• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të jesh gjithmonë i sjellshëm, edhe me ata që nuk i pëlqeni është çështje edukimi, jo falsiteti

Mirësia është forma më e madhe e respektit për njerëzit përreth nesh, pavarësisht nëse i njohim apo jo. Gjithmonë duhet të kemi respekt dhe të jemi të mirë me të tjerët, madje edhe me ata që nuk na pëlqejnë. Asnjëherë mos harroni se edukimi dhe mirësia janë një kartëvizitë.

pic_1260672215_1.jpg

Mos u tregoni të vrazhdë
Nuk është e thjeshtë të tolerosh dhe të shoqërohesh me të gjithë, veçanërisht me ata që nuk na pëlqejnë. Jo të gjithë njerëzit mund të na pëlqejnë, por gjithmonë duhet të përpiqemi të jemi të sjellshëm dhe asnjëherë të pasjellshëm.

Pjekuria juaj mund të shihet nga mënyra se si lidheni me të tjerët
Trajtimi keq i dikujt vetëm sepse ne nuk e pëlqejmë na bën njerëz të papjekur dhe fëminorë, si dhe e bën jetën tonë më të ndërlikuar. Pse të krijoni probleme dhe keqkuptime të padobishme? Pjekuria jonë tregohet nga mënyra se si lidhemi me njerëzit përreth nesh, madje edhe me ata për të cilët nuk kemi një respekt të thellë.

Mos harroni edukimin që ju mësuan
Nuk është çështje e sjelljes hipokrite ose të kënaqjes me njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni, por vetëm për të praktikuar mirësinë dhe edukimin që prindërit tanë na kanë mësuar që kur ishim fëmijë.

Ji i sjellshëm me të gjithë
Mënyra se si trajtojmë dikë që nuk na pëlqen, tregon se jemi njerëz të pjekur dhe inteligjentë. Për më tepër, ne mund të jemi një shembull për ata që sillen në mënyrë të vrazhdë.

Mbroni mirësinë
Mirësia nuk është përjashtim dhe duhet të mbrohet, veçanërisht në një botë si kjo e sotmja, ku vrazhdësia dhe ligësia janë rendi i ditës, por nëse jemi tolerantë dhe respektues edhe ndaj njerëzve që nuk na pëlqejnë, mund të bëjmë diferencën.

Të qenit i sjellshëm ju bën një person më të mirë
Të qenit i sjellshëm na bën njerëz më të mirë dhe më të fortë. Për këtë arsye, kur ne përballemi me një diskutim me një person që nuk na pëlqen, ne duhet të mësojmë të dëgjojmë dhe të krijojmë një marrëdhënie empatike, duke u përpjekur të përpunojmë mesazhe pozitive dhe të jemi konstruktiv, duke shmangur kundërshtimet negative.

Jeto me mirësi
Mirësia duhet të jetë mënyra jonë e të jetuarit, një qëndrim për tu adresuar ndaj çdo qenieje të gjallë. Një buzëqeshje, një fjalë e bukur, një gjest, ne mund të bëjmë shumë që të ndjehemi krenarë për veten dhe ta bëjmë një ditë pozitive.

Parimet tuaja janë baza e qëndrimeve
Qëndrimet tona duhet të jenë pasqyrimi i parimeve tona, ne mësojmë të mbrohemi, të përqendrojmë energjitë tona në projektet dhe idetë tona për të ardhmen, ne nuk e humbim kohën duke menduar për fyerjet ose gabimet e pësuara. Jeta është vetëm një dhe koha e harxhuar nuk kthehet më.

Mirësia është një dhuratë, për ju dhe për ata që e marrin atë
Të qenit i mirë është një dhuratë, ne u japim diçka jo vetëm atyre që e marrin atë, por edhe vetvetes.

/Revista Psikologjia/
 
Last edited by a moderator:

Comments

Mire do ishte te zbatoheshin keto me siper nga te gjithe njerzit. Problemi eshte qe a nuk quhet hipokrizi kur vepron ndryshe nga cke ne zemer?
 
Faleminderit @Legally_Sweet !
Gjithmone me pelqen kur godet me spond😝😝🤣🤣
Edukata ska lidhje me hipokrizine.Te sillesh mire nuk do te thote se je nje hipoktrit mqs eshte e pamundur te pelqejme kedo.
E pse duhet te sillemi te paedukate me dike qe sna pelqen,kur e dime shume mire se smund te jete pjese e shoqerise sone si pasoje e ndjesive qe na percjelle?!
Dhe vete e dime qe jo te gjithe na duan,po a na vjen mire kur na drejtohen me arrogance?
 
