• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të paguash avionin në bazë të kileve

cent

...Lontano

Një kompani ajrore në Ishujt Samoa është e para që vendos cmimin për një biletë avioni në bazë të kilogramëve dhe jo për vendin e zënë.

Samoa Air mbrojti sistemin e saj duke thënë se në një pjesë të mirë të rasteve njerëzit paguajnë më pak se sa zakonisht. Kur klientët kërkojnë të rezervojnë biletën, kompania ajrore u kërkon peshën trupore dhe më pas cmimi i biletës vendoset sipas kilogramëve.

Cmimi për kilogram ndryshon në bazë të fluturimeve. Brenda vendit kilogrami është më i lirë, ndërsa në linjat jashtë, shtrenjtohet.

Pasagjerët peshon kur paraqiten për të marrë biletën. Sipas kompanisë ky sistem funksionon shumë mirë sidomos për familjet me fëmijë që tani paguajnë më pak.

Megjithëse ky sistem nisi nëntorin e shkuar ai bëri bujë vetëm këtë javë kur kjo kompani nisi fluturimet me Samoan amerikane dhe përkoi me publikimin e një raporti nga një ekonomist norvegjez i cili tha se një pasagjer obez duhet të paguajë më shumë.

Tarifat e kompanisë janë 0.57 dollarë për kilogram për fluturimet brenda vendit dhe 1.03 dollarë për ato jashtë.
/BeratiLive
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Nje motiv me shum per tu dobesuar :p
Mir e kan ber ishalla e bejn dhe ne itali.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Lol. Se kisha degjuar ndonjehere kete qe kerkohet pesha trupore per te bere bileten..eh cfare nuk po behet.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Kjo eshte diskriminuese dhe fyese per ata qe peshojne i cik me shume se te tjeret.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

te na e shtojne tek bagazhet, pse jo :)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Kjo eshte diskriminuese dhe fyese per ata qe peshojne i cik me shume se te tjeret.

pse kshu ?

Tani pothuaj sikur c'do gje e fusni tek Diskriminimi, sic duket se shikoni thell ne thelb prb dhe kuptimin e ksaj fjale, thjeshte nga jashte
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

pse kshu ?

Tani pothuaj sikur c'do gje e fusni tek Diskriminimi, sic duket se shikoni thell ne thelb prb dhe kuptimin e ksaj fjale, thjeshte nga jashte

Ik o burrelse se dole nga tema,apo s'ishe burrelse ti :p
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

hahhaa, brenda vendit do kisha paguar 38 dollare, ndersa per jasht 69 dollar jo shume...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Une kujtoje se duhet te paguhet per bythe ulje. Jam qe pesha te kete nje perqindje bilete por jo qe dikush qe nxe nje karrige dhe ka peshe te madhe te paguaj sikur nje familje qe nxene tre karrige por nuk kan peshen e tij. :D
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Ide e mire per ata mem pesh te lehte,ama Gjynah per ata/ato qe kan peshe te madhe duhet te paguaj dy fish.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

pse kshu ?

Tani pothuaj sikur c'do gje e fusni tek Diskriminimi, sic duket se shikoni thell ne thelb prb dhe kuptimin e ksaj fjale, thjeshte nga jashte

Duke pasur parasysh qe meshkujt MESATARISHT jane me te gjate se femrat i bie qe kjo te ndikoj tek pesha gjithashtu. Ne Evrope s'do pranohejsh si rregull ne baze te ligjeve Evropiane kundra diskriminimit indirekt. Ne Samoa mbase ndryshon puna por qe ne thelb ka nje lloj diskriminimi.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Iiii sa kot c'eshte ky budallek, te dobesohet robi me zor!!
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Të paguash avionin në bazë të kileve

Duke pasur parasysh qe meshkujt MESATARISHT jane me te gjate se femrat i bie qe kjo te ndikoj tek pesha gjithashtu. Ne Evrope s'do pranohejsh si rregull ne baze te ligjeve Evropiane kundra diskriminimit indirekt. Ne Samoa mbase ndryshon puna por qe ne thelb ka nje lloj diskriminimi.

Jam e sigurte qe behet fjale per shume kg te tepruara :)

Ne fakt me pelqen si ide, se i ke ca qe duan 2 vende te ulen, dhe paguajne 1 bilete, avion eshte ai i shkreti duhen marre parasysh k'to gjera u pa puna :)

Evropa ka ikur per skic vete, le te shohi Diskriminimet e saja , apo i mbyll syte Europa kur te vije puna tek interesat e saj, sure sure they do :)
 
Top