• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Start olimpiada olimpike 2008

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Start olimpiada olimpike 2008

Ceremonia e hapjes, 3 orë e gjysmë spektakël

Sot zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike "Pekin 2008" dhe e gjithë bota do të fokusohet aty ku do të nisë aventura e Olimpiadës nr.29. Organizatorët kanë bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të zgjasë 3 orë e 30 minuta, ku muzika live do të këndohet nga Liu Huan dhe Sarah Brightman.




Sot pasdite (ora 14.00 me orën shqiptare) ceremonia e hapjes së Olimpiadës së Pekinit Sot zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike "Pekin 2008" dhe e gjithë bota do të fokusohet aty ku do të nisë aventura e Olimpiadës nr.29. Organizatorët kanë bërë të ditur se ceremonia e hapjes do të zgjasë 3 orë e 30 minuta, ku muzika live do të këndohet nga Liu Huan dhe Sarah Brightman. Para se të nisë ceremonia, për 75 minuta, të pranishmit do të dëgjojnë muzikë folk dhe etnike si dhe shumë koreografi.

Pjesa e parë e ceremonisë do të zgjasë gati një orë dhe do të jetë e ndarë në dy faza: një me temë nga Kina antike dhe tjetra me temë nga Kina moderne. Pjesa e dytë e ceremonisë do të zgjasë 2 orë e gjysmë, e cila përfshin ritualet e zakonshme olimpike, një deklaratë të presidentit kinez, Hu Jintao, dhe sfilatën e gjatë të delegacioneve të pranishme në Pekin. Më pas, më shumë se 30 mijë fishekzjarre do të ndezin qiellin e Pekinit. Gjatë ceremonisë, meteorologët parashikojnë disa reshje të lehta shiu, por që nuk do të pengojnë zhvillimin normal të saj.
Shekulli
 

Vvetoni

Larguar
duhet me prit deri me 2012 qe te marim pjes jam duke u ndjer keq lidhur me faktin se nuk ishim pjes e kesaj olimpiade
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
duhet me prit deri me 2012 qe te marim pjes jam duke u ndjer keq lidhur me faktin se nuk ishim pjes e kesaj olimpiade
NUk ke pse te ndihesh keq..ne ishim atyyyyyy flamuri jon ishte atyyyyyy.. Mjafton te jetè Shqiperiaa..


P.S do me vinte shum mir dhe Kosova ne Olimpiada por nuk mun ta paramendoj hyrjen me Flamur tjeter :( :( :(
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nuk e di pse e keni bezdi
Kosovaret prap shqiptar do ngelen dhe nqs kan tjeter flamur.....
flisni shqip? apo jo?
ndiheni shqiptar ? apo jo?

delegacjoni shqiptar ska dhe ks?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اelen zyrtarisht Lojërat Olimpike

Në stadiumin "Foleja e Zogut" në Pekin, me lojëra dritash, fishekzjarrësh, dhe lojën e afro 15 mijë figurantëve - që kanë krijuar një atmosferë mbresëlënëse - të premten, zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike "Pekin 2008".Në këtë ceremoni morën pjesë 90 mijë spektatorë, në mesin e të cilëve edhe mbi 80 kryetarë shtetesh dhe qeverish.

Ceremonia filloi në orën 8 (sipas kohës lokale) të datës 8 të muajit të 8 të vitit 2008. Numri 8 tradicionalisht është një numër me fat për kinezët.

Lojërat që do të zhvillohen deri në 24 gusht do të sjellin së bashku 10.500 atletë nga më shumë se 200 vende, që do të konkurrojnë në 28 sporte olimpike kurse gjithë këtë aktivitet do ta ndjekin 20.000 gazetarë, fotoreporterë dhe personel televizioni.

Sportistët që do të garojnë me flamurin shqiptar në “Pekin 2008” janë Klodiana Shala dhe Dorian اollaku në atletikë, Sahit Prizreni dhe Elis Guri në mundje, Lindita Kodra në qitje, Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha në peshëngritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo.

Flamuri kuqezi do të mbahet nga mundësi Sait Prizreni, një nga pretendentët e Shqipërisë për t’iu afruar zonës së medaljeve.

Fatkeqësisht shteti më i ri në botë, Kosova, do të mungojë edhe në këtë Olimpiadë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk arriti të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Lojërat e sivjetme olimpike si kurrë më parë në historinë e kësaj ngjarjeje, nuk kanë tërhequr më shumë vëmendje. Organizatorët e lojërave të 29-ta olimpike verore kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për ceremoninë e hapjes, e cila është më impozantja dhe më e bukura që është parë ndonjëherë. /Telegrafi

 
Top