• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të sfidosh dallgën më të madhe në botë

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Vendndodhja
вσяα вσяα

Ky është momenti kur një sërfist amerikan vendos një rekord të ri botëror pasi sfidon dallgën më të madhe në botë. Legjenda e sërfit, Garret McNamara, vendosi rekordin ndaj valës 30 metra të lartë në bregun e Nazares në Portugali. Atleti amerikan ka sfiduar një rekord të vendosur nga vetë ai në vitin 2011, pikërisht në këtë vend. McNamara, 44 vjeç, ka lindur në Masaçusets, por familja e tij është zhvendosur në Havai kur ai ishte 11 vjeç. Plazhi ku u vendos rekordi është shumë i preferuar nga sërfistët për shkak të dallgëve të larta thuajse në çdo periudhë të vitit. Rekordi i tij i mëparshëm ishte për një dallgë 23 metra të lartë. Ai e mori çmimin zyrtarisht, pasi ia njohu agjencia e specializuar për këtë çështje.

Megjithatë ai nuk u ndal në kërkim të adrenalinës dhe rrezikut.







gazetatema.net
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Të sfidosh dallgën më të madhe në botë

Rekordi “Guiness” për dallgën më të lartë

Një komision ekspertësh është mbledhur për të konfurmuar nëse amerikani Garrett McNamara është serfisti që ka kaluar dallgën më të madhe të njohur deri më sot.

McNamara realizoi arritjen e tij ditën e hënë në brigjet e Portugalisë, në të njëjtin vend ku ai vendosi rekordin aktual të botës në nëntor 2011, duke “kalëruar” një dallgë prej 24 metrash të lartë.

Këtë herë ai pretendon se ka kaluar një dallgë të paktën 30 metra të lartë me serfin e tij dhe komisioni do të provojë nëse ky pretendim është i vërtetë, duke analizuar një seri pamjesh filmike.

“Përballë një dallge të tillë emocionet janë të jashtëzakonshme. E di që ajo ka mundësinë që të të vrasë, shpejtësia me të cilën lëviz është shumë e lartë dhe është e ngjashme si snoubord në një mal gjigant”, shtoi McNamara, i cili nisi serfin në moshën 11-vjeçare./tch
 
Top