• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Te behemi krijues

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Te behemi krijues

Sot do iki.
Do iki me vertete do iki larg, larg cdo gjeje. larg cdo zhurme, larg cdo te pabukure.
E sdo kthehem me, sdo kthehem me ajo qe isha, do jem e re, per kete eshte nje vit i ri.
Me kujtohet mesuesja e fillores kur thoshte.. dreq o pune cf them edhe une nga ajo kohe nuk me kujtohen
shume gjera do te thoja me mire qe kujtoj vec ca shuplaka.
Me kujtohet qe ditet e para kishim frike te iknim ne shkolle ndersa dite te tjera qanim qe te iknim ne shkolle.
Keshtu e kane femijet, jane shume bredharake te adhurueshem, dhe pastaj rritesh.
Rritesh pa vullnetin tend dhe hyjne ne jeten tende njerez, njerez qe jane si bora e pare
plot freski, plot mister, plot bukuri, dhe po plot ftohtesi.
Meqe ra fjala me kujtohet bora e pare..
Mu duk gjeja me e mrekullueshme ne kete bote, rrija me sy hapur te shihja deboren
dhe kur me shkrihej ne dore mendoja pse ndodh keshtu?
Pse nuk zgjat, ndonje pesimist do thoshte sepse gjerat e bukura nuk zgjasin.
Une do thoja sepse keshtu i mesojme vleren kohes se shkurter, gjerave qe ndodhin pa plan.
Cila ishte gjeja me e bukur aty?
Catite qe ishin mbushur me debore dhe dukeshin te reja?
Lulet qe rendoheshin nga pesha e bukur, dhe strukeshin tek njera, strukeshin e nganjehere nxirrnin qafen
te kujtoheshin nga dielli.
Apo bredhat se kishin gjithmone nje pamje madheshtore dhe pastaj beheshin si pleq te vjeter
me mustaqe te bardha?

Keshtu mendoja ndersa merrja mbesen time te ecja per dore me te edhe i thoja nen ze..
ec ec buburrek dordolec, pupulec edhe gjera pa kuptim mjaftonte te shihja ate qe buzeqeshte :)

Grure/hena/deti/yjet/naten.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Te behemi krijues

Ishte nje hene e plote ate nate Gushti,,,ndjehej thellesishte neper qelizat trupore,, ererat e lehta verore,..qe zbrisnin malet percark dhe lodronin duke u dallgezuar neper fushat me grure,. ..qe shkumbohej vale vale,,
Valet e tyre shkonin deri buze detit,.qe ishte pake me tutje,. ngjyra e detit nen driten e henes,,rrezatonte ,,ne forme marramendese qetesin e pafundme te qiellit,.qe zbukurohej dhe behej lozonjar nen ndricimin e yjeve,..Ishte nje nate Gushti,.
Ne rrexen e nje mali qe perqafohej nga deti i qete,..gjithcka ishte ne harmoni te plote,..
Peisazhe merrte jete,,dhe trajt shpirterore,.tek shijohej nga nje cifte te dashuruarish qe ishin ulur mes nje are me grure,...ishte nje nate Gushti,,atyre u perkiste gjithcka rreth e rrotull,,ashtu sic u perkiste dhe ndjenja te tyre e ethshme ,,,,kallinjet e grurit te larte gjysem te pjekur,. mbulonin dhe siguronin butesishte,..intimitetin e ndjenjes se tyre..


pushime/festa/dhurata/debore/ndjenje/
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Te behemi krijues

Dhe festat erdhen! Erdhen dhe bashke me to erdhi perseri ajo ndjenja e melankolise qe gati gjithnje i shoqeron...
Se di mbase jo per te gjithe, po mua festat me krijojne te tille ndjesi! Pushimet zakonisht jane shume pak, por fakti qe nuk me teperon kohe e lire per ti shijuar ato mbase me ben mire...
Ato pak dite qe do qendroj ne shtepi do t'ja kushtoj vec engjelit tim :) Mezi pret te hapi dhuratat qe jane poshte pemes se stolisur...
Imagjinoj lumturine e saj ato momente, dhe perqafimet qe do na fali te gjitheve nga gezimi...
E embla ime! Kete vit te letra qe i kishte shkruar gjyshit te vitit te ri, nuk i kishte kerkuar asnje dhurate. Vec te ndihmoje nje shoqe te klases se saj i kerkonte...
"Te lutem gjushi i vitit te ri, te lutem dhe te premtoj qe do jem vajze e mire gjat gjithe vitit...
Te lutem ndihmoje Marianen te behet mire dhe mos shkoj me ne spital"
Une nuk dua asgje per mua, vec kete qe te kerkoj....
A dhe po deshe, po munde bej te bjere pak debore dhe ketu te lagjia ime, se ti e di qe mua me pelqen shume te loz me deboren"
Pra edhe une po keshtu si Eva kerkoj...Mos ekzistoje me dhimbje ne bote, shendet dhe vec shendet per te gjithe!

