• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Studimi i Imperial College: Mos prisni që gjithçka të zgjidhet shpejt, por filloni të organizoheni ndryshe

Sa do të zgjasë? Pas pikut do të ketë një tjetër, dhe pastaj një tjetër, dhe një tjetër … dhe “normalja” nuk do të kthehet më



Të gjithë presim kulmin. Besojmë se do të jetë një moment çlirues, ai që shënon daljen nga koronavirusi. Megjithatë, pasi të arrihet piku, sëmundja nuk do të marrë fund, madje as nuk është e thënë që do të nisë një zbritje qetësuese. Në të vërtetë, tendenca ka më shumë të ngjarë të zhvillohet përmes kulmeve të njëpasnjëshme, ndoshta duke ardhur e duke u ulur, por gjithashtu faza e zbritjes do të përfshijë masa parandaluese, sepse ndjenja e të dalit jashtë emergjencës mund të shkaktojë infeksione të reja.

Do të përfundojë vetëm kur nuk do të ketë raste për një periudhë të gjatë, kur shumica e njerëzve të jenë bërë imunë, mbase nëse ndryshojnë kushtet e motit – edhe pse ende nuk është konfirmuar. Megjithatë Boris Johnson ka thënë se do të duhen 12 javë për të dalë prej kësaj situate. Qeveria amerikane flet për 18 muaj.

Normaliteti, nga ana tjetër, nuk do të kthehet kaq shpejt dhe në disa aspekte mbase nuk do të kthehet fare. Dhe është e vështirë të përcaktosh një kohë.

Sidoqoftë, studimet nga Imperial College London analizuan trendin dhe simuluan sesi mund të vazhdohej. Mënyra më efektive për të zhdukur koronavirusin është që të miratohen ndërhyrje të shumta që veprojnë mbi transmetimin.

Sipas studiuesve ekzistojnë dy mënyra të mundshme të të vepruarit:

  1. Zbutja, e cila synon të ngadalësojë infeksionin, zvogëlojë numrin e shtrimeve në spital dhe mbrojë ata që janë më të rrezikuar;
  2. ose shtypja, e cila duhet të zvogëlojë rastet në minimum, duke e mbajtur këtë situatë përgjithmonë.
Zbutja, e cila mund të kufizohet në izolimin e rasteve të dyshuara, karantina për ata që janë pranë tyre, mbrojtje e veçantë për të moshuarit dhe njerëzit në rrezik, mund të zvogëlojë kulmin me 2/3 dhe të përgjysmojë vdekjet. Por virusi do të mbetet në qarkullim.

Në një studim mbi masat zbutëse të aplikuara në Itali, studiuesit nga Instituti i Shkëmbimit Shkencor, Universiteti i Torinos, panë se që nga bllokada totale në 9 Mars, lëvizshmëria ka rënë me 50 përqind. Prandaj do të ishte më mirë të synohej një shtypje, e cila parashikon që të mos ketë më asnjë transmetim.

Në këtë rast, të gjitha masat, dhe veçanërisht kërkesa për të qëndruar në shtëpi dhe mbyllja e shkollave, duhet të merren njëkohësisht dhe duhet të mbahen vazhdimisht për të paktën pesë muaj, me rezultatet e para të dukshme në tre muaj.

Masat e rënda më pas mund të marrin një formë të ndërmjetme, ose të miratohen pjesërisht, për shembull duke mbyllur shkollat ose duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, duke ndërhyrë menjëherë pasi numri i pacientëve tregon shenja të rritjes. Kjo sjellje duhet të ndiqet për dy vjet ose derisa virusi të jetë zhdukur. Dhe kjo duhet të ndodhë globalisht, sepse të gjithë jemi të ndërlidhur tani, përndryshe gjithçka do të fillonte përsëri nga e para.

Analizat e të dhënave kineze zbulojnë se 50 përqind e transportuesve nuk ishin pikasur në kohë.

Llogaritjet janë bërë duke u nisur nga konsiderata se ngjitja e virusit, duket se ndodh që 12 orë para shfaqjes së simptomave të para dhe për 4.6 ditë pasi ato të jenë zhdukur. Besohet gjithashtu se kushdo që e merr në formë asimptomatike është i rrezikshëm: ai ka një infektivitueshmëri të barabartë me 50 përqind të atyre që janë simptomatikë.

