• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Studentët e Vlorës në grevë urie, i refuzon universiteti

Studentët e Vlorës në grevë urie, i refuzon universiteti​

VLORث - Studentët e degës së Juridikut të universitetit 'Ismail Qemali' Vlorë do të futen në grevë urie, nëse ende nuk do të marrin një përgjigje nga ana e rektoratit të Vlorës për diplomimin e tyre. Shqetësimi nëse do të kenë apo jo një diplomë të denjë për të përfaqësuar shkollimin e tyre universitar, ka detyruar studentët e Juridikut të enden prej disa javësh dyerve të rektoratit në Universitetin 'Ismail Qemali' të Vlorës.


Studentët thanë se janë të vendosur për të marrë atë çka u takon, ndërsa ende presin një përgjigje përfundimtare në favor të tyre, përndryshe do të futen në grevë urie. Studentët kanë protestuar disa herë, madje edhe para Ministrisë së Arsimit, duke u shprehur të indinjuar ndaj indiferencës me të cilën po përballen. Me studentët e Juridikut sot janë bashkuar edhe kandidatët për studentë që ende nuk po regjistrohen dot për të vijuar studimet, për shkak të mesatares. Edhe pse morën një përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë së Arsimit, studentët nuk janë pranuar nga sekretaritë. Reagimit të tyre, u janë bashkuar edhe prindër, të cilët e kanë cilësuar absurd kriterin e mesatares që ka vendosur rektorati i universitetit.


Urdhri i parë që ka firmosur dje ministri i ri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka qenë ai për pranimin në universitete të të gjithë studentëve që kanë dalë fitues nga sistemi meritë-preferencë. Por ky urdhër mesa duket nuk ka mbërritur ende në Universitetin e Vlorës që nga ana e tij ka vendosur të mos pranojë ata studentë që kanë notën mesatare të shkollës së mesme 6-të e poshtë.

shekulli​
 

E3

Anëtar i Nderuar
per mendimin tim ky eshte budallaleku i univlores tone
kur jan futur studentet jan futur per 4 vjet e tani duhet te dalin me nje karte qe thot qe je jurist e ste con as matane mifolit pa le te vesh deri ne tirane.Turp per premtimet e pa mbajtura.Llogarit vetem turpin qe duhej ti hiqej emri i I.Qemalit universi8it e jo me keto gjepura.Sa per noten mesatare nga nje ane eshte dhe mire por nga ana tjt nga statistikat e APRIAL-it thote qe me shume se gjysma e studenteve qe kane dale fitues ne lendet me zgjedhje e kan mesataren nen 6.Ver8 ulet imazhi i universitetit por nuk i kane bere ende llogarit qe ku do shkojne keta studente.Thone pastaj pse Vlora ka me shume KRIME,GRABITJE e gjera te tilla.Normal te lesh pa shkolle trecewrekun e vlores normal qe skan ku vene,sot puna eshte MIKU DHE LEKU,jo ai qe e meriton.Ngado qe do shkoj rektori do te detyrohet ne fund ate ligjin e mesatares ta shtyj edhe per nje 2-3vjecar tjt.
 
Vendndodhja
^.^
Me vjen keq qe studentet e juridikut ketu ne Vl po perballen me veshtiresi te tilla ,une kam qen brezi i pare i Juridikut ne Vlore dhe ne fund te diplomimit edhe ne na u diskutua titulli i diplomes por me ane te kembnguljes arritem ate qe donim ,na e dhane titullin ''jurist ''..shpresoj qe dhe me keta te ndodh e njejta gje ..sepse te ecesh me nje program madje me program europian dhe ne fund te mos marresh ate qe meriton te vjen ta lesh shkollen fare e ta grisesh ate cop diplome.