Yll, durim, deshiroj, kraharor, e kuqe...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pe: Te behemi krijues



Yll, durim, deshiroj, kraharor, e kuqe...
Ajo per te ishte Ylli ndricues. Ishte paraqitur nje dite, si nje fanar qe e ndriconte cdo mengjes dhe cdo dite dhe qe e kishte bere te ndjehej perseri i ri. Megjithese ndjente mallin e saj dhe ajo perbente gjithcka rreth tij kishte ca kohe qe kishin ndeprere komunikimin, si rezultat i rrebelimeve shpirtrore, dhe ai vuante ne shpirt nga gjendja e krijuar. Kokefortesia e te dyve si duket ishte leshuar ne nje durim. Duronin te dy, ne nje lufte nervash ne heshtje dhe pse e dinin se nuk do munde te duronin tere jeten. Krenaria e tyre nuk e lente durimin te sosej dhe durimi veq sa nuk kish plasur. Ne nje gjendje te tille dukej sheshazi se nje dite durimi do kishte fund por ngelej te shihej se cili do e shenderonte durimin ne mall te pazakonte ndaj njeri tjetrit. ..... dhe ai nje dite vendosi, vendosi ne pamundesi per te rezistuar me dhe i tha: Te deshiroje, te deshiroje me shume se kurre, jo si qenie fizike por si qenie e pjeses sime te brendshme qe nuk ndahesh. Ajo si duket ishte zhuritur nga malli dhe nuk tha asnje fjale por ju gjuajt ne kraheror duke e mbuluar me buzet e kuqe gjithandej .....

Festa/ makina/ dhurata e munguar/ thirrja telefonike/ dyshimi/ loti
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Te behemi krijues

Dhe ky dhjetor i ftohte i solli FESTAT sic eshte vete...Qyteti i zbukuruar me drita shumengjyreshe,MAKINA qe shkonin e vinin,shtonin dritat qytetit,por nuk ndriconin rrugen time...Nje DHURATE E MUNGUAR,ndoshta e harruar,nje vit marramendes qe hodhi hapat e pare,por nuk diti te hedhe tutje DYSHIMIN...Me mendon?..Mos valle dikush tjeter e ploteson?...Dhe LOTI i pare per kete vit nuk mungoi...Nje mungese qe i la vend nje mendimi,nje ndjenje qe mbeti sikur e humbur dhe ai...nuk eshte me,nuk eshte atje,nuk eshte me mua...Kjo heshtje mikroskopike qe ja vodhi ores akrepat,por i fali shpirtit mendimet,trishtimet heshtjen....Thone heshtja eshte flori,pse zemra qe nuk flet nuk eshte e pasur atehere??...Ndoshta sdua ta degjoj une,por dua te degjoj nje THIRRJE TELEFONIKE,edhe te humbur ska gje,te pakten te di qe me mendon...Sa me pak kenaqet shpirti kur pret,e sa shume kenaqet kur pritja nuk perben nje deshperim...E si gjithmone,heshtja mbizoteron....


Ty/Qetesi/Fitore/Pamundesi/Leter...
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Te behemi krijues

Ne pamundesi per te folur me ty ne nje tjeter menyre
po marr kurajon dhe po te shkruaj nje leter
..
..
Ose jo me mire spo e shkruaj, ndoshta te marr gjerat
me qetesi edhe une mund te arrij ne ate qe ti quan nje fitore vetjake.
Keshtu te jap lamtumiren akoma pa te pershendetur.


