• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
اfarë i bën qentë të shkojnë për vite me radhë te varri i padronit të tyre? A është kjo dashuri apo instinkti i mbijetesës?

Psychology Today




Nëse kafshët mund ta përjetojnë dashurinë apo jo, kjo është e panjohur. Por ka disa prova që tregojnë se kafshët janë në gjendje të përjetojnë disa emocione të ngjashme me njeriun. Truri i disa mamalëve është çuditërisht i ngjashëm me trurin e njeriut.

Për shembull, truri i një maceje është më i vogël krahasuar me atë të njeriut, pasi zë vetëm një për qind të masës së tyre trupore, ndërsa te njeriu zë dy për qind. Por masa nuk ka gjithnjë rëndësi.

Neandertalët, hominidët që u zhdukën rreth 200 mijë vjet më parë, kishin masë truri më të madhe se homosapiensët, por kjo nuk i bën më të zgjuar.

Struktura dhe rrudhat kanë më shumë rëndësi tek truri dhe macet i kanë këto cilësi të ngjashme 90 për qind me njeriun.

Kjo tregon se macet mund të jenë në fakt në gjendje të përjetojnë dashurinë romantike. Një gjë është e rëndësishme të qartësohet, që macja apo qeni juaj nuk ju sheh vetëm si dhënës ushqimi.

Kafshët shtëpiake dhe ato të kopshteve zoologjike krijojnë lidhje të forta me personat që kujdesen për ta. Meqë afeksioni është një formë dashurie, kafshët janë në gjendje të duan edhe ata që përkujdesen për to.

Qentë kanë treguar se e kanë dashur aq shumë padronin e tyre saqë kanë vajtuar për vdekjen e tij për vite me radhë. Lidhja e qenve me pronarët e tyre është konfirmuar prej një studimi të bërë nga Daniel Mills, specialist britanik në klinikën e sjelljes së kafshëve.

Studiuesi vëzhgoi sjelljen e qenve dhe maceve kundrejt pronarëve dhe të huajve. Ai zbuloi se qeni i përkushtuar pas të zotit sillej njëlloj si fëmijët e sapolindur kur ai largohej nga shtëpia, ndërsa kjo sjellje nuk u pa te macet. Në fakt, macet mund të bëjnë të kundërtën, ato shpesh injorojnë pronarët dhe u kushtojnë vëmendje të huajve.

Ndonëse është e qartë se qentë mund të afeksionohen pas pronarëve, sepse ata përkujdesen për mikun e tyre katërkëmbësh, ndodh që nderi t’u kthehet, pasi është vërtetuar që edhe qentë mund të marrin rol përkujdesës.

Në një studim të Universitetit të Londrës, u zbulua se qentë kanë më shumë gjasa t’i afrohen një njeriu që qan, sesa një tjetri që po flet apo bën zhurmë.

Mënyra e sjelljes së qenve ndaj atyre që qajnë nuk ndikohet vetëm prej kuriozitetit, por për shkak të keqardhjes që ndien. Ndryshe nga të sapolindurit ose fëmijët e vegjël, qeni mund të marrë rolin e përkujdesësit, që i bën ata më të sofistikuar nga ana emocionale sesa njeriu në fazat e para të jetës.






Këto përfundime janë konfirmuar nga skanerët e trurit. Aktiviteti i trurit të një qeni rritej kur përjetonte afërsi dhe ndjeshmëri ndaj pronarit. Një teori beson se qentë mendojnë për gjërat që mund të jenë duke i shkuar në mendje padronit të tyre.

Kafshët duket se janë në gjendje të përjetojnë dashuri edhe për njëra-tjetrën. Po ashtu kafshët mund të krijojnë ndonjëherë marrëdhënie afërsie me specie të tjera jonjerëzore.

Dashuria romantike nuk është e kufizuar te kafshët. Në librin e tij Mind of the Raven (Mendja e Korbit), biologu Bernd Heinrich argumenton se meqë korbat kanë partnerë afatgjatë, ata duhet të ndiejnë një lidhje të fortë për njëri-tjetrin.

Ndryshe është e vështirë të shpjegohet se çfarë i mban çiftet së bashku për të gjithë jetën. Pavarësisht se jo të gjithë shpendët çiftëzohen përjetësisht, shumë prej tyre e bëjnë këtë gjë.

Patat e egra nuk bëjnë përjashtim. Një dokumentar i BBC tregon për një patë të egër mashkull që kishte zgjedhur një breshkë femër 45 vjeçe, si shpirtin e tij binjak.

Ai i kundërvihej kujtdo që përpiqej t’i afrohej asaj, duke u siguruar që ajo të ushqehej pa u shqetësuar prej njeriu.

Shkencëtarët besojnë se ekzistojnë ndjesi të ngjashme me dashurinë që përjeton njeriu, edhe te kafshët. Ndonëse jo të gjitha dyshimet janë të vërtetuara, misteri i ndjenjave të kafshëve zbulohet çdo ditë e nga pak.
G.shqip
 

sensuu

sweet
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

une kam pasur nje qen Fani ...(e kisha patriot :p)....edhe ishte shume i mencur,kur e kuptonte qe skam deshire te merrem me te largohej dhe srrinte.
haha...edhe njerezit sjane kshu :p
 

LoSsT

VIP
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Nuk di ne c`mase mund te jene ndjenjat e kafsheve, por nje gje eshte me e sigurt per kete "mase" ; kane me shum se ajo funderrine qe ka hedhur femijen ne plehra.!!
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Normale qe kane ndjenja ,masi edhe do ttjere
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?