Per sa i perket problemit tjeter te pranimit ne universitet do thoja se eshte nje nga budallalleqet e rektorit te ri ,i cili nuk e di se mbi c'baza ligjore mbeshtetet per te vendosur nje kriter te tille .
Ne vend tu japi mundesin te gjithe studenteve te shkollohen e te marin nje profesion por i le rrugeve.
Nuk eshte pare ne asnje universitet shteteror qe te kene kritere te tilla ,madje dhe universitetet private e kane heq kete kriter .
Po te shikojme universitetet europiane (Italia ) nuk ka kritere te tilla ,madje as konkurimin per te hyre ne shkolle ,por ju hap dyert te gjithe studenteve dhe rreptesin ajo e tregon ne provime po je i zot beje shkollen ,po nuk je ngeli ..por jo ti kufizosh te drejten e shkollimit .

Nejse , ky rektori i ri vertet qe ka krijuar imazh te keq ketu ne vlore dhe nuk e di se si vazhdon te mbaj postin e rektorit kur asnje nuk jep nje mendim pozitiv ndaj tij .
 

2ak2009

Antar Aktiv
Mosha
32
Vendndodhja
Athine
Me cka kam degjuar dhe pare deri tani ne tv mendoj se ky eshte nje veprim "personal" i universitetit duke mos zbatuar urdherat apo shkresat zyrtare te ministrise.une kam qene student vete dhe e di cdo te thote te te heqin te drejten per tu arsimuar pavarsisht rezultateve qe ke arritur ne gjimnaz.bashkomehem me studentet dhe ai rektori te ndeshkohet per kete sjellje pa kuptim
 

E3

Anëtar i Nderuar

Rektori i Vlorës: MASH të mos nxisë studentët
Vlorë – Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës Tanush Shaska ka reaguar sot, pas grevës disa ditore të maturantëve që kërkojnë përfshirjen në këtë universitet, pavarësisht mesatares.
Rektori Shaska ka kërcënuar se do të mbyll Universitetin, nëse nuk merrem masa për të qetësuar situatën, duke kërkuar që forcat e policisë të qëndrojnë pranë ambienteve të këtij universiteti.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës të distancohet nga nxitja dhunës. Studentët të rrijnë larg universitetit. Nuk do të pranojmë të futen në auditorë me dhunë”, thekson Shaska në reagimin e tij, duke nënvizuar se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e këtij universiteti, nëse situata nuk ndryshon.
*start*
 

fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
Mosha
32
Vendndodhja
roma
shum i vertete .... sapo fola me kushuririn edhe ai student ne vlore .... pyetjes ca je tuj bo .... ja tha : u shqyem tu honger sufllaqe e tu pi dhalle
 
Vendndodhja
^.^
shum i vertete .... sapo fola me kushuririn edhe ai student ne vlore .... pyetjes ca je tuj bo .... ja tha : u shqyem tu honger sufllaqe e tu pi dhalle
LOL jane ne greve urie ata ,nuk hane!

Nejse,eshte deri diku e vertet qe situata po del jashte kontrollit,une qepari kalova rreth ores 20:00 dhe jashte ne dyert e universitetit kishte plote student qe po benin greve.
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Mosha
35
Vendndodhja
Neper Shqiperi
Une nuk e njoh gjendjen tani ne universitetin e Vlores por disa shoke te mi qe mbaruan vjet me thane qe eshte skandal persa i perket rregullit dhe organizimit te brendshem.Per kete jo pak pergjegjesi duhet te mbaje rektori i universitetit dhe stafi drejtues.Keto gjera duhet te shikojne dhe te rregullojne drejtuesit e atij universiteti me ne krye Tanush Shasken.Shaska e ka marre shume perpjekur qe kur u vendos rektor i ketij universiteti.Ai arriti deri aty sa te heqe edhe emrin e Ismail Qemalit nga universiteti.Ishte kundershtimi i vendosur i ministrit te arsimir Fatos Beja dhe reagimet e shumta intelektuale qe emri i Ismail qemalit u rivendos ne ambientet e ketij universiteti.Diplomat e vitit te kaluar u shperndane pa emrin e I.qemalit.Mesatarja e notave per ata qe vene ne shkolle te larte eshte nje kriter qe duhet pare,por sidoqofte kemi pare e degjuar se nuk eshte ajo gjithcka.Ka pasur nxenes ne shkolle te mesme me mesatare 7-8 dhe kane shkelqyer ne universitet.Ka pasur edhe nga ata me nota9-10 ne gjimnaz dhe ne universitet e kane ulur koken tek 5 por ka pasur raste qe edhe se kane perballuar dot dhe kane ngelur.Tanush shaska dhe stafi i ketij universiteti te kujdesen per per cilesine e produktit qe ata do te nxjerrin dhe jo per lenden e pare qe pergjithesisht eshte me pak ndryshime nga e njejta are .Le tu jepet mundesia edhe nxenesve te mesatares 6 mjafton deshira qe ata kane per te mesuar.Te paaftet koha do ti nxjerre "out".
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Per ke bejne greve keta? Cja fusin kot... shkoni ore ne Tirane, beni gjullurdi tek ministria e arsimit se aty po u rref atyre se po hani apo nuk po hani ju... Nuk fitohet gje duke ndejtur... Ec, bertit, shkruaj, bej cte duash vec mos thuj do bej greve urie se universiteti ku ta gjej "nje me pak"...
 
