• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit


Një studim i ri shkencor ndoshta do t’ju bindë që të martoheni. Psikologu i universitetit të Uhtah, Nicholas Wolfinger ka gjetur në studimin e tij se ata që martohen në mes të 30-tave apo më të mëdhenj, janë më të rrezikuar nga ndarjet, se sa ata që martohen rreth të 20-tave.

Wolfinger tregon se para moshës 32 vjeç, shanset për divorc bien me 11 për qind, për çdo vit shtesë të moshës së martesës. “Pas kësaj, rreziku i divorcit rritet me 5 % për çdo vit”, shkruan ai.

Revista “People” që ka publikuar studimin, thotë se për vite me radhë të dhënat kanë treguar se sa më i madh në moshë të martohesh më mirë është, për të shmangur dhe ndarjen. Dhe është pikërisht ky rezultat surprizues. “Pra, ajo që ka qënë e vërtetë për dekada duket se nuk është e vërtetë”, shkruan Wolfinger. Ai thekson se studimi ka përfshirë faktorët sociale, përfshi racën, edukimin dhe fushën socio-ekonomike.

Wolfginer citon një sërë mundësisht për gjetjet e tij, por nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton këtë trend të ri.

“Mos ndoshta eksperienca e të qënit beqar deri pas moshës 30 vjeç, i bëjnë njerëzit të papërshtatshëm për martesë?”, shkruan ai, “ndoshta mund të parashikojmë një skenar kur të jetë rasti, veçanërisht në një marrëdhënie të komplikuar. Nëse keni patur shumë të dashur, apo të dashura, ish-ët tuaj mund t’ju shkatërrojnë martesën”.

/ Top Channel
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Mos na fiku Zoti :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Me i llaf, me mire mos ta marresh mundimin fare :p
 

Marla

Marla is back!
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Martesa eshte short eshte telebingo si te bje ashtu te ze kshu qe mos lexoni kshu budalliqesh po martojuni :p
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Mos u martoni o njerez se prap do ndaheni , ketu eshte thelbi shkrimit :p :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Martesa eshte short eshte telebingo si te bje ashtu te ze kshu qe mos lexoni kshu budalliqesh po martojuni :p
Haha. Sa me shpejt madje e tna ftoni dhe ne dasem. lol
 

Vvetoni

Larguar
Mosha
29
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Ashtu si vdekja, edhe martesa është realitet i pakthyeshëm.
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

skishin faj qe thoshin:

deri 20 vjec martohesh vet nga kalamanlleqet
20-30 te marto shoqeria
pas 30-tave duhet regjistru ne gjendjen civile ;)
Shprehje tipike Shqiptare kjo besoj? :p
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Ta stampos kete tua bej me shkronja kapitale tua ve ne cdo siperfaqe muri te farefisit tim, dhe ti them skam me shpetim mos u lodhni:p
 

ReNdEx

Interist Forever
Mosha
32
Vendndodhja
Rrugve
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Une martohem por dasem nuk bej, me ato pare shkoj bej muaj mjalti ne Bora Bora :p
Poqe paskemi nje mendje ne te dy :p :p

Ne kermim e siper deri tek te 30-tat do jem gat :p
 

sensuu

sweet
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Une do martohem vetem kur te me vij dashuria e vertete, perndryshe jo..
50 vjec do shkoj lol
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

skishin faj qe thoshin:

deri 20 vjec martohesh vet nga kalamanlleqet
20-30 te marto shoqeria
pas 30-tave duhet regjistru ne gjendjen civile ;)
:D Interesante
Ma mir beqare :p i bie kjo pune
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Të martohesh në mes të 30-tave, rrezik më i lartë për ndarje

Pritni moshen 44 nëse doni? Pastaj sju merr askush, sepse jeni te shtyer ne moshë.

Po sigurisht do tju marton dikush, kur keni para dhe nuk ndaheni tani.... pasi paraja arsye e forte ne keto kohë ka mbet.....
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Vendndodhja
Fier
Dmth une e hengra eee beqar :(
Ashtu menoj dhe une
Do pres dhe ca vite sa te shkoj 40
Ska me rrezik besoj :)
 
Top