Shi/duar/ore/koha/xham.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Te behemi krijues

E di cpo mendoja valle??...Per nje paradoks...Nje paradoks me te madh te jetes...Ne kete ORE,e gjeta nje...Gjeta paradoksin e KOHES,qe me ben te vertitem drejt teje dhe te zgjas DUART per te perqafuar...Po,po vertet per te perqafuar,sic perqafohet nje armik,plote embelsi...Duke shpalosur pastaj,shikimin tend te humbur,duke dashur ta pershkoj une si vetetime,ne kete menyre do te te shijoj...E cuditshme apo jo,te shohesh me inat dhe te kesh deshire te puthesh...Ndoshta tek puthja do ndaloja,apo ndoshta...Cik me tej...Une do isha vetetima qe do shkaktoje furtunen,ti shperthimi gjithe kesaj,SHIU,lotet e bekura te qiellit...Do binin mbi ty si nje mallkim i ardhur nga lart,do trokisnin ne trotuar,ne cati ne XHAM,por ama kurr sdo preknin zemren tende...Sepse ti boten time nuk e njeh,ne vetveten tende vetem erresire fsheh,ste vret as fjala as e verteta,pasi ti ske ndjenja...


Lumturi/mashtrim/udhetim/zogj/temperature...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pe: Te behemi krijues

Lumturi/mashtrim/udhetim/zogj/temperature...


‘’……… i maskuar në mënyrën më të mirë të mundshme, maskim i cili do te gënjente e mashtronte edhe syrin e mpreht të shqiponjës, me syrin në dylbi kontrolloj qdo milimeter te hapsirës para meje. Duke kërkuar siluetën tënde dhe grykën tënde zjarrëvjellëse e cila grykë kishte plagosur për vdekje shokun tim para dy ditësh, ti nuk dukesh.E kuptoj se edhe ju kërkoni të njëjtën gjë nga unë dhe përkundër temperaturave djersët e ftohta më mbulojnë ballin. Si duket sot është dita e fundit e kerkimit sepse njeri do mbesim te mundur ne kete perballje sfidash dhe njeri do bëjmë udhëtim për në botën tjetër. Ju e keni kuptuar kete dhe jeni strukur diku e nuk levizni fare. Oret e pritjes jane bere shekuj ndersa sekondat ne kete perballje jane te barabart me jeten. Sfide e rende te jesh apo te mos jesh. Me syrin e lodhur vereje se një grumbull zogj ne shpatin e malit perball meje u trazuan. Shenje e bukur se ti ishe atje.Te kerkoje me endje ne kete lufte mendjesh te cmendura qe vetem per vrasje mendojne dhe ja ku me del i strukur. I kamufluar ne menyr perfide. Shoh silueten tende por edhe gryken e snajperit te drejtuar nga une dhe ngreh gishtin dhe pernjeher degjoje dy krisma snajperesh dhe nje te djegur ne krahun tim te majte dhe ngrohtesin e valet te gjakut. Pas pak armiku fillon te granatoje me tere arsenalin dhe cmendurine e ti shtazarake. Shenje se kishte humbje. I sterlodhur ngrihem ne kembe me lumturi ne fytyre per marrjen e nje jete njeriu. Ne kohe te pakohe cmendjet njerezore lumturohen edhe per keso gjerash ………..''

Dordolec/ bore/ femijet/ fshesa/ speci i kuq/ xha Braho/
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Te behemi krijues

Xha Brahto ecte ashtu i kerrusur dhe me hapat e rende qe dukeshin sikur trondisin gjithe qytetin e lashte
I ngjante aq shume ai qytet i dukej si vetja,
Ne fakt nuk e mbante mende nese lindi me qytetin e krijoi ky apo ai kete qytet.
Nje gje ishte e sigurte plakja u erdh te dyve shume shpejt.
Femijet qe po i ngaterroheshin tek kembet edhe ai buzeqeshte nen mustaqet e tij te verdha te bardha.
Te bardha nga mosha, te verdha nga duhani qe gjithmone te tjeret i thonin
po te shkaterron jeten.
U ul ne nje stol edhe mendonte ahh nuk jane me si me para trungjet e pemeve.
Pastaj vallezonte syte tek nje dordolec aty ne nje cep pallati, spo kuptonte si erdhi aty
dhe ne syte gjysem blu po pesonte nje mirazh.
Kujtimi kur ra bora e pare e qytetit dhe ai beri nje plak prej debore.
Asokohe nuk kishte karota keshtu per hunde i vendosi nje spec te kuq, dhe nje nga ata fshesat e arta
qe beheshin me kashte.
Ku ta dinte ai qe do behej dy here femi, 2 here me te njetat deshira, 2 here me te njejtat nevoja.