Vendndodhja
^.^
Zana greva behet per arsye te justifikuara,keta student jane 2 breza pas meje (student te juridikut) qe jane diplomuar jo me nje diplome me titullin ''jurist '' por me nje titull tjeter qe nuk njihet si diplome.
Kane shume te drejte te bejne grev madje dhe greve urie sepse studjon per shume kohe te njejten literatur qe ka bere dhe brezi im dhe vin puna ne fund nuk diplomohesh ashtu si duhet.
Eshte vet universiteti i Vlores qe i vendos keto rregulla.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Ida, dhe une do beja dicka te ma benin ashtu pasi te lodhesha aq shume e te me dilte shkuma mbi libra... ama "Greve Urie" come onnnn? Kujt po i bejne keq ata me grev urie? Kush po ia ve veshin se kane vendosur te mos hane? Te bejne dicka tejter, kete thash une. Greve urie... pffff... sa here degjoje fjalen greve urie them me vete "vetes tyre i bejne keq, i plasi ndonjerit se keta vendosen te rrine pa ngrene? Pune e madhe."

Te bejne dicka tjeter, t'i bejne thirrje studenteve te tjere, te shkojne ne ministri, te bertasin, te bejne xhurme deri sa t'i dali e tyrja. Ca do fitojne me greve urie? Stupid idea.
 
Vendndodhja
^.^
Ida, dhe une do beja dicka te ma benin ashtu pasi te lodhesha aq shume e te me dilte shkuma mbi libra... ama "Greve Urie" come onnnn? Kujt po i bejne keq ata me grev urie? Kush po ia ve veshin se kane vendosur te mos hane? Te bejne dicka tejter, kete thash une. Greve urie... pffff... sa here degjoje fjalen greve urie them me vete "vetes tyre i bejne keq, i plasi ndonjerit se keta vendosen te rrine pa ngrene? Pune e madhe."

Te bejne dicka tjeter, t'i bejne thirrje studenteve te tjere, te shkojne ne ministri, te bertasin, te bejne xhurme deri sa t'i dali e tyrja. Ca do fitojne me greve urie? Stupid idea.
Ashtu eshte e drejta por se mos bejne vertet greve ''urie ''...pa ngren s'rin ata :D

Normalisht thuhet ''grev urie'' per ti bere presion rektorit .
 

E3

Anëtar i Nderuar
po pse kush ka ndenjur ndonjehere sa here eshte bere publike rasti,pa ngrene e pa pire
cdo njeri i ka thyer rregullat e greves e jo me keta
qe bejne kot greve kur e din shume mire qe do marrin ate qe kerkojne ashtu sic cdo maturant qe mbaroi provimet e pjekurise por qe kan mesataren -6 do te ulen ne bankat e UVIQ-it
 
Top