Me mcef duart, spo godas njeri 😂
 
Artikull i bukur Lega (y)
Mire thotë një pjesë e artikullit "Parimet tuaja janë baza e qendrimeve" dmth aftësija e karakterit të mbajnë ne menyre të pashmangshme metodën e koerencen ,sa zbatohet ne pergjithësi nga te gjithë?
 
Ji i sjellshëm me të gjithë
Mënyra se si trajtojmë dikë që nuk na pëlqen, tregon se jemi njerëz të pjekur dhe inteligjentë. Për më tepër, ne mund të jemi një shembull për ata që sillen në mënyrë të vrazhdë.
eh. :))
Durimi,qetesia dhe besimi tek e drejta e duhura, jane armet qe te cojne drejt nje stabiliteti me veten e te tjeret.
Te jesh i kujdesshem ne nje bote te pakujdesshme nuk eshte hipoteze e lehte e cdo kujt.
 
Ji i sjellshëm me të gjithë
Mënyra se si trajtojmë dikë që nuk na pëlqen, tregon se jemi njerëz të pjekur dhe inteligjentë. Për më tepër, ne mund të jemi një shembull për ata që sillen në mënyrë të vrazhdë.

Mbroni mirësinë
Mirësia nuk është përjashtim dhe duhet të mbrohet, veçanërisht në një botë si kjo e sotmja, ku vrazhdësia dhe ligësia janë rendi i ditës, por nëse jemi tolerantë dhe respektues edhe ndaj njerëzve që nuk na pëlqejnë, mund të bëjmë diferencën.

/Revista Psikologjia/
Nuk e di nese kam arrite ta kuptoje temen mire por jam nga tipat qe konsideroje se ne radhe te pare duhet respektuar veten. Nese nuk keni respekt ndaj vetes, miresjellje ndaj vetes, kete nuk munde te ua ofrosh te tjereve.
Poashtu konsideroje se njerezit duhet trajtuar mu ashtu siq e meritojne. Pra nje njeri qe eshte i lige dhe jo i miresjellur konsideroje se nuk do te ishte gje e pasjellshme nese ja tregojme vendin. Kjo te ja tregojme vendin nuk ka kuptimin e forces apo dhunes por me miresjellje t'i themi se kufiri yt eshte deri ketu.

E rendesishme per mua eshte qe mos te sakrifikoje veten per hiret/qejfin e tjetrit. Pra ate qe se duroje eshte qe tjetri ne tavolinen time te ndertoje situata qe une i trajtoje si jo miresjellje apo normale per nj3 shoqeri normale.

Epo ti, ne kohe te sotme, do te ngelesh vetem?! Bash hiq s'me bene pershtypje. Me mire te gjerbe kafen ne qetesine time se sa te degjoje lloj-lloj paqavure.
Them te drejten une kete miresjellje moderne; "mire me kete e mire me ate apo mire e ke ti e mire e keni ju" bash hiq se duroje.
 
Teme e bukur😆

Jeto me mirësi
Mirësia duhet të jetë mënyra jonë e të jetuarit, një qëndrim për tu adresuar ndaj çdo qenieje të gjallë. Një buzëqeshje, një fjalë e bukur, një gjest, ne mund të bëjmë shumë që të ndjehemi krenarë për veten dhe ta bëjmë një ditë pozitive.
 
Pjekuria juaj mund të shihet nga mënyra se si lidheni me të tjerët
Trajtimi keq i dikujt vetëm sepse ne nuk e pëlqejmë na bën njerëz të papjekur dhe fëminorë, si dhe e bën jetën tonë më të ndërlikuar. Pse të krijoni probleme dhe keqkuptime të padobishme? Pjekuria jonë tregohet nga mënyra se si lidhemi me njerëzit përreth nesh, madje edhe me ata për të cilët nuk kemi një respekt të thellë.
Mirësia është një dhuratë, për ju dhe për ata që e marrin atë
Të qenit i mirë është një dhuratë, ne u japim diçka jo vetëm atyre që e marrin atë, por edhe vetvetes.
 
Jeto me mirësi
Mirësia duhet të jetë mënyra jonë e të jetuarit, një qëndrim për tu adresuar ndaj çdo qenieje të gjallë. Një buzëqeshje, një fjalë e bukur, një gjest, ne mund të bëjmë shumë që të ndjehemi krenarë për veten dhe ta bëjmë një ditë pozitive

shume artikulll i bukur @Legally_Sweet 😘
 
Mendoj se jam nga ata qe di te respektoj, toleroj, madje edhe ne momente kur mund te me kene cenuar apo goditur.

