• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të gjithë të fituar, të gjithë të humbur

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Zgjedhjet vendore sapo mbaruan, dhe, në fund fare, të gjitha partitë ekzaltohen për fitore. Të gjithë të fituar! Të fituar secili sipas shkallës së vet të perceptimit për fitore. Koalicioni i majtë shpall fitoren; LSI-ja deklaron fitoren me fytyra të zverdhura të anëtarëve të saj. PD-ja shpall fitoren më të rëndësishme që kishte hasur ndonjëherë; rritje prej 9% në raport me atë që kishte ndodhur në vitin 2013. Madje, aq e madhe ishte fitorja e PD-së, saqë, ndaj dyshes Rama-Meta, një uragan i paparë vote me në krye Mziun po shfaroste të gjithë të majtën në Shqipëri. Fitore e paparë! Të gjithë të fituar! Po për të humburit? Nuk ka të humbur! Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë të humbur, bile edhe kur ndodhte që ndonjë parti të mos zgjidhej, fajin e ka pasur gjithmonë pozita që manipulonte zgjedhjet. Tek ne të tërë fitonin sipas mënyrës së vet, dhe, duke qenë kështu, atëhere nuk ka as edhe një arsye se përse të ketë ndonjë përgjegjësi. Tekefundit, fajin e ka patur gjithmonë “tjetri”.

A ka të humbur në Shqipëri? Po. Të gjithë! Partia Socialiste ka humbur në raport me zgjedhjet e 2013-ës, pavarësisht se kryeson në renditje. LSI-ja ka humbur bashkitë më të rëndësishme, për të cilat ajo u investua fort, si Vorën, Pogradecin, Lezhën, etj. Për më tepër, z. Meta u investua personalisht në Vorë; dhe me 9 bashki nga 15 që kishte LSI-ja, pra, me rreth 60% të tyre, ku më të rëndësishmet kanë ikur, mund të konsiderohet si një votë e personalizuar ndaj Metës, e dhënë me qetësi dhe dashuri nga populli ynë i lavdishëm. Partisë Demokratike i ka ikur boja nga harta; ka ngelur vetëm në disa bashki periferike. Fitorja më e rëndësishme për të ishte Shkodra. Nuk gjendet as edhe një qytet tjetër i madh që do mund t’i jepte ngjyrë zverdhjes së demokratëve në këto zgjedhje.

Por, si ka mundësi: të gjithë të fituar dhe të gjithë të humbur? Po patjetër, tek ne gjithçka është e mundur. Eshtë thjesht çështje dimensioni. Eshtë thjesht çështje e të kuptuarit të gjësë, sepse, siç do edhe politika, ka ca gjëra që nuk mund të kuptohen nga populli i thjeshtë; ato janë të koduara, dhe deshifrohen nga kokat e mëdha të politikës. Ku di ti e unë se ç’janë zgjedhjet? Ty të duket se ke humbur, por në fakt po fiton, dhe anasjelltas. Eshtë thjesht çështje dimensioni. Nga humbja mund të nxjerrësh një fitore. Dhe ja, këtu nuk ka më përgjegjësi, e lideri vazhdon të jetë i buzëqeshur në rrugën e tij të udhëheqjes!

Këto kanë qenë zgjedhjet më të zverdhura që kam parë. Dikush e interpreton si mospërplasje të kandidatëve, si dhe një formë qytetarie të garës elektorale. Mund të jetë e vërtetë, por ama ajo që ka munguar ka qenë ideologjia e partive, ose, thënë ndryshe, partitë kishin rënë dakort të përshtasnin një ideologji pa ndryshime të dukshme thelbësore në programet e tyre dhe në ofertën politike që i bënë qytetarit.

E djathta e mbështeti fushatën e vet elektorale mbi një program i cili ishte më tepër program politik për zgjedhjet përgjithshme, sesa ato mijëra cikërrima që bëjnë atë gjënë e madhe që quhet problemi shqiptar i administrimit. E majta u orvat të ofronte disa zgjidhje të cilat më shumë ishin vazhdimësi të vizionit të vjetër për qytetet. Për të mos thënë se shumë kandidatë as që e artikuluan dot ofertën politike, por u mbështetën kryesisht në forcën e parasë, të fisit dhe tarafit. LSI-ja ka hequr dorë nga programi politik në terren, duke u fokusuar tek pragmatizimi i tejskajshëm i ofertës financiare për votën. E, megjithatë, të gjithë të fituar, duke humbur të gjithë! Kjo është fitorja jonë, e cila personalizohet sipas mënyrës dhe qëllimit të liderëve tanë politikë.
Nga Redi SHEHU
/tesheshi.com/
 

Marla

Rootless Tree!
Titulli: Të gjithë të fituar, të gjithë të humbur



Fiks kshu te humbur dhe te fituar!
 
Top