ngritur ne kodren e quajtur Cikopulla dhe konsiderohet me teper si lagje e Vunoit. Numri i banoreve te fshatit nuk eshtee me teper se 200 vete dhe jane ne regjistrin civil te Vunoit. Emri Ilias vjen nga emri i veres me te njejtin emer qe prodhohet nga vreshtat e bolleshme (λιατό κρασί) [Ll. Spiro, Himara, Athine 1966, f 15].

Nje degezim neper nje rruge te pa asfaltuar brenda fshatit te con ne Manastirin e Savridhit. Ky manastir i perkushtohet Theotoqit dhe eshte ndertuar mbi faltoren e lashte te perendise dias dhe Artemisit, perendeshes se gjuetise. Eshte tashme tradite qe ne daten 15 te cdo gushti grumbullohen banore nga gjithe zona per te festuar diten e Shen Marise.

Prane fsahtit gjendet nje bregdet fantastic, Zupa, qe perfundon ne nje gremine madheshtore e krijuar nga shembje tektonike.

Ne Ilias udhetari mund te vere re muret e vjeter te nje keshtjelle (Πύργου-Pirgu) qe gjend aty qe prej 3000 vjetesh. Nje pike e rendesishme eshte dhe Manstiri I Shen Theodhorit. Aty ku bashkohet perroi me detin cfaqet si nje suprize per udhetarin Gjiri i vogel i Ngjipese. /Himara
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

Palase


Duke udhetuar nga Llogorai drejt Himares fshati i pare qe ndesh udhetari eshte Palasa ose Palesti sipas emertimit te lashte.
Emrin ka te ngjare ta kete marre nga relievi i zones qe ngjan me pellemben e dores. Sipas dialektit te vjeter grek pellemba quhej Palesti (Παλαίστη) qe mandej eshte shnderruar ne Palase. Palasa ka qene edhe nen zoterimin e Amanteve, fakt i cili vertetohet nga gjetjet arkeologjike qe jane dokumentuar here pas here si dhe monedha te shumta ne njeren ane te te cilave shkruhet “Vendi i Amanteve” (“ΑΜΑΝ-ΤΩΝ-ΧΩΡΑ”) (ngulim grek ne Ilirine e jugut).

Kete e vertetojne germimet arkeologjike te italianeve te realizuara vite perpara. Sipas tyre rreth vitit 48 para Krishtit arriti ne Palase Jul Qesari me 20 mije legjionare dhe nje pjese te kavalerise per te sulmuar Pompein. Gjithashtu permendet (nga italianet) qe ne epoken e Perandorise Romake kjo zone njohu dite te lavdishme, zhvillimi ekonomik dhe progresi. Plini permend qe ky vendbanim eshte krijuar per te paren here nga argonaftet kur u kthyen nga Kolkidha dhe u ngjiten aty per te bere flijime per Apollonin dhe per te pyetur Zotin se cfare duhet te bejne qe te kthehen ne atdheun e tyre dhe te mbrohen nga Posidhoni qe po i ndiqte.

Kerkime me te reja shkencore dhe vezhgime provuan egzistencen e nje tempulli fat thenenes i cili kishte zgjatur gjer ne shekullin e trete para Krishtit. Gjithashtu keto germime kane treguar dhe egzistencen e vendburimeve te squfurit dhe te ziftit ne shume pika. Dialekti i banoreve eshte i njejte me ate qe flitet ne Peloponez (Greqi). Fshati perfshin mjaft bukuri natyrore qe ne kombinim me qilimin e gjelbert te ullishtave dhe bimeve te tjera frutore si dhe bregdetin e mahnitshen e te virgjer i japin vendit nje pamje prallore. Ne sheshin qendror te fshatit ngrihet madheshtore nje rrap shekullor. Rruget e ngushta te shtruara me pllaka prej guri na cojne tek shtepite e bardha te fshatit, me oborret e bukura mbushur me garrufulla dhe manxurana.
Nga kulmi i fshatit mund te shijohet pamja e mahniteshme drejt detit Jon. Pastaj nje rruge malore te con drejt maleve Akroqeravne qe ndesh ne nje gremine para se ciles te mbahet fryma. Diku lart duket maja madheshtore dhe pika me e larte Maja e Cikes e mbuluar me debore shpesh edhe gjate veres./Himara
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

