• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Sot dihen fituesit e zgjedhjeve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” pritet që sot të bëjnë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Derisa KQZ-ja ende nuk ka njoftuar se kur do të dal me rezultatet, “Demokracia në Veprim”, ka paralajmëruar që në mesditë do të paraqesë deklaratat preliminare në lidhje me procesin zgjedhor.

PDK dhe LDK mbrëmë kanë shpallur fitorën në disa komuna, KQZ-ja nuk i ka bërë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, siç ishte paralajmëruar dhe siç është pritur.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se rezultatet preliminare do të bëhen më vonë, kur komisioni do të ketë më shumë të dhëna, ngase ato u mungojë prej disa komunave, ndërkohë që në disa të tjera është duke vazhduar procesi i numërimit. Një nga arsyet për këtë shtyrje ka përmendur edhe rezultatin e ngushtë që kanë disa nga kandidat që synojnë balotazhin, andaj, sipas Dakës, KQZ, nuk dëshiron të krijoj kurrfarë konfuzionin në publik.

“Në disa komuna nuk janë rezultatet e plota dhe në disa komuna do të ketë balotazhe të ngushta, me rezultatet preliminare do të dalim nesër kur do t’i kemi rezultatet e sakta nga të gjitha komunat. Në këto rezultate mungojnë edhe komunat e veriut prandaj, për arsyet që i thashë, nesër do të dalim në momentin e parë që do t’i kemi rezultatet preliminare”, ka thënë Daka bota sot.
 
Top