• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve


Teksa bota po mbyll kufijtë e qytetet ndërsa qeveritë po ndalojnë eksportet, duket se një nga viktimat e para të koronavirusit është vetë globalizimi.

Banka botërore llogarit se 80 deri 90 përqind e dëmit ekonomik të epidemive zakonisht vjen nga sjelljet antagoniste dhe jo nga sëmundja, vdekjet apo rënia e prodhimit.
Kjo është diçka e vështirë për t’u parashikuar por në Suedi nuk janë mbyllur kufijtë, shkollat apo baret, dhe nuk janë ndaluar grumbullimet me më pak se 500 njerëz.
Përveç faktit se vendi nuk është ende në krizë shëndetësore, qeveria atje ka thënë se populli suedez e do natyrën dhe mbyllja ne karantinë do të shkaktonte dëme të theksuara të shëndetit mendor.
Revista amerikane Bloomberg rapporton se “Metoda suedeze e Laissez-Faire është një nga reagimet më të kontestuara ndaj koronavirusit.”
Por ndoshta Suedia nuk e bën këtë prej zellit libertarian por prej traditës së dëgjimit të ekspertëve dhe autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se është më mirë gjurmimi i rasteve indiviruale dhe jo mbyllja e gjithçkaje.
Mund të jetë gjithashtu një çështje e kulturës personale të përgjegjësisë, që e bën më të thjeshtë për qeverinë vendase t’ia lërë popullit vendimet përfundimtare.
Një ndihmesë për këtë është fakti se Suedia njihet si vend i personave introvertë. Ata janë të njohur për ruajtjen e distancës shoqërore edhe përpara se kjo të bëhej moda aktuale.
Por megjithë perceptimin popullor, shumë ekspertë të tjerë thonë se shpresat për mundjen e epidemisë janë të vazhdimi i tregtisë dhe bashkepunimi ndërkufitar.
“Ndalimi i udhëtimit është më shumë një ‘placebo politike’ për të kënaqur masat” thotë ekspertja britanike Clare Wenham, teksa dhe OBSh ka këshilluar kundër mbylljes pasi koronavirusi është tashmë kudo, në një kohë kur furnizimet dhe pajisjet mjekësore nuk janë.

//fakteplus
 

Comments

E kto qe na mbyllen neve dhe u futem ne karantine fituan gje? Vec po na marrin kohen e te qenit i lire.
Shume mire ja kane bo qe nk mbyllin asgje, ato qe e kane te shkruar se do vdesin dhe po u futen ne 7 dryna do vdesin.

Le te jetojme te lire😆
 
Kto kan kultur,sjan si ne që takohemi si me qen dita fundit..
Ato vajzat ne foto nuk duken larg nesh🙂

ps..ky eshte gabimi me i madhe se do ju kushtoj sikurse italis..sikur mos te kishim marr masa me heret shum me shume do kishte viktima..(sidomos nese do kish qen vendi yn i pari me kete virus)
 
Ato vajzat ne foto nuk duken larg nesh🙂

ps..ky eshte gabimi me i madhe se do ju kushtoj sikurse italis..sikur mos te kishim marr masa me heret shum me shume do kishte viktima..(sidomos nese do kish qen vendi yn i pari me kete virus)
Virusi do 14 dit të shfaqet,italia ato 14 dit e ka shpërndar 50%të të prekurve sot,nuk ishin të informuar rreth virusit,suedia e ne jemi,nëse do kishim kulturë e rregull skishim pse të mbylleshim.
 
Qaj hallin tim se kam pre bileten me shku ne suedi
Mos sa te shkoj une na mbyllin brenda .nga karantina ne karantine une qiqjaaa 😭😭😭😭
 
Top