Vuno


Ne veri te Himares takohemi me fshatin me te pare, Vunone, ndertuar ne formen e nje teatri ne kembet e malit te Cikes. Gjendet paksa larg nga deti ne nje lartesi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtepite e gurta te ngritura permbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta. Vunoi ndahet nga deti me nje rafshnalte mbushur me nje ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore qe perben nje pasuri te vertete per banoret e tij. Ne qender te fshatit ngrihet ketu e dyqind vjet me pare kasha e Panajase (Shen Marise). Gjithashtu ndodhen dhe kasha te tjera si ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri I Shen spirdhoni, si dhe kasha e Shen Mehillit ne pjesen lindore te manastirit.

Bregu I mrekullueshem i Jalit ne forme gjusem hene rrethohet nga brigje me nje bimesi te dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i eger dhe bime te tjera me arome dehese. Kjo bimesi e kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujrat qe rrethojne shtepite qe gjenden buze detit krijojne nje ikone parajse magjike qe e ben udhetarin djeje veen si ne ender. Krejt zona perqark duket si tablo e nje magjie kosmike kur drita e embel e mbremjes shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese. /Himara
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Pe: Te shetisim neper Shqiperi!

[h=1]Qeparo[/h]
Sapo del ne Qafen e Leres para udhetarit shpaloset nje pamje magjike: deti i kalter mes te cilit jane zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogel te cilet perfshijne midis tyre nje hapesire deti dhe xhepa te qete natyrore per ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta. Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos ku u gjeten amfora dhe qeramika te lashtesise.Vete emri Panormo jep krejt permbajtjen e fjales (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i ze furtuna. (φυσικό λιμάνι, όρμο όπου μπορούν να καταφύγουν και να αγκυροβολήσουν τα πλοία). Mali perballe me gjelberimin e perhershem te shkureve me aromen qe pranveres mplekset me eren e jodit dhe te leshterikeve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perendite ne Olimp. Ne ditet e sotme jane ndertuar bankina per ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne kete te fundit ka nje hapesire plazhi ku derdhen dhe ujera te embela sic e thote dhe emri Almeridha (domethene burim i ujrave te embela ne greqisht- αλμυρά). Te dy gadishujt duket se ne epoka te largeta gjeologjike kane pesuar shembje tektonike (M. Kabo, Himara ne Shekuj, Tirane 2004, f.12) duke u bere te pa arriteshme nga pjesa perendimore e detit.Lartesia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m Kjo ka favorizuar ndertimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve. Panormos, sipas autoreve antike, permendet nder limanet me te rendesishme ne brigjet e Kaonise-Himares se lashte (Χαονία-gr) dhe arkelogjia ende nuk e ka thene fjalen e vet te fundit per qytetin antik dhe keshtjellen qe duhet te kete egzistuar ne kete gadishull.
Gadishulli i vogel i Palermos qe lidhet me nje istem prej 50 m me bregun e detit eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilen eshte ngritur kalaja e Ali Pashes qe banoret vendas e quajne thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Ne te vertete Kalaja e Alipashes, veper e projektuar nga arkitekt ushtarak francez eshte ngritur ne germadhat e nje kalaje te mepareshme dhe sot paraqet vlera te vecanta arqitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006). Mbi porten e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur nje vjershe hymnizuese