Ky ishte xha Braho plaku i qytetit qe rrokatej me mendimet e veta dhe me xhepat me karamele e duhan.

Loder/ibrik (ata qe mbaje cajin), pulla/kuqe/mace
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Te behemi krijues

Loder/ibrik (ata qe mbaje cajin), pulla/kuqe/mace
Gentiana, me e vogla e shtepise, ishte e hajthshme, me floket kacurrela, sy kafe dhe meq ishte me e vogla e shtepise ishte nje cik edhe e llastuar. Babai i saj e therriste trimeresha e shtepise dhe ajo nuk i shqitej te atit si ne mal, fushe apo kudo qe babai i saj ikte per te punuar. Ngado qe shkonte ajo mbante ne duar nje ari, loder shume te bukur, qe i kishte blere babai per ditelindjen e saj te dyte, madje dhe ne gjume flinte me te.
Ate dite u zgjua vone dhe posa syte e saj nuk pane babain pyeti te emen: Kush eshte babai?
Shkoi te punoi te ara – ju pergjigj e ema.
Du ate shkoje dhe une – tha Gentiana
Mos shko se ara eshte larg dhe ti je e vogel – e keshilloi e ema
Te lutem mam, te lutem! Dua te shkoje – kembnguli ajo
Epo meq e ke vendosur merr dhe ibrikun me caj vetem te me besh kujdes te kalosh nga rruga e arave – porositi e ema.
Ashtu do beje – miratoi Gentiana. Hodhi supeve xhemperin me pulla, mbathi sandalet e kuqe, mori ibrikun ne njeren dore dhe ne tjetrin ariun dhe u nis si trimereshe.
Rruga permes arave ishte nje rruge jo shume e hapur, e mbushur vende – vende me therra ku zakonishte qendronin hardhuce apo edhe shpend te vogla. Sa here kalonte Gentiana prane nje there dodhte ndonje levizje ne therren afer dhe ajo meq nuk shifte se cfare po ndodhte filloi te frikesohej. Papritmas ne mes te rruges pa nje mace te zeze. Kishte degjuar nga gjyshja se macet e zeza nuk ishte mire te kalonin rrugen dhe u frikesua aq shume sa u shtang dhe vetem sa si ra nga duart lodra dhe ibriku. U ndal dhe filloi te mendonte e frikesuar: Te kthehem…….., te vrapoje…………, te le ibrikun dhe te shkoje vrape ne shtepi,….., por kishte edhe unin e saj Gentiana: Nese kthehem ne shtepi te gjithe do qeshin me mua, babi sdo me therras trimereshe me dhe te gjithe do me quajn frikacake – mendoi me vete.

Beri syte kokerr u nis rruges dhe filloi te kendonte:

Macja le te lahet prap do te thahet
Gjeli te kendoj sa here qe te doje…
……………………………………………………..


Dallendyshe/ shperthime/ lulja/ gjalleri/ lumi/ cifti i dashuruar/
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Titulli: Te behemi krijues


Dallendyshe/ shperthime/ lulja/ gjalleri/ lumi/ cifti i dashuruar/


Dashuria , lumturia dhe jeta... Nje labyrinth qe ka nje fillim pa nje fund... Te gjithe jane zhytur ne nje cast te jetes se tyre ne SHPERTHIME ndjenjash, ne vorbuj meditimesh. Eci neper rruget e ketij qyteti, ...veshtroj rreth meje CIFTE TE DASHURUAR, femije te qeshur, te moshuar te lumtur, zogj qe kthehen ne kete qiell pa re:).. E shpirti im qesh... qesh plot GJALLERI ashtu sikurse fluturon DALLENDYSHJA ne lartesine e qiellit, ashtu sikurse gurgullon LUMI ne nje dite vere, ashtu sikurse cel ylberi pas shiut, ashtu sikurse shkelqen Dielli ne nje dite pa re. Ndihem si nje LULE qe sapo ka celur sythet e saj. Lumturia ka mbushur, zemren mendjen dhe shpirtin tim...:)
(s'rri dot pa permend cik nickname-in time:Soulmind:D:D)