Nëse masat e rrepta vazhdojnë, tendenca mund të jetë ajo e treguar nga grafiku më poshtë, ku vija portokalli tregon shtrimet në kujdesin intensiv.



Cdo që kulmi të arrihet përsëri, për shembull me 100 raste në javë, është thelbësore që të mbyllen shkollat dhe aktivitetet sërish dhe të propozohet distancimi social.

Por masat mund të ndalen kur rastet bien nën 50. Kjo do të na lejonte të përballeshim me situata që janë tashmë në kufi, siç janë ato që lidhen me probleme depresioni ose ankthi, të moshuarit që rrezikojnë të jenë edhe më të vetmuar, viktimat e dhunës në familje.

Studiuesit gjithashtu identifikojnë shkallën e izolimit: izolimi efektiv duhet të çojë në një ulje prej 75 përqind të kontakteve.

Sipas modelit të Imperial College, kontrolli duhet të jetë në fuqi për të paktën dy të tretat e kohës, domethënë, ai duhet të jetë i vlefshëm për dy muaj, i ndjekur nga një muaj hapje. Dhe kjo përsëritet, derisa të vihet në dispozicion një vaksinë për të cilën besohet se mund të arrijë pas një viti e gjysmë, me kusht që të jetë efektive dhe që të ofrohet masivisht.

Dikush mund të mendojë se një mënyrë për të zgjidhur situatën është që infeksionet të lejohen, por të rriten stacionet e terapisë intensive për të trajtuar më shumë njerëz. Sidoqoftë, studiuesit nuk besojnë se kjo mund të zgjidhë problemin. Pa distancimin, 80 përqind e popullsisë do të sëmuret dhe do të ketë një kulm të vdekshmërisë në tre muaj. Ata gjithashtu llogaritën se mund të bëhen 510,000 në Angli dhe 2.2 milion në Shtetet e Bashkuara.

Shkurt, ne jemi përballë një situate afatgjatë, e cila do të konsiderohej më mirë si fillimi i një mënyre krejtësisht të ndryshme të të jetuarit.

Prandaj do të ishte më e përshtatshme, në vend që të prisni që gjithçka të zgjidhet, të filloni të organizoheni ndryshe. / Business Insider
 

Komentet

Fatekqesisht per planetin tone te vogel.
Dje nje shkencatar nga anglia qe e moren ne interviste tha.
qe vera mund te na qetesoje pak,por muajit e vjeshtes virusi do jete mes nesh,prandaj s`kemi kohe.
Ai eshte nje nder celulat shkencor bashke me bashkpuntoret e ti,qe po mundohen te nxjerrin nje dizenfektant se si te ndalojne virusin te perhapet ne kete forme kaq katastrof sa perhapet. gjithashtu paralelisht normal,studiojne sjelljen e virusit e behen kerkime e per vaksinen,tha.
 
Fatekqesisht per planetin tone te vogel.
Dje nje shkencatar nga anglia qe e moren ne interviste tha.
qe vera mund te na qetesoje pak,por muajit e vjeshtes virusi do jete mes nesh,prandaj s`kemi kohe.
Ai eshte nje nder celulat shkencor bashke me bashkpuntoret e ti,qe po mundohen te nxjerrin nje dizenfektant se si te ndalojne virusin te perhapet ne kete forme kaq katastrof sa perhapet. gjithashtu paralelisht normal,studiojne sjelljen e virusit e behen kerkime e per vaksinen,tha.

prandaj duhet imunizimi i popullsise. deri tani vetem 2 shtete te mencura po e ndjekin hollanda dhe izraeli

gjithe keta te tjeret po ndjekin protokollin politik jo mjekesor.
 
Kta tek puna ime jane duke marr desktopat ne shpi (2 monitore qe perdorim), karrike e cdo gjë tjeter per te cilen kemi nevoje, se mesa duket do zgjase disa muaj.
 
prandaj duhet imunizimi i popullsise. deri tani vetem 2 shtete te mencura po e ndjekin hollanda dhe izraeli
posi po veprojne,se skam shume info,tani s`marrin masa? ka vdekje atje,ne cfare shkalla jane te prekur nga virusi?
apo,duke lene qe virusin ta fitojne ata njerez qe kane imunitet te forte..?
 
Top