• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Suedia triumfon me “Heroi”

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
27 këngë u ngjitën mbrëmë në skenën e madhe të edicionit të 60 të Eurosong që u mbajt në Vjenë …


Votat, zhgënjim për Shqipërinë. Elhaida renditet e 17-a




Suedia ka triumfuar në edicionin e 60 të Festivalit Europian të Këngës që u mbajt dje në Vjenë. Kënga “Heroi”, interpretuar nga këngëtari Mهns Zelmerlِw, nën kompozimin e Anton Malmberg ka triumfuar mbrëmë në Vjenë.
Zelmerlِw është një ndër këngëtarët më të njohur në Suedi dhe u konsiderua si një ndër zërat e fortë të këtij edicioni. Këngëtari 28-vjeçar do të jetë tashmë dhe emri që do të mbajë jubileun e 60 të kësaj feste të madhe të këngës në Europë. “Jam shumë i lumtur, dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe më kanë mbështetur dhe dua t’u them të gjithëve se, pavarësisht se çfarë jemi dhe ku besojmë, të gjithë jemi heronj”, tha Zelmerlِw. Në vend të dytë u shpall Rusia me këngëtaren Polina Gararina me këngën “A million voice”.
Një nga këngët më të duartrokitura të këtij festivali ishte ajo e tre këngëtarëve të grupit “Il Volo” me këngën “Grande amore” e Italisë, e cila u rendit në vend të tretë.



Me gjithë pritshmëritë që Shqipëria të ishte këtë vit shumë pranë fitores ose të renditej në këngët e para të Eurosong, kënga shqiptare nuk ka mundur të marrë mbështetjen e vendeve konkurruese. Kënga shqiptare u rendit e 17-a dhe të vetmet vende që i dhanë vota maksimale, ishin Mali i Zi dhe Maqedonia.
Dhe pse Elhaida u cilësua si një nga vokalet e mira të këtij edicioni nga media të ndryshme ndërkombëtare, kënga “I am alive” nuk ka mundur të jetë në të njëjtën nivel si vokali. Duket se rezultati që patëm këtë vit në Eurosong është produkt dhe i zgjedhjes së shpejtë që TVSH-ja bëri me këngën, duke e ndryshuar në minutën e fundit. Ky rezultat zhgënjyes i Shqipërisë vitet e fundit në Eurovizion ndoshta duhet të ngrejë një debat mbi mënyrën e përzgjedhjes së këngës për këtë festival.
27 këngë janë ngjitur dje në skenën e madhe të Eurosong në Vjenë, nga ku ishin përqendruar vështrimet e miliona shikuesve. Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë e 26-a menjëherë pas këngëtares ruse Polina Gararina. E veshur me një fustan të zi të kuruar me kujdes, Elhaida ka pushtuar mbrëmë skenën e Eurosong, duke emocionuar jo vetëm shqiptarët.
Ajo është pritur me duartrokitje, një performancë e cila është shoqëruar dhe me komente në mediat ndërkombëtare apo sitet online. Ka qenë grupi “Il Volo” me këngën “Grande amore” ai që ka mbyllur konkurrimin plot ethe dje në Eurosong për t’ia lënë radhën votës së publikut.
Në faqen e saj në “Facebook”, BBC Eurovizion e shoqëronte foton e Elhaida Danit gjatë interpretimit me fjalët “Shqipëria ka çuar lart si një makinë ere”. “Themirror.co.uk” shkruante se “Shqipëria ka vokalisten më të mirë në këtë edicion të Eurosongut. “Pas dy viteve me këngë të tmerrshme, Shqipëria e ka më në fund këngën e saj në Eurovizion.
Vokali i saj e bën atë të jetë një ndër këngëtaret e radhës së parë në këtë festival”, shkruante media britanike. Por, pavarësisht këtyre komenteve, Elhaida nuk ka mundur ta çojë Shqipërinë as në dhjetëshen e këngëve më të mira. Edicioni i 60 i Eurovizionit i ka ngjasuar një spektakli të vërtetë.
Përmes një homazhi janë kujtuar triumfuesit e këtij festivali ndër vite. Vjena ishte kujdesur të sillte një festë të vërtetë të muzikës. Për Konçitën, e cila ishte protagoniste gjatë spektaklit të mbrëmshëm, pas çmimit shumë gjëra kanë ndryshuar, dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe me fituesin e këtij viti.
g.shqip
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Suedia triumfon me “Heroi”

Mua në dëgjim të parë mu duk si këngë e David Guettas kjo dhe më pëlqeu. Edhe interpretimi ishte shum i bukur.
Sa për këngën e Shqipërisë për mua meritonte të hynte tek 10-ja më e mirë të paktën, por ishte e dukshme që diçka s'shkonte me ktë palo-votim ktë vit.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Suedia triumfon me “Heroi”

Mua me pelqeu Georgia kishte sh energji, dhe Hungaria teper bukur

shqiperia mjalteee si perhera :p
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Suedia triumfon me “Heroi”

Nuk degjova asnje kenge pervec tones qe e kam degjuar ne radio ,por votimet ishin pa asnje lidhje logjike,te manipuluara
 
Top