Stacioni

Stacioni.

...heret,lageshtira e ajrit njomte flokun e saj te gjate,
pak te crregullt,me sa duket nga nxitimi i mengjesit per te kapur punen,si kishte dhene kohen e duhur flokut saj te bukur bjond,per tiu dukur sikur nuk fryne ere,sikur nuk ben ftohte ,sikur ka dale nga nje grup parukieresh.Por kjo e bente dhe me pikante mes kesaj rromuje , ne kete stacion zhurmues,dhe pse mengjesi i se shtunes,prape ky stacion nuk njeh qetesi.
Une si gjithnje ne karrigen time ne cepin e kesaj kafeje qe rrine hapur 24 ore , me nje kafe shqeto perpara, prisja te shkonte ora 9 e mengjesit per te dorzuar nje pune te javes.I ftohti ishte paksa me i embel se ditet e tjera,ose ma embelzonte prania e saj,papritmas ajo kthej koken, mbante nje pale syze ngjyre kafe,nje stil veshje qe kujtonte shijen pariziene.
Tek e sodisja ne pak largesi,sec me rrembej mendimi i im,nje darke romantike tek i perkdhelja doren, i hiqja syzet embelsisht per te shijuar syte dhe shikimin e saj.
Jam pa gjume,dhe kafja sikur s`po me ben efekt,sepse here pas here imagjinata ime fluturon komplet nga realiteti i ftohte i kesaj dite dimri.Ndoshta dhe kjo qyqare fantazie ka ftohte.
Mengjeset ne kete stacion nuk se kane ndryshim,si c`do dite njerez qe shpejtojne, nxitojne.Shpesh te japnin ndjesine qe s`dine ku shkojne. Fytyra qe s`para qeshin,askush nuk thote miremengjes,askush nuk prete askend dhe nuk shoqeron askend. Dhe te mendosh, jane kaq afer,ecin pothujse ne te njejtat pllaka para stacionit,presin minuta te tere pothuajse ngjitur njeri tjetrit ,hyne ne te njejtat porta metroje, ndajne te njejten hapesire ne metro.
Por cuditrisht se kuptojne sa afer jane, vazhdojne te jene te ftohte,te larget te panjour.
Ne thelb njeriu eshte i panjohur,ndoshta sepse as veten e ti se njeh asnjehere komplet.Ndoshta ngaqe s`ka kohe,ngaqe koha i ushtron presion,programimi i dites eshte i ngjeshur,njelloj sic ngjeshen ne kete stacion njerzit,per te kapur orarin,per te hypur te paret ne metro,per te bere c`do gje te paret.
Te paret,i pari,te fundit dhe i fundit!?
Diferencimet,qe nga ky stacion, e me pas deri tek cdo hollesi qe na ben unik ,te pervecem ,por ama shpesh here keto diferencime nuk ndihmojne te jemi unik,por te behemi tuf,ja sic behemi neper kete stacion c`do dite.
Kafeja ime u ftohe nga ky i ftohte dimri ,minutat po ikin, ajo dreq sekretarsje qe merr dorzimet s`po duket,do kete ngele gjume,ndoshta ka ngrene nja 2-3 sufllaqe mbreme,eshte e kolpme,brune e lezetshme,i pelqen ushqimi nga jashte,nuk gatuan pothujse kurre ne shpi,por ne dashuri e pa fat,njohja e fundit i doli mashtrues, i hante rrogen c`do muaj,deri sa e beri trok, me pas ai e la ,duke kaluar ne gjuajtjen e rradhes te ndonje viktime tjeter ku do e `qeraste` prape donzhuanin e A.nes. Ana e quajne sekretaren tone.
Uf, ku iku bjondja ime e mengjeseve,metroia paska kaluar dhe une si budallai nga nje udhtim imagjinar ,ne nje tjeter ,se shijova elegancen e saj tek hyn ne metron e zhurmshme,per ti dhene eleganc ,dashuri dhe hijeshi vendeve ku kemba e saj do shkele ne diten ne vazhdim.
Spontanisht s`di pse mendimi i fundit mu ndal ne nudesine e trupit te saj , se si mund te udhtojne duart e mia mbi gjoksin,selueten,kofshet,dhe brishtesine e trupit te saj.
Ah dashuri e larget dhe hutaqe,edhe ti s`je me shume se sa endrrat e nje morie njerzish neper stacione te keti metroje.Qe s`dine as fillim as fund,por prape ndalojne neper stacione,dhe kjo si fillim mjaftone. Qofshine keto te fundit edhe nje qark i mbyllur stacionesh.
Ne fund te fundit vete jeta jone aq eshte,nje qark elektriciteti i mbyllur ,ku ne nje moment fiket drita. Por jo drita e jetes,por fiket drita e jote.
Me ne fund ne cepin me tej,u shfaq dhe Ana e jone. Po e `braktise`kafen,stacionin, dhe njerzit e ti,per te shkuar dhe une ne stacionin tim te rradhes.

1646396065549.png
 
Redaktimi i fundit:
Top