Taxh Mahali një nga tetë mrekullitë e botës

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul


Uploaded with ImageShack.us
Taxh Mahali shikohet sot si një nga tetë mrekullitë e botës dhe disa nga historianët perëndimor të artit kanë vënë në dukje se bukuria e tij arkitektonike nuk është tejkaluar kurrë.
Taxh Mahali është monumenti më i bukur i ndërtuar nga Mugalët, udhëheqës të dikurshëm myslimanë të Indisë. Taxh Mahali është tërësisht i ndërtuar nga mermeri i bardhë. Bukuria e tij arkitektonike është përtej ndonjë përshkrimi adekuat. Nën dritën e Hënës së plotë, Taxh Mahali dukët se flakëron. Në mëngjesin me mjegull, vizitorët e përjetojnë se Taxh Mahali duket sikur qëndron i pezulluar, kur shikohet përtej nga lumi Jamuna.
Taxh Mahali është ndërtuar nga perandori Shah Xhahan (i cili vdiq në vitin 1666), në kujtim të gruas së tij të dashur Mumtaz Mahal, në qytetin Agra të Indisë. Taxh Mahali
është një “elegji në mermer”, apo disa analist e quajnë shprehje e një “ëndrre”.
Fjala Taxh Mahal do të thotë “Pallati i Kurorës” dhe është një mauzoleum, në katin e poshtëm të së cilës gjendet varri i mbretëreshës Mumtaz Mahal. Varri i perandorit Shah Xhahan është i vëndosur pas vdekjës së tij afër varrit të mbretëreshës. Emri i vërtetë i mbretëreshës ishte Arxhumand Banu.
Në traditën e mugalëve, zonjave të rëndësishme të familjes mbretërore u jepej një emër tjetër kur ato martoheshin, apo në rast të ndonjë ngjarje të rëndësishme gjatë jetës së tyre dhe emri i ri përdorej zakonisht nga publiku.
Taxh Mahali u konstruktua për një periudhë 22 vjeçare dhe për ndërtimin e tij punuan 20.000 punëtorë. U kompletua në vitin 1648 me një çmim 32 milion rupa. Arkitekti kryesor i saj ka qenë Ustad Isa, i cili ishte një arkitekt i njohur mysliman i asaj kohe. Taxh Mahali qëndron në një platformë katrore me të katër këndet e rrafshuara duke formuar një oktagon të çrregullt. Projekti arkitektonik shfrytëzon konceptin e arabeskave të puthitura, në të cilin çdo element qëndron si i pavarur, mirëpo integrohet në mënyrë të përkryer me strukturën kryesore. Principet e gjeometrisë vetreplikuese dhe elementët arkitektonike të simetrisë vihen në përdorim.
I gjithë mausoleumi brenda dhe jashtë është i dekoruar me projektime zbukuruese të luleve dhe kaligrafisë së realizuar me përdorimin e margaritarëve. Në harkun kryesor janë gdhendur pjesë nga Kurani. Dhoma qendrore dhe të katër dhomat e ngjitura me të përmbajnë edhe shumë mure dhe dërrasa me dekorime islame.
Mausoleumi është një pjesë e një kompleksi të gjërë që përmban hyrjen kryesore, kopshtin, një xhami (majtas), një dhomë pritjeje për mysafirët (djathtas) dhe shumë ndertesa të tjera. Taxh Mahali gjendet në pjesën e skajshme të ketij kompleksi, prapa të cilit ndodhet lumi Jamuna. Kopshtet e mëdha përmbajnë katër pishina reflektuese të cilat e ndajnë atë në qendër në katër pjesë. اdo njëra nga këto katër pjesë ndahet përsëri në katër nën pjesë më të vogla e këto pas Taxh ndahen edhe në katër nën pjesë tjera. Sikurse elementët e Taxh Mahalit, edhe elementët e kopshtit shërbejnë si arabeska, duke qëndruar si të pavarura, mirpo duke marrë pjesë në konstruktimin e një tërësie.
Taxh Mahali tërheq çdo vit miliona turistë nga e gjithë bota.



Uploaded with ImageShack.us

Uploaded with ImageShack.us
 
Top