• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Të gjithë “mëkatet” e gjenive të letërsisë

Që nga Sartri që dëndej me meskalinë (alkaloid psikedelik, i njohur për efektet haluçinantë), te dëshirat mazohiste të James Joyce. Që nga teprimet e Francis Scott Fitzgerald, tek Edgar Allan Poe që kishte një dobësi për lolitat dhe u martua me kushërirën 13-vjeçare, e deri tek nudizmi i Kafkës: të gjithë “mëkatet” e shkrimtarëve të mëdhenj janë përmbledhur në librin “Jetë të fshehta”, me autor Robert Schnakenberg
Autori ekzistencialist serioz dhe i pikëlluar, Jean Paul Sartre? Përdorte meskalinë për një vit të tërë, dhe përndiqej nga obsesioni i një aragoste gjigande që e ndiqte mu në mes të ditës. Fituesi i اmimit Nobel William Faulkner? Punoi si drejtor në posta, por u dëbua kur u zbulua që hidhte pakot me letra në mbeturina. James Joyce, autori i madh i “Uliksit”? I shkruante të shoqes që donte të rrihej me kamzhik dhe që adhuronte të gjithë pjesët më të ndyra të trupit të saj, duke iu lutur që të mos lahej dhe që të linte erën e saj mbi letër. Shakespeare? Shkrimtari i madh shmangte pagimin e taksave dhe iu nënshtrua procesit gjyqësor… Këta janë shkrimtarët që sfilojnë në një libër argëtues me titull “Jetët e fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj”, me autor Robert Schnakenberg, ilustruar me portrete të mëdhenj dhe imazhe të stilit të karikaturave.
Të krisur

E kotë të përpiqesh të qëndrosh i pandjeshëm duke lexuar këto jetë shkrimtarësh: të jepë një shije të lehtë prej voyeurs të zbulosh që Dickensi ishte kaq i obsesionuar nga pastërtia, saqë kur një mik i cili i kishte ardhur për vizitë largohej, ai pastronte me imtësi dhe personalisht çdo gjë që ai kishte prekur. Dridhesh kur lexon që maçoku i Gertrude Stein dhe Alice Toklas quhej Hitler. Dhe fakti që Salinger, sipas bijës së tij, pinte për qëllime terapeutike urinën e tij, bën të shqyejnë sytë lexuesit e të riut “Holden”. Libri i Schnakenberg nuk është i bërë vetëm me anektoda, por edhe me profile biografikë dhe letrarë, të shkurtër por të saktë dhe të informuar, dhe ka meritën që luan me historitë që rrëfen, pa e zbehur aspak vlerën e aktorëve. Ndonjëherë të krijohet përshtypja që ajo çfare zbulohet prej këtyre jetëve është e tepruar, e çuditshme, e kotë për të kuptuar jetët e shkrimtarëve: po si mund të mos shohësh një lidhje shumë të fortë mes dashurisë së Joycet për trupin e palarë dhe disa faqeve të paharrueshme të “Uliksit”, ku në skenë është Molly Bloom? Po kështu, shkumëzimi në gjendje dehje në disa faqe të Scott Fitzgerald, nga “Getsbi i Madh” tek “E zezë është nata” duket i ilustruar më së miri nga një Fitzgerald që tymos kartëmonedha pesëdollarëshe dhe që në një festë u paraqit bashkë me Zeldan duke ecur këmbadoras: për të mos folur për Zeldan, e cila në një hotel luksoz thirri zjarrfikësit, dhe kur ata erdhën dhe e pyetën se ku ishte zjarri, u tregoi zemrën e saj! Për pjesën tjetër, jetët e shkrimtarëve, të para në kundërdritë mund të jenë edhe një ftesë për t’u afruar me letërsinë, për ata që mendojnë se letërsia është e mërzitshme, skolastike dhe e respektueshme: të zbulosh që Edgar Allan Poe, ashtu si Humberti i Nabokovit qe kufizohet vetëm tek ëndërrimi për lolitën, u martua jo në ëndërr por në realitet me kuzhinën trembëdhjetëvjeçare – gje që, mund të jetë jo politically correct, por ama do të lërë pa gjumë kuriozitetin e shumëkujt.
Brishtësi