Në foton lart po e shoh një bishë të tmershme e të egër, kurse posht të vrarë një kafshë luan padrejtësisht nga bisha.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Veprimet e tyre te bejne te mendosh qe po, kane ndjenja. Kam pare shume dokumentarë per elefantet dhe se si ata ndjejnë te njejtin hidherim si njerezit, kur u mungon ose vdes nje mik.
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

..............me mire do ishte akan njerezit ndjenja.,.
 
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Besoj qe kane shume!
Une i dua shume kafshet
Imagjino nuk do vrisja kurre nje mace!
Nje mace femer po... Qe tani lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

po si nuk kan, jo vetem qe kemi pare shpesh dokumentar mbi ndjenjat e kafsheve qofte me njeri tjetrin qofteme njeriun , por nje rast mbaj mend ne konvikt nje maceje i ngordh vogelushja e saj, o Zot c'renkima qe benteeeeee.... akoma kur e kujtoj me vjen te qaj...
 
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Vetem per kafshet jam e sigurte qe kane ndjenja , te pakten nuk dine ti manipulojne ato!

Ne pushimet verore me conin ne bjeshke tek xhaxhallaret, macen time nuk mund ta merrja me vete.
Njera nga ato ( se kam pas gjithmone nje mace ne shtepi) ishte aq e dhene sa babi erdhi e me mori para kohe nga pushimet .

Shyqyr qe erdhe; tha Mami , se na cmendi macja duke te kerku ty neper shtepi :)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Vetem per kafshet jam e sigurte qe kane ndjenja , te pakten nuk dine ti manipulojne ato!

Ne pushimet verore me conin ne bjeshke tek xhaxhallaret, macen time nuk mund ta merrja me vete.
Njera nga ato ( se kam pas gjithmone nje mace ne shtepi) ishte aq e dhene sa babi erdhi e me mori para kohe nga pushimet .

Shyqyr qe erdhe; tha Mami , se na cmendi macja duke te kerku ty neper shtepi :)
Kjo fjali qe nenvizova eshte mese e vertete, per dallim nga njerezit, kafshet o te duan, o s'te duan dhe pike!
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Kane dhe me shum se njerzit...
zemra ime mthot gjithmon: imagjino sikur te mbyll ty dhe qenushen brenda nje dhome per disa ore... kur te hap dere, sipas teje kush do me hidhet ne qaf dhe do me puthi vazhdimisht sikur ska ndodh gjo ?
ahahhahaahhahaa
dhe kshu dhe kjo pune :)
 

Marla

Rootless Tree!
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Sigurisht qe po. Ndjenjat ke kafshet manifestohen nepermjet instikteve dhe ketu qendron dhe ndryshimi me njerezit. Njerezit ndjenjat i kontrrollojne perdorin logjiken jo instiktin. (Perjashtim bejne keta njerezit idiote pa ndjenja)
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Ndoshta kane ndjenja edhe me shume se ne njerezit.


 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Studimi: A mund të kenë kafshët ndjenja?

Tani se kafshet kane ndjenja nuk se po e ve fare ne diskutim, por kam pershtypjen se kur behet krahasimi mes njerezve dhe kafsheve jo rrale, duke gjeneralizuar gjerat nga subjektivizmi vijme ne perfundime edhe jo aq te kendshme.

Pra kur krahasojme kafshen me njeriun ndoshta do ishte mire te bejme edhe ca ndarje. Nuk po them se soji njerezore nuk ka ne mesin e tyre edhe njerez me te keqinje se kafshet por nese krahasojme ndjenjat njerezore, kam fjalen per njerezit ne kuptimin e plote te fjales, kam pershtypjen se nuk do te vinim ne perfundime kaq subjektive.

Disa here e kam potencuar se ne subjektivizmin tone shpesh ndikim ka kur fillojme e krahasojme te miren e dikujt me te keqen e dikujt. Kjo gje nuk te sjelle rezultat asnjehere ne jete.

Nese duhet krahasuar, pa dashur me fy ndjenjat e kafsheve, atehere do duhej te krahasonim ndjenjat e verteta njerezore dhe ato kafsherore. Atehere dhe po munde te bejme debat. :peshk:
 

Jetmira

..........
Edhe kafsha ka me shum ndjenja se njeriu ne ditet e sotshme.
Ndonjeher te don me shum nje mace/qen sesa nje njeri...
Kafshet jan te adhurueshme!!!
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

per macet kam pare qe kan sjellje emocionale me njerezit, porse edhe qente neper park kur dikush lendohet ose ndonje femije qan, qente ndalen dhe serioz i shikojn ata. Keto i kam verejt bukur.


Sot ka disa njerez tjerë tip-esh, qe skan fare emocione kur dikush lendohet ose qan. Pra eshte dallim i madh mes ketyre dhe kafsheve.

Sdo thot fare emocionet ti ken njerezit mbizoterim, porse pa ndjenja jan komplet disa, ket dua te them.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
une kam patur nne qen "lajka" me shume se ndjenja kishte mesuar sjelljet e mija dhe ishte pershtatur aq mire saqe edhe komshit ma kujtojneedhe sot ... pasi dinte oren kur ktheja.. shetiste anash meje pa e lidhur e ndalej ne cdo semafor te kuq.. mjaftonte te beja shenjen shtt e ulej barkas pa i folurasnje fjale.. nese dikush bente sikur me qellonte u acaronte... hante fruta :)) ama vegjetariane si veten se bera dot :))
pra sipas meje jan te afte te imitojne te pershtaten dhe te njohin nje figure qe i dominon... e njekohesisht duke qene kafsh kan instiktin e te jetuarit ne grup e duke na njohur si grup qe na perket sillen sic i komandon figura dominuse. ...
 

ricky_ch

******
Kur e paramendoj se çfarë ka bërë dhe çfarë është në gjendje të bëjë,
lirisht mund të them se meritojmë zhdukjen, e t‘i lëmë shtazët të qetë.
 
Top