Spital apo stalle?

Lauri

Anunnak
Ky është spitali i ri rajonal i Fierit që po ndërtohet nga Turqia. Nuk e di nëse e meriton të quhet spital rajonal kjo ndërtesë që ngjan si stallë lopësh e ndërtuar me profile hekuri e alumini, me panele sanduiç dhe e veshur me gipse!
Ndoshta spital provizor po, por jo spital rajonal për një zonë aq të madhe, i ndërtuar në këtë formë dhe me këto materiale (Futuni në RTV për pamjet e plota).
Nga ana tjetër, Erdogani dhe Turqia ka marrë dritën jeshile për projekte ekonomike dhe arsimore në vendin tonë, në këmbim të kësaj dhurate elektorale.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ne jemi bërë si ato ku*vat që shiten fare lirë tashmë!
Lolita
FB_IMG_1614264855387.jpg

FB_IMG_1614264862254.jpg
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Shiko sistemi i ndertimit te shpejte ku si baze ka arkitekturen e hekurit ,me shume se sa betonin,tashme po hyne shume ne ndertimet edhe ne Evrope,pasi ne ShBa kane vite.Kjo si arsye ekonomike dhe arsye se nuk vonon ne kohe ndertimi.
Keshtu qe kjo nuk do thote qe ndertesa nuk do jete ne standartet e duhura e po aq dhe qendrushmeria e nderteses ne kohe apo ndaj shkallve sizmike.
Ndersa ne drejtimet e tjera,ehh Turrqia po e adopton `femijen e vogel` shqiperine per se dyti, ahhahahahahahah
 
Formen e paska si stalle, urojme mbi te gjitha te jete funksional
 
Frank

Anëtarë i respektuar.
Ne kete kohe e rendesishme eshte te vihet ne pune sa me shpejt qe te shperndahet ngarkesa e spitaleve Covid, me vone do ja bejme analizen e ksaj.
Mos harrojme qe ne mbylljen e pare gjate pandemise ne te gjithe boten, edhe vendet me te fuqishme ekonomikisht, u shenderruan stadiume e ku di une se cfare tjeter ne spitale per te perballuar pandemine.
 
Sirius.

Sapiosexual!
Ky është spitali i ri rajonal i Fierit që po ndërtohet nga Turqia. Nuk e di nëse e meriton të quhet spital rajonal kjo ndërtesë që ngjan si stallë lopësh e ndërtuar me profile hekuri e alumini, me panele sanduiç dhe e veshur me gipse!
Ndoshta spital provizor po, por jo spital rajonal për një zonë aq të madhe, i ndërtuar në këtë formë dhe me këto materiale (Futuni në RTV për pamjet e plota).
Nga ana tjetër, Erdogani dhe Turqia ka marrë dritën jeshile për projekte ekonomike dhe arsimore në vendin tonë, në këmbim të kësaj dhurate elektorale.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ne jemi bërë si ato ku*vat që shiten fare lirë tashmë!
Lolita
Shiko fotografinë 1776957

Shiko fotografinë 1776958

Kjo lloj forme strukturash aplikohet ne kushte emergjente dhe per perdorim te perkohshem dhe jo afatgjate.Pra duhet pare se ne cfare kushtesh eshte mareveshja e ketij donacioni midis donatorit(shtetit Turk) dhe qeverise shqiptare pra mos spekullojme e kam fjalen. Pra ne rastin e covid mund te jete e justifikueshme.

Kosto te larte ne kete rast do kene covid medical equipments pra pajisjet medikale qe do perdoren per hospitalizim sic jane skanera mri icu aparatura te terapise se oksigjenit ventilatore, pajisje te intubimit echo etj etj plus pajisje infrastukture te cilat jane shume te kushtueshme por dhe qe mund te zhvendosen ne te ardhmen ne 1 ndertese me solide me ndertim tulle jo konstruksioni metalik me panel sanduic si ne kat rast.