e figures se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip per here te pare ne librin e S. Rushes “Himara ne stuhine e shekujve”, Tirane 2000). Sic thote autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip eshte bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturen greke e gjejme te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shen Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonen e kalase. Ali pasha ndonse ishte nje figure diktatore e eger kishte nje adhurim te vecante per kultet e krishtere dhe prandaj e ndertoi kishen qe prishi pak me tej.
Nje kishe tjeter e Shen Nikolles, mbrojtesit te detareve, gjendet ne istmin e Panormes, por tashme e shkateruar krejt.
Gjyri mbyllet nga kodra e Suges dhe mali i Kukumit ne maje te te cilit gjendet nje fortifikim i vjeter qe arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Ne kete hapesire te mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatoret e ujit do te gjejne parajsen e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve te shkembta kur deti eshte i qete ose te sodisin shkumen e qumesht te valeve qe ngjyros me penelin e saj te shpejte brigjet e thepisura.
Dikur ketj ka kalur dhe Patro Kosmai dhe pikerisht ne Perroin e Dafines, ku ndodhet nje fik, ka profetizuar se aty do te mbytej nje njeri i mire. Me vone ai u quajt fiku i Polimerit. Pikerisht mbane fikut te Polimerit nje gji shume i vogel ati ku perfundon Perroi i Dafines eshte si nje sere e ngrohte i desheruar mjaft prej plazhisteve.
VALTA, NGURA (VENDBANIM I LASHTE)
Rruga gjarperuese rreth kodrines se bute te Suges e udhezon vizitorin derjt Qeparoit legjendar. Dy fshatrat, Qeparoi i vjeter 1000 vjecar dhe fati i ri i ndertuar buze detit, dy legjenda dhe nje parajse e vogel! Ata ndodhen ne ane te lugines plot me ullishte ku gjarperon nje lume i cili fryhet vetem dimereve te ashpra duke permbytur krejt luginen dhe sjelle aluvione te cilat e pasurojne periodikisht kete fushe qe fshataret e quajne si nje cope Misiri. Aty ne Valta (Βάλτος- vend me ujra te ndenjura-greqisht) fillon plazhi i Qeparoit, buze se Frengut, perballe Hundes se Madhe ku gjenden rrenojat e nje limani te lashte te rindertuar periodikisht gjate epokave te mevoneshme. Nga ana lindore e malit te Kukumit ne rreze te tij ndodhet territori i quajtur Gone ( nga greqishtja Γονή= kend) Fshati i ri e ka fillimin tek Manastiri i shen Dhimitrit qe sipas S. Rushes eshte ndertuar ne formen me te plote rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjejsh dhe gjethe akanthi perbejne nje pasuri kulturore te fshatit dhe pjesershit eshte grabitur prej vizitoreve dhe “ruajtesve te monumenteve kulturore”.
Lagjia e Manastirit ka perpara detin e ullinjve dhe shtrihet kryesisht nen kanalin vadites te ndertuar ne 1959-60.
Lagja Ngura ose Protopapa (toponime greke, γούρνα = gropa shkembore ku grumullohet uje - γούρνα=κοιλότητα, όπου συγκεντρώνεται νερό φυσική ή τεχνητή) Ne maje te kodres ne Ngura eshte zbuluar nje vendbanim prehistorik qe datohet rreth 3700 vjet me pare.Ne shek e IV-III para Kr., ky vendbanim ka patur jete aktive te nivelit qytetar, sic tregoi qeramika e sjelle nga Korfuzi, Korinthi si edhe nje monedhe e Thyres (Santorini) e vitit 376 para Kr (shih J. Koci librin e cituar me siper).
Kjo zone tani eshte e rindertuar dhe ka nje frekuentim te madh prej pushuesve shqiptare por edhe te huaj. Tej Hostonit ku derdhen ujera te ftohta nje gji i vogel ekzotik, Kshirat i fton drejt tij plazhistet qe kerkojne virgjerine natyrore.
KAROSI (Pirgu 3000 vjecar)