205650_140925149311723_140222299382008_249297_6641800_n.jpg



Atehere:
Lot/ buqesheshje/lodhje/shplodhje/Miqesi/ armik
 
Last edited:

Deuid

Anëtar i Nderuar
Titulli: Te behemi krijues

Ne rrugetimin tende ne kete jete jetoje jeten ne harmoni e lumturi gjithmon duke buzeqeshur .E ne valet e jetes nete cilat mund te kete uragane te shumeta 'e qaste jo te bukura ne kete rrugetim asnjeher mos ndjej lodhje . Krijoj vetit mundesi te cilat do te frymeszojn te gjejsh lehtesime per te ardhmen tene e pranndaj miqesia eshte me e mira per te luftuar kundrejt armikut . E gjej vetit kohe qe ne qastet tua me te renedesishme te derdhesh lote per gabimet e te arriturat dhe ajo e cila do te pres ne ardhmen ne te cilen je nisur . E ne fund asnjeher mos u kthe mbrapa ' po bere punen qe te nesermen de ndjesh qlodhje per veprat e bera ne ket rrugetime te veshtire te jetes drejt jetes se amshueshme.

Ateher
Dashuria/ Urrejtja/Bmiresia/ Qellimi/ Verteta.
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Te behemi krijues

Ne kete bote ne te cilen ne jemi duke jetuar jane dy gjera qe vazhdimisht jane ne konfrontim njera me tjetren dashurija dhe urrejtja.
Njeriu duhet qe ne jeten e tij qe eshte shume e shkurte dhe shume shpejt kalon te kryej vepra bamiresie ne menyre qe ta permbush misionin per te cilen ka ardhe ne kete bote,pra qellimin e krijimit te tij.
Ky mision qe iu ka caktu njeriut ne kete bote eshte ajo e verteta pra adhurimi i Krijuesit te tij
All-llahut fuqiplote. shpresojme qe do te arrijme kete.

athere :
Nenshtrim/Mendjemadhesi/Shperblim/Ndeshkim/Kenaqesi.
 
Last edited:

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Te behemi krijues

I keni pare kafshet ndonjere me vemendje?
Keni pare rivalet ne dashuri edhe ne kete fushe?
Ehhh ndodhin edhe aty sh gjera te cuditshme, duke filluar nga luanet e duke mbaruar tek delfinet.
Se di pse mua me pelqen te perkedhel me fjale te bukura delfinet, ndoshta ngaqe jane kafshe qe qeshin gjithmone..
Sidoqofte ne nje udhetim qe bera para ca kohesh ku ky udhetimi kishte te bente edhe me nje eksperience nenujore
une perjetova nje mrekulli interesante.
Koha kur delfini femer do formonte vezet e saja dhe ia kur po afrohej nje delfin tj , tip karagjozi
me nje mendjemadhesi te dukshme(e habitshme vertete?) dhe i vertitej.
Ehh kjo goca qe po ta mendoja si ne filma vizatimore do i shkonte sh nje kordele e kuqe, dinte edhe ajo se si ti perjetonte nje ndeshkim ketij tipi.
Nuk eshte se e perfilli perkundrazi filloi duke u perkedhelur me nje tjeter, ndoshta ndjente kenaqesi ne ate menyren e saj
per nje perkujdesje ndryshe.
E habitshme bota e kafsheve ku ne disa raste ekziston nenshtrimi ne disa jo.
Ndonje dite do te sjell edhe videon (shaka :p)

Rruge/Uje/Kalendar/Guacka/Qyp.
 
A

AlbertPrengzaj

Titulli: Te behemi krijues

Spaskam qen ndonje her ne kte teme,,thash te provoj imagjinaten,,e te behem automatikisht krijuesi
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Te behemi krijues

