• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

SPAK në aksion: Sekuestrohen hotele, apartamente, automjete, ja grupi kriminal nën gjykim

SPAK në aksion/ Sekuestrohen hotele, apartamente, automjete, ja grupi kriminal nën gjykim

1579551004024.png


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur punën në mënyrë të vrullshme.






Prokuroria e Posaçme njofton se me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal të disa të pandehurve.

Ata janë të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b’’, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur.

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.



Top Channel
 

Comments

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesë milion) euro.
Me sa di une (nga deklarata te meparshme qeveritare) ky sekuestrim eshte me vlere me te lart se TOTALI i sekuestrimeve gjate qeverisjes se Berishes.
 
Spaku ngjan fiks me Kap Ca te Kapesh.

Bejne gjasme sikur kapin dicka duke u marre me raste sporadike krimi tek tuk. Pse nuk e fillojne nga kupola lart nga lidhja politike krim politike oligark pastaj te shkojne ne fund
 
Ky rrjeti kriminal te duket rast sporadik?! Mendoni ju se shisnin kanabis neper lagje keta?!

Sa per mosveprimin ndaj politikes, kini durim se nje muaj ka qe eshte ngritur si strukture. Ka QINDRA (per te mos thene mijera) dosje qe i jane transferuar nga ish-prokuroria e krimeve te renda. Do veprohet nje here me dosjet ekzistuese, pastaj merret iniciativa me hetime te reja! Gjithashtu, per hetime te reja do duhet te ngrihet edhe BKH-ja...

Nuk ka logjik argumenti “ose rregullo cdo gje ne muajin e pare, ose perndryshe struktura s’ka fare besueshmeri”. Nuk jane punetor ne ‘fast food’, por prokuror! Nje gabim ne pergatitjen e akuzes dhe e gjithe dosja rrezikon te deshtoj ne gjykate!
 
Last edited:
Rifuten serish ne treg, por veshtire te gjejne bleres.

Pronat e lul berishes kur u sekuestruan ne 2006 a 2007 se mbaj mend nuk u shiten dot asnjehere.
Pse skalojne prona shteti?
Ose ndermarrje qe ta shfrytezojne te huajt me ate nismen 1€? Nese eshte akoma keshtu
 
Pasi per 30 vite i perdoren per te blere vota majtas e djathtas, i lejuan te mbillnin cdo cm2 te vendit me kanabis, i lejuan te importonin tonelata kokaine, i lejuan te vrisnin e te prisnin, i lejuan te beheshin “zot te vendit” pa qene te tille, tani do i bejne zap?!
Thjesht show!
 
Nipce jemi qe jemi e leke ka boll...ty cte marrim?
Ndonje pale brek me nocke elefanti? Se tu holluan ato te tigrit me rente pika lol
 
Top