Cdo gje qe eshte donacion eshte e mire. Per sa kohe shteti nuk harxhon para nga buxheti vet le te them teshekyrlar :p
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Eskpertet e inxhinjerise dhe arkitektures ne aksion. Lol

loollool

p.s.perjashto Marlen normal
 
Frank

Anëtarë i respektuar.
Eskpertet e inxhinjerise dhe arkitektures ne aksion. Lol

loollool

p.s.perjashto Marlen normal
epo jo te gjithe kane profesion fashion dhe aktivitete bukurie, dikush do merret edhe me kte pjese.???
 
Hope

◕‿◕
Po cfare rendesie ka designi nqs struktura eshte rezistente?
Pastaj kur ske asgje, me mire nje "stalle funksionale" do thoja une se sa hapesiren e qiellit e lopaten per te hapur gropat.....

E vetmja gje qe do ishte per te menduar eshte funksionaliteti, sepse duke qene i shtrire si siperfaqe aksesi nga nje cep tek tjetri i spitalit sdo behet shume kollaj ne kembe.... aq kohe sa ke nevoj te vesh nga nje cep nje tj, nqs i mbledhin dhe i grumbullojne mire repartet sbesoj te jete as kjo nje problem.

Nqs behet fjale per luften turko-shqiptare, eshte hesap qe sdua ti hy, sepse vlersoj cdo shkolle, cdo spital, cdo shtepije femije qe ngrihet per te ndihmuar popullaten!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Shtetet normale koheve te fundit jane orientuar ne godina shtetrore kryesisht montazhe por qe kan pajisje fubksionale.
Shkollat, vendeqendrimet ushtarake, spitalet e shof me te rendesisshme te kene pajisje se sa strukture ndertuese te fuqishme.
Ketu te une ndertuan ne fshat nje shkolle 3 milion euro e shkolla nuk ka nje laborator ushtrimesh pa le me qe si ka as 200 nxenes.
 
Lauri

Anunnak
Ne Australi eshte gjetur nje dele e eger, nga e cila u nxoren 35 kg lesh.
pecora-australia-Canberra.jpg
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Nuk cuditem hic nga komentet ketu dhe neper net , sepse eshte tipike e jona kjo
Ndertohet me 5 kate , pallat ndertuan
Ndertohet me nje kat , uaaaaa stalle

E rendesishme eshte qe te jete funksionale , dhe te kete staf se ne te kundert do kthehet vertet ne stalle derrash
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Siç e ke koken te shkon kapelja, thote populli.
Problem i madh te pranosh nje degjenerim te tille. Turp!
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Problemi me i madh eshte se Ne nuk kemi nje ndergjegjje kombetare, qe tilla palaçolleqe mos te ndodhin.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Tani une ty te kuptoj , dhe kte turpin e kuptoj por hajt se sje gje e re :p
 
Lauri

Anunnak
Popull dele. 500 vjet ne sherbim te turkut duke marre si shpermbim vetem therrime. Dhe prap sot knaqet me therrime. Na ka hyre injoranca thelle ne tru dhe nuk nxjerrim dot mesime.
Spital llamarinash. Ku eshte problemi, mjafton te mos u hyje era dhe shiu mbrenda.
Ndersa po i njejti turk xhamine ne tirane e beri me beton e hekur dhe ngrihet ne qiell me minare.

Pandemia u be nje vit qe eshte. Pse nuk e ndertuan Ram-palloshi me derr-doganin qe vjet kete stalle?? Por vihen ne pune urgjentisht me perfundimin e stalles para votimeve.?
Normal, delet duhen ushqyer me dicka.
 
Hope

◕‿◕
Siç e ke koken te shkon kapelja, thote populli.
Problem i madh te pranosh nje degjenerim te tille. Turp!
Pse sben PDja nje me te mire?! Pse se ka bere kur ka qene ne fuqi?
Apo pret te vij tani te shesi peralla e ne fund te mandatit prap mos kete bere asgje!
Te pakten aty po ngrihet nje strukture, e mire e keqe e bukur a jo, nqs eshte funksionale do jete ne ndihmen e popullit!
Fjalet ne ajer dhe premtimet fallco si hyn ne pune asnjeriut!
 