Pikerisht tek shpella e Shirokut degezohet rruga automobilistike qe con drejt fshatit te vjeter Qeparo (ose Κηπαρο-greqisht sipas Ll. Spiro ne librin e vet Himara, Athine 1966) Ngrihet mbi nje keshtjelle natyrore brigjet perndimore te se ciles krijojne hone madheshtore dhe katarakte si Buza e Ujit te Vjere(vare) qe perben nje model Niagare kur qiejt derdhin rrebeshet e tyre. Ne pjesen e lartme te fshatit jane zbuluar gjurme fortifikimesh te rreth 3000 viteve me pare. Ky fshat datohet i ndertuar rreth 1000 vjet me pare (Mustakidhi-Ipirotiko Imerollojio-1914-cituar edhe nga S.Rrusha ne librin “Historia e Qeparoit) dhe konsiderohet i treti vendbanim qe kane ndryshuar qeparotesit e hershem dhe eshte nga te rrallet per legjendat dhe kapetanet gjate shekujve. Fshati i pare ka qene vendosur ne zonen e quajtur pirg (πύργος = keshtjelle-greqisht), pikerrisht aty ku ndodhet kalaja 3000 vjecare e Karosit me 5 radhe muresh, me e madhja ne Shqipe juge-perendimore(J. Koci, M. Korkuti, Himara ne shekuj, f 28) e cila pret arkeologet per germime sistemtike qe ende nuk jane bere. Edhe sot e kesaj dite shpati i malit quhet Nenpirg. Me vone kjo zone eshte quajtur Kastel qe eshte perkthimi ne gjuhen latine i emertimit grek Pirgos (keshtjelle). Ndersa vendbanimi i shekujve VI.-IX pas Kr., morri emrin sllav, Gradishte.
Aty afer ndodhet dhe nje vendburim ujrash Liziko qe ka qene nje vend banim sic e deshmon edhe rrenja e fjales iko (οίκος-greqisht-shtepi ) dhe vete Lizikoi sot eshte si nje lloj santoriumi natyral ku prehnin eshtrat e tyre te semuret qe punonin minierave te Frances dhe kolonive te saj.
“PEMET” E MEHALLAVE
Nertimi i fashtit te vjeter Qeparo sipas mehallave pasqyron dhe zhvillimin historik te tij. Punimet artistike prej druri, mobiljet dhe menyra eurpiane te jetuarit me sistem kanalizimesh ku shtepite jane ngjitur me njera tjetren te ndertuar nga nevoja per tu mbrojtur prej sulmeve pirateske nga deti dhe invadoreve qe kalon nga brigjet Jonit deshmon per nje nivel te zhvilluar qytetar. Me fqinjet e tyre te detit korfjatet kembeheshin dhe Federata e shtate ishujve ne sudimin venecian ka ndikim te rendesishem tek Qeparoi ashtu si dhe gjithe Himara. Permendim kullen tre kateshe me oden e madhe per miqte te Spirogjike qe ishte dhe qender e mbledhjeve te perfaqesive te krahines. Pemet familjare te mehallave perbejne historikun e pare te Qeparoit. E para filloi te shkruhet ne vitin 1847 nga kapedanet Spirogjikaj. S. Rrusha ka identifikuar dhe vitin e vendosjes se seciles mehalle ne Qeparo duke u bazuar tek legjendat dhe sitemi i kumbarive. Ne baze te gojedhenave banoret e vellazerive te Qeparoit dine edhe fshatin e origjines se tyre, prej te cilit kane emigruar per t'u vendosur ne Qeparo shkruan S. Rusha ne librin e ti. Sic del sipas ketij libri te ardhurit jane kryesisht nga nga Epiri, emertim ky qe eshte perdorur deri vone ne letrat qe dergonin emigrantet ne Qeparo (merr filani Qeparo Himare Epir). Keshtu per Pecolatasit nuk ka asnje te dhene se kur kane ardhur, pra konsiderohen si me te vjeterit ne Qeparo. Kurse mehallat e tjera kane ardhur kryesisht mbas shekullit te 15. Njera prej mehallave e ka origjinen nga Karushadheza e Korfuzit (N. Sotiri tek Himara ne shekuj, botim i AKSH,2004) rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare te qe disponohet nga Vasil Guma).
HIMARA NE SHEKUJ (AKADEMIA E SHKENCAVE, TIRANE 2004)
