SONDAZHI: Fieri i majtë, PS merr 9- 10 mandate, PD 4-5, LSI 1-2

tetovari85

Antarë
Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta. Ky është rezultati i sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing sipas të cilët nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh.

Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%.

Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti.

fieri.jpg
http://www.gazetadita.al
 
Top