Të jesh filozof do të thotë të jesh i urtë?

bella

Anëtar i Nderuar
Të jesh filozof do të thotë të kesh një mirkuptim të botës dhe të vetvetes shumë të thellë dhe ndonjëherë personale...dhe si e tillë jo gjithmonë është e kuptueshme ose e pranuar nga të tjerët si një shembull morali dhe urtësie...

Marrim shembull, stoikët, në sytë e grekëve ishin disa të cmendur që ecinin në rrugë gjys lakuriq duke llomotitur fjalë pa kuptim...por me arsyen e mëvonshme kupton se filozofia stoike nuk ishte e gjitha e gabuar...përkundrazi.

...Për këtë filozofët a mund të quhen e të përkufizohen si të urtë???( urtë në kuptimin, e një njeriu që ka përgjigje për gjithcka....jo në kuptimin i zgjuar.)

Ju si i kuptoni dhe si i përkufizoni ?
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Nuk e di bella.Un nuk jam filozof.Ndoshta duhet te jet i urt.Varet nga ambjenti ne te cilin jeton.Nes rethohet nga injorant,s'ma ha mendja se duhet te jet i urt.Mundesia me e madhe esht te behet diktator.Diktatoret jan te urt vetem me veten.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Për këtë filozofët a mund të quhen e të përkufizohen si të urtë???( urtë në kuptimin, e një njeriu që ka përgjigje për gjithcka....jo në kuptimin i zgjuar.)

Ju si i kuptoni dhe si i përkufizoni ?



Patjeter qe i urte ne kuptimin i zgjuar, dhe jo ne kuptimin i urte ( njeri i heshtur qe nuk flet)

Si mund te kesh pergjigje per gjithcka duke mos qene i zgjuar, dmth te kesh pergjigje vetem te gabuara dhe ky nuk mund te jete filozof.

Orakull, filozofia eshte njerezore e cdo njeri ne nje fare kuptimi eshte filozof, nder ta, te rralle jane te ver8t.

Filozofi eshte qenie e ndritur dhe e ngritur mbi rrethanat, qe reflekton mbi te gjitha proceset sociale, mbi thelbin e tyre, duke u perpjekur ti afrohet zanafilles se cdo problemi dhe zgjidhjeje teorike.
 

hatem

Antarë
Filozofet kurre nuk jane te urte.Po fjalet e urta qe thone japin perceptimin e te qenit te urte.Ata brenda filozofise se tyre mbrojne me shume arsyetime konceptet dhe parimet.Ndaj injoranteve ata jane te detyruar te heshtin per faktin se nuk duhet keputur hallka e zinxhirit nga padija te dija.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dija eshte e pakufishme.nuk them se kane pergjigje te sakte per gjithcka sespe ata filozofojne jo se thone gjithcka si shkenca qe i ka ekzakte.ata kane shume fjale ne fjalor.dhe disa te ver8a.gjithsesi mund te perkufizohen pjeserisht si te urte.sepse nepermjet forces se fjales te cojne ne arsyetim!!!!!!!!!!!!!!
 

bella

Anëtar i Nderuar
Për këtë filozofët a mund të quhen e të përkufizohen si të urtë???( urtë në kuptimin, e një njeriu që ka përgjigje për gjithcka....jo në kuptimin i zgjuar.)

Ju si i kuptoni dhe si i përkufizoni ?



Patjeter qe i urte ne kuptimin i zgjuar, dhe jo ne kuptimin i urte ( njeri i heshtur qe nuk flet)

Si mund te kesh pergjigje per gjithcka duke mos qene i zgjuar, dmth te kesh pergjigje vetem te gabuara dhe ky nuk mund te jete filozof.


Mbreme shpjegimi i fjales i urte, nuk e dhashe dhe aq mire.......Por i urte ne kuptimin i mencur, i ditur.........Sepse fjala i zgjuar eshte jo e plote per tu perdorur ne kete teme...Megjithate edhe i zgjuar mund te perdoret.:D
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Filozofi eshte qenie e ndritur dhe e ngritur mbi rrethanat, qe reflekton mbi te gjitha proceset sociale, mbi thelbin e tyre, duke u perpjekur ti afrohet zanafilles se cdo problemi dhe zgjidhjeje teorike.[/COLOR][/SIZE][/FONT]

Perveç ketyre dhe njeri me shuuume probleme.
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Perveç ketyre dhe njeri me shuuume probleme.

Mund te themi jane qenie te trishtuara, ndoshta pote kuptosh shume fenomene, nuk mund te shpetosh dot nga ky perfundim.


Nga ky perfundim ndoshta rrjedh qe handikapatet jane qeniet me te lumtura :D
 

krutonja

Anëtar Aktiv
Sokrati e kishte pasion ate qe ne quajme sot filozofine; dilte dhe gjente ndonje te ri arrogant qe mendonte qe dinte dicka, dhe ne fund te bisedes e bente te pohonte qe ishte injorant. Debati i Sokratit perfundonte me pranimet e injorances se te dy bashkebiseduesve.

Filozofet i shoh si njerez qe nuk kane frike te pranojne padijen e tyre, dhe nisen nga kjo padije te eksplorojne boten dhe vetveten.

Nuk e di ne nje njeri mund t'i quaje te gjithe filozofet te urte, per vete faktin se kemi disa besime tonat qe shpesh bien ndesh me perfundimet e filozofeve te ndryshem. Dhe filozofet bien ndesh me njeri-tjetrin, dhe eshte nepermjet studimit te filozofise te krijohet nje ide, nje filozofi personale bazuar tek filozofi te caktuara...keshtu qe urtesia e tyre eshte subjektive.

Teoria e Parmenides te Eleas, psh per mua nuk funksionon. Ai perpiqet te arsyetoje qe bota nuk peson ndryshime, sepse ne menyre qe te pesoje ndryshime, dicka duhet te vije nga asgjeja. Por, nga vete perkufizimi i asgjese, asgje nuk ka ne asgje, keshtu qe cdo ndryshim qe ndodh eshte thjeshte nje iluzion, ngaqe ka egzistuar gjate gjithe kohes por jemi ne qe e shohim si ndryshim.

Shume studente filozofie, psh, do te nevrikoseshin te mendonin rreth David Hume, dhe filozofise se tij, dhe nuk besoj qe kjo eshte ngaqe e mendojne si te urte. Pasi studiojne David Hume dhe vuajne nga 'absurditetet' e tij, shkojne gjejne varrin e tij ne Edinburgh, Angli dhe i lene 'kimikate aromatike trupore' nga pas. :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Filozof eshte ai qe flete kur duhet te flas dhe flet cfare duhet te flas
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Të jesh filozof do të thotë të jesh i urtë?

Zakonisht filozofet, ose njerezit e mecur flasinse paku dhe degjojn me se shumti
 
Top