Nje vemendje te vecante i ka kushtuar Akademia e Shkencave Shqiptare orgjines etnike te banoreve te Himares ne teresi duke sjelle si dokumente emrat e regjistruara ne arkivat turke te taksave (Himara ne shekuj-Tirane 2004). Gjithe kjo inisiative dhe mobilizim i infrastruktures kulturore shqiptare (shkencetare, gazetare e shkrimtare) lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve ne zonen e Himares dhe deklarimin e mbi 75% te himarjoteve si te kombesise greke. Toponimia e vendeve ne Himare e lidhur me zhvillimet qe nga antikiteti sic duket lehtazi edhe ne Qeparo eshte me origjine greke dhe natyrisht nuk mund ti emertonin ashtu banore qe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga greqishtja, fakt qe anashkalohet dhe nga gjuhetari Sh Demiraj i cili keqperdor dhe referenca si ajo e Hamondit (Himara ne shekuj, Tirane 2004, faqe 244). Nderkaq mbizoterimi i gjuhes shqipe ne Qeparo, Vuno Ilias dhe Kudhes dhe e foljma greqisht ne Himare Palase e Dhermi ka sjellur mjaft interpretime te akademikeve shqiptare ne disa prej te cileve nuk kane force argumentuse qe pretendohet ne nje liber te ketij lloji (zhvillimi i kesaj teme del nga kuadri i ketij kesaj guide) Duke folur vetem per Qeparoin, te ardhurit jane kryesisht pas viteve 1500 si deshmohet nga S. Rusha (liber i cituar me lart) dhe dr N. Sotiri (Natasha Sotiri, Himara ne shekuj, f 266, botimi i AKSH). Nderkaq emertimet e vendbanimeve te vjetra jane ne greqisht. Nje mundesi shpjegimi eshte qe banoret e pare te kene folur si gjuhe kryesore ate greqishte. Nderkaq si rezultat i ardhjes se banoreve shqipfoles nga zona te thella dhe largimin e njekohshem te nje pjese te popullsise greqishtfolese ka evoluar demografia e fshatit ne favor te shqipfolesve. Perkundrazi ne Himare, Palase dhe Dhermi bashkesia greqisht-folese origjinare ka dominuar ne numur ndaj te ardhurve deri ne ditet e sotme. Keshtu Himara ka funksionuar si nje federate gjysme autonome dhe e harmonishme me nje sistem qeverisjeje qe e ka bazen qe nga qeverisja e Kaoneve ne te ashtuquajturen Federate Kaone(Koinon i Haonise). Teza e siperme shpjegon toponimine greke te venbanimeve dhe fortifikimeve te lashta, te folurit greqisht ne Dhermi Himare dhe Palase dhe kryesisht shqip ne Qeparo Vuno, Ilias e Kudhes. Sigurisht nuk pretendohet nje argumentim i plote ne keto rradhe, shtojme thjesht nje teze alternative ndaj atyre te paraqitura nga K. Frasheri dhe libri i akdemise se shkencave.
KISHA DHE MANASTIRE
Ne territoin e Qeparoit ka pasur 8 kisha me gjithe ato qe permenden ne Palermo, Panorme dhe lagjen Manastir. (P. Polo, Qeparoi turistik dhe historik, Tirane 2000). Ne fshat ndodhet kisha e Shen Marise, e ndertuar mbi rrenojat e nje me te vjetre ne vitin 1796 sic deshmon dhe mbishkrimeve i ruajtur ne muret e saj. Ikonostasi i bukur prej druri te gdhendur u be me 1851 me finacimin a Papa Curres. Kambanorja monumentale prane saj (1867), me lartesi 27 m i shtohet arkitektures interesante te ketij fshati. Permbi Qeparo ndodhet kisha e Shen Spiridhonit. Ne ikonen e shen Spiridhonit ndodhet mbishkrimi i rendesishem i vitit 1859 “Lutja e Kapedan Sokrat Lekes” (J. Koci libri i cituar me lart). Kisha e rrenuar eshte restauruar me dhuraten perj 11 milion lekesh qe Lefter Rrusha i dhuroi per shpirt te djalit te tij te aksidenuar ne Greqi. Permendim gjithashtu kishen ne Protopape, e rrenuar shume kohe perpara sistemit monist, kisha e Shen Theodhorit edhe ajo e rrenuar prej vitesh. Kisha e shen Thanasit qe po restaurohet me perkujdesjen e epitropit te kishes T. Katiu ndodhet ne rafshnalten me te njejtin emer prane Karosit.
Permbledhje
Pershkrimi i siperm historik dhe udhetimi imagjinar ne perlat perrallore te zones se Qeparoit me plazhet e virgjera shpresojme se do te kontribojne sado pak per te terhequr pushuesit shqiptare dhe te huaj./Himara
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Te shetisim neper Shqiperi!