Aq shpesh e marr ate ditar ne duart e mia saq i jan trashur fletet nga shikimet e shpeshta dhe eshte bere sikur nje pergamen. Eshte nje ditar i vockel, i marre dhurate per nje nga ditelindjet e mia, ne te cilin kisha vendosur te shenoja, me kalendar, vetem gezimet e mia. Aq te pakta ishin, keto te fundit, ne jeten time sa vetem pak flete ditari jane te mbushura deri tani, por me celesin e vockel i mbylle aty per te mos i pare askush. Ka aq flete te shkruara sa kisha edhe gezime, por perkunder kesaj kur hyj ne te ngelem tere diten dhe lexoje, jetoje, vuaj dhe gezohem bashke me to per te qene keto ditet me te kendshme te jetes sime. Dhe, shenjezimit ne kalendar, aty ne ditar, nuk ke se si ti ikni JU. Ju qe ishit, jeni dhe do ngeleni njera nder ato pak gezimet e mia. Gezim qe se le kurre ta mbuloje pluhuri. Ajo pak lumturi qe me beri te buzeqesh, ajo pak dashuri qe me beri te rritem, ajo pak jete qe me beri te jetoje....., dhe une ato dite, eh, sa pak qe ishin, u rinova, u burrerova, u bera ure qe ujerat e turbullt e shenderruan ne gur. Rruget tona u ndan kur une mendoja se qypi me mjalt sapo kish filluar dhe ne fakt akoma se kisha kuptuar se nga deshira per te ngrene gjithe mjaltin isha treguar egoist dhe e kisha konsumuar i vetem dhe tash e kuptoje se dashuria eshte si puna e ushqimit, pra duhet ta ushqejme cdo dite, pak nga pak, me mase te duhur, sikur te ushqeshe harabelin, ne daq te te gezoje kenga. Rruget i ndam per tu mbyllur secili ne guacken e vet, sikur nuk ka ndodhur asgje, ashtu sikur une, tere ate dashuri nese me lejon ta quaj, e mbylla ne kete flete ditari me nje shenjezim kalendari. Megjithate une kam per te bere edhe nje rruge. Vetem nje rruge. Per te ardhur atje, te te sjelle nje lule te vetme, ate qe ishte premtimi im i vetem.....
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Te behemi krijues

kerkoje falje se paskam harruar te shenoje celesin per vahzdimin e krijimeve:

Matura/loti/rrugetimi/udhekryqi/e ardhmja.
 
Pe: Te behemi krijues

Ishim Matura e pare GJimnaz ne shkollen tone. Te them te drejten per vitet kur e perjetova kete kohe, per cudi ishim krejt normale.

Ishime te paret qe do te mesonim gjuhe te huaja dhe jo vetem ato te detyrushmet e shkolles.
Ishim te paret qe mundoheshim te kuptonim skizofrenin e atyre viteve. Duke e pranuar gati pa asnje rrugezgjedhje tjeter cka prinderit mendonin qe kjo eshte me e mira per ju.
E ardhmja nje udhekryq midis enderrave dhe pamundesive.
Gati me cinizem kujtoj shpesh here thenjen e profesorit te kimis,qe pa te keq na thoshte "ju jen brez i djegur".
Dhe ne shume pikpamje ka te drejte ......
Vajza me shume potencial qe flijuan rinine e tyre per te dhene femren tipike shqiptare shtepiake (per hire te pamundesive,se ashtu erdhi koha)
Djem qe ne nje kohe e vend tjeter do kishin arrite majat e suksesit.
Nostalgjija me shty shpesh te ve ate kaseten e vjeter te matures (tashme te kthyer ne DVD). Me vjen mire qe une isha organiuesja, muzika ne sfond akoma me con ne nje bote tjeter.
Fytyra gjith gaz e humor , pershendetjet e fundit komplimentet e fundit ,,premtimet e fundit ...sebashku.

Ah se harrova fotot, aso kohe nje luxus i vertet ,,,
E shpesh pyes veten, tek i takoj ne FB apo dhe rralle ne Al..
Kush jane keta njerez, pse kane ndryshuar kaq shume ?
Valle jam une ajo qe ka ngel ne vend dhe nuk do ta akceptoje qe njerezit ndryshojn, ose detyrohen te ndryshojne.

Ndoshta jam une ajo kokeforta qe mbart kujtimet e asaj kohe dhe i kam shpallur lufte , te ashtuquajtures hipokrizi.

