Spoti i veçantë i Ramës: Më ndihmoni të bëj gjithçka mundem për Ju!

legjenda

Tetova
Një spot ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani. Ku fjalët janë të tepërta dhe ku pamjet tregojnë gjithçka dhe flasin sa 1000 fjalë.

Video e postuar në Facebook nga Kryeministri Edi Rama, e tregon atë në mundimin për të tërhequr litarin drejt Shqipërisë që duam.

Por i vetëm në përpjekjen e parë ai nuk ia del dot si për të treguar se ka nevojë për të gjithë, që drejtimin Shqipërisë ia japim të gjithë bashkë.

Por një vajzë e vogël, e cila simbolizon të rinjtë dhe të ardhmen në spot, që e sheh në përpjekje të vetëm kryeministrin, i afrohet dhe të dy bashkë nisin të tërheqin litarin e mundimshëm. Dhe të tjerë të rinj e qytetarë i afrohen.

Dhe ashtu pa fjalë të thëna, por me një mesazh dhe një mbishkrim mbyllet edhe spoti:

“Më ndihmoni me votën tuaj për nr. ✌️ ?? të bëj gjithçka mundem për Ju, për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, që ta bëjmë së bashku këtë vend me shtet, punë e mirëqenie”ramaaaaa-696x384.jpghttp://maqedoniashqiptare.com
 

sensuu

sweet
V.I.P
Po ky sa gjynaf...ngeli duke kerku vota....
Une them duhet ti heq ca qe ka ne qeveri
.....disa lloje ndrikullash.
 

Abisi

larguar
Po shikoja qepare nje video te tij..dhe,kur se merr mallin e mire..ky rreshket krejt,nuk di ca flet mo lol
 

Monique

With or Without u






Spoti me pelqeu shume , percjell mesazh, jep shprese, dhe sigurisht ...voten time e ka!

E vendosa me ne fund!
 

Abisi

larguar
Nuk me hapet video..dhe spo di nga cili krah kaloi Moni,duke ditur qe nuk votonte :p

Apo eshte spoti Rames??
 

Monique

With or Without u
Nuk me hapet video..dhe spo di nga cili krah kaloi Moni,duke ditur qe nuk votonte :p

Apo eshte spoti Rames??

Moni gjithnje ne nje krah ka qene...thjesht kete periudhe ishte pa krahe fare .
Nuk mendoj te shkoj ne krahet e tjere pasi jam cik me shume se c'duhet besnike....
E sa per voten , po do ia jap Edit sepse them se mund te bej ende gjera te mira per vendin tim.....me jep shprese sidomos tani qe i ka te gjithe kundra....(ishalla nuk ben koalicion me PD) se do kendojme kete kengen....

 
Top