Gjirokastra, qyteti i gurte







Gjirokastra eshte nje qytet ne jug te Shqiperise, qe ne vitin 2005 eshte perfshire ne listen e Trashegimise Boterore te UNESCO-s. Eshte nje qytet historik dhe vendoset mbi shpatet e lugines se lumit Drino, ka peisazh te mrekullueshem dhe kufizohet nga male te larta.

Njihet si “Qyteti i nje mije shkalleve” dhe karakterizohet nga shtepite e stilit otoman me cati te gurta, me ballkone prej druri dhe me rruge kalldremi. Kalaja historike e Gjirokastres ndodhet ne maje te nje kodre. Gjirokastra ka nje te kaluar te trazuar dhe ka qene nje qender per pushtuesit fashiste italiane.




Historia e bukur e saj ka frymezuar shume artiste te krijojne poezi, kenge, tregime, etj. Ky qytet i gurte njihet sepse eshte nje qender e zhvillimit te turizmit ne trashegimine kulturore. Ne rrugicat me kalldreme jane tregjet tradicionale qe presin kalimtaret per t’i kthyer prapa ne kohe. Me pas eshte kalaja e mrekullueshme e shek te XIII qe te kujton kohen e sunduesve mesjetare dhe kohet e komunizmit. Po ashtu shume shtepi karakteristike jane kthyer ne bujtina per te mirepritur udhetaret dhe eshte nje qytet shume mikprites.

Infoal
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Te shetisim neper Shqiperi!

Bukurite natyrore te Permetit



Permeti eshte nje qytet ne juglindje te Shqiperise. Eshte nje qytet malor dhe permes tij kalon lumi I Vjoses. Permetaret shquhen per mikpritje dhe nikoqirllek. Permeti ose “Qyteti I trendafilave” eshte nje nga qytetet me te hershme qe zhvilloi kulturen e vet. Nga ky qytet kane ardhur emra te njohur te muzikes shqipe dhe ia vlejne te permenden edhe shkrimtaret Frasheri nga perla e Permetit.

Po ashtu ky qytet numeron nje numer te madh monumentesh kulturore, disa prej tyre qe ia vlen te vizitohen jane: “Guri I Qytetit, Kalaja e Kelcyres, mulliri I Drithit ne fshatin Benje, Cezma e Pacomitit, Kishat e shumta, Qyteza antike e Dedenikut, etj”.
Bredhi I Hotoves – Ndodhet ne Frasher dhe ka nje siperfaqe prej 1200 hektaresh. Ky park terheq shume vizitore dhe konsiderohet si “kurora e gjelber”. Kushtet klimaterike jane te favorshme per zhvillimin e faunes dhe flores. Bimet jane te shumellojshme dhe ne pyje gjendet bredhi karakteristik I perzier me panje. Ky gjelberim I ofron nje pamje magjepsese ketij vendi. Ketu gjenden dhe shume lloje kafshesh si ariu I murrme, ujqer, dhelpra, drere dhe shumellojshmeri shpendesh. Eshte quajtur park kombetar dhe mbledh turiste nga e gjithe bota per mrekullite natyrore qe posedon.

Trebeshine, Dhembel – Eshte nje varg malor qe mundeson sportet alpine. Ne stinen e veres ka shume ekskursione dhe pikniqe.

Banjat termike te Benjes – Eshte nje nga burimet e Permetit ku dalin ujera sulfurore subtermale dhe ndodhet rreth 8 km larg qendres. Aty ndodhen liqene te madhesive te ndryshme dhe secili prej tyre sherben per kurimin e nje problemi specifik. Uji eshte I ngrohte dhe nje fakt tjeter interesant eshte se ketu gjendet dhe balta cudiberese, e cila eshte e vertetuar nga shume njerez per efektin rinues te lekures qe ka.

infoal
 
Top