Kjo qe po ndodh eshte pertej bindjeve politike. Ate ndertim edhe oligarku me i thjeshte e ben, i ngjason nje spitali lufte se sa nje spitali funksional. Une jam per nje investim serioz edhe jo nje kotec pulash bamiresie.
 
ne fakt se ka bere as PS , e ka bere qeveria Turku , pra eshte nje donacion
por ne edhe ne dhurata nuk dime te themi faleminderit , por kte gjeti te na bente

shqiptare hesapi
 
Xman

Antar Aktiv
ne fakt se ka bere as PS , e ka bere qeveria Turku , pra eshte nje donacion
por ne edhe ne dhurata nuk dime te themi faleminderit , por kte gjeti te na bente

shqiptare hesapi

Edhe greket i dhuruan trojes kalin por doli qe nuk ishte dhurate dhe aq e kendshme.
Kush mendon se eshte dhurate dhe nuk do marri gje turku ne kembim eshte vetcse i marr.
 
qellimi i Turkut dihet, nuk eshte risi
 
Frank

Anëtarë i respektuar.
Ne kushtet qe jemi dhe jetojme do parapelqeja me shume ca pastrime lekesh nga Turku se sa ti falim Greqise ndonje cope Shqiperi apo Serbise ndonje cope Kosove.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Ateher nuk eshte dhurat por interesa

Shqiptaret e kan shit veten shume lir ne vite dhe kjo po ndodh dhe sot.
Pse kur behet nje dhurate pa pritur dicka ne kembim?
dhe spo flasim per dhurata midis familjaresh apo miqsh

Turku pas shekujsh nen pushtim se beri dot pjese te sajen kete cope toke
Ath kali i trojes ne kete rast , investo , puneso , sundo me pushtetin e lekut!
 
Hope

◕‿◕
Kjo qe po ndodh eshte pertej bindjeve politike. Ate ndertim edhe oligarku me i thjeshte e ben, i ngjason nje spitali lufte se sa nje spitali funksional. Une jam per nje investim serioz edhe jo nje kotec pulash bamiresie.
Dakord me ty, por e ke pare spitalin e Fierit?! Para asaj qe kane me mire ai koteci pulash bamirsie i ri dhe i ekuipuar sesa premtime elektorale.
Problemi seshte vetem tek Fieri por tere Shqiperia, duhen spitale, shkolla e sa e me sa....
Kjo mani kundershtimi dhe hedhje poshte e dickaje se "nuk eshte e mire" nuk me duket e drejte. Kur spitali po te bie ne kembe, kur ske fonde te besh te ri, pse hedh poshte me dicka qe po behet konkretisht?
 
Hope

◕‿◕
ne fakt se ka bere as PS , e ka bere qeveria Turku , pra eshte nje donacion
por ne edhe ne dhurata nuk dime te themi faleminderit , por kte gjeti te na bente

shqiptare hesapi
E kuptova qe eshte dora turkut, por u kapa me postimin e Dariusit qe tha qe eshte degjenerim total...
Prandaj, cdo fuqi politike shet mend e projekte e shume pak gjera konkrete.
Une them, kur ske, prano dicka bazike por funksionale se sa nje spital lluksi ne plane e endrra!
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
E kuptova qe eshte dora turkut, por u kapa me postimin e Dariusit qe tha qe eshte degjenerim total...
Prandaj, cdo fuqi politike shet mend e projekte e shume pak gjera konkrete.
Une them, kur ske, prano dicka bazike por funksionale se sa nje spital lluksi ne plane e endrra!
Mua ne gjithe kete amulli qe ka plasur , e vetmja gje qe me shqeteson eshte ...a do kete staf mjeksor?
Duke marre te mireqene faktin se nje pjese e mire jane larguar...
 
Top