Ama nga ana tjeter, jam dhe person qe i jap tjetrit cfare meriton kur e ben per borxh, gjithmone ne menyre te kulturuar. :)
 
Mos u tregoni të vrazhdë
Nuk është e thjeshtë të tolerosh dhe të shoqërohesh me të gjithë, veçanërisht me ata që nuk na pëlqejnë. Jo të gjithë njerëzit mund të na pëlqejnë, por gjithmonë duhet të përpiqemi të jemi të sjellshëm dhe asnjëherë të pasjellshëm.
Nje here mund te tolerohet, dy here prape tolerohet ama te treten here kokes sepse respekti pa kufi merret si dobesi.

Pjekuria juaj mund të shihet nga mënyra se si lidheni me të tjerët
Trajtimi keq i dikujt vetëm sepse ne nuk e pëlqejmë na bën njerëz të papjekur dhe fëminorë, si dhe e bën jetën tonë më të ndërlikuar. Pse të krijoni probleme dhe keqkuptime të padobishme? Pjekuria jonë tregohet nga mënyra se si lidhemi me njerëzit përreth nesh, madje edhe me ata për të cilët nuk kemi një respekt të thellë.
Ka njerez qe vetem kur i trajton keq te duan.

Mos harroni edukimin që ju mësuan
Nuk është çështje e sjelljes hipokrite ose të kënaqjes me njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni, por vetëm për të praktikuar mirësinë dhe edukimin që prindërit tanë na kanë mësuar që kur ishim fëmijë.
Sjelljen e mire une e shoh reciproke midis personave dhe te ndare nga hipokrizia.
Prinderit me kane mesuar qe te jap respekt dhe te marr.
Ne momentin qe jap dhe nuk marr fus ne funksion ate qe me ka mesuar jeta: "Indiferencen vrastare" :p

Ji i sjellshëm me të gjithë
Mënyra se si trajtojmë dikë që nuk na pëlqen, tregon se jemi njerëz të pjekur dhe inteligjentë. Për më tepër, ne mund të jemi një shembull për ata që sillen në mënyrë të vrazhdë.
Kjo ktu quhet me sjellje finese por jo te gjithe e kuptojne, ca njerez e duan pauuuuuu kaptines.

Mbroni mirësinë
Mirësia nuk është përjashtim dhe duhet të mbrohet, veçanërisht në një botë si kjo e sotmja, ku vrazhdësia dhe ligësia janë rendi i ditës, por nëse jemi tolerantë dhe respektues edhe ndaj njerëzve që nuk na pëlqejnë, mund të bëjmë diferencën.
Dakordesohem me kte ama çdo gje me kufi.

Të qenit i sjellshëm ju bën një person më të mirë
Të qenit i sjellshëm na bën njerëz më të mirë dhe më të fortë. Për këtë arsye, kur ne përballemi me një diskutim me një person që nuk na pëlqen, ne duhet të mësojmë të dëgjojmë dhe të krijojmë një marrëdhënie empatike, duke u përpjekur të përpunojmë mesazhe pozitive dhe të jemi konstruktiv, duke shmangur kundërshtimet negative.
Kundershto qe te kundershtohesh, pa debat dhe "perplasje" idesh nuk sjell risi.
Pikerisht prej perplasjeve te mendimeve bota sot eshte nje vend me i mire sec ka qene ne krye te heres.
Gjithmone me sjellje te mire.

Jeto me mirësi
Mirësia duhet të jetë mënyra jonë e të jetuarit, një qëndrim për tu adresuar ndaj çdo qenieje të gjallë. Një buzëqeshje, një fjalë e bukur, një gjest, ne mund të bëjmë shumë që të ndjehemi krenarë për veten dhe ta bëjmë një ditë pozitive.
Oki me kte, fundja ca gjera eshte me mire ti lesh te shkojne. Nuk ja vlen te prishesh diten mo molomene dhe idete e tyre. :p
Mungesa e thelle e protagonizmit tek disa persona e cila sjell pasoja negative shpeshhere ta shpif ama nuk duhet te lodhesh koken kur e sheh qe snuk mbushin:p

Parimet tuaja janë baza e qëndrimeve
Qëndrimet tona duhet të jenë pasqyrimi i parimeve tona, ne mësojmë të mbrohemi, të përqendrojmë energjitë tona në projektet dhe idetë tona për të ardhmen, ne nuk e humbim kohën duke menduar për fyerjet ose gabimet e pësuara. Jeta është vetëm një dhe koha e harxhuar nuk kthehet më.
Kte do e perkufizoja kshu: "Larg Kancerozave" lol

Mirësia është një dhuratë, për ju dhe për ata që e marrin atë
Të qenit i mirë është një dhuratë, ne u japim diçka jo vetëm atyre që e marrin atë, por edhe vetvetes.
Me karar gjithmone.

Flm Lega :p
 
Top