• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sondazh nga Tirana: AAK-ja del mbi Vetëvendosjen, PDK-ja e para, LDK-ja e dyta

legjenda

Tetova
Observatori i matjeve të Pol-Trend “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016” ka realizuar një sondazh për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme:

Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besoni të udhëheqë nëse zgjedhjet mbahen në fillim të vitit 2016?

Sondazhi është mbajtur në 20 Komuna, me të anketuar të profileve dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur se sikur të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fillim të vitit 2016 rezultatet do të ishin këto:

AAK-ja me një rritje të konsiderueshme do të mund të dalë me 19 %, por e para mbetet PDK-ja me 26 % të besimit qytetarë. Pas PDK-së vije LDK-ja me 22 për qind, derisa Vetëvendosje del subjekti i katërt me 14 për qind.



Subjekti tjetër parlamentar, Nisma për Kosovën, ka shënuar një ngritje të lehtë dhe ka dal me rezultat prej 7%, ndërsa AKR – e cila në zgjedhjet e kaluara nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor, sikur të mbaheshin zgjedhjet në fillim vit të 2016, ky subjekt e kalon pragun zgjedhor, por me shumë vështirësi dhe ka marrë 6% të rezultatit të të anketuarve në këtë sondash.

Ky sondazh është realizuar prej 29 nëntor deri më 5 dhjetor 2015.

“Pol-Trend” është organizatë joqeveritare e specializuar, e cila merret me matje të besueshmërisë qytetare, që ndërlidhet me subjektet politike shqiptare me seli në Tiranë. /Republika.info/
 
Top