Dua ta permbledh me pak fjale ,se te humburit e shanseve ne jete nuk eshte se duhet te te cojne domosdo ne humbjen e identitetit.
Te jesh vetvetja, eshte liri qe duhet ta negociosh me veten tende.
Ndoshta si permbledhje tani ne fund ,duhet te shkruaj dicka qe te na bejne te rrjedhin lot...Por ska lot

Genjeshter, pabesi, dhimbje, bosh, loje
 
Last edited:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pe: Te behemi krijues

Genjeshter, pabesi, dhimbje, bosh, loje
Nga dritarja e vockel e kesaj kafeje alkoolistesh, e dendur spic me mjegull cigareje e e mbytur ne lote vuajtjesh, deperton nje rreze drite sa per te pare shendritjen e gotave mbi tavoline. Ketu jane dehur, kan kenduar, lotuar dhe vazhdojne ta bejne cdo dite, te njejtin avaz, edhe dashnoret me ne ze te qytezez sime. Po mbushet viti, qe tavolina e qoshes dhe karrigeja e saj, jane bere thuajse bujtina ime. Ngrihem e ngrysem mbi te. Dhe sot, ne njezetekater vjetorin e lindjes tende, kjo tavoline, eshte shenderruar ne arene feste. Kam renditur njezet e tre gota te bera bosh deri ne piken e fundit, qe shendrisin nen rrezet e pakta te diellit. E njezet e katerta po vie.

E kap ne dore. E rrotulloje sa andej-ketej duke shiquar vezullimet e drites rrezatuese mbi te dhe me duket se lengu eshte me i trashe. Me duket se tere genjeshtrat e pabesite tua dhe dhimbjet e mia jane tretur ne te dhe per nje moment do vloje. Me vlone edhe barku nga loja jone perplot pislleqe dhe ve goten mbi tavoline. Drejtohem toaletit me barkun duke vluar e goje plote dhe shprazem. Shpraze felliqesiren nga fundi i barkut dhe me duket se sa me shume vjellje beje aq me shume lirohem. Ja, te gjitha, po i hudhe ne kete vrime toaleti: genjeshtrat, pabesite, dhimbjet, vuajtjet dhe lojen e felliqur. Me kete hedhje uji do i trete, per ti humbur pergjithmone, bashke me felliqesite tjera te qytezes. Kthehem te gotat, e e kap goten e njezetekater dhe e rrotulloje ne duar. Vlon nga llumi qe mban mbrenda. Mes saj shof njezetetre gotat tjera te renditura ne fund te tavolines, mbylle syte, dhe e rrakullise me cdo fuqi qe kam.

Hap syte dhe cte shof?!?! Vetem tre gota te thyera dhe te tjerat qe qendrojne ne kembe. Me duket se u thyen ato tre vitet tona te pabesise, genjeshtres, dhimbjes dhe lojes. Shiqoj te tjerat qe qendrojne ne kembe dhe me duket se shkelqejne. Buzeqesin. Buzeqesh edhe vet dhe me duket se nje barre e madhe mu hoq nga shpirti. Epo buzeqeshja ka kuptim. I buzeqeshur dal per te mos u kthyer me kurre. Per nje fillim te ri.


////vale deti,//// rera,///// guacka,//// libri,///// miku i vjeter
 
Titulli: Te behemi krijues

////vale deti,//// rera,///// guacka,//// libri,///// miku i vjeter


Ej... mik i vjeter... sa kohe u be pa folur, pa degjuar zerin, pa te pare syte... sa kohe ka kaluar, qe kur pluhuri ka mbuluar hapat tona... e pa dyshim, asgje nuk mund te jete e vdekshme, edhe kjo e jona po keshtu... cdo gje tjetersohet, ama eshte prape aty, ne gjithesi, ne toke, ne endrra, e cituar ne libra, e shkruar ne zemer... jane kujtime, qe kane frike te dalin ne siperfaqe, e si te trembura vrapojne kuturu, te fshihen skutave te mendjes... por ja qe vera me risjell tek Ti, si cdo vere tjeter apo jo??? pse nuk ndodh keshtu edhe me ty... dhe cdo perendim ne plazh, te sjell tek une, kudo qofsh. Dhe ulur aty buze detit, prek valet, qe ledhatojne kembet, sikur te donin te zbulonin caste te lena ne harrese... dashur pa dashur kujtimet fillojne te capiten, te dalin ne siperfaqe, e te lexohen ne sy, ashtu si valet e detit, nxjerrin guackat qe i ka mbuluar rera e nxehte, ashtu sikur te donte t’i mbante pergjithmone ne gji...

Album , fotografi , dhurate , oxhak , shi..
 
Top