Për të mos folur sërish për Fitzgeraldin. I obsesionuar nga dimensionet e organit të tij gjenital, dikur i gjendur në një bar thirri Hemingwayn në banjë dhe i kërkoi që ta shohë e t’i thotë se mos e kishte shumë të vogël. Hemingway i mirë, pasi e kish parë me seriozitet, i kish thënë mikut të tij që e kishte në rregull. Shkrimtarët paraqiten jo vetëm të çuditshëm dhe të brishtë si të gjithë, por madje veçanërisht të brishtë dhe të çuditshëm. Po ta mendosh mirë, a nuk është pikërisht për këtë arsye që janë në gjendje të rrëfejnë dhe përshkruajnë pasionet dhe mangësitë e çdokujt? Pastaj janë historitë që hedhin dritë edhe mbi një epokë, mbi atë që quhet fryma e kohës: për shembull të qënurit vegjetarian dhe nudist për Franz Kafkën në fillimet e 1900. Apo, mënyra e jetesës së Salingerit, i cili i kuronte vetë fëmijët duke praktikuar akupunkturën duke përdorur jo gjilpëra, por shkopinj shumë të hollë të tipit Ikea. Histori të tjera zbulojnë më shumë, në kuptimin që shihet për herë të parë diçka që ndryshon pikëvështrimin për një shkrimtar: për shembull fakti që Alcott, autori i “Gra të vogla” i urrente librat e saj mirëbërës dhe ëndërronte të shkruante për krime të ndyrë dhe fantazi gotike. Për më tepër, përdorte me tepri opiumin.
Pra, këto jetë të fshehta të shkrimtarëve të mëdhenj nuk të lënë të mërzitesh, duke na kujtuar që e vërteta dhe forca e një shkrimtari qëndrojnë vetëm në atë që shkruan. Dhe meqë jemi tek politically correct: Shakespeare, ndryshe nga shumë të tjerë që nuk kanë shkruajtur kryevepra, në fund taksat i pagoi./Arbresh.info/
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
PUSHKINI: Don Zhuani i letrave ruse.


Unë ju kam dashur: ndoshta dashuria,
Në shpirtin tim krejt jo nuk u fik.
Por le të mos ju brejë ju mërzia,
T’ju trishtoj nuk dua asnjë çikë.
Unë ju kam dashur heshtur, shpresëhumbur,
Herë me drojë, herë me xhelozi.
Unë ju kam dashur çiltër, e aq bukur
Sa, kaq o Zot, ju dashtë tjetër njeri.



Misteri i një poeti që u bë, si të thuash, shprehësi i gjithë materies shpirtërore ruse. Ai u bë instanca më e lartë e shprehjes së gjuhës ruse, sepse gjuha letrare ruse është gjuha letrare e Pushkinit. Vetë poetët rusë dhe njerëzit e thjeshtë e perceptojnë Pushkinin, ligjërimin e Pushkinit veçanërisht në poezi, si ligjërim i Zotit. Ata thonë që kumbon, drithëron … në mënyrë kaq të kulluar. Nuk mund të kumbojë më mirë se kaq rusishtja. Për përkthyesin mbetet sfidë shumë e madhe, e vazhdueshme. Dihet se sa i vështirë është përkthimi i poezisë, vështirësia për të dhënë atë kompleksitet tingujsh dhe asosacionesh që shkaktojnë në gjuhën origjinale, te lexuesi origjinal.

Por ama mos harrojme mekatet e Pushkinit , per ata qe kane lexuar ditarin e